Krishterimi ndėr Shqiptarė - Simpozium Ndėrkombėtar - Tiranė, 16-19 Nėntor 1999
Seksioni i Gjuhės, Letėrsisė dhe Kulturės


Simon Pepa
Shqipėri

Kontributi i Klerit Katolik në Leksikografinë Shqiptare

Klerikėt katolikė, krahas mjaft fushave tė ndryshme dijeje, si: filozofi, histori, letėrsi, arsim etj., dhanė shumė edhe nė leksikografinė shqiptare

I pari nga tė gjithė qe Pjetėr Mazrreku, ipeshkėv nga Prizreni. Ai shėnon: "Mi fu dato in amministratione il Vescovato di Prizren, mia Patria" (= mė qe dhėnė nė administrim Ipeshkėvia e Prizrenit, atdheu im)

Pak gjėra dimė pėr jetėn e tij, por nga Relacionet qė i dėrgon Vatikanit, mėsojmė se mė 1617 ėshtė nė vend tė Pjetėr Budit, si zėvendės (Vicarius) i Serbisė, ndėrsa nė njė letėr tė datės 1 korrik 1623, tregon se ėshtė "Visitatore Apostolico di Serbia", ku bėn fjalė pėr njė vizitė prej dy muajsh nė Bullgari, Bosnje, Mal tė Zi, si dhe nė Prizren, Shkup, Janjevė. Pas vdekjes sė Marin Bicit, me dekret tė Romės tė vitit 1624, caktohet ipeshkėv i Tivarit. Vdiq mė 28 maj 1635.

Nė njė relacion tė vitit 1633, pėrveē tė dhėnave tė ndryshme pėr punėn e tij dhe jetėn e banorėve tė cilėt ai i vizitoi, shėnon edhe 32 fjalė tė pėrdorura nė shqip, qė thotė se janė marrė nga italishtja. Si tė tilla pėrmend: ark, bukė, faqe, kokė etj.

Ajo qė del e rėndėsishme kėtu, ėshtė fakti se Mazrreku, pėr tė gjitha kėto fjalė rreh tė gjejė burimin a prejardhjen e tyre, ndėrrimet fonetike qė kanė pėsuar ato nė rrjedhė tė kohės, duke u bėrė kėshtu i pari etimolog pėr shqipen, me tė parin fjalorth etimologjik nė kėtė gjuhė. Ėshtė pėr t'u theksuar se ai, pothuajse tė 32 fjalėt, i nxjerr nga italishtja, ndonėse nga studimet e mėpastajme, mjaft nga ato janė pranuar si huazime latine, ndonjė edhe e brumit vendės. Kėshtu, fagje (faqe) vjen nga lat. facies,ėi e jo nga ital. faccia, siē e jep Mazrreku; lepurė nga latin. lepus-leporis e jo nga ital. lepre. Nė fjalė si: ark-u, nga ital. arco, kartė nga ital. carta, mendimi i Mazrrekut ėshtė i drejtė.

Me interes janė dhe tė dhėnat qė jep ky dijetar, kur, ndėr tė tjera, shėnon: "Gli albanesi hanno lingua diversa dalle altre lingue con molti vocaboli Italiani et Greci,"

( Shqiptarėt kanė njė gjuhė tė ndryshme nga gjuhėt e tjera, me shumė fjalė italiane e greke).

Pavarėsisht nga ndonjė mossaktėsi, me kėtė dijetar kemi fillimet e leksikografisė sonė historike.

Nga klerikėt katolikė, nė kėtė fushė, pa dyshim qė figura mė e ndritur ėshtė ajo e Frang Bardhit, i cili, me Fjalorin e tij latinisht - shqip, botuar mė 1635, si i pari tek ne, bėhet themeluesi i leksikografisė shqiptare.

Bardhi lindi nė Zadrimė (Sapė), mė 1606. Ai shėnon "Pars Sadrimae Patria mea" (Fr. Blanchus, "George Castriottus...", f. 52). Sa i takon fshatit tė lindjes, dijetarėt ndahen nė dy grupe: pėr Kallmetin janė Justin Rrota Ziaudin Kodra, si dhe disa autorė tė tjerė, ndėrsa pėr Nėnshatin janė misionari italian Atė Dedė Pasi, Kolė Kamsi, Kolė Ashta, Palokė Daka. Studiuesi Robert Elsie shkruan: "... lindi nė Nėnshat ose Kallmet".

Mendimi ynė ėshtė se mė i vėrtetuar del Nėnshati. Kėtė na e sqaron sė pari, D. Gaspėr Gurakuqi, njohės i mirė i Zadrimės, nė veprėn Dioēesi i Sapės, 1291-1941, Shkodėr, 1943, f. 42-44, ku, duke u mbėshtetur nė dokumente qė na ka lėnė nė Arkivin e Arqipeshkvisė sė Shkodrės, Imzot Karl Pooten, del se Bardhi ka lindur nė Nėnshat. Studiuesi Kolė Ashta, njohės nga mė tė mirėt i autorėve tanė tė vjetėr, na jep pohimin e vetė F. Bardhit se ėshtė nga Nėnshati, kur shėnon: "Ha Sappa intorno a se una villa grande ... vien detto Ndensciati, ... da questa sono originati 4 Vescovi, Giorgio Suma, Tosoló Bianchi, Nicoló Bianchi..., (il) presente Vescovo Francesco Bianchi, lor descendente e succesore ..." (= (Qyteti) Sapa ka rreth vetes njė katund tė madh..., ky katund, ... quhet Ndenėshati.... Nga ky katund kanė dalė katėr ipeshkvij: Gjergj Suma, Tozol Bardhi, Nikollė Bardhi...., e ipeshkvi i tashėm, Frang Bardhi, i gjakut tė tyre e pasardhės i tyre).

