Dr. Romeo Gurakuqi

Çėshtja e Shkodrės nė Konferencen e Ambasadorėve 1912-1913 deri nė momentin e dorėzimit Malit tė Zi

(sipas dokumentave diplomatike britanike - skicė e rezultateve kėrkimore nė Public Record Office.)

« kthehu tek faqja e Shkodrės


Objekti i shqyrtimit tonė ka tė bėjė me historinė e trajtimit diplomatik tė problemit tė Shkodrės nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr gjatė vitit 1913 deri nė dorėzimin e kėtij qyteti Malit tė Zi nga Esat Pashė Toptani. Punimi ėshtė vetėm njė skicė e mbėshtetur tėrėsisht nė dokumentat qė gjenden nė Public Record Office-pėrkatėsisht Arkivi Shtetėror i Anglisė Uellsit dhe Mbretėrisė sė Bashkuar. Nė kėtė arkiv pėr vitet 1913-1914 gjenden dosje tė tėra tė Foreign Office dhe tė Admiralatit tė Flotės Britanike qė japin nė hollėsi trajtimin e plotė diplomatik tė problemit tė Shkodrės nga Fuqitė, situatėn ushtarake nė dhe pėrqark Shkodrės, pėrpjekjet e pėrbashkėta tė tė gjithė qytetarėve shkodranė pėr tė mbrojtur qytetin nga agresioni malazezo-serb dhe pėr ta nxjerrė qytetin nga errėsira e pushtimit turk, pėrpjekjet ndėrkombėtare tė figurave tė qarta nacionaliste shkodrane pėr tė konfiguruar shtetin shqiptar nė tėrėsinė e vet etnike dhe Shkodren si njė kryeqendėr tė mundshme tė kėtij organizmi tė ri. Materiali arkivor ėshtė kaq i gjėrė sa do tė pėrpiqemi tė japim skematikisht vetėm periudhėn e lartpėrmendur duke e lėnė pjesen tjetėr njė studimi mė tė thelluar. Do tė synohet qė tė mos pėrsėriten informacionet e dhėna nga studiues tė tjerė mbi kėtė problem dhe qė janė tė mbėshtetura nga burime diplomatike arkivore tė Fuqive tė tjera tė Mėdha.

Pikėsėpari do tė mė duhet tė bėhet njė pėrshkrim tė shkurtėr tė kuadrit historik tė zhvillimit tė ngjarjeve.

Konferenca e Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha u mblodh nė Londėr nė dhjetor 1912 pėr tė zgjidhur problemet e lindura nga lufta nė mes Aleatėve Ballkanikė dhe Turkisė. Nė kėtė Konferencė u ra dakort qė Serbia nuk duhej tė shtrihej drejt bregut tė Adriatikut dhe se duhej tė krijohej njė Shqipėri autonome. Konferenca qė kryesohej prej Sekretarit tė Jashtėm Britanik Edward Grey debatoi rreth tre problemeve kryesore:

a- statusit ndėrkombėtar tė Shqipėrisė

b- Organizimit tė shtetit tė ri

c- Vendosjes sė kufinjve tė pranueshėm ndėrkombėtarisht.

Duhet tė theksohet fillimisht qė kufijtė e shtetit tė ri shqiptar u pėrcaktuan pa respektin mė tė vogėl ndaj shqiptarėve dhe aspiratave tė tyre nacionale dhe ēdo gjė u vendos vetėm nėn prizmin e parandalimit tė prishjes sė marrėdhėnieve nė mes Austro-Hungarisė dhe Rusisė, gjė pėr tė cilėn shqiptarėt nuk ishin pėrgjegjės dhe me tė cilėn ato nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt.

Austro- Hungaria e gjendur pėrballė faktit tė kryer tė ndryshimit tė status quo-sė ballkanike nė disfavorin e saj dhe nė tė mirė tė shteteve sllavo-orthodokse, pra nė analizė tė fundit tė Rusisė, u pėrpoq ta balanconte kėtė me krijimin e njė shteti shqiptar sa "mė tė madh qė tė ishte e mundur" duke pasur parasysh kėtu trojet etnike shqiptare. Njė gjė e tillė u kundėrshtua me forcė nga Franca e sidomos nga Rusia dhe aleatėt ballkanikė, por nuk u pėrkrah as edhe nga aleatėt e saj strategjikė, Gjermania dhe Italia. Nikola Pashiq, Kryeministėr i Serbisė insistoi se Serbia nuk do tė hiqte dorė nga hapėsira nė mes Dibrės dhe Gjakovės. Nga ana tjetėr Mbreti Nikolla i Malit tė Zi u pėrpoq me tė gjitha mjetet deri nė fund pėr ta pushtuar dhe pėr ta mbajtur Shkodrėn duke e konsideruar atė si jetėsore pėr shtetin e vogėl malazez. "Shkėputja e kėtij qyteti nga Mali i Zi- shkruante Krajl Nikolla e kishte frenuar pėr shekuj kėtė vend nė rrugėn e zhvillimit politik dhe ekonomik" Pėrparimi i shteteve aleate nė territorin shqiptar dhe humbjet e njėpasnjishme turke nė tė gjitha frontet e luftės ecėn paralelisht me formimin e njė bindjeje gjithnjė e mė shumė tė artikuluar tek shqiptarėt se shkėputja e Shqipėrisė si entitet etno-historik dhe pavarėsia nga Perandoria Osmane pėrbėnte tė vetmen rrugė tė shpėtimit tė Shqipėrisė.

I gjithė diskutimi i problemit tė Shkodrės nė Konferencė u zhvillua nė rrethanat kur ky qytet mbahej i rrethuar nė njė darė tė hekurt nga trupa malazeze dhe serbe.

