Prof.Dr. Tomor Osmani
Universiteti i Shkodrės
Luigj Gurakuqi

Komisia Letrare Shqipe nė Shkodėr
(1916-1918)

Njė ngjarje e rėndėsishme nė historinė e kulturės sonė kombėtare qe mbledhja e Komisisė Letrare Shqipe nė Shkodėr, mė 1 shtator 1916 , rrjedhojė e gjithė pėrpjekjeve qė bėnė atdhetarėt shqiptarė nė shekullin e kaluar me Kongresin e Manastirit pėr tė zgjidhur dhe ēuar mė tej ēėshtjet madhore tė gjuhės, letėrsisė dhe arsimit kombėtar.

Ėshtė njė e drejtė legjitime dhe obligim moralo-qytetar dhe shkencor qė kėtė tubim studiuesish tė mos ta quajmė njė komision tė ēfarėdo natyre qoftė, por fillimet e institucioneve shkencore pėr gjuhėn, letėrsinė, tekstologjinė duhet t’i lidhim me Komisinė Letrare Shqipe qė mund dhe duhet ta konsiderojmė institucionin e parė shkencor nė kėtė fushė, mbasi ka objektin e vet, statutin, rendin, rregulloren , anėtarėt dhe anėtarėt korrespondentė tė saj.1

Kjo ngjarje tejet e rėndėsishme e kulturės sonė ka gjetur pak pasqyrim deri vonė nė shtypin shkencor dhe periodik. Janė botuar shkrime tė drejtpėrdrejta ose anėsore pėr kėtė tubim shkencor me vlerėsime tė drejta ose jo. Njė pėrpjekje serioze pėr vlerėsimin e KLSH ndėrmori Sektori shkencor i albanologjisė dhe Departamenti i gjuhėsisė i Universitetit tė Shkodrės “L.Gurakuqi”, nė bashkėpunim me Departamentin e gramatikės, tė dialektologjisė dhe tė historisė sė gjuhės tė Institutit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė nė Tiranė dhe me Universitetin “A.Xhuvani” Elbasan, qė organizuan njė konferencė shkencore, nė vitin 1996, me rastin e 80-vjetorit tė krijimit tė saj, materialet e sė cilės u botuan nė njė vėllim mė vete.2

Ndėr pėrpjekjet e para tė planifikimit gjuhėsor tė shqipes do tė jetė edhe veprimtaria e Komisisė Letrare Shqipe nė Shkodėr. Me tė drejtė ėshtė theksuar se rrethet atdhetare nė vija tė pėrgjithshme kishin pėrcaktuar politikėn e mėtejshme gjuhėsore, qė nė terminologjinė e sotme do ta quanim planifikim gjuhėsor tė shqipes, vendosjen e njė gjuhe tė pėrbashkėt, duke ndjekur tė njėjtėn rrugė konvergimi e duke miratuar njė standart gjuhėsor zyrtar.3

Mbledhja e Komisisė Letrare Shqipe nė Shkodėr nuk qe njė veprim i rastit. Ky qytet nė Veri tė Shqipėrisė kishte njė histori dhe kulturė tė lashtė, ku njohu disa pika kulmore. Nuk do tė pėrshkruajmė historinė e Shkodrėsi, por duhet tė shėnojmė se nė shekullin XIX ajo qe njė nyjė e rėndėsishme pėr Ballkanin dhe do tė ketė njė rritje dhe zhvillim tė menjėhershėm. Ky qytet edhe nė shek.XVI, sipas Arnold fon Harfit ishte njė qytet i madh. Ndėrsa S.Frashėri nė veprėn “Kamus -al-alam”( 1889) e pėrshkruan Shkodrėn si njė qytet qė kishte 4500 shtėpi, 1500 dyqane e magazina, njė ēarshi(pazar), njė bezisten, njė bibliotekė e 37000 banorė. Dhe autori vazhdon tė numėrojė shkollat, ndėrtesat shtetėrore .4

Nga ky truall i Shkodrės dolėn pėrfaqėsuesit e parė tė kulturės humaniste Dhimitėr Frėngu, Marin Beēikemi dhe kryvendin do ta zėrė Marin Barleti, tė cilėt me botimet e tyre, me tė vėrtetė nė gjuhė tė huaj, do t’i shėrbenin popullsisė vendėse qė duhet tė kėtė pasur zhvillimin dhe kulturėn e nevojshme. Disa shekuj mė vonė do tė shquheshin Pashko Vasa e Daut Boriēi, Gjergj Fishta e Ndre Mjeda, Zef Jubani e Hilė Mosi etj.

Me Shkodrėn janė tė lidhura disa nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kulturės sonė. Kėshtu nė Obot, nė brigjet e Bunės, rreth 10 km larg Shkodrės nė shtypshkronjėn e vogėl tė K.Xanetit dhe tė Shtjefėn Shkodranit, mė 1563 ėshtė shtypur njė libėr i vogėl, qė ruhet nė arkivat gjermane, pikėrisht nė Frankfurt mbi Main.5

Mė 1501 nė Shkodėr , ndėrtohet pazari i vjetėr i kėsaj krahine, i pari nė Shqipėri dhe ndėr mė tė rrallėt nė Ballkan.

Shkodra pėrmendet edhe nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, ku qė mė 1718 ishin hapur disa angjenci konsullore tė vendeve tė huaja.