Nė qoftė se Justin Rrota dhe pas tij, njė varg dijetarėsh tė tjerė e bijnė nga Kallmeti, kjo vjen se nė kėtė fshat ka pasur dikur njė vllazni Bardhajsh.

Frangu pėrgatitjen e parė e muar nga tė afėrmit e tij, ku, nė mes tė tjerash, mėsoi turqishten e sllavishten. Mė 1628 e gjejmė nė Kolegjin Ilirian tė Loretit, afėr Ankonės, ku studioi vepra nė latinisht e italisht. Pastaj e kemi nė atė tė Propaganda Fide tė Romės. Studimet nė Loret e Romė zgjaten shtatė vjet. Mė 1635 Bardhi shugurohet meshtar. Ishte i zgjuar e dinte disa gjuhė tė huaja. Duke patur njė pėrgatitje tė tillė, ia hyri punės sa tė vėshtirė, aq edhe fisnike, pėr tė hartuar tė parin fjalor nė shqip.

Fjalori ishte dygjuhėsh: latinisht e shqip. U botua mė 1635, me titullin latinisht: "Dictionarium latino-epiroticum una cum nonnullis usitatioribus loquendi formulis", per R. D. Franciscum Blanchum..., Roma, 1635. (= Fjalor latinisht-shqip bashkė me disa mėnyra shprehjesh qė pėrdoren shpesh, hartuar nga Frang Bardhi epirot..., Romė, 1635).

Vepra ka rėndėsi tė madhe kombėtare pėr faktin se tė parin fjalor tė shqipes e hartoi njė shqiptar e jo njė i huaj (njė meritė tė tillė mjaft vende nuk e kanė). Veē kėsaj, kjo ka njė vlerė tė pallogaritshme gjuhėsore, pasi ėshtė njė pasqyrė e leksikut popullor tė shek. XVI-XVII. Shumė fjalė ose kuptime fjalėsh do tė ishin harruar e zhdukur, po tė mos ishte ky Fjalor. Kėtu gjejnė pasqyrim mjaft fjalė tė brumit vendės. Dijetari Kolė Ashta, i cili ėshtė marrė hollėsisht me kėtė vepėr, shėnon se nga 2544 fjalė shqipe tė Fjalorit, afro 1300 janė tė brumit vendės, pra mė shumė se gjysma. Nė parashtrimin e leksikut, Bardhi, pranė fjalės latine, vė pėrgjegjėset e saj nė shqip, italisht, turqisht. Nganjėherė jep shpjegime edhe me togfjalėsha. Kėtė e bėn pėr ta paraqitur sa mė tė qartė idenė, si dhe pėr tė sqaruar lexuesin. P. sh. latin. gutta, ital. goccia, shqip pikė. Aqua "ujė", aqua salsa "ujė tė shėllijmė", aqua dulcis "ujė tė ėmbėl", aqua turpida "ujė tė turbulluem". Kur e sheh tė arsyeshme, si pėrgjegjėse tė fjalės, jep edhe njėsi frazeologjike.

Me shumė vlerė janė edhe disa trajta fjalėsh ose fjalė qė sot janė vetėm nė toskėrishten, gjė qė tregon se tė dy dialektet ishin mė pranė njėri-tjetrit, p. sh. trajta foljore me -nj: deshėronj (expetisco), kėrkonj (gusto) etj., trajta emėrore: vetėtimė, luftėtar (f. 58), ose fjalė tė kėtij dialekti, si kallauz etj.

Disa fjalė dalin me kuptim tjetėr nga ky i sotmi, si: ndėgjues "i zgjuar" (nga lat. intelligens) (f. 38), fatos "fatbardhė" e jo me kuptimin trim, i fortė. Ndeshen edhe fjalė qė, pėr nga vlera kuptimore e ngjyresa emocionale, fare mirė mund tė hyjnė nė pėrdorim edhe sot, si: me thupruem "me rrahė me thupur" (f.181), pėrgjues "ai qė pėrgjon".

Nė Fjalor ndeshim edhe elemente leksikore tė reja (neologjizma), tė cilat dėshmojnė se Bardhi pat sens krijues gjuhėsor, ngaqė, nga mėnyra e ndėrtimit, duket se janė sajime tė tij, si: ndėgjues (auditor), kopėshtar (hortulanus), shitės (venditor), luftėtar (bellator) etj.

Padyshim, si vepėr e parė, Fjalori pati edhe ndonjė mangėsi. Vetė numri i pakėt i fjalėve shqip (rreth 2500), nė raport me latinishten (rreth 5000), tregon se ai e ka pasur tė vėshtirė t'i japė ēdo fjale latine pėrgjegjėsen e saj nė shqip. Pėr kėtė, nė disa raste, ėshtė detyruar qė pėr 2-3 fjalė latine, tė vėrė njė nė shqip. P. sh. pėr fjalėt aquila e falco jep shqiponjė, (duhet shqiponjė e falkua); fjala virga (f.184) jepet pėr thupur e brenė; palpebrae, supercilium, pupilla kanė tė njėjtėn fjalė pėrgjegjėse, vetulla e vetullat, kur dihet se palpebra do tė thotė qepallė e pupilla ėshtė bebja e syrit.