Problemet e debatueshme rreth Shkodrės nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr kishin tė bėnin sė pari mė atė qė, a duhej Shkodra tė mbetej nė shtetin e ri shqiptar apo duhet t'i kalonte Malit tė Zi?

sė dyti, nė qoftė Shkodra do tė duhej t'i mbeste Shqipėrisė, duhej shmangur apo jo dėshira e Austrisė qė ky qytet tė bėhej kryeqendra e shtetit tė ri?

sė treti, nė qoftė se ky qytet do t'i kalonte Malit tė Zi a do tė mundej ky shtet i vogėl tė menaxhonte njė qytet kaq tė madh (diplomatėt e huaj e pėrcaktojmė atė si e vetmja qendėr urbane nė Shqipėri qė ka pamjen e njė qyteti) dhe me pėrbėrje etnike tė pastėr shqiptare tė dy besimeve kryesore fetare tė ndryshme nga malazezėt?

sė katėrti, nė rastin e njė kompromisi tė veēuar mbi Shkodrėn, ēfarė lidhshmėrie do tė ekzistonte nė mes qytetit nė vetvehte, Ultėsirės Shkodrane, Malėsisė, Taraboshit dhe sistemit hidrologjik Liqen rrjedhje e Bunės dhe e Drinit.

Sidomos me rifillimin e bisedimeve gjatė muajve tė parė tė vitit 1913, problemi i Shkodrės nė Konferencėn e Ambasadorėve u lidh ngushtėsisht nė trajtimin e kufirit lindor tė Shqipėrisė. Pėr muaj tė tėrė deri nė zgjidhjen pėrfundimtare do tė zhvillohet njė luftė e vertetė diplomatike qė kishte si protagonistė kryesore Austro-Hungarinė dhe Rusinė, gjyqtarė tė gatshėm tė bėnin ēdo kompromis Anglinė dhe Gjermaninė dhe lojtarė rezervė tė Rusisė nė presionin e saj tė gjithanshėm, Francėn dhe Italinė. Problemi i Shkodrės ka qenė ndėr ēėshtjet mė tė ndėrlikuara ku u shfaqen do tė thoja, dy fenomene brenda aleancave politiko-ushtarake para Luftės sė Parė Botėrore:

sė pari nė Aleancėn Trepalėshe Italia pėrbėnte njė partner jo pėrherė tė sigurtė pėr boshtin themelor austro-gjerman

dhe sė dyti brenda Antantės ekzistonte njė fuqi e cila ndonėse e lidhur me detyrime politike kontraktuale brenda Antantės, (pra edhe me Rusinė), nuk do tė udhėhiqej pėrherė nga ato, por do tė mbante parasysh edhe kriteret dhe normat demokratike tė tė drejtave historiko-kulturore tė popujve nė diskutim. Ky shtet ishte Mbretėria e Bashkuar e Britanisė sė Madhe.

Trajtimi i problemit u orientua sipas njė skemė mjaft tė ngurtė duke pasė parasysh se argumentimet nuk mbėshteteshin kryesisht nė konsiderata entografike, gjeografike dhe ekonomike, por thjesht nė ruajtjen me ēdo kusht tė "koncertit europian", apo nė rastin e Rusisė, nė "ndjeshmėrinė e madhe tė opinionit publik rus pėr interesat e Serbisė dhe Malit tė Zi", kurse nė rastin e Italise bazohej nė nevojėn e mbėshtetjes sė dinastisė malazeze qė kryesohej nga vjehrri i mbretit italian. Qė nė fillim kemi njė fiksim tė palėkundur tė Austrisė pėr tė mbrojtur Shkodrėn fillimisht e sė bashku me tė Gjakoven e Dibren pėr Shqipėrinė; nga ana tjetėr qėndronte tėrėsisht e palėvizshme Rusia, e cila mbronte sipas radhės dhėnien e tė gjitha qyteteve verilindore tė Shqipėrisė Serbisė, (pra Pejė, Prizren fillimisht e mė pas gjatė 1913-tės Gjakovė e Dibėr) dhe Shkodren Malit tė Zi. Duke qenė se kėto pozicione kundėrshtuese nuk premtonin njė zgjidhje tė konfliktit nė rrugė diplomatike, dhe pėr kėtė tė dyja palėt ishin tė ndėrgjegjshme, ato u pėrgatiten tė bėnin lėshime tė kushtėzuara: kėshtu Rusia linte tė nėnkuptonte nė kanalet diplomatike se mund tė hapte rrugė nė lidhje me Shkodren nėqoftėse Austria do tė lėshonte tė gjitha qytetet lindore: pra Dibren dhe Gjakoven. Austro-Hungaria nga ana tjetėr linte tė kuptonte se mund tė lėshonte Dibren me kusht qė Shkodra dhe Gjakova t'i mbetnin shtetit tė ri shqiptar. E gjendur e vetme e papėrkrahur seriozisht mund tė themi as nga Gjermania, aleatja e saj mė e ngushtė, nėn presionin e tė gjitha shteteve, Austro-Hungaria do tė detyrohet tė lėshojė pėr Serbinė me radhė, pėr llogari tė mbajtjes sė Shkodrės nė Shqipėri, tė gjithė kufirin lindor. E gjithė kjo histori e dhimshme lėshimesh tė tokave dhe qyteteve tė mirėfillta shqiptare bėhej nė llogari tė shmangjes sė njė konflikti botėror. Kėtė rrezik ne mund ta ilustrojmė me arsyetimin e sekretarit britanik Edward Grey i cili shprehej se "nė qoftė se Austro-Hungaria marshon kundėr Mali tė Zi, Rusia do tė sulmojė atėherė Austro-Hungarinė; Gjermania do tė sulmojė Rusinė; Franca do tė sulmojė Gjermaninė: e gjitha kjo pėr llogari tė Shkodrės. Njė gjė e tillė nuk mund tė tolerohet....Shkodra ėshtė njė bombė e cila mund ta vendosė tė gjithė Europėn nė flakė prandaj ne duhet ta parandalojmė atė nga shpėrthimi"

Si paraqiteshin mė nė hollėsi nė lidhje me ēėshtjen e Shkodrės qėndrimet e pjesėtarėve qė po luanin dramen e madhe shqiptare nė Konferencėn e Ambasadorėve?