Nė vitin 1879 , mė 24 qershor botohet gazeta e parė “Iskodra” qė dilte ēdo tė enjte nė shqip dhe turqisht, organ zyrtar i Vilajetit tė Shkodrės. Njė vit mė vonė, me titull “Shkodra”do tė jetė organ i Degės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Ndėrsa “Elēija e zemėrs t’Jezu Krishtit”, e pėrkohshme mujore fetare, botohet , mė 1890, prej kolegjit tė jezuitėve nė Shkodėr.

Nė Shkodėr u ngritėn edhe filaturat e para tė mėndafshit, aty nga vitet 1860, qė do tė shquhen si prodhues dhe eksportues tė mėndafshit nė tregjet e Evropės Qendrore, por ajo merret edhe me punimin e argjendit dhe zejet e tjera.

Orkestra e parė frymore shqiptare u krijua ne Shkodėr, mė 1878. Ajo pėrmendet edhe pėr pjanofortėn e parė, duke u dokumentuar qė nė vitin 1877. Janė disa familje shkodrane qė e kanė njė pasuri tė tillė.6

Nė vitet 1885-1890 po nė Shkodėr u ndėrtua studioja e parė fotografike, pajisur me mjete e kohės. Ndėrsa mė 1858 kemi fotografinė e parė tė bėrė nė Shkodėr nga Pjetėr Marubi (1834-1903), kohė kur lindi edhe fotografia botėrore. Edhe teatri zanafillėn e tij e ka nė Shkodėr, kėtu e 120 e ca vjet mė parė.

Dy ngjarje me rėndėsi do tė mbesin pėr kohėn nė piramidėn e kulturės shqiptare, shoqėria “Bashkimi” (1899) qė na dha njė alfabet, mbėshtetur nė dyshkronjėsha. Do tė botojė njė gramatikė, libra shkollorė dhe atė fjalor shumė tė vlefshėm tė vitit 1908. Ky trinom alfabet-gramatikė-fjalor do tė jetė njė nga idealet e rilindėsve tanė, qė u pėrpoqėn t’i realizojnė individualisht. Edhe shoqėria “Agimi”, e themeluar nga Ndre Mjeda, mė 1901, hartoi edhe ajo alfabetin, duke u nisur nga parimi njė tingull-njė shkronjė, botoi tekste shkollore etj. Tė dy kėto shoqėri i dhanė tonin gjithė veprimtarive kulturore dhe arsimore jo vetėm nė Shkodėr, por edhe mė tej, duke pasur simpatizantė si brenda ashtu edhe jashtė vendit. Jemi nė njė vijė vertikale tė krijimit tė kushteve pėr zhvillimin dhe pėrhapjen e gjuhės shqipe. Deri nė Shpalljen e Pavarėsisė nė Shkodėr krijohen klube e shoqėri tė tjera, tė cilat edhe kėto do tė ndihmojnė nė zhvillimin e lėvrimin e gjuhės shqipe.

Shteti i ri shqiptar, i krijuar nė nėntorin e vitit 1912 i kushtoi njė vėmendje tė veēantė zhvillimit tė arsimit dhe tė gjuhės shqipe dhe pėr kėtė mori masa organizative qė tė fillonte me rregull viti shkollor 1913-1914.(7) Qeveria e Vlorės e bėri tė detyrueshėm pėrdorimin e gjuhės shqipe nė admistradėn shetėrore, megjithatė ajo nuk arriti tė realizonte tėrėsisht programin e vet nė kulturė e nė arsim, sepse armiqtė e brendshėm dhe tė jashtėm kėrkonin ta copėtonin Shqipėrinė dhe tė mos e njihnin Qeverinė e Vlorės.

Edhe Shkodrėn nuk e lėnė tė qetė pushtuesit, duke zėvendėsuar njėri-tjetrin , ndonėse ajo gjithnjė mėkėmbej dhe pėrtėrihej.. Pas vitit 1912 Shkodra u pushtua nga ushtritė malazeze(1913), u larguan, duke u kthyer sėrisht, mė 27 qershor 1915. Mė 22 janar 1916 Shkodra ra nėn sundimin austro-hungarez. Nė kėto rrethana ajo paraqitej me dy pamje: njė qytet i kulturės sė hershme dhe njė qytet i pushtuar. Faktorėt historikė, social-kulturorė dhe arsimorė bėnė qė mbledhja e Komisisė Letrare Shqipe tė bėhej nė Shkodėr jo thjesht si nismė individuale e disa patriotėve dhe intelektualėve tė shquar, por, siē e theksuam, ishte njė qytet me tradita kulturore dhe arsimore, qytet qė pėrfaqėsohej me disa nga figurat mė tė shquara tė kulturės kombėtare tė kohės. Ky zhvillim i kėtij qyteti pasqyrohet edhe nė botimet dhe shtypin periodik tė kėsaj periudhe.Nga viti 1913-1920 “u botuan 86 gazeta, revista vjetarė a buletine: nė Vlorė 6, nė Korēė 6, nė Shkodėr 16, nė Tiranė 2, nė Durrės 3,nė Gjirokastėr 2, nė Elbasan 2” dhe tė tjerat jashtė Shqipėrisė.8

Sali Nivica nė artikullin “Njė detyrė patriotike”, botuar nė gazetėn “Populli” qė dilte nė Shkodėr (Nr.30, dt,31.05.1915) shtronte domosdoshmėrinė e krijimit tė njė akademie pėr studimin e dialekteve, vendosjen e gjuhės sė pėrbashkėt, hartimin e gramatikės dhe tė fjalorit tė gjuhės shqipe. Nė Shkodėr ziente zgjidhja e kėtyre ēėshtjeve qė kishin lidhje me lėvrimin e gjuhės shqipe dhe konsolidimin e saj.