Ngadonjėherė edhe fjala pėrgjegjėse nė shqip nuk ėshtė gjetur si duhet, p. sh. peridoneus "i ditur" (duhet "shumė i pėrshtatshėm"); orphanus "i vogėl" (duhet jetim), rebellator "hajn" (duhet kryengritės).

Kėtu ka edhe disa fjalė tė huaja, si italianizmat: guerra pėr luftė, fosse pėr gropė (f.27), soldat pėr ushtar (f.58) etj., greqizma (mė pak), si: putir, zahare (f. 138); turqiz.: ibrig (f.4), kasap (f.9), haraē (f.176); sllavizma: zakon (f.20), grazhd (f.107), bashtinė (f.3) etj.

Pavarėsisht nga kėto mangėsi, ky Fjalor ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė. Ai ka shėrbyer dhe shėrben edhe sot e kėsaj dite si cak mbėshtetjeje e krahasimi pėr studime tė ndryshme tė shqipes. Atė e shfrytėzuan dijetarė e leksikografė tė ndryshėm, vendės e tė huaj, si: Kostandin Kristoforidhi, Atė Justin Rrota, Eqrem Çabej, Gustav Meyer, Norbert Jokl, Mario Roques etj.

Nė fund tė Fjalorit Bardhi vė edhe 113 fjalė tė urta, duke u bėrė kėshtu dhe nismėtar i folkloristikės sonė.

Duke ardhur nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX dhe fillimet e shek. XX, kryesisht me vendosjen e jezuitėve nė Shkodėr, shohim se leksikografia shqiptare, veēanėrisht ajo shqip - italisht e anasjelltas, mori njė zhvillim tė madh, ngaqė ata nė pjesėn mė tė madhe qenė italianė.

Nė kėtė periudhė, ndėr figurat kryesore qė punuan nė kėtė lėmė dijeje, dalin: P. Francesco Rossi, P. Giacomo Jungg S.J. dhe P. Antonio Busetti. Dimė pak gjėra pėr jetėn e tyre. Me sa kemi mundur tė gjurmojmė, po bėjmė njė parashtrim tė shkurtėr rreth veprės e jetės tė ēdonjėrit.

P. Francesco Rossi (P. Franēesk Rosi) ishte nga Montaldo. Qe prefekt apostolik i Misionit tė Serbisė (Min. Oss.R.F. Dell'Alma Provincia Romana).

Siē shėnon edhe vetė, ai e njohu pothuajse mirė gjuhėn shqipe, ngase jetoi afro 15 vjet nė mes tė shqiptarėve, kryesisht nė Veri, si misionar apostolik, "Io, che quasi tre lustri in qualitį de Missionario Apostolico passai tra questo popolo" (= Unė, qė gati tre pesėvjeēarė, nė cilėsinė e Misionarit apostolik, kalova nė mes tė kėtij populli).

Vepra titullohet "Vocabolario italiano-epirotico con Tavola sinottica (Fjalor italisht-shqip me Pasqyrė sinoptike). Fjalori ėshtė shtypur nė Romė, mė 1866, ka 953 faqe.

Nėntė vjet mė vonė, po ky autor, na jep njė Fjalor tė dytė, kėsaj radhe shqip-italisht, tė titulluar "Vocabolario della lingua epirotica-italiana" (compilato sui vocabolari Fanfani, Trinchéra ed altri con tavola sinottica), Roma, 1875. Fjalori ka 1400 faqe me disa mijėra fjalė e shprehje frazeologjike. Ky ėshtė mė i madhi fjalor i botuar, gjer mė 1980, kur doli Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe. Pra, siē shihet, Rossi na dha dy vepra leksikografike me 2353 faqe, njė punė tepėr e madhe kjo.

Misionari tjetėr jezuit qė botoi njė fjalor po italisht-shqip, qe Atė Jak Jung-u (Giacomo Junk).

Lindi nė Trento, dikur krahinė e Austrisė, sot e Italisė, mė 22 maj 1837. Mė 22 nėntor 1855 ėshtė nė Shoqėrinė jezuite nė Veronė. Nga 1857-1859 ndjek mėsimet pėr retorikė dhe njė vit filozofi (Veronė, 1860). Mė 1861 mbaron studimet nė Feldkirch (Austri), mė pas, (1862-1864) kreu magistero-n (fazė parapėrgatitore) nė Shkodėr-Shqipėri e nga 1865-1868 merr mėsime teologjie morale po nė Veronė, mė pas studion dhe njė vit nė Romė (1869) dhe mė 15 gusht 1869 ėshtė coaditor (atė shpirtėror). Mė 1870 vjen nė Shkodėr, ku ndenji gjersa vdiq, mė 12.II.1899. Jungu ishte shpirtbardhė dhe i dashur me tė gjithė. Populli e thėrriste Engjulli i Zotit. Qė nga 1880 punoi pėr themelimin e Misionit shetitės (Missione volante), qė u realizua mė pas nga P. Dedė Pasi.

Jungu ishte dijetar i shquar, e njihte mirė shqipen. Shkroi vepra fetare e kulturore. Dy janė librat me vlerė gjuhėsore: "Elementi grammaticali della lingua albanese", Scutari, 1881 dhe fjalori i cili titullohet "Fialuur i voghel Sccyp e Ltinisct", mbledhun prej P. Jak Junkut S.J., Sckodėr me Sctamp t Kolegs Papnore, shtypun n Sckoder t Scqypnis 1895.