Pėr Austro-Hungarinė pikėsėpari ekzistonin arsye (nacionale) racore dhe fetare pėr tė mos ia dorėzuar Shkodrėn Malit tė Zi. Kėto arsye Austria i lidhte edhe me aktet ndėrkombėtare qė i kishin pėrcaktuar asaj tė drejten e protektoratit tė kultit mbi katolikėt shqiptarė. "Ndjenjat austriake - shprehej ambasadori austriak nė Londėr Mensdorf - do tė ofendoheshin pėr vdekje nė qoftė se kjo popullsi do tė shkrihej brėnda njė shteti tė vogėl me tė cilin nuk kishte afinitet race dhe religjioni" Austriakėt pėrpiqeshin nė kėtė mėnyrė tė argumentonin se kėrkesa e tyre nė lidhje nė Shkodrėn nuk kishte tė bėnte me ndonjė prirje pėr mbizotėrim apo ndikim, por thjesht ishte njė ēėshtje sentimentesh, pėr tė cilėn ajo nuk mund tė hapte rrugė. Gjithashtu, nė konceptin austriak, nė qoftė se Shkodra i dorėzohej Malit tė Zi, ajo mund tė bėhej njė qėndėr e njė pakėnaqėsie kundėr sundimtarėve tė rinj, gjė qė mund tė shkaktonte shumė shqetėsime Fuqive qė do tė garantonin neutralitetin e Shqipėrisė. Ministri i Jashtėm austro-hungarez Count Berchtold mendonte se Mali i Zi mund tė kėnaqej duke i dhėnė toka qė do tė fitoheshin nga kullimi i kėnetave pėrgjatė rrjedhes sė Bunės dhe disa territoreve fushore drejt Pejės. Duhet tė theksohet se qėndrimi i Austro-Hungarisė ishte i patundur jo vetėm pėr Shkodrėn si qytet, por pėr tėrė distriktin qė pėrfshinte ai. Nė projektin austriak Shkodra duhej tė bėhej kryeqyteti i shtetit tė ri shqiptar.

Qėndrimi rus nė ēėshtjet ballkanike mbėshtetej vertetė nė njė instinkt thjesht racial dhe religjioz qė koinsistonte nė njė pėrkrahje tė paprinciptė ndaj shteteve sllavo-orthodokse ballkanike. Sikurse edhe nė ēėshtjet e tjera, edhe nė ēėshtjen e Shkodrės "Rusia-shprehej ministri i punėve tė jashtme i kėsaj perandorie - duhej si pėrherė tė mbėshteste Malin e Zi dhe Serbinė, meqėnėse nė kėtė ēėshtje ajo nuk ishte drejtėrpėrdrejt e interesuar". Ky qėndrimi i Rusisė ndaj ēėshtjes nė fjalė u shpreh qartė nė noten e ambasadės perandorake ruse nė Londėr, mė 28 dhjetor 1912, drejtuar Konferencės ku kėrkohej nė parim njohja e aneksimit tė Shkodrės Malit tė Zi dhe kufiri midis Malit tė Zi dhe Shqipėrisė tė kalonte nė jug gjatė rrjedhes sė Drinit. Vėshtirėsitė mbi ekzistencen nė kėtė rajon tė njė popullsie tė besimit katolik, Rusia mundohej t'i kalonte duke e argumentuar me atė qė Mali i Zi ishte i vetmi vend ortodoks qė kishte njė konkordat me Papen dhe kishte njė ipeshkėv katolik. Siē del nė dokumentet e mėvonshme ky qėndrim i saj do tė kishte prirje tė ndryshonte dhe Rusia nė tė gjitha bisedimet e mėvonshme gjatė muajve tė parė tė vitit 1913 do ta pėrdorė ēėshtjen e Shkodrės si njė mjet presioni mbi Austro-Hungarinė pėr tė bėrė lėshim tė plotė nė kufirin lindor pėr Serbinė. Ambasadori rus nė Londėr Benckendorff do tė shprehej se Rusia e ka tė qartė se Shkodra ėshtė njė qytet i pastėr shqiptar por ajo "nuk do tė hapte rrugė pėr Shkodren pa plotėsimin e dėshirės sė Serbisė pėr hinterlandin lindor tė Shqipėrisė"

Italia mbajti njė qėndrim jo luajal ndaj ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi dhe ndaj Shkodrės nė veēanti. Ajo nga njėra anė ishte e lidhur me anė tė marrėveshjeve tė vitit 1897 dhe 1900 me Austro-Hungarinė, nga ana tjetėr ekzistonte lidhja dinastike me kurorėn mbretėrore malazeze dhe nevoja e domosdoshme pėr ruajtjen e marrėveshjes midis Fuqive. Megjithėse e kishte krejtėsisht tė qartė se Shkodra ishte njė qytet krejtėsisht shqiptar, Italia me anė tė ministrit tė saj tė jashtėm fillimisht ushtroi presion mbi Austro-Hungarinė qė ajo tė tėrhiqej nga kundėrshtimi qė Shkodra tė pėrfshihej nėn sovranitetin malazias, nė emėr tė "interesit tė pėrgjithshėm". Megjithate, marrėveshja qė ajo kishte me Austro-Hungarinė e ndalonte atė nga vazhdimi i rezistencės sė metejshme ndaj kundėrshtimit austriak pėr dorėzimin e Shkodrės Kur njė gjė e tillė u pa se ishte e pamundur pėr tė, ajo duke e konsideruar marrėveshjen me Austro-Hungarine si njė urė lidhėse esenciale pėr tė dyja palet dhe njėkohėsisht pa i vėnė nė diskutim interesat dhe planet e saj strategjike pėr njė shtrirje tė sundimit tė saj edhe nė bregun lindor tė Adriatikut, u mundua tė gjente dhe rrugė kompromisi duke propozuar madje edhe ndarjen e tokave dhe hinterlandit shkodran. Italia dhe Rusia zhvilluan bisedime tė fshehta nė St. Petersburgh. Kėto dy vende duke e konsideruar Shkodrėn si njė qėndėr tradicionale tė propagandės austriake mendonin qė duke e pėrfshirė kėtė qytet nėn Malin e Zi, apo duke vendosur Elbasanin si kryeqytet tė ardhshėm tė Shqipėrisė, tė mund ta ulnin nė mos ta zhduknin fare ndikimin austriak nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Ky ndikim mund tė eleminohej duke e privuar atė nga baza e saj shqiptare, Shkodra. Problemi i Shkodrės u shtrua pėr diskutim nė Konferencėn e Ambasadorėve ditėn e mėrkurė 22 janar 1913.Mbledhja nuk solli ndonjė zhvillim tė ri pėr fatin e qytetit. Rusia vazhdoi t'i pėrmbahej qėndrimit tė saj intrasigjent nė pėrkrahje nė Malit tė Zi duke kėrkuar pėrsėri si kufi lumin Drin. Austro-Hungaria nga ana e saj e kundėrshtoi kėtė kėrkesė duke e argumentuar me vėshtirėsinė e ndarjes sė qytetit tė Shkodrės nga territoret qė e rrethonin.