Kur u mblodh Komisija Letrare Shqipe nė Shkodėr? Nė tė pėrkohshmen “Lajmet e Komisisė Letrare Shqipe”, 1918, f.2 shėnohet se Komisija filloi veprimtarinė e vet tė1-ėn e shtatorit 1916. Nė fillim misėt e Komisisė u mblodhėn disa herė e biseduan gjatė e gjatė mbi statutin, mbi rregulloren e mbi mėnyrėn , mbas sė cilės do tė niseshin me zhvilluem programin e punės qė statuti i vinte pėr barrė Komisisė”. Por puna pėrgatitore kishte filluar edhe mė parė , mbasi nuk kėrkohej vetėm dėshira e mirė e secilit prej pjesėtarėve tė saj, por edhe miratimi i komandės ushtarake austriake. Atė koncension qė bėnė autoritetet ushtarake austriake pėr hapjen e shkollave nė gjuhėn shqipe, patriotėt shqiptarė e shfrytėzuan me zgjuarsi dhe shumė shpejt, pa kaluar vetėm pak muaj pas pushtimit hodhėn idenė pėr themelimin e Komisisė Letrare Shqipe. Por vendimi pėr miratimin e Komisisė ishte marrė mė 30.06.1916. (9) Ka edhe njė version tjetėr pėr fillimin e Komisisė, tė cilin a e jep Pal Duka-Gjini nė monografinė “Gjergj Fishta jeta dhe vepra” (Tiranė, 1992, f.100) ku shkruan: ”Dishiri dhe pėrkrahja e Austrisė pėr tė mėkambė gjuhėn shqipe i dhanė zemėr veteranėve tė kombit pėr punė pėrherė e ma tė vlershme nė kėtė drejtim. Kjo pėrkrahje trimėnoi L.Gurakuqin tė themelonte , mė 3 gusht 1916, nėn mbrojtjen e autoriteteve ushtarake tė kryesueme nga gjeneral Trollman dhe i ndikuem nga Dr.R.Nachtigal, studiues ky i gjuhės sonė, si dhe nga dr. Gjergj Pekmezi Komisinė Letrare”

Kėtė periudhė do ta konsideronim punė pėrgatitore, mbasi si procesverbali, si broshura “Laimet...” shėnojnė si datė themelimi 1 shtatorin e vitit 1916, kur u bė mbledhja e parė, ndonėse statuti nė versionin e parė mund tė jetė miratuar mė parė. Ekziston edhe mendimi qė Komisia tė jetė krijuar nga fundi i gushtit tė vitit 1916.(10) Ishin dy faktorė qė do tė lejonin tė fillonte puna e KLSH, e para, duhej tė ftoheshin dhe tė merrnin pjesė intelektualė mė nė zė qė kishin dhėnė ndihmesa pėr kulturėn shqiptare, por edhe qė mund tė vinin pėr tė marrė pjesė nė kushtet e luftės, e dyta, miratimi dhe legalizimi i saj nga komanda ushtarake austro-hungareze nė Shqipėri. Disa nga anėtarėt e KLSH kryenin edhe detyra tė tjera.

Cilėt qenė pjesėmarrėsit e KLSH nė Shkodėr?

Pjesėmarrės tė KLSH ishin kryesisht intelektualė me potencė , tė njohur gjithandej nė vendin tonė dhe jashtė, personalitete tė kulturės kombėtare “ekspertė tė tė gjitha fushave, njohės tė tė gjitha gjuhėve klasike dhe moderne tė kontinentit evropian, si dhe tė zhvillimit arsimor e kulturor tė vendeve tė pėrparuara”11 . Me njė pėrfaqėsi tė tillė do tė arrihej nė “bashkimin e njė elite intelektuale tė fuqishme” qė pa tjetėr do t’i jepte udhė disa prej problemeve mė tė mprehta dhe tė ngutshme tė gjuhės, letėrsisė, arsimit dhe kulturės kombėtare.

Nė studime tė ndryshme tė sė kaluarės, por edhe sot studiues tė ndryshėm, duke i rimarrė emrat nga njėri-tjetri, japin edhe intelektualė tė tjerė qė nuk kanė qenė anėtar tė KLSH. Pėr tė sqaruar kėtė problem, po paraqesim listėn e anėtarėve dhe pjesėmarrėsve nė KLSH tė shoqėruara me disa tė dhėna jetėshkrimore deri nė vitin 1916, vit kur u mblodh KLSH. Nė mbledhjen e parė themeluese morėn pjesė gjashtė vetė:

1. Luigj GURAKUQI. Personalitet i kulturės shqiptare, atdhetar i shquar, publicist me emėr, shkrimtar i njohur, pedagog i vyer, gjuhėtar i zellshėm, tekstolog i zoti. Lindi nė Shkodėr, mė 19 shkurt 1879 dhe u vra nė Bari, mė 2 mars 1925. Studioi nė kolegjin e Shėn-Mitėr tė Koronės dhe mė pas studimet universitare i kreu nė Napoli. U shqua si aktivist i lėvizjes sonė patriotike pėr ēlirim kombėtar, anėtar i shoqėrisė “Bashkimi”(1899), delegat nė Kongresin e Manastirit(1908) dhe nėnkryetar i tij, sekretar i komisionit pėr hartimin e alfabetit tė gjuhės shqipe nė kėtė tubim, drejtor i shkollės sė parė normale nė Elbasan(1909), ministėr i Arsimit nė Qeverinė e pėrkohshme tė Vlorės, Drejtor i pėrgjithshėm i arsimit gjatė pushtimit austro-hungarez. Qe ndėr themeluesit e Komisisė. Kur u mblodh ajo, L.Gurakuqi kishte botuar “Vargėnimi n’gjuhė shqype me njė fjalorth shqyp-frėngjisht n’marim”, Napoli, 1906, “Abetar i vogėl shqyp mas abeve t’Bashkimit e t’Stambollit me tregime n’dy dialekte”Bukuresht(1906), “Fjalorth shqyp-frėngjisht e frėngjisht-shqyp i fjalėve tė reja” (Napoli) etj.