Autori, qė ka shėtitur e jetuar mjaft nė malėsitė veriore, qė nė parathėnien e veprės tregon se e ēmonte shumė kėtė popull, ngaqė ai kishte kaluar gati gjysmėn e jetės "... in questa generazione albanese"(nė kėtė brezni shqiptare).

Fjalori ka njė parathėnie tė goditur (f. I-XII), pastaj vazhdon nga faqja 1-200, me 9449 fjalė.

I treti i kėsaj periudhe ėshtė P. Antonio Busetti.

Lindi nė Friuli, mė 1870 dhe vdiq mė 1948. Ishte misionar shėtitės, pastaj kaloi nė Seminarin Papnor si mėsues. Pėr mė se katėr vjet, siē duket me materialin leksikor qė mblodhi nė zona tė ndryshme veriore, punoi Fjalorin e tij italisht-shqip. Busetti ishte autodidakt, punėtor dhe energjik, mėsoi nė pak kohė shqipen, kėshtu ia doli tė botojė Fjalorin e tij, i cili u shtyp nė Shkodėr, nė tipografinė Imacolata, mė 1911. Fjalori ka 1147 faqe.

Dy vjet para Busetti-t, mė 1908, nga klerikėt shqiptarė doli Fjalori i Shoqėrisė "Bashkimi". Kjo Shoqėri u krijua nė janar 1899, nėn drejtimin e Abatit tė Mirditės, Imzot Prenkė Doēi, nė tė cilėn morėn pjesė: Gjergj Fishta, Ndoc Nikaj, Dodė Koleci, Jak Serreqi etj. Anėtar i saj ishte edhe Luigj Gurakuqi.

Shoqėria "Bashkimi", brenda nėntė vjetėve (1899-1908), pėrveē Fjalorit, botoi rreth 31 libra, kryesisht me karakter shkollor, didaktik etj., por edhe fetar.

Vepra kryesore e kėsaj Shoqėrie ėshtė Fjalori i botuar me titull "Fjaluer i Rii i Shcypes" (1908), qė ka firmėn e autorėsisė "Pėrbâam Preie Shocniet t'Bashkimit". Sipas tė gjitha gjasave, puna kryesore kėtu u krye nga Dodė Koleci. Fjalori ka 13798 fjalė dhe ėshtė cilėsuar si mė i miri nė leksikografinė shqipe deri nė botimin e Fjalorit tė Institutit tė Shkencave (1954). Edhe ky ishte shqip-italisht.

Duke i analizuar, qoftė edhe shkurtazi, fjalorėt e botuar si mė sipėr kanė njė varg veēorish pozitive.

- Aty del njė paraqitje e bollshme fjalėsh, togfjalėshash dhe njėsish frazeologjike, duke parashtruar mirė pasurinė leksikore tė shqipes nė shek. XVIII-XIX.

- Nė faqet e kėtyre Fjalorėve zunė vend mjaft fjalė tė bukura, disa nga kėto tė pasqyruara mė vonė edhe nė fjalorėt e tjerė, si nė atė tė 1954-s, tė 1980-s etj. Si fjalė tė tilla shėnojmė: mundēiâr-i (mundēar) "punėtor qė lodhet shumė", (Rossi, Fj. ital.-shqip, 479); ciycan-i (qyqan) "njeri i plogėsht" (Rossi, 479), jerm-i "gjendje si nė kllapi" (Jungg, 71), besatohem "fare tregua, dare ammistia" ("Bashkimi", 41), bishtore "nji kind a skaj are" ("Bashkimi", 45), bubrroj, me bubrrue "me punue pak a gjana tė vogla" ("Bashkimi").

- Pasuria sinonimike e fjalėve nė kėto fjalorė ėshtė e madhe, qoftė nė shqip, qoftė nė italisht. P. sh. Diffuso, ov. copiosamente, ampiamente = tepėr, boll, shumė, mjaft, plotshim (Rossi, 173); anijetar = navigante, barcaiuolo ("Bashkimi", 23); pigliar le mosse = me fillue, me ia nisė, me zanė fill (Busetti, 25). Njė gjė e tillė vėrehet edhe nė larminė sinonimike tė fjalėve me njėsitė frazeologjike, mjaft tė pėrdorura kėto. P.sh. Incantare - guadagnar l'animo = me hiim nė hatėr (me hy nė hatėr), me fittuem zemėr; incaminare = me pėrcjellė, me shtie nė udhė, me thanė (tregue) udhėn (Rossi, 399); far d'una mosca un elefante = miizen me e baa kaa (krhs. mos e ban mizėn buell); ha la coscienza sporca = ka mizėn nėn kėsulė; un caso non fa regola = nji lule nuk bān pręndveer (Busetti, 823) (krhs. me njė lule nuk vjen pranvera).

Por kjo punė kaq e madhe nuk mund tė jetė dhe pa ndonjė tė metė.

P. sh. nė disa raste vendosen fjalė tepėr arkaike e nėndialektore ose tė huaja, kryesisht turke, si: ubel, ubla "pozzo di montagna" (Jungg, 165), zaditė (me) = assalire (Jungg, 145). Kėshtu mund tė vazhdohet me bazhdarí "paga che da al pesatore"; gebehane = "logio di polveriera", kabahetlě = "colpevole" (J.51).

Nė ndonjė rast nuk jepet sinonimi pėrkatės nė shqip, p. sh. erė = vento e odore (ku odore ka pėrgjegjėsen shije) (Junku); gaboi = sbagliare, errare, mancare ("Bashkimi", 119) (kur kjo e fundit ka pėrgjegjėse me mungue); fjalėt impartire, dare, distribuire jepen si sinonime nė ital., kur dihet qė nė shqip distribuire ėshtė "me shpėrnda" (Rossi, 315).