Pėr tė dalė nga kjo pikė e vdekur e cila mund tė ēonte nė njė deshtim tė plotė tė Konferencės filluan konsultimet diplomatike tė cilat ecen mjaft ngadalė per muaj tė tėrė. Austro-Hungaria e gjykoi tė domosdoshme qė pėr tė dalė nga pozicioni i saj thuajse i vetmuar duhej tė siguronte tė paktėn mėshtetjen ose moskundėrvėnien nga ana e aleatės sė saj brėnda Trepalėshit, Italisė. Siē duket, nė fund tė muajit janar 1913 ajo arriti tė binte praktikisht nė njė marrėveshje me Italinė pėr njė qėndrim tė pėrcaktuar pėr problemin e Shkodrės. Berchtold mendonte se tokat pertej Malit tė Taraboshit dhe Bunės mund t'i jepeshin Malit tė Zi sė bashku me kompensime tė pėrshtatshme nė drejtim tė Pejės. Mė kėtė moment tė parė ajo do tė ishte e gatshme siē duke t'i jepte rrugė Prizrenit pėr Serbinė. Mė kėtė Austro-Hungaria kėrkonte tė shmangte me ēdo kusht ndarjen e Shkodrės nga Malėsia, qė me tė drejtė e konsideronte pjesė integrale tė njė hinterlandi etno-kulturor homogjen dhe tė pandashėm shqitar. Fundi i muajit janar shėnon njė pikė kthese nė qėndrimin e Rusisė nė lidhje me Shkodrėn. Ajo la tė kuptohet se mund tė hiqte dorė nga qyteti me kusht qė tė merrte kompensime tė pėrshtatshme si nė rajonin pėrqark Shkodrės (pjesen mė tė madhe tė Liqenit tė Shkodrės, rrjedhen e plotė tė Bunės nė jug tė qytetit, si dhe territorin lindor tė Liqenit pėrfshirė njė pjesė tė madhe tė Lumit tė Kirit), ashtu dhe nė pjesen lindore pėr Serbinė.

Nė kėtė moment do tė hyjė gjerėsisht nė lojė edhe qeveria perandorake gjermane, e cila me noten e datės 19 janar 1913, tė komunikuar ambasadorit britanik nė Berlin Goschen, do tė shprehė gadishmėrinė pėr tė ushtruar influencen e saj nė Vjenė nė favor tė njė mirėkuptimi tė domosdoshėm pėr tė parandaluar dėshtimin e Konferencės. Kjo qeveri i kėrkoi Sir Edward Grey-t tė bėjė tė njėjtėn gjė edhe nė St. Petersbugh, duke propozuar nė kėtė mėnyre njė bashkėpunim anglo-gjerman qė do tė shpinte nė njė zgjidhje paqėsore tė problemit. Diplomacia gjermane filloi mė sė pari t'i bėjė ashpėrsisht presion Austro-Hungarisė pėr lėshimin e territorit tė Kastratit Malit tė Zie mė pas, nė mbledhjen e datės 6 shkurt, Prince Lichnowsky, ambasadori gjerman nė Londėr, do tė bėjė propozimin e mė poshtėm: "kufiri tė nisej nga Adriatiku dhe tė ndiqte rrjedhen e Bunės deri nė pikėn qė ndodhet midis Rrushkullit dhe Samrishtit, pastaj do tė drejtohej drejt Liqenit tė Shkodrės duke e lėnė Taraboshin nė Shqipėri, do tė pėrshkonte liqenin deri tė gjiri i Liqenit tė Hotit dhe do t'i linte Malit tė Zi Hotin dhe Gruden, kurse Shqipėrisė do t'i mbeteshin Kastrati, Kelmendi dhe Shkreli..." Nė kėtė propozim, Plava, Gucia, Peja me monastirin e Visokivetchem-it dhe Prizreni i mbeteshin Serbisė. Ky propozim, qė u pranua siē duket nga Austro-Hungaria, u bė nėn presionin e gjithanshėm tė ushtruar nga qeveria gjermane, nuk u konsiderua i mjaftueshėm nga Rusia pėr tė lėnė Shkodrėn.

Momenti nė fjalė ka njė tregues tė qartė tė njė rreshtimi tė ndryshėm tė Fuqive: Trepalėshi duket tanimė mė kompakt, kurse nga qėndrimi i Antantės ka njė farė shkėputje tė Anglisė e cila nuk mund tė pranojė mungesen e plotė tė arsyes nė trajtimin e problemit shqiptar. I gjendur para fakteve tė pakundėrshtueshme etnografike (Grey kishte informacione tė besueshme se Shkodra dhe Gjakova ishin qytete tė pastra shqiptare) qė atij i vinin edhe nga kanalet jo zyrtare, Grey do tė fillojė tė hedhė mendimin e ngritjes sė njė komisioni ndėrkombėtar qė do tė shqyrtonte faktet pėr tė dhėnė njė vendim tė caktuar mbi problemet. Siē duket nė kėtė qėndrim tė matur tė Grey ka ndikuar edhe faktori shqiptar. Kėtu kemi parasysh rezistencen e pėrgjithshme tė popullsisė shkodrane nė mbrojtje tė qytetit tyre, kundėrvėnien tanimė tė plotė edhe tė malėsorėve kundėr malazezėve dhe qėndrimin e artikuluar qartė tė Arqipeshkvit tė Shkodrės, i cili kishte bėrė tė qartė nėpėrmjet kanaleve diplomatike se populli i Shkodrės do t'i kundėrvihej ashpėr zėvėndėsimit tė pushtimit turk me atė malazias dhe se shkodranėt dėshironin autonomi. Pėr Grey-n tashmė ishte e qartė se konflikti ishte shndėrruar nga njė konflikt sllavo turk nė njė konflikt sllavo-shqiptar dhe se problemi i eleminimit tė Perandorisė anakronike Osmane kishte kapėrcyer nė njė etje tė shfrenuar pėr ndarjen e tokave tė njė populli tė pambrojtur.

