Mirėseerdhėt nė Phoenix online!
Phoenix kunder mėkatit tė heshtjes
Tė dashur lexues tė tė Pėrkohshmes Kulturore "Phoenix"!
Phoenix u themelua nga njė grup intelektualėsh nga qyteti i Shkodrės nė korrikun e vitit 1997, pikėrisht nė njė kohė kur qyteti i tyre gjendej nėn thundrėn e ashpėr tė anarkisė dhe shkatėrrimit tė vlerave te traditės mė te mirė qytetare.
Zakonisht ēdo revistė dhe ēdo organ tjetėr i mass medias lind si nevojė pėr tė thėnė diēka, shkurt pėr tė thyer heshtjen, edhe pse ajo shpesh konsiderohet ligjėrim. Mirėpo problemi mbetet i hapur: ēfarė do tė thotė, si do e thotė dhe kush do e thotė?
Ne po pėrpiqemi qė me anėn e njė ligjėrimi tė kulturuar tė bėjmė tonėn thėnien e famshme tė Jezu Krishtit se ai nuk ka ardhur nė kėtė botė pėr tė sunduar, por pėr tė shėrbyer. Nė kėtė kuadėr, tė gjithė personazhet e revistės sonė, ato qė kanė folur, do tė flasin dhe ato pėr tė cilėt do tė flitet, shfaqen ndėr faqet e saj pėr tė shėrbyer. Mė sė pari pėr t'i shėrbyer sadopak vendit tonė Shqipėrisė, kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi, Shkodrės, qytetit mė tė dhunuar shqiptar gjatė ekzistencės sė bishės sė tėrbuar sllavo-komuniste; sė dyti pėr t'i shėrbyer sadopak integrimit tonė shpirtėror dhe intelektual me kulturėn perėndimore, si e vetmja pikė referimi dhe si e vetmja dritė e tunelit nėpėr tė cilim po ecim.
Ne themi se heshtja ėshtė njė mėkat, sepse ajo sot pėrballet me padijen, boshllėqet dhe deformimet kulturore qė e kaluara e afėrt dhe e largėt na la si trashėgim. Ėshtė detyra e njerėzve tė kulturės tė punojnė pėr t'i vėnė njė gur tė shėndoshė murit tė varfėr tė kulturės shqiptare. Heshtja do t'i bėnte ata fajtorė.
Ne themi se heshtja ėshtė njė mėkat pasi jetojmė nė njė shoqėri ku fjala e lirė, mendimi alternativ e debati shpesh kėrcėnohen nga njė mjedis armiqėsor e keqkuptues. Tė punosh pėr emancipimin e kėtij mjedisi, pikėsėpari duke e dėshmuar vetė fjalėn e lirė, mendimin alternativ e debatin ėshtė nevojė urgjente, nevojė qė e bėn heshtjen tė papranueshme dhe e ngarkon atė me faj.
Cili ėshtė realisht aktualiteti shqiptar? A ėshtė pėrcaktues qėndrimi ndaj historisė dhe traditės sonė pėr tė pėrcaktuar qėndrimin ndaj sė sotmes shqiptare? A ėshtė Shqipėria njė komb multikultural? Cili duhet tė jetė misioni i shkollės, fesė, shkencės dhe artit nė ndėrtimin e formateve dhe standarteve demokratike shqiptare? A ėshtė i nevojshėm dhe si mund tė ndėrtohet dialogu me armiqtė dhe dashakeqėsit tanė historikė? etj. etj. Ja disa nga problemet qė "Phoenix" i ka vėnė vetes si detyrė tė trajtojė.
"Phoenix" nuk do tė jetė kurrė si njė shtėpi patriarkale e hapur pėr tė gjithė, sepse realisht nuk ekziston asnjė organ i mass medias nė botė qė tė jetė mė tė vėrtetė i "hapur". Hapja do tė ishte kompromisi mė i turpshėm me misionin qė revista i ka vėnė vetvehtes si qėllim.
Sė fundi, pėr tė mos u kthyer ndėr deklarata bombastike, duhet tė themi se revista mban emrin e atij shpendi mitologjik qė rilind prej hirit tė vet, duke besuar se edhe ne shqiptarėt mund tė rilindim veēse prej hirit tonė, gjakut te mijėra dėshmorėve qė ranė pėr mbrojtjen e identitetit kulturor shqiptar, gjuhės, kulturės, dokeve dhe zakoneve tona stėrgjyshore, iliro-arbnore. Duke besuar nė kėtė akt, nė tė njėjtėn kohė ne besojmė se po shprehim njė vullnet tė njėsuar, vullnet ky aq i kėrkuar prej tė huajve ndėr shqiptarė.
Po, heshtja ėshtė njė mėkat.
Editori i "Phoenix"
© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr & Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
www.phoenix-shkodra.de