Duke ardhur nė gjysmėn e parė tė shek. XX, nga klerikėt katolikė ndrisin dy leksikografė: Atė Fulvio Cordignano e Dom Nikollė Gazulli.

Atė Cordignano, njė emėr i njollosur keqas dhe ashtu i hedhur nė detin e harresės.

Lindi nė Moggio (Udine, Itali) mė 19 tetor 1887. Mė 1905 hyn nė shoqėrinė jezus nė Kremona. Pasi studion njė vit letersi(1908), vazhdon studimet pėr filozofi po aty (1909-1911), pastaj ėshtė nė Shkodėr pėr magistero (fazė parapėrgatitore) (1912-1916) pranė Kolegjit Saverian, ku drejton edhe Akademinė e Studimeve Shqiptare tė krijuar kėtu. Plotėson studimet teologjike (1917-1920); mė pas e gjejmė nė Velehrad (Belgjikė), Hasting (Angli), Dublin (Irlandė) e Louvre (Belgjikė). Shugurohet meshtar mė 31 dhjetor 1918. Ėshtė nė Romė (1921) nė Institutin Biblik e mė 1922 punon nė revistėn "Civiltį cattolica". Kthen nė Shkodėr nė vitet 1924-1925, ku jep filozofi e letėrsi nė Seminarin Papnor. Nga 1926 gjer mė 1941 ėshtė misionar i shquar nė Misionin shėtitės shqiptar. Mė 1942, pėr gabimin e madh qė bėri, duke botuar njė shkrim jo proshqiptar, jezuitėt e largojnė nga Shqipėria. Shėrben fillimisht nė Padovė (1942-1949), pastaj nė Palermo (1950) e Gorizia (1951). Vdes nė Romė mė 9 maj 1952.

Gjatė punės nė Misionin shėtitės kaloi mal mė mal e fshat mė fshat pėr tė bėrė shėrbime fetare dhe shoqėrore. Nga goja e popullit mblodhi shumė material historik, etnografik, mitologjik, leksikor etj., tė cilin do ta bėnte objekt tė studimeve tė tij. Shkroi mjaft pėr kulturėn shqiptare, botoi dhjetė vepra, pėrveē sa artikujve e studimeve.

Nė vitin 1941 botoi artikullin famėkeq, "L'Albania nella storia e nella vita ossia Visione panoramica di un piccolo mondo primitivo", nė "Rivista d'Albania", vjeti 2, fashikulli 1, mars 1941, ku bėri interpretime tė gabuara pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, gjė qė ngjalli polemika tė rrepta. Pėr kėtė edhe e larguan nga vendi ynė.

Nga puna e tij shkencore me vlerė janė dhe dy fjalorėt e tij: "Dizionario Albanese-Italiano e Italiano-Albanese (Il nuovo "Jungg"), Parte Albanese-Italiana", Milano, 1934 dhe Dizionario Italiano-Albanese e Albanese-Italiano, Parte Italiana-Albanese, Shkodėr, 1938. I pari ka 332 faqe me 8951 fjalė, ndėrsa i dyti 757 faqe me 14307 fjalė. Vepra e parė i kushtohet "Kujtimit tė dashur tė Padėr Jak Jungut, nxitės i flakėt i studimeve shqiptare", e dyta "Romės, fanar drite pėr fatet e pėrjetshme tė botės me urtėsinė e fesė dhe tė fjalės..."

Fjalėt dhe njėsitė frazeologjike Cordignano i mori nga goja e popullit, por edhe nga vepra tė ndryshme tė Mjedės, Gazullit, Fishtės, Naimit etj.

Ai u mbėshtet nė disa fjalorė tė shqipes dhe nė gjuhė tė huaj, si nė atė tė Marko Boēarit (1809), tė Kristoforidhit (1904), tė "Bashkimit" (1908), tė Weigand-it (gjermanisht-shqip) etj.

Nė tė dy fjalorėt dalin mjaft fjalė tė brumit vendės, si lėvyrė, lig, ligatė (f.7), arė (f.4), barrė (f.8), bjeshkė (f.11), endė (f.33) etj.

Nė analizėn e fjalės autori shkoqit hollėsisht kuptimin e saj kryesor dhe kuptimet e dyta. Ajo shpeshherė shpjegohet nė kontekste tė caktuara, nė lidhje me togfjalėsha dhe frazeologji.

Gjėja qė ia rrit vlerėn Fjalorėve, ėshtė pasuria e dendur sinonimike, e cila del e dyanshme, pėr fjalėt italisht dhe shqip. Autori analizon bukur ēiftet sinonimike, por nė mjaft raste parashtron dhe vargjet sinonimike, tė cilat shkojnė nga 3-8 fjalė sinonime. P.sh. demoralizzare = me poshtnue, me ia ulė kuj zemrėn, me ia prishė, me ia ēartė (zemrėn) (Fjal. it.-shq., 109); pėr fiocco di neve kemi fjollė, frullizė flug, flok (Fjal. 155). Ndėrsa pėr shqipen shoqni jepen nė ital. societį, compagnia, unione (Fjal. 198); pėr pikėllue (me), shėnohen = straziare, affliggere, recare ambįscia (Fjal. 152).