Mė datė 20 shkurt, pas presionit gjerman dhe italian, Austro-Hungaria do tė heqė dorė edhe nga Dibra dhe lugina e Rekės me shpresen se Rusia tanime do tė pranonte njė zgjidhje pėrfundimtare tė kufirit verior tė Shqipėrisė.Me anėn e njė memorandumi tė komunikuar nga Count Mensdorff-i me 26 shkurt 1913, Austria njoftonte se ajo nuk mund tė bėnte lėshime mė pėr Gjakovėn dhe nė kėtė kuadėr ajo nuk ishte nė favor as tė ngritjes sė njė Komisioni Ndėrkombėtar as dhe formimit tė njė distrikti autonom nė Gjakovė.

Nė kėtė moment tė vėshtirė pėr ecurinė e punimeve tė Konferencės, Serbia vendosi tė hidhte njė peshė mė tė madhe nė balancen e luftimeve nė Shkodėr duke dėrguar atje me rrugė detare rreth 20000 trupa tė reja tė pajisura mirė. (Sipas tė dhėnave tė Edith Durham-it malazezėt kishin humbur rreth 6000 ushtarė nė betejen pėr Shkodrėn). Njė veprim i tillė do tė duhej tė shėrbente si presion i fuqishėm mbi Austro- Hungarinė pėr tė bėrė lėshimin final, Gjakovėn.

Nė ditėt e para tė marsit 1913 Rusia lajmėroi nė Cetinė dhe Beograd se kėto dy vende nuk duhej tė llogarisnin nė ndonjė lloj ndihme tjetėr nga Rusia pėrveē asaj diplomatike.Nė mbledhjen e datės 6 mars u arrit nė njė rezolutė nė tė cilėn cilėsohej se "pėr kufirin shqiptar e vetmja ēėshtje e diskutueshme mbetej ajo e Gjakovės".

Frika se rėnia e Shkodrės do tė shkaktonte njė aksion tė veēuar ushtarak nga ana e Austro-Hungarisė, qė do tė kishte mė pas pasoja tė paparashikuara, e detyroi Grey-n tė marrė masa pėr njė vendim sa mė tė shpejtė rreth problemit. Kėshtu, nė mbledhjen e datės 11 mars Grey u vuri nė dukje delegatėve malazias se fati i Shkodrės do tė vendosej nga Fuqitė dhe jo nga operacionet ushtarake tė Malit tė Zi.

Ditėt qė vijojnė janė ditė lėshimesh tė njėpasnjėshme tė vogla por tė pashmangshme tė Austro-Hungarisė nė lidhje me Gjakovėn, lėshime tė cilat bėhėshin nė llogari tė Shkodrės dhe pozitave austriake nė kėtė pjesė tė Shqipėrisė. Ishte e domosdoshme qė fati i Shkodrės tė pėrcaktohej para njė pushtimi tė mundshėm nga ana e Malit tė Zi. Fillimisht u pranua idea e njė komisioni lokal verifikimi pėr Gjakovėn, mė pas ajo u zevendėsua me atė tė njė Komisionit Ndėrkombėtar, pėr tė ardhur tek komunikimi i bėrė me datėn 22 mars, kur u njoftua vendimi i Count Berchtold-it pėr heqjen dorė nga pretendimi qė qyteti i Gjakovės t'i mbetej Shqipėrisė, bazuar ky lėshim nė arsye humanitare tė gjėndjes sė brėndshme katastrofike. Po kėtė ditė Fuqitė ranė dakord pėr njė pėrēapje tė pėrbashkėt nė Cetinė dhe Beograd pėr tėrheqjen e trupave nga tė gjitha viset qė i ishin lėnė Shqipėrisė, gjė qė do tė realizohej me 28 mars nga pėrfaqėsuesit e Fuqive nė Cetinė

Kjo ndėrhyrje nuk do tė ndryshojė asgjė pothuajse nė qėndrimin e Malit tė Zi dhe tė gjitha pėrpjekjet e Fuqive pėrfshirė edhe Rusinė tanimė do tė pėrqėndrohen nė dy drejtime: sė pari pėr tė ndaluar Malin e Zi dhe Serbinė pėr tė ndėrmarrė hapin vendimtar atė tė pushtimit tė qytetit dhe sė dyti pėr tė frenuar Austro-Hungarinė nga ndėrmarrja e njė aksioni tė veēuar ushtarak kundėr Malit tė Zi. Nė qoftė se Fuqitė ia arritėn tė bindnin Serbinė tė kryejė tėrheqjen me 14 deri me 20 prill (urdhėri trupave serbe u ėshtė dėrguar nga Beogradi qė me 11 mars) dhe do tė pėrvijojnė masat pėr dėrgimin e njė flote tė pėrbashkėt nė bregdetin malazez, ato do tė jenė tė paaftė pėr tė ndaluar menjėherė Malin e Zi nga ndėrmarrja e veprimit tė pushtimit, i cili nuk do tė jetė rezultat i pėrdorimit tė forcės (nė momentin e dorėzimit tė Shkodrės edhe trupat mė tė pėrgatitura serbe ishin tėrhequr), por rezultat i njė marrėveshje nė mes Shefit tė komandės malazeze Princit trashėgimtar Danilo dhe komandantit tė trupave tė armatosura tė Shkodrės, Gjeneral Essad Pashės. Qė mė 10 prill diplomacia britanike informohet se Essad Pasha i cila kishte vrarė kolegun e tij komandantin turk Hasan Riza i kishte kėrkuar qeverisė malazez njė shumė prej 80000 lirash turke pėr dorėzimin e qytetit tė Shkodrės.Vrasja e Hasan Riza Pashės, sipas burimeve diplomatike ishte kryer nga Esat Pasha pėr tė qenė i lirė nė veprimet e tija qė synonin drejt vendosjes nė fronin e ri tė princit tė Shqipėrisė. Shkodra u dorėzua nė orėn 3°° tė mengjezit tė ditės sė mėrkurė, 23 prill 1913.Diplomatėt njoftojnė se dorėzimi i Shkodrės ėshtė bėrė mbi bazen e njė pazarllėku midis Esat Pashės dhe malazezeve, dhe bisedimet kishin vazhduar me ndėrprerje disa ditė nė kushtet e njė izolimi tė plotė tė sekretit nga autoritete malazeze.Pėr ekzistencen e njė pazarlleku tė Essadit me malazezet na dėshmon edhe njė dokument i njė dėshmitari shkodran, pjesėmarrės nė ngjarje.