2. Atė Gjergj FISHTA. Poet dhe shkrimtari mė i madh i gjysmės sė parė tė shekullit XX. Lindi mė 23 tetor 1871 nė fshatin Fishtė tė Zadrimės dhe vdiq, mė 30.12.1940 nė Shkodėr. Mori pjesė nė shoqėrinė “Bashkimi”(1899), duke luajtur njė rol tė rėndėsishėm. Nė vitin 1902 u emėrua drejtor i shkollės franēeskane , ku pėr herė tė parė futi gjuhėn shqipe si lėndė mėsimore. Mori pjesė si delegat nė Kongresin e Manastirit, ku u zgjodh edhe kryetar i komisionit pėr hartimin e alfabetit tė shqipes. Mė 1913 Fishta themeloi dhe drejtoi revistėn “Hylli i Dritės” qė trajtoi probleme tė gjuhės, letėrsisė, historisė, folklorit etj. Gjithashtu botoi gazetėn e Shkodrės “Posta e Shqipniės”. Ai qe njė ndėr themeluesit e Komisisė, kur emri i tij tashmė ishte bėrė i njohur nė gjithė vendin me botimet “Te ura e Rzhanicės”(1905), “Anzat e Parnasit”(1907), “Mrizi i zanave” (1913) etj.

3. Sotir PECI. Publicist , pedagog dhe tekstolog. Lindi nė Dardhė tė Korēės, mė 1873 dhe vdiq mė 8 prill tė vitit 1932. Studimet e mesme dhe tė larta i kreu nė Athinė. Emigroi nė SHBA, mė 1905 dhe qe ndėr figurat e shquara tė emigracionit shqiptar. Mė 1906 botoi tė parėn gazetė nė gjuhėn shqipe “Kombi” nė Boston tė SHBA. Qe iniciator pėr formimin e shoqėrisė “Besa-Besė” dhe “Lidhja” nė SHBA. Ishte delegat i kolonive shqiptare tė Amerikės dhe tė Bukureshtit nė Kongresin e Manastirit (1908) dhe anėtar i komisionit pėr hartimin e alfabetit tė gjuhės shqipe. Mė 1911-1912 ishte drejtor i shkollės “Mėsonjėtorja shqipe” nė Korēė. Mori pjesė nė hapjen e shkollės normale tė Elbasanit ku u caktua edhe mėsimdhėnės pėr shkencat e natyrės. Gjatė viteve 1911-1912 S.Peci do tė jetė drejtor i arsimit nė prefekturėn e Korēės. Mė 1915 do tė zgjidhet anėtar i Komitetit tė fshehtė nė Shkodėr. Kur u caktua si anėtar i KLSH, shėrbente nė Drejtorinė e pėrgjithshme tė arsimit, Deri nė kėtė kohė kishte botuar edhe disa tekste mėsimore.

4. Dom Ndre MJEDA. Atdhetar, pedagog, punėtor i palodhur i gjuhės shqipe, ndėr poetėt mė tė shquar tė kohės. Lindi nė Shkodėr, mė 20 nėntor 1866 dhe vdiq, mė 1 gusht 1937 nė Shkodėr si mėsues i gjuhės shqipe. Studioi nė Francė, Spanjė, Kroaci, Itali, Poloni. Qendrimi nė kėto vende ka pasur ndikimin e vet jo vetėm nė formimin si klerik, por edhe nė zgjerimin e kulturės sė tij filologjike. Ai nė kėtė periudhė u njoh me veprat mė tė mira tė albanologėve tė kohės pėr gjuhėn shqipe. Themeloi mė 1901 sė bashku me tė vėllanė Lazėr Mjeda shoqėrinė “Agimi”, e cila hyri nė historinė e kulturės shqiptare me alfabetin qė krijoi dhe tekstet qė botoi.. Mė 1902 mori pjesė nė Kongresin XIII tė orientalistėve nė Hamburg ku foli pėr shqiptimin e qiellzoreve nė dialektet e ndryshme tė gjuhės shqipe. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit si delegat i shoqėrisė “Agimi” dhe u zgjodh nė komisionin pėr hartimin e alfabetit tė gjuhės shqipe. Kur u mblodh KLSH Mjeda ishte bėrė i njohur si poet dhe gjuhėtar.