Nė vargun sinonimik, pranė fjalės, sipas rastit, jepen edhe njėsitė frazeologjike pėrkatėse: infossare = "me shtie nė gropė"; (sepellire) = "me shtie nė dhé"; (del morto) "me shtie nė dhé, vorrue" (Fj. 233). Nganjėherė, pranė tyre, shėnohen edhe fjalė tė urta pėrgjegjėse, si: chi prįtica con le zoppo impara a zoppicare = kush flen me qen, ēohet me pleshta (Fj. 418).

Ėshtė e qartė se njė punė kaq e gjerė dhe e vėshtirė, ka dhe mangėsitė e saj, aq mė tepėr se nė kohėn kur u punuan kėta fjalorė fusha e leksikografisė ishte jo shumė e lavruar dhe mjaft probleme teorike ende nuk ishin zgjidhur.

Kėshtu, nė ndonjė rast, autori pėrzien prejardhjen kuptimore (semantike) tė fjalės, duke ngatėrruar shumėkuptimshmėrinė (poliseminė) me homoniminė. P.sh. Orė,-a "fortuna, fato, personificazione mitologica...", pra Orėt si "qenie mitologjike". Por si kuptim tė dytė tė fjalės orė jepet edhe orė "kohė" "Ç'sjell njė orė nuk sjell njė vit", pra si njėsi matėse. Kėto dy fjalė, edhe nė qoftė se dikur kanė qenė tė lidhura nga ana kuptimore, sot kjo lidhje ėshtė kėputur, ngaqė ėshtė shpėrbėrė polisemia (shumėkuptimshmėria) duke krijuar dy homonime.

Nė parashtrimin e vargjeve sinonimike autori nganjėherė nuk ėshtė plotėsisht i saktė. Ai fut nė njė varg edhe fjalė qė nė shqipe nuk janė sinonime, ose kanė afri tė largėt, p. sh. dettame = parim, kėshill (?); intelletto = mend, kuptim, vėshtrim (?);, puro = i dlirėt, i pastėr, i kulluet, i thjeshtė (?). (Fjal. 445).

Edhe nė pėrcaktimin e ēerdhes sė njė fjale ka luhatje. Ai, nė disa raste, nuk merr pėr bazė rrėnjėn, siē e lyp rregulli, por parashtesėn, duke i lidhur jo bindshėm fjalėt. P.sh. folja vjerrė "appendere, impiccare" lidhet drejt me vjerrc-i, por nuk janė tė kėsaj familjeje vjershė e vjershėtar (Fjal. shqip-ital., 231); emri shėndet ėshtė nė njė ēerdhe fjalėsh me shėndosh, por asgjė nuk e lidh me shėndrit (Fj. 192). Kėshtu dhe fjala terezí-ja (turq) "kandar" jepet mirė e lidhur me foljen terezitė (me) "me peshue", por asgjė nuk e lidh me terfil "sorte di erba" (lloj bari), qė vjen nga latinishtja. (V.O. autori kėtu merr pėr bazė tėr- Fj. 192).

Por, pavarėsisht nga kėto, puna e kėtij dijetari edhe nė fushėn e leksikografisė ėshtė pėr t'u lavdėruar. Ai na dha dy Fjalorė qė, ndonėse ka kaluar mjaft kohė, ende ata janė me njė vlerė tė madhe.

Ky dijetar i madh i dha shumė kulturės shqiptare, por pėr atė artikull famėkeq qė tanimė dihet, u bė objekt polemikash tė forta dhe tė drejta, tė cilat sadopak duhet tė kenė lėnė gjurmė nė ndėrgjegjen e kėtij njeriu qė jetoi gati tridhjetė vjet nė Shqipėri e bėri aq shumė pėr kulturėn shqiptare.

P. Gjergj Vata S.J. e Pjetėr Topalli (nxėnės i Cordignano-s dhe ish-student nė Gorizia), tė cilėt e takuan mė vonė nė Itali, tregojnė se ai ishte mjaft i penduar. P. Gjergji thotė: "Si biseduam pėr artikullin, ai, duke u ulur nė dy gjunj, m'u pėrgjegj: Mė fal, vėlla, kam gabuar!". Ndėrsa Pjetėr Topalli thekson: U takova me tė, mė 1945, kur po kthehesha nė Shqipėri. U pėrshėndetėm e zumė tė bisedonim shqip. Menjėherė ai nisi tė flasė rreth ēėshtjes Cordignano. Nė bisedė e sipėr vura re se poshtė syzeve tė rrumbullakta me xhama tė zez, rrėshqitėn dy pika loti".

Ne, nė kėto pak rreshta, parashtruam kalimthi punėn e kėtij dijetari. Punėn, por edhe gabimin. Gjykimin e mėtejmė ia lėmė lexuesit.

Me sa dihet, kleriku i fundit qė botoi nė fushėn e leksikografisė, brenda kufijve tė Shqipėrisė, qe D. Nikollė Gazulli. I fundit, por njė nga mė tė shquarit.

Ishte bir i ndritur i fisit tė Gazullorėve, filiz i denjė i atij trungu qė pėr shekuj i dha tokės shqiptare njerėz tė ditur e patriotė. Kujto kėtu Gjon Gazullin (Johannes Gazulus), njė ndėr mė tė vjetrit humanistė shqiptarė, i pėrmendur si teolog, matematicien e astrolog. Pas tij dallohet Imzot Pal Gazulli, ambasador pranė Republikės sė Raguzės nga 1452-1459; Ndre Gazulli, doktor nė teologji, i lauruar mė 13.II.1776 nė Universitetin e Propaganda Fides nė Romė etj. E vargu mbyllet me D. Nikollė Gazullin.