Marrja e Shkodrės mund tė konsiderohet se ishte vetėm njė pėrpjekje e vonuar dhe e dėshtuar e Malit tė Zi, pasi nė vijim Fuqitė do ta detyrojnė atė tė tėrhiqet dhe ta lėshojė Shkodrėn nė duar tė Komisionit Ndėrkombėtar tė Admiralėve.

Por nė Shkodėr dhe pėr Shkodrėn nuk vegjetuan vetėm pėrsonazhe tė kallėpit tė Esad Pashės. Arkivi londinez na ka krijuar mundėsi tė hedhim dritė edhe mbi pėrpjekje deri tani tė panjohura tė atdhetarėve shkodranė tė cilėt kudo qė u ndodhėn u pėrpoqėn pėr Shkodrėn dhe Shqipėrinė. Qartėsia dhe uniteti i tyre shembullor mė 1912 dhe 1913, do tė thoja se ėshtė njė refleks ma se i domosdoshėm pėr brezin e sotėm tė qytetarisė shkodrane dhe shqiptare. Ai shembull i tyre provon sa tė kota dhe tė dėshpėruara janė pėrpjekjet pėr tė riklasifikuar nacionalizmin shqiptar mbi sisteme amorfe dhe falsifikuese. Shkodra dhe Shqipėria janė krijuar dhe mbrojtur jo nga dordolecėt e konservatorizmit, por nga idealistat trima tė penės dhe pushkės. Pėr ta ilustruar kėtė, do tė sillja disa telegrame:

Nė njė telegram tė datės 19 dhjetor 1912 nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve refugjatė nė Bari i kėrkohej Sir Edward Grey-t vlerėsimi i tė drejtave kombėtare shqiptare, integriteti i trojeve shqiptare, ndėrhyrje pėr tė shpėtuar popullin e Shkodrės. pėrsonat janė sipas radhe: Loro Ashiku, Gjon Daragjati, Filip Kraja, Ahmet Geulli prej Shkodre, Qerim Begolli nga Peja, Menib Derhatha nga Tetova, Ernest Kolindy nga Janina, Filip Guraziu dhe Tom Stamolla nga Shkodra.

mė 27 dhjetor 1912 njė telegram nga Vlora i firmosur prej Jahja Hasanaga nga Kosova, Pashko Muzhani Shkodėr, Mustafa Reshidi nga Monastiri dhe Ibrahim Hakiu nga Janina, i kėrkon Sir Edward Grey-t integritetin territorial tė Shqipėrisė dhe largimin e trupave aleate nga vendi.

mė 2 janar 1913 nė emėr tė patriotėve shkodranė i ėshtė dėrguar njė apel prej Trieste Sir Edward Grey-t pėr shpėtimin e kufinjve etnikė shqiptarė nga kėto firmatarė: Filip Pema, Ferid Beu, Stefan Ashiku, Jak Koēi, Mark Kakarriqi, Nikolla Serreqi, Hilė Mosi, Hysein Draēini, Anton Dema, Milton Balamace Gurra etj

Pėr tė ardhur mė nė fund tė pjesėmarrja e pandėrprerė e Filip Nogės pėrkrah Rasih Dinos dhe Mehmet Konicės nė delegacionin e qeverisė sėVlorės qė mbrojti interesat e Shqipėrisė etnike nė Londėr.

Si pėrfundim Shkodra nė Shqipėri:

- ėshtė rezultat i pėrpjekjeve titanike tė pėrbashkėta tė tė gjithė shkodranėve pa dallim, pėr tė mbrojtur dinjitetin nacional e civil tė qytetit tė tyre;

- ėshtė rezultat i ekzistencės sė njė pėrkrahje tradicionale tė jashtme e pėrfaqėsuar nga Austria dhe i pėrvijimit tė njė prirje vlerėsuese realiste nga ana e Mbretėrisė sė Bashkuar;

- ėshtė rezultat i vendosjes sė njė balance tė pranueshme pėr Rusinė me territoret lindore etnike shqiptare nėn Serbinė dhe njė pjesė tė Malėsisė sė Madhe nėn Malin e Zi. Kėsisoj Shkodra nė Shqipėri, fatkeqėsisht u vendos me ēmimin e dhėnies sė trojeve tė pastra etnike shqiptare Verilindore dhe Veripėrendimore;

- ėshtė rezultat i faktit tė tė qenunit e kėtij qyteti si qėndra mė e rėndėsishme e racės, kulturės e qytetrimit shqiptar nė pėrgjithėsi.

Vendimi i Konferencės sė Londrės e vendosi Shkodrėn shumė pranė njė vije ndarėse mes dy kampeve tė fuqishme politiko-ushtarake dhe shumė pranė kufirit me bashkėsinė e interesave sllavo-ruse. Ky pozicion gjeostrategjik do tė ketė nė tė ardhmen e kėtij qyteti, krahas disa favoreve tė kufizuara edhe mjaft pasoja jo tė pėlqyeshme pėr stabilitetin politiko shoqėror. Ky vendim do ta shkėpusė Shkodrėn nga dy prej krahinave mė tė rėndėsishme tė Malėsisė sė Mbishkodrės, pikėrisht, Hoti dhe Gruda. Kjo ngjarje do tė jetė njėkohsisht njė lloj thyerje e njė prej hinterlandeve mė tė rėndėsishme kulturore tė identitetit shqiptar. Duhet tė nėnvizojmė se katolicizmi shqiptar pėsoi njė copėtim tė rėndėsishėm dhe mjaft tė pamotivuar pėr ndėrgjegjen europiane: Arqipeshkvisė sė Shkodrės iu shkėputėn famulitė e Tuzit, Traboinės, Grudės dhe Klleznas, tė cilat tani i kalojnė tashmė Arqipeshkvisė sė Tivarit. Nė planin ekonomik Shkodra privohej nga njė rajon tradicional marrėdhėniesh shumė tė rėndėsishme dhe nė tė ardhmen do tė jetė i orientuar vetėm si periferi e njė bashkėsie tė gjymtuar ekonomike. A duhet tė mendohet se ky pozicion do tė kushtėzojė pėr Shkodrėn njė zhvillim gjithnjė e mė vogėl nė intensitetit nė krahasim me zhvillimet intensive tė njė shekulli mė parė?