5. Mati LOGORECI. Mėsues, gjuhėtar, publicist, historian. Lindi nė Shkodėr,mė 10 shkurt 1867 dhe vdiq nė Tiranė, mė 7 shkurt 1941. Njihet si i pari qė hapi njė shkollė shqipe nė Prizren, mė 1889. Ndonėse nuk mori pjesė nė themelimin e shoqėrisė “Agimi” , ai do tė jėtė njė ndėr pėrkrahesit e saj. Nė vitin 1907 do tė botojė tė pėrdyjavshmen “Dashamiri” dhe mė pas “Dashamiri i ri” qė dilte nė Trieshte gjatė viteve 1907-1908 me alfabetin e shoqėrisė “Agimi”. Do tė marrė pjesė nė Kongresin e Manastirit si delegat i shoqėrisė “Agimi”. Nė vitin 1911 do tė botojė njė tekst shkollor pėr historinė e lashtė me titull “Ndollina historijet t’motshme”. Veprimtaria e tij kryesore ėshtė si mėsues dhe funksionar nė drejtorinė e pėrgjithshme tė arsimit nė Shkodėr. Pėrgatiti dhe botoi shumė tekste shkollore. Punoi mjaft pėr pasurimin e pastrimin e gjuhės shqipe, duke krijuar edhe shumė fjalė tė reja, ku shpesh i kaloi caqet e duhura.

6. Atė Ambroz MARLASKAJ. Publicist dhe studiues. Lindi nė Kushnen tė Mirditės, mė 18.11.1884 dhe vdiq mė 14 qershor 1939 nė Romė. Ishte njė njeri me kulturė. Qe kryetar i njė grupi pune pėr shqyrtimin e teksteve shkollore tė hartuara nga Gaspėr Beltoja dhe Gaspėr Mikeli, nė tė cilin bėnin pjesė fretnit franēeskanė Marin Sirdani, Justin Rrota dhe Gjergj Fishta(1910).

Gjatė viteve 1913-1914 Marlaskaj do tė shkojė nė Vjenė dhe Pragė, gjithnjė me detyra fetare dhe mė 1915 do tė kthehet pėrsėri nė Shkodėr. Mė 1916 u caktua anėtar i KLSH.

Pjesėmarrės dhe tė ftuar tė tjerė tė KLSH qė morėn pjesė nė mbledhjet e mėvonshme:

. 7. Dr.Gjergj PEKMEZI. Gjuhėtar, bibliograf dhe tekstolog. Lindi nė Tushemisht tė Pogradecit, mė 23 prill 1872 dhe vdiq nė Vjenė, mė 24 shkurt 1938. U shkollua nė vendlindje e mė pas nė Manastir, Beograd dhe Vjenė. Mė 1898 u diplomua nė Universitetin e Vjenės pėr filozofi dhe gjuhėsi. Do tė dėrgohet nga Akademia e Shkencave austro-hungareze nė Shqipėri pėr qėllime studime ku do tė hartojė monografinė nė dorėshkrim “Tiparet dalluese thelbėsore tė dialekteve kryesore tė shqipes, tė toskėrishtes dhe gegėrishtes”, njė ndėr studimet e para tė dialektologjisė shqiptare dhe me vlera pėr kėtė disiplinė. Do tė pasohet me njė punim tjetėr “Raport provizor pėr stdudimin e sė folmes sė Elbasanit”(1901). Mė 1908 do tė botojė nė Vjenė “Gramatikė e gjuhės shqipe”(gjermanisht), njė ndėr veprat mė tė mira tė autorit dhe tė gjuhėsisė shqiptare pėr atė kohė. Kėtu, ne mėsojmė edhe disa mendime tė autorit pėr gjuhėn letrare, tė cilat do t’i pėrsėrisė edhe njė vit mė vonė nė revistėn “Diturija” tė Mithat Frashėrit qė dilte nė Selanik. Ndėrsa mė 1909 do tė jetė bashkautor nė botimin “Bibliografia shqiptare”, duke hyrė kėshtu nė historinė e bibliografisė sonė. Mė 1916 caktohet kryetar i KLSH.

8. Hilė MOSI. Shkrimtar, publicist, pėrkthyes e politikan. Lindi nė Shkodėr, mė 22 prill 1885 dhe vdiq nė Tiranė, mė 22 shkurt 1933. Pasi kreu studimet e para nė vendlindje, i vazhdoi ato nė Austri . Atje mori pjesė nė klubin atdhetar “Lirija” e mė pas “Dija”. Mbasi u shpall kushtetuta nga turqit e rinj nė korrik tė vitit 1908, kthehet nė Shkodėr dhe themelon klubin “Gegėnija” qė do ta caktojė delegat nė Kongresin e Manastirit. Megjithėse 23-vjeēar, H.Mosi zgjidhet sekretar i kėtij tubimi. Ishte anėtar i kryengritjes sė Malėsisė sė Veriut”(1909-1912). Si publicist drejtoi disa organe, si: “Shqipėtari”, Stamboll (1909-1912), “Agimi”, Shkodėr.hemeloi dhe drejtoi bashkė me K.Sumen e R.Siliqin fletoren e pėrdyjavshme “Shqypnija e re”(1913-1914). Gjatė jetės sė tij ka qenė deputet, por ka kryer edhe detyra tė tjera, si prefekt, ministėr etj. Kur u caktua tė merrte pjesė ne KLSH, ai ishte i njohur me disa botime. Mė 1906 kishte botuar poezinė e gjatė “Natyra”, mė 1913 vėllimin me poezi “Zani i atdheut” e tri vjet mė vonė, mė 1916 veprėn tjetėr “Lotėt e dashunis”. 9. Luigj NARAĒI. Lindi nė Shkodėr nė vitin 1882. Ndoqi kolegjin saverjan nė Shkodėr, degėn ekonomike-tregtare. Mėsoi kėtu italishten dhe gjermanishten e mė vonė serbo-kroatishten. Mė 1913 qe sekretar komuneje nė Shkup. Mė pas vjen nė Shkodėr ku zhvillon veprimtari patriotike-kulturore. Botoi nė shtypin e kohės shkrime pėr probleme kombėtare dhe kulturore. Pėr aftėsitė e kulturėn e tij e zgjodhėn sekretar tė Komisisė Letrare Shqipe.Vdiq nė Shkodėr nė vitin 1949.