Lindi nė Dajē tė Zadrimės, mė 15.VI.1895. Mėsimet e para i muar nė shkollėn e fshatit, tė cilėn e hapi mėsuesi shkodran, Kolė Zezaj. Tė mesmen e vazhdoi nė Shkodėr, nė Seminarin Papnor, ndėrsa tė lartėn nė Austri.

Ishte dijetar me kulturė tė gjerė. Zotėronte mirė gjermanishten, italishten latinishten dhe sllavishten. Kishte njohuri edhe pėr frėngjishten e turqishten. Ai, pėr shumė vite, punoi nė zonėn e Malėsisė sė Madhe (nė famullinė e Shkrelit). Duke gjurmuar nė fshatrat e kėsaj famullie e gjetkė, si: Kelmend, Hot, Pukė, Dajē i Bregut tė Bunės, Ulqin etj., mblodhi dhe analizoi me seriozitet shkencor pėr vite me radhė me mijėra fjalė tė rralla, shprehje frazeologjike, materiale onomastike (si: emra vendesh, lumenjsh, fisesh etj.), gojėdhėna, fakte historike, mitologjike etj., tė cilat i pėrmblodhi nė dy veprat e tij madhore "Fjalorth i ri" (fjalė tė rralla tė pėrdoruna nė Veri tė Shqipnisė), Tiranė, 1941, pėrfshirė nė vargun "Visaret e kombit", XI, (524 faqe me 4819 fjalė), dhe "Fjalori onomastik", botuar pjesė-pjesė nė revistėn "Hylli i Dritės" nga nr. 2, fruer 1939, vjeti XV, f. 120-129 e gjer nė nr. 9-12, 1943, f. 391-406 (shkronjat A-K), gjithsej 21 numra tė revistės, nė 173 faqe, (i papėrfunduar).

"Fjalorthi i ri" i Gazullit, sė bashku me "Fjalorthin e ri, fjalė tė rralla tė pėrdoruna nė Jug tė Shqipnís", Tiranė, 1941, ("Visaret e Kombit", vėllim XII) tė Pano Tases, janė tė parėt fjalorė krahinorė tek ne, ndėrsa "Fjalori onomastik" i D. Nikollit, si i pari i kėsaj natyre nė shqipen, tregon se ai ėshtė themeluesi edhe i kėsaj dege leksikografike.

Nė faqet e fjalorit krahinor dalin, nė pjesėn mė tė madhe, fjalė tė brumit vendės, tė ruajtura kėto nė tė folmet malore, si: kėllaēė (f. 197) "tokė ujtake", harmatue (me u) "me u pezmatue" (Fj. 172), lashtė "vesė", angėrr "lėkurė peme" (Fj. 47) etj.

Analizėn e fjalės Gazulli e bėn nė mėnyrė tė hollėsishme, duke dhėnė shumėkuptueshmėrinė, sinoniminė, homoniminė etj. P. sh. djergė (me) (Dukagjin, M. Madhe) 1. Me ra, me mbetė ratė, latin. cubare, 2. me u ulė tėposhtė: dirgjem (Gaz. 111);shkapėrcim-i, 1. me kalue nji ndalesė, latin. transitus, 2. gabim kundra ligjės, lat. transgressionis, ital. transgressione, 3. Stėrshim nė tė folun, latin. exageratio-nis (Fj. 304).

Duke njohur disa gjuhė tė huaja ai, shpeshherė, bėn krahasime dhe nė mes tyre, duke rrahur tė gjejė edhe etimonin (thelbin a prejardhjen) e fjalės. P.sh. me gjimue (M. Madhe) "me gjėmue", me marrė mbrapa, me ndjekė, me dėbue", latin. persequi, gjerm. verfolgam, ital. inseguire (Gaz. 167) angėrr (Pukė) "lėkurė trupi", greq. hymen, sanskr. syuman (G. 47).

Njė dukuri pozitive janė dhe vargjet sinonimike qė jepen kėtu. P. sh. te fajkė,-a (Shirokė,-Shkodėr) "fajkat e lundrės" jepen edhe anėt, brincat e lundrės (f.125). Pranė thuprak "njeri i lidhur nga shtati", shėnohen edhe durak, rrypak. Si sinonime tė fjalės shqipe delendrisė (Mirditė, M. Madhe) nė kuptimin ēoroditė, shnjerėzue, jepen nė gjermanisht: liebkosen, schmeicheln, pflegen, liebevoll. (Gaz. 249). Si pėrgjegjėse tė fjalės shqipe mendar-e "njeri me mend" shėnohen nė ital. assenato-a, inteligente e nė gjerman. klug, verständig.

Edhe "Fjalori onomastik" ėshtė i njė vlere tė veēantė. Kėtu analizohen shkencėrisht emra vendesh, fisesh, njerėzish duke u lidhur kėta me ngjarje, tė dhėna historike etj.

Pėrveē fjalorėve tė botuar, disa nga tė cilėt u analizuan mė lart, nga klerikėt katolikė u bė njė punė e mirė edhe nė gjurmimin, parashtrimin e botimin e fjalėve tė rralla dhe tė njėsive frazeologjike, nė rubrika tė veēanta tė revistave "Hylli i Dritės", "Leka", "Cirka" etj., ku shquhet D. Aleksandėr Sirdani, i cili dha nė sa e sa rubrika tė tilla njėsi frazeologjike me fjalėt dorė, kėmbė, sy, kokė, mend etj., duke i pėrmbledhur pastaj nė vėllimin "Fjalė ari"; pas tij mund tė pėrmenden D. Ndoc Sahatēia (me pseudonimin Donisa), D. Prend Suli, D. Ndue Suma, D. Kolec Prendushi, P. Gjon Karma, etj.