Megjithate duhet tė pranojmė se, vendimi nė fjalė, ndonėse nė tė ardhmen mė tė afėrm do tė pėsojė kėrcėnime dhe ndryshime tė pėrkohshme, do tė ketė rendėsi vendimtare mbi pėrcaktimin e fatit tė qytetit, mbasi ishte njė pikė kufitare, nė njė farė mase e vendosur tashmė nė hartat e Fuqive tė Mėdha nė Ballkan.

Shkodėr, Nėntor 1998

1)Public Record Office F.O. 371 1757, doc. 376 pg.86, Cartwright > Grey Vienna 03.01.1913.

2)P:R:O: F.O 371 1757 doc 383 pg. 89 Count de Salis > Grey Cetinje 03.01.1913.

3)P.R.O. F.O. 371 1769 pg 309 doc 8954 Bertie> Grey Paris 24.02.1913.

4)P.R.O. F.O. 371 1758 doc. 4625 pg.246, Grey > Count de Salis, Foreign Office 28.01.1913.

5)P.R.O. F.O. 371 1757 doc. 1209 pg.222 Gre> Cartwright, Foreign Office, 07.01.1913.

6)P.R.O. F.O. 371 1757 doc 1169, pg. 219 Cartwright > Grey, Vienna, 08.01.1913.

7)P:R:O: F.O. 371 1758 doc. 4258 pg. 144 Grey > Goschen Foreign Office 21.01.1913.

8)P.R.O. F.O. 371 1757 doc. 546 pg.123 Buchanan> Grey St. Petersbugh 04.01.1913.

9)P.R.O F.O 371 1757 doc. 546 pg.546 Buchanan> Grey St. Petersbugh 04.01.1913

10)P.R.O. F.O. 371 1757 doc. 172 pg. 33 Note communicated by Count Benckendorff, December 28,1912.

11)P.R.O. F.O. 371 1757 doc. 436 Foreign Office Grey > Buchanan 30.12.1912.

12)P R.O. F.O. 371 1757 doc. 2265 pg. 396 Grey > Buchanan Foreign Office 14.01.1913. Siē del edhe nga citimi, ende nė kėtė periudhė Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit vazhdojnė tė konsiderohen dhe emėrtohen si hinterlande shqiptare, dhe bėhej fjalė thjesht pėr ndarje plaēke.

13)P.R.O. F.O. 371 1757 doc.666 pg.141 Rodd > Grey Rome 05.01.1913

14)P.R.O. F.O. 371 1757 doc. 2795 pg. 474 Sir Bax-Ironside > Grey Sophia 18.01.1913.

15)P.R.O. F.O. 371 1758 doc. 3049 pg.103 Grey > Goschen Foreign Office 17.01.113.

16)P.R.O. F.O. 371 1758 doc. 4228 pg.164 Grey> Cartwright Foreign Office 25.01.1913.

17)P.R.O. F.O. 371 1758 doc. 4502 pg. 230 Cartwright>Grey Vienna 29.01.1913

18)P.R.O. F.O. 371 1758 doc. 5140 pg. 299 Grey>Buchanan Foreign Office 30.01.1913

19)P.R.O. F.O. 371 1758 doc. 4623 pg.243 Grey> Buchanan Foreign Office 28.01.1913.

20)P.R.O. F.O. 371 1758 doc. 5140 pg.299 Grey> Buchanan Foreign Office 30.01.1913

21)P.R.O. F.O. 371 1769 doc. 5145 pg. 89 Note communicated to Sir. E. Goschen by Imperial Government of Germany , Berlin 19.01.1913.

22)P:R.O. F.O. 371 1758 doc. 5140 pg.299 Grey>Buchanan Foreign Office 30.01.1913

23)P.R.O. F.O. 371 1769 doc.6120 pg 113 Grey > Bertie Foreign Office 10.02.1913

24)P.R.O. F.O. 371 1769 doc. 6128 pg 118, Grey> Buchanan Foreign Office 06.02.1913.

25)P.R.O. F.O. 371 1769 doc. 6882 pg. 157 Grey> Buchanan Foreign Office10.02.1913

26)P.R.O. F.O. 371 1759 doc. 11275 pg. 458. Count de Salis > Grey Cetinje 10.03.1913

27)P.R.O. F.O. 1769 doc. 7579 pg 186 Grey >Rodd Foreign Office 13.02.1913.

28)P.R.O. F.O. 371 1769 doc. 8627 pg. 234 Grey > Buchanan Foreign Office 20. 02. 1913

29)P.R.O. F.O. 371 1769 doc. 9542 pg.337-338 Memorandum communicated by Count Mensdorff, February 26-th, 1913.

30)Puto Arben, Pavarėsia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive tė Mėdha (1912-1914) Tiranė 1978 fq. 208. shih pėr kėtė gjithashtu edhe: P.R.O. F.O. 371 1769 doc. 12134 pg. 496 Grey > Paget Foreign Office 14.03.1913; P.R.O. F.O. 371 1759 doc. 9782 pg. 409 Count de Salis > Grey Cetinje 01.03.1913

31)P.R.O. F.O. 371 1769 doc.10738 pg.418 Paget> Grey Belgrade 07.03.1913

32)P.R.O. F.O. 371 1769 doc. 11179 pg.427 Grey> Cartwright 06.03.1913

33)P.R.O. F.O. 371 1769 doc.11259 pg.433 Cartwright>Grey 10.03.1913

34)P.R.O. 371 1769 doc. 12425 pg.530 Foreign Office 15.03.1913

35)P.R.O. F.O. 1770 doc. 13358 file 135 Grey> Buchanan Foreign Office 22.03.1913

36)P.R.O. F.O. 1770 371 doc. 13741 file 135 Grey> Paget Foreign Office 22.03.1913

37)P.R.O. F.O. 371 1770 doc. 14807 file 135 Grey>Buchanan Foreign Office 28.03.1913

38)P.R.O F. O 371 1770 doc 18176 file 135 Grey > Lowther Foreign Office 20.04.1913

39)P.R.O. F.O. 371 1770 doc. 16683 file 135 Paget > Grey Belgrade 11.03.1913.