10. Anton (Ndue) PALUCA. Mėsues dhe publicist. Lindi nė Gjakovė, mė 1881 dhe vdiq , mė 30 nėntor 1958 nė Buffalo tė SHBA. Mėsimet e para i kreu nė Prizren, ndėrsa shkollėn normale e pėrfundoi nė Klagenfurt tė Austrisė. Nė shoqėrinė kulturore “Dija” tė studentėve shqiptarė nė Austri, Paluca qe nė kryesinė e saj. Pas mbarimit tė normales( 1906) kthehet nė Prizren dhe njė vit mė vonė caktohet mėsues nė koloninė arbėreshe tė Borgo Erizzės(Zara). Nė vitin 1912 transferohet nė Shkup, ku kryen edhe detyrėn si pėrkthyes i konsullatės austro-hungareze. Mė 1914 Nd.Paluca shkon nė Vjenė pėr tė kryer studimet e larta. Mė pas kthehet nė Shkodėr si administrator dhe shoqėrues i studentėve qė shkonin nė Austri nga administrata shqiptare nė Shkodėr.12 Me kėto cilėsi merr pjesė nė KLSH

11.Hafiz Ali KORĒA. Mėsues, pėrkthyes, aktivist i lėvizjes patriotike, tekstolog. Lindi nė Korēė, mė 1874 dhe vdiq nė Kavajė , mė 1957. Qe mėsues nė Mėsonjėtoren e Parė Shqipe tė Korēės. Mori pjesė nė Kongresin e Dibrės. Nė Qeverinė e pėrkohshme tė Vlorės tė kryesuar nga Ismalil Qemali qe kėshilltar dhe drejtor i pėrgjithshėm pranė saj(1914). Mė 1916 u emėrua drejtor i arsimit pėr Durrėsin, Elbasanin, Dibrėn, Matin dhe Pogradecin. Kėrkonte qė shqipja tė shkruhej e pastėr. Mori pjesė edhe nė KLSH.

12. Aleksandėr XHUVANI. Gjuhėtar, pedagog, tekstolog dhe njė ndėr studiuesit e shquar tė gjuhės shqipe. Lindi nė Elbasan, mė 14 mars1880 dhe vdiq nė Tiranė, mė 22 nėntor 1961. Mėsimet para i mori nė vendlindje dhe nė Cotil tė Maqedonisė. Pastaj vazhdoi studimet e larta nė Athinė, ku nė vitin 1906 u diplomua pėr filologji. Pėr tri vjet qe mėsues i gjuhės shqipe nė Shėn Mitėr Koronė. Mori pjesė nė Kongresin e Elbasanit (1909) dhe me hapjen e normales sė Elbasanit qe mėsues dhe mė vonė drejtor i kėsaj shkolle.

A.Xhuvani ishte bėrė i njohur , kur u mblodh KLSH me mbi mė shumė se 30 artikuj e studime me karakter gjuhėsor, pedagogjik e letrar qė kishte botuar nė gazetat dhe fletoret e kohės, si “Albania” e F.Konicės, “Shpnesa e Shqypnis”(Raguzė), “Kombi” (Boston), “Shkreptima”(Egjipt), ku nė kėtė organ qe edhe kryredaktor. Nė jetėn e tij kreu disa detyra tė rėndėsishme nė fushėn e arsimit.

13. Maksimilian LAMBERC. Albanologu austriak M.Lamberc lindi mė 1882 dhe vdiq, mė 1963. Ka pasur interes pėr gjuhėn , folklorin dhe letėrsinė shqiptare. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore erdhi nė Shqipėri ku mblodhi materiale folklorike. Ishte mbrojtės i tezės sė burimit ilir tė shqipes, duke sjellė argumente nga onomastika.

Me punimet e tij M.Lamberci luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr popullarizimin e gjuhės shqipe, folklorit dhe etnografisė shqiptare jashtė Shqiperisė.U ftua tė merrte pjesė nė KLSH dhe nė mbledhjen e dt.5.06.1917 thuhet se do t’i propozohet komandės austro-hungareze qė Lambertci tė jetė miss i KLSH.

14. Rajko NAHTIGAL. Linguist slloven. Lindi, mė 1877 nė Vovo Mesto tė Sllovenisė, ku edhe kreu shkollėn e mesme. Studimet universitare i ndoqi nė Universitetin e Vjenės pėr filologji sllovene dhe linguistikė krahinore.Aty u njoh me Ivan Prepotel dhe Gjergj Pekmezin qė e shoqėroi njė miqėsi e ngushtė. Mė pas shkoi nė Rusi ku doktoroi pėr shkencat filologjike. Mė 1913 u emėrua profesor i filologjisė sllave nė Universitetin e Gracit.

Nahtigali dha njė kontribut tė ēmuar nė pėrgatitjen e gramatikės sė gjuhės shqipe tė Gj.Pekmezit, mė 1908. Ai i bėri edhe njė analizė dorėshkrimeve qė pati nė dorė pėr tė saktėsuar alfabetet qė pėrdoreshin nė Elbasan.

Vdiq nė Lublanė, mė 29 mars1958 nė moshėn 81-vjeēare.

