Shkodra

« kthehu tek faqja e Shkodrės

· Shkoder.net
· shkodraonline.com
· albanovaonline.com

Kryeqendra e Prefekturės sė Shkodrės dhe qyteti mė i madh i pjesės veriore tė Republikės sė Shqipėrisė, kryeqendra tradicionale e kulturės shqiptare, nyje e rėndėsishme e transportit automobilistik dhe porta kryesore hekurudhore pėr lidhjen e Shqipėrisė me botėn e jashtme (Malin e Zi), shtrihet nė nyjen hidrografike Liqeni i Shkodrės - lumenjtė Buna e Drini, nė veriperėndim tė Shqipėrisė etnike dhe pranė Alpeve Shqiptare.

Shkodra ėshtė qender e njė hinterlandi tė banuar nė mėnyrė tė pandėrprerė nga Paleoliti i Hershėm, ndėr qendrat mė tė hershme qytetare ilire, kryeqendėr e fisit ilir tė Labeateve. Nė vitin 230 para Kr., qyteti pret monedhen e vet nė emėr tė bashkėsisė qytetare. Nė vitet 181 deri 168 para Kr., Shkodra bėhet kryeqytet i Mbretėrisė Ilire tė Mbretit Gent. Nga viti 168 para Kr. e nė vijim Shkodra ra nėn sundimin romak.

Me reformat e Perandorit Dioklecian (shek. II pas Kr.), Shkodra u bė qendėr e krahinės sė Prevalit e mė vonė (shek. IV), kaloi nėn sundimin bizantin. Nė shekullin e XI qyteti pushtohet nga serbėt qė e bėjnė qendėr tė shtetit tė Zetės. Gjatė shekullit tė XIV qyteti i Shkodrės ishte qėnder e rėndėsishme autonome me institucione tė zhvilluara. Nė vijim Shkodra u bė qėnder e principatės sė mirėnjohur tė familjes sė Balshajve qė dominoi kėtu nga viti 1360 deri mė 1396. Gjatė viteve 1396 deri mė 1479 kėtu sunduan venecianėt e qyteti u quajt prej tyre Scutari. Qyteti antik dhe mesjetar shtrihej pėrkatėsisht pėrreth akropolit, kalasė dhe ishte i mbrojtur edhe me mure tė jashtme rrethuese. Pamja e sotme e kėshtjellės i detyrohet punės qė u bė nėn drejtimin e venecianėve. Para pushtimit turk qyteti ka pasur njė organizim institucionalo - juridik tė krejt tė plotė, njėsoj si edhe tė gjitha qytetet e zhvilluara tė Adriatikut. Ilustrimi i gjallė i kėsaj shkalle tė lartė zhvillimi janė Kodikėt e famshėm tė qytetit mesjetar, tė zbuluara sė fundi nė Venecia. Pas njė mbrojtjeje heroike nga qytetarėt e Shkodrės, nė vitin 1479, komanda veneciane ua dorėzoi qytetin turqve. Marin Barleci, prift dhe dėshmitar okular i rrethimit, botoi mė 1504 librin "Rrethimi i Shkodrės" dhe mė 1508 "Historia e Gjergj Kastriotit", qė pėrbėjnė dėshmi tė pakrahasueshme tė rezistencės dhe burrėrisė sė shkodranėve ndaj pushtuesit aziatik.

Pushtimi i qytetit nga turqit osmanė u shoqėrua me asgjėsimin masiv tė trashėgimisė kulturore dhe qytetare dhe me largimin masiv tė popullsisė qytetare, por pa mundur tė shkėpuste pėrfundimisht lidhjet e kėtij qyteti me kulturėn stėrgjyshore iliro - arbnore. Nė shekullin e XVII qyteti u bė qėndra kryesore e Shqipėrisė sė Veriut dhe e sanxhakut me tė njėjtin emėr. Mė vonė, qyteti bėhet qėndra e Pashallėkut tė Bushatlinjve tė famshėm (1757 - 1831). Zhvillim tė madh ekonomik Shkodra arriti nė mesin e shekullit tė XIX. Qyteti numėronte 50000 banorė dhe pazari i tij kishte rreth 3000 dyqane dhe ushtroheshin 80 lloje zanatesh. Shkodra ėshtė cilėsuar nga personalitete tė shquara si "djepi i kulturės shqiptare". Qė nė shekullin e XI kėtu u pėrdor alfabeti latin dhe me kėto germa Pal Engjėlli, nga Drishti i Shkodrės, shkroi dokumentin e parė nė gjuhėn shqipe, "Formulėn e Pagėzimit". Mė 1858, nė Shkodėr, pėr herė tė parė nė Shqipėri, zbatohet arti i fotografimit, mė 1870 ngrihet shtypshkronja, e cila vetėm gazeta e revista shtypi 68 tituj. Nė fund tė shekullit tė XIX, jezuitėt dhe franēeskanėt ngriten muzeumet e arkivat e para, bandėn e parė muzikore, ndėrtohet stacioni i parė sinoptik i vendit, ngrihet teatri dhe me 1911 fillon shfaqja e filmit, zhvillohet njė shkolle e vėrtetė pikture.

Nga ky qytet u hodhėn nė vijim bazat e filozofisė sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare dhe qytetarėt e tij ishin ideatorėt e nismėtarėt e Lėvizjes Kulturore Shqiptare. Mė 1911, nė Malėsinė e Shkodrės zhvillohet njė ndėr kryengritjet mė tė mėdha nacionale kundėr pushtuesit turk, e cila pėrshpejtoi krizen dhe rėnien e sundimit osman nė Shqipėri dhe nė Ballkan.