Veē veprave tė botuara, nga klerikė katolikė, kemi dhe dorėshkrime nga fusha e leksikografisė shqipe. Kėto janė mjaft tė vjetra tek ne. Kujto nė kėtė mes Fjalorin e Nilo Catalano-s shqip-italisht e italisht-shqip (1694), tė Francesco Maria da Lecce-s, italisht-shqip, (1702), tė Zoccolanti-t nr. 425, Dizion. it.-alb. (ruhet nė Grottaferrata 1710), Fjalorin botanik tė D. Ndré Mjedės, Fjalorin e fjalėve tė rralla nga bota mitologjike tė Atė Bernardin Palajt etj.; e duke ardhur nė ditėt tona me Fjalorin e njėsive frazeologjike tė qytetit tė Shkodrės nga Atė Donat Kurti, Fjalorin me emra bimėsh tė Atė Benedikt Demės etj.

Si pėrfundim:

Klerikėt katolikė, vendės dhe tė huaj, dhanė shumė edhe nė fushėn e leksikografisė. Ata qenė nismėtarė nė shumė degė tė kėsaj disipline: dhanė tė parin Fjalorth etimologjik (P. Mazrreku, 1633), tė parin Fjalor tė gjuhės shqipe (Frang Bardhi, 1635), tė parėt Fjalorė italisht-shqip e anasjelltas (Rossi, 1866; Jungu, 1895; "Bashkimi", 1908), vunė gurin e parė tė themelit nė leksikografinė krahinore (Gazulli, 1941, sė bashku me studiuesin nga Jugu, Pano Tase), nė leksikografinė onomastike (Gazulli, 1939-1943) pra njė punė mjaft e lavdėruar kjo.

Por ėshtė pėr tė ardhur keq se, me pėrjashtim tė Bardhit e pak tė "Bashkimit", pėr asnjė nga kėta klerikė dijetarė, nuk u fol pėr sa vjet asnjė fjalė, ndonėse puna e tyre ishte e ditur. Dhe, ēka ėshtė mė zi, mjaft nga ata u masakruan egėrsisht. Kėshtu, D. Nikollė Gazulli, D. Ndré Zadęja, Atė Bernardin Palaj u pushkatuan pa gjyq. D. Aleksandėr Sirdanin e mbytėn nė gropėn e zezė tė njė WC-je, duke e shtyrė me cfurk; P. Gjon Karmės ia mbajtėn sa gjallė shpirtin, ashtu tė mbyllur nė arkivol (mirrte frymė nga njė vrimė tė cilėn ai nuk e dinte), e kjo pėr 24 ditė; Atė Donat Kurti, D. Ndoc Sahatēia, D. Ndue Suma, D. Kolec Prendushi, etj. vuajtėn sa vite burg. Nuk munguan edhe shkrimtarė e studiues lakej, kalemxhinj tė sistemit komunist, tė cilėt hodhėn mbi ta baltė dhe shpifje, duke vėrtetuar profecinė e Nolit tė madh "Na i vranė e na i shanė."

Kėta njerėz tė shquar dhanė shumė pėr kulturėn shqiptare dhe si shpėrblim… u masakruan nga vetė shqiptarėt (edhe pse komunistė, shqiptarė qenė). Tani asnjė nga kėta dijetarė klerikė nuk ėshtė mė. Disa janė edhe nė varr tė paditur (Gazulli, Sirdani, Palaj). Por ata ruhen tė pavdekshėm nė ndėrgjegjen e Kombit, pėr veprėn e madhe qė lanė pas, e cila do tė jetojė nė shekuj.



Summary

The Contribution of the Catholic Clergy to Albanian Lexicology

Prof. Dr. Simon Pepa has analyzed the outstanding work of clerics in the field of lexicology.

As is known, the first cleric to refer to his contribution in this field was Pjeter Mazreku, who was the Archbishop of Prizren. He included 32 Albanian words of everyday speech in a report addressed to the Vatican in 1633. He did not simply make a list of the words but also tried to trace them back to their source. His etymological dictionary, the first of its kind in Albania, has made him known as the first Albanian etymologist.

Then the author of this study deals with the first complete dictionary of Albanian of 1635, compiled by Rev. Frang Bardhi who was born in Nėnshat of Zadrimė region. He views this valuable dictionary, with its high standards, from different perspectives; dwelling on a few shortcomings, too.

The Italian-Albanian and Albanian-Italian bilingual dictionaries compiled by Francesco Rossi, in 1866 and 1875 respectively, are analyzed in detail in this study. The author makes mention of Father Jungg's dictionary of 1895 and Father Anton Busetti's dictionary of 1911, and includes in this group of dictionaries the "Bashkimi Dictionary" by Rev. Doēi, D. Dodė Koleci etc.

The last part of this study highlights the great work carried out in this field by Father Fulvio Cordignano, who published two dictionaries, and by Don Nikollė Gazulli who published a dictionary in 1941, and an Onomastic Dictionary which was published by installments in the magazine Hylli i Drites (1939-43).



http://www.dardania.com/phoenix/simpoziumi/simpoziumi_sek6_art07.html

© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr & Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
http://www.dardania.com/phoenix