15. Imzot Vinēenc PRENDUSHI. Poet, folklorist dhe pėrkthyes. Lindi nė Shkodėr, mė 4 shtator 1885 dhe vdiq nė spitalin e burgut tė Durrėsit, mė 19 mars 1949. Pas mėsimevet tė para nė vendlindje, ndoqi studimet e larta nė Austri. Atje u diplomua pėr filozofi dhe teologji. Mblodhi folklor nė viset veriore, njė pjesė tė tė cilit e botoi me ndihmesėn e historianit austriak Karl Paē, me titull “Kangė popullore gegnishte” (Sarajevė, 1911). U shqua edhe si publicist, duke botuar kryesisht nė revistat qė dilnin nė Shkodėr nė atė kohė. U ftua tė merrte pjesė nė KLSH:

16. Sali NIVICA . Demokrat, publicist dhe mėsues. Lindi nė Kurvelesh, mė 1889 dhe u vra nė Shkodėr, mė 10 janar 1920.

Pasi ndoqi studimet nė Manastir dhe Janinė, S.Nivicėn do ta gjejmė mėsues nė Durrės. Mė pas do tė lėrė vendlindjen e do tė shkojė nė Turqi. Atje ku do tė japė mėsimin e gjuhės shqipe nė “Robert kolezh” tė Stambollit. Aty formoi njė shoqėri me emrin “Qarku letrar”. Pas Shpalljes sė Pavarėsisė do tė kthehet nė Shqipėri dhe ku do tė bashkėpunojė me Muēo Qullin nė gazetėn “Populli” qė dilte nė Vlorė dhe nė fillim tė vitit 1915 do tė botohej nė Shkodėr. Gjatė viteve 1914-1915 do tė bėjė pjesė nė Komitetin e fshehtė ose “Krahu kombėtar”qė vepronte nė fillim nė Durrės e pastaj nė Shkodėr. Nė vitin 1916 do tė shkojė si mėsues nė Berat dhe mė vonė do tė caktohet inspektor nė Drejtorinė e pergjithshme tė arsimit qė ndodhej nė Shkodėr e drejtohej nga L.Gurakuqi.

17. Josif HAXHIMIMA . Publicist, poet, mėsues dhe pėrkthyes. Lindi nė Elbasan, mė 1884 dhe vdiq, mė 1947. Studioi nė Manastir. Aty kreu edhe detyrėn e korrespondentit tė gazetės “Lirija” qė drejtohet nga Mithat Frashėri. Mori pjesė nė Kongresin e Elbasanit(1909) si delegat i shoqėrisė “Afėrdita” tė Elbasanit. Qe drejtor i shkollės qytetėse tė Elbasanit gjatė qeverisjes se Ismail Qemalit, mėsues nė shkollėn normale, nėpunės nė administratėn juridike tė kėtij qyteti (1915). Merr pjesė si i ftuar nė KLSH.

Nė procesverbalin e KLSH qė fillon mė 1 shtator 1916 dhe pėrfundon mė 22 maj 1918 e qė ruhet nė Arkivin e Shtetit, janė protokolluar 63 mbledhje(13) . Mbėshtetur kėtu po i rreshtojmė pjėsėmarrėsit sipas numrit tė mbledhjeve qė kanė marrė pjesė:

1.Luigj Gurakuqi 54 mbledhje 2.Luigj Naraēi 50 3.Mati Logoreci 46 4 Sotir Peci 39 5. Ndue (Anton) Paluca 38 6.Gjergj Pekmezi 34 7.Hilė Mosi 30 8.Dom Ndre Mjeda 28 9. Atė Gjergj Fishta 27 10.Josif Haxhimima 24 11.Maksimilian Lamberc 12 12.Atė Ambroz Marlaskaj 10 13.Sali Nivica 7 14.Hafiz Ali Korēa 5 15. Imzot Vincenc Prendushi 4 16.Aleksandėr Xhuvani 3 17.Rajko Nachtigal 2.

Siē del nga procesverbali i mbledhjeve, pjesėtarėt mė veprues kanė qenė L.Gurakuqi, L.Naraēi, M.Logoreci, S.Peci, Nd.Paluca, Gj.Pekmezi, H.Mosi, Nd.Mjeda, Gj, Fishta, J.Haxhimima dhe M.Lamberc. Gjithashtu jo tė gjithė pjesėmarrėsit vazhduan punėn qė nga fillimi. S.Peci do tė marrė pjesė gjatė vitit 1916 deri mė 3 korrik 1917, H.Mosi merr pjesė nė Komisi prej dt.24 shtator 1916 dhe vazhdon deri nė mbledhjen e dt.24 shtator 1917, Ndue Paluca nga 11 dhjetor 1916, S.Nivica do tė aktivizohet prej dt.6 shkurt 1918 etj. Nga 17 pjesėmarrės , dy janė albanologė: R.Nahtigal qė vjen nė Shkodėr mė 26 prill 1917 dhe M .Lamberc. Ata kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė KLSh.