Autenticiteti shqiptar i kėtij qyteti ishte arsyeja kryesore qė detyroi Fuqitė e Mėdha tė vendosnin pėrkatėsinė e tij nė shtetin e porsakrijuar shqiptar. Vitet 20-tė, 30-tė tė shekullit tė XX janė vitet e njė ekspansioni ekonomik, kulturor dhe demografik tė Shkodrės. Arsimi dhe kultura morėn njė zhvillim veēanėrisht tė lartė dhe qyteti mori tiparet e mirėfillta tė njė metropoli tė kulturės shqiptare dhe njė qyteti tė mirėfilltė tė zhvilluar adriatikas.

Por, duke filluar nga nėntori 1944, mbi kėtė qytet u aplikua njė represion i egėr asgjesues sllavo - komunist, i cili gradualisht e privoi atė nga primati moral, kulturor, ekonomik dhe demografik i tij nė shtetin shqiptar, duke grabitur nga ky qytet, arkivat, bibliotekat, veprat e artit, transformuar apo asgjesuar institucionet e krijuara pėr shekuj nga qytetaria shkodrane. Megjithė goditjen e pėsuar qyteti ka mbijetuar midis vėshtirėsish tė mėdha dhe momentalisht po pėrpiqet tė kapė fillin e saj tė vijimėsisė me traditen, tė kėputur padrejtėsisht nga dhunuesit e kuq. Shkodra ka sot mbi 100000 banorė. Nė tė jeton njė popull shqiptar i bashkuar nėn koshiencėn e pėrkatėsisė sė pėrbashkėt iliro - arbnore, me njė tolerancė e harmoni vėllazėrore ndėrfetare, i bindur se vetėm rindėrtimi i strukturave tė pėrparuara civilizuese mund tė jetė rruga e pėrparimit tė tij nė Shqipėri dhe nė Europė.

Qyteti i Shkodrės ka rreth 90 monumente kulture ku spikasin nė pjesen antiko - mesjetare: Kalaja e Rozafės me gjurmė tė rėndėsishme kulturore autoktone, muri rrethues i qytetit antik (i pėriudhės romake), Muzeu i kėshtjellės, Xhamia e Plumbit, Kisha e Shėn Shtjefnit dhe Kisha e Zojės sė Shkodrės. Ndėrsa nė pjesen e re tė qytetit: ekzistojnė sot pas shkatėrrimeve ateisto - komuniste kėto institucione tė rėndėsishme fetare: Xhamia "Ebu Beker", Xhamia e Perashit, Kisha Katedrale, Kisha franēeskane, Kisha orthodokse, Medreseja "Sheh Shamia", Seminari Ndėrdioqezan Shqiptar "At Pjetėr Mėshkalla", Instituti Katekistik Shqiptar etj; institucionet vendore: Bashkija e qytetit, Prefektura dhe Kėshilli i Rrethit, Gjykatorja; institucionet arsimore dhe kulturore: Universiteti i Shkodrės "Luigj Gurakuqi" i themeluar nė vitin 1957, Biblioteka "Marin Barleti", Fototeka "Marubi" - mė e madhja nė Shqipėri (e rrezikuar tė asgjesohet nga mospėrkujdesja shtetėrore), Teatri "Migjeni", Muzeu i rrethit (Shtėpia muze e Oso Kukės), Radio "Shkodra", Qėndra Kulturore "Don Bosco", Gjimnazi i Shtetit "28 Nėntori", Shkolla e Mesme Artistike "Prengė Jakova" etj; institucionet shėndetėsore: Spitali Civil "Jorgji Karamitri", Spitali Pediatrik, Spitali Obstetrik - Gjinekologjik, Spitali Psikiatrik, Spitali infektiv, Sanatoriumi etj; kėto vende tė rėndėsishme: Telekomi, Hotel "Rozafa", Hotel "Argenti", Banka Kombėtare Shqiptare, Stadiumi "Loro Boriēi", Pallati i Sportit, Rruga muze "13 Dhjetori", Kulla e Sahatit tė "Inglizit" etj.

32 km nga qyteti i Shkodrės gjindet Plazhi i Velipojės nė Detin Adriatik. Nė bregun perėndimor tė tė Liqenit tė Shkodrės, 6 km nga qyteti, rrėzė Malit tė Taraboshit ndodhet lagja piktoreske e Shirokės e njohur pėr plazhin e mikroklimen e saj.


Lahuta e Malcis

Prendoi dielli, n'qiellė duel hana,
n' Veleēik po pingron Zana

Gj.Fishta o.f.m.

Shko Dallndyshe

Udha e mbarė se erdh pranvera,
shko dallėndyshe tue fluturue,
prej Misirit n'dhena tjera,
fusha e male tue kėrkue;
n'Shqipni shko, pra, fluturim,
shko nė Shkodėr, n'qytetin tim.

Filip Shiroka

Shkodra nė mėngjese

Kėndojnė bashkė nė mėngjese pesė kumbonare,
kėndojnė nė ajri mbi Shkodėr ende fjetė:
mbi Maranaj qet vetllėn kureshtare
agimi e hjedh nė liqe synin e qetė.

Pėrhapė lajmin e zgjimit rrezja e parė
tė parat pėrshėndetje dridhen nė heshti tė letė,
e shpejt nė at lavdi dielli, qi e veshė fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmė e jetė.

E ai diell prendvere i ri shprazet nė shtėpija
udha e lulishta tue ngjallė ngjyra e shkėndija,
tue mbshtjellė gjithshka si nji tis ari, i hollė:

skaj nė skaj si lum gzimi tue rrėshqitė
nė syt e vashave, qeshė, e mbush me dritė
kaēurrelat e tyne kur shkojnė nė shkollė.

Ernest Koliqi


« kthehu tek faqja e Shkodrės

© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr & Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
http://www.phoenix-shkodra.de