40)P.R: O. F.O. 371 1770 doc. 16354 file 135 Grey > Count de Salis Foreign Office 10.04.1913.

41)P.R.O. F.O. 371 1770 doc. 18710 The Vice Admiral , HMS "King Edward VII" > Admiralty, 23.04.1913.

42P.R.O. F.O. 371 1771 doc. 19298, Count de Salis >Grey Cetinje 26.04.1913.

43)P.R.O. F.O. 371 1771 doc.22235 Count de Salis > Grey Cetinje 30.04.1913

44)Nė shtėpinė time ruaj disa nga kujtimet e gjyshit tim Lazer Gurakuqi, i cili e pėrshkruan nė kėtė mėnyrė rrethimin dhe dorėzimin e Shkodrės: "Nė kohėn e Luftės sė parė Ballkanike 1912-1913, bajshim mbledhje. Hasan Riza Pasha ishte komandant i ushtrisė dhe Vali i Shkodrės; ky ra nė kontakt me mitropolitin e Shkodrės Jak Sereqi dhe kėrkonte me gjetė nji njeri besnik e t'aftė me i dergue nji letėr qeverisė sė vet nė Stambollė; ky njeri do tė ēante rrethimin e do tė delte mb'anė pėr t'a nisė kėtė letėr. Hasan Rizaja e kishte marrė vesht se ishte vendosė pamvarėsija e Shqipnisė nga Konferenca e Ministrave tė Jashtėm tė Fuqive tė Mėdha dhe se Shkodra pėrfshihej mbrenda kufijve tė shtetit t'ardhshėm, prandaj i propozonte qeverisė sė vet dhe lypte pėlqimin me ngrehė Flamurin shqiptar mbrenda nė Shkodėr, me proklamue indipendencėn prej qeverisė Turke kėshtu qė ushtritė serbo-malazeze t'u gjindshin para nji shteti qi nuk kishin luftė me te dhe me u shtėrngue me u largue andej e kėshtu ushtrija turke me pasė rast me dalė ketej me nderim t'armėve. Jose me u marrė vesht me malsorė e ata mrapa e ushtrija turke pėrpara me i ra me sulmė e me i ngushtue pėr dorzim. Kėtė barrė kaqė delikate e mora vetė pėrsipėr me rrezik tė kokės; kjo ndodhte nė Janar tė vitit 1913. Letren m'a dorzoi Hasan Riza Pasha; Gjon Gajtani, kėpucarė..., e shtini letren mjes shollit tė njė palė kundrave tė vjetrueme dhe u bana gadi pėr nisje. Hasan Riza Pasha me kishte njoftue se kishte me mė pėrcjellė Osman Bali, miku ma i ngushti i Esad Toptanit. Nji mengjez heret fort kam arrijtė nė Berdicė dhe aty kam kapėrcye telat e fortifikatat; ushtarėt kanė shtie pushkė jo me qellim me mė vra, por me i dhanė me kuptue anmikut se unė kisha dizertue; pėr kėtė mė kishte njoftue ma parė vetė Hasan Rizaja. Kalova n'anė tė serbve, nė Bushat tė cilėt me dėrguene para komandantit tė tyne dhe si mė mori nė pyetje mė pėrcolli me nji nėnoficier tek peshkopi i Nėnshatit, Gjergj Koleci, emnin e tė cilit unė i a pėrmenda komandantit serb. Prej aty, pėrcjellė prej nji prifti katolik, jena nisė e dalė nė Shėngjin me pretekst me ble krypė; unė u vesha si fshatar. Malalezėt qė e kishin okupue, nuk ishin mirė t'organizuem e nuk kuptuene gja. Unė u mora vesht me kapitenin e nji anijeje austriake qė po atė ditė kishte arrijtė aty dhe ai mė kėrkoi letren; nuk dij se si ai e kishte marrė vesht misionin pėr tė cilin ishem i ngarkuem. Si u sigurova mirė dhe mė dha shpjegime mushėmendėse, i dorėzova letren. Unė kishe pasė urdhėn prej Hasan Rizasė qė mundėsisht t'i telegrafojshėm ambasadorit turk nė Vjenė, Mustafa Hilmi Pashės, si tė delshe nga Shėngjini e me vajtė nė Kotorr. Unė u mora vesht me kapitenin e anijės dhe u kėtheva nė Lezhė. Porsa mbrrita aty mė njoftoj Zef Llupi qė ndodhej aty si dugajxhi, qė isha i kėrkuem me emėn prej disa oficierave serb dhe pa vonue aspak kam marrė rrugėn pėr nė Kallmet ku jam strehue nė shtėpinė e Preng Bibė Dodės; aty kam gjetė Dr. Sadedinin dhe Karlo Sumen. Mbas 6 ditėsh ka ardhė njė prift nga Shėngjini ku kishte shkue me ble krypė dhe mė ka dorėzue pliko n'adresė tė Hasan Riza Pashės; nė mbramje jam nisė e kam vojtė nė Troshan, ndėr freten, pėr me u konsultue me ta pėr tė mujtė me kthye nė Shkodėr. Atė natė nji franēeskan kishte kalue Drinin me not te kulla e Daut Shllakut nė Vukatanė dhe ardhė aty; mė njoftoj se Esad Pasha kishte vra Hasan Rizanė e se ky vetė kishte hapė fjalėn se mue mė kishin vra serbet tuj kalue kufinin dhe bile pėr kėtė qellim i kishte ēue fjalė edhe mitropolitit tė Shkodrės. Nuk kishe farė dyshimi. Po tė hyjsha nė Shkodėr Esad Pasha do tė mė vriste. Letra ishte e dergueme nga Ambasada turke e Vjenės; kėshtu unė qendrova jasht qyteti deri sa Fuqitė Ndėrkombėtare morėn Shkodrėn nė dorėzim".

45)P.R.O. F.O. 371 1522 doc. 54111 pg.157.

46)P.R.O. F.O. 371 1522 doc. 55074 pg. 180

47P.R.O. F.O. 371 1769 doc. 135 pg 1. Kėtu janė edhe disa emra tė tjerė tė padeshifrueshėm prej meje derimė tani: Nussi Tuliu Ep Balamace Adem Noe Constante.

« kthehu tek faqja e Shkodrės

© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr & Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
http://www.phoenix-shkodra.de