Struktura e kėtij institucioni ka qenė e tillė: njė kryetar, i emėruar nga Komanda ushtarake austro-hungareze, njė sekretar (Nė “Laimet...” thuhet : ”Sekretari i komisisė do tė jetė nji ndėr sekretarėt Drejtorisė sė arsimit, tue qenė se Komisia gjithmonė do tė ketė marrėdhėnie me Drejtorinė e arsimit.) disa miss, disa miss me korrespondencė dhe tė ftuar. Disa janė paguar, disa jo, disa kanė kryer edhe detyra tė tjera. Anėtarė do tė ishin 7, por ky numėr mund tė rritej nė 12. Sipas statutit tė pėrkohshėm tė KLSH tė miratuar nga korpskomanda austriake mė dt.4 shtator 1916 thuhej se missėt do tė mblidhen ēdo ditė 1-3 orė. Por nė mbledhjen e 16 shtatorit 1916 u morėn edhe kėto vendime pėr t’u pasqyruar nė rregulloren ose statutin e Komisisė. Anėtarėt e Komisisė do tė mblidhen tri herė nė javė nga dy orė. Ēdo mbledhje do tė protokollohet, do tė caktohet tematika pėr tė cilėn do tė diskutohet, vendimet do tė merren me shumicė votash dhe pėr zgjidhjen e ndonjė problemi me rėndėsi mund tė aktivizohet ndonjė dijetar i huaj qė njihet si autoritet nė filologjinė shqiptare. Por edhe statuti u pėrpunua qė t’i pėrgjigjej mė mirė realitetit tė kohės. Kėshtu nė mbledhjen e dt. 7.12 .1917 u miratua rregullorja me ndryshimet pėrkatėse. U pėrcaktuan edhe njėherė objekti i punės sė KLSH, detyrat qė do tė ketė komiteti veprues, kryetari, sekretari, bibliotekari etj. Por jo gjithēka mbeti e pandryshuar, ashtu siē ishte nė statut.

Kryetar i KLSH u caktua nga Komanda ushtarake austriake dr.Gjergj Pekmezi, i cili e kreu kėtė detyrė nga data 24 shtator 1916 deri mė 17 shtator 1917. Pėr largimin e Gj.Pekmezit nga KLSH ka dy njoftime tė kundėrta, tė dy tė botuara ne gazetėn “Posta e Shqipnies”. Nė nr. 89, tė dt.13 tetor 1917 thuhej: “Marrim vesh se i ndritshmi z.Dr.Gjergj Pekmezi, tė cilin kryekomanda e ushtrisė e ka pasė emnue kryetar nė Komisinė Letrare, ka hjekė dorė prej kėsaj zyreje. Kryekomanda i lutet qė ta mbajė prap atė zyrė, por tue pasė prej punėsh tė tjera nuk kishte si me iu shtrue kėsaj barre , e pranoi dorėheqjen e tij.” Katėr ditė mė vonė, mė 17 .10.1917 pas kėtij njoftimi gazeta “Posta e Shqypniės” jep njė njoftim tjetėr, qė e kundėrshton tė parin, bėrė nga vetė Gj.Pekmezi, ku thuhej: “ Dorėheqjen time e dhashė se s’kam qenė aspak i marrun vesh me vendimet e dhanuna pėrmbi ortografinė e gjuhės shqipe prej Komisisė Letrare , tue u ndodhė pėr pushime nė Vjenė... ”Pastaj detyra e kryetarit iu ngarkua L.Gurakuqit. Por Gurakuqi , disa muaj mė parė e pikėrisht qė nga 15 prilli i vitit 1917 me urdhėr tė komandės ushtarake kishte kryer detyrėn e zv.kryetarit tė Komisisė.Kur u emėrua Gurakuqi kryetar, zėvendės i tij u bė Mati Logoreci. Nė fillim tė punės sė Komisisė sekretar u zgjodh A.Marlaskaj , por u zėvendėsua shpejt nga Luigj Naraēi

KLSH kėrkoi tė shtrijė veprimtarinė e vet gjithandej nėpėr Shqipėri. Pėr kėtė qėllim ajo caktoi edhe anėtarė korrespondentė, si Sh.Gjeēovin etj. Kėta veprimtarė do tė ndihmonin Komisinė me materiale tė mbledhura nga goja e popullit etj. Kėshtu nė shkresėn qė i dėrgon Shtjefėn Gjeēovit, kryetari i komisisė Gj.Pekmezi , mė 8.11.1916 jo vetėm e njoftonte se ishte emėruar anėtar korrespondent i KLSH, por i kėrkonte tė dėrgonte “ pėrralla dhe kėngė popullore t’atyne viseve”, por kėta duhet tė mblidhen mirė dhe tė pėrshkruhen “krejt ashtu siē tregohen dhe kėndohen si nga ana e dialektit , ashtu edhe rreshtimi i fjalėve (tė jetė, T.O.) i pandryshuem fare.” Nė pėrgjigjen qė i jep Shtjefėn Gjeēovi nga Thethi , mbasi e falenderon pėr emėrimin si anėtar korrespondent , i shkruan: “Unė si gjithėherė edhe prej tashit do tė pėrpiqem me cenė (=zell, T.O.), pėr t’mbledhun t’visarit t’literaturės sonė prej gojet t’kombit...” por ai shpreh shqetėsimin nėse ka pėr tė gjetur subjektet qė interesojnė. Nė AQSH ruhet edhe letėrkėmbimi me atdhetarė tė tjėrė, si Sali Ēeka, Sali Gjuka , tė cilėt nė letėrkėmbimin me KLSH shfaqin mendimet e tyre pėr ēėshtje tė ndryshme tė gjuhės.14)

Me tė vėrtetė shumica e pjesėmarrėsve ishin nga Shkodra, por prania e intelektualėve nga qytete tė tjera tė Shqipėrisė, si S.Peci, A.Xhuvani, H.Ali Korēa e J.Haxhimima ishte njė element i pėrparuar i Komisisė, qė vėmendjen nuk e pėrqendroi vetėm tek intelektualėt shkodranė, por i dha njė hapėsirė mė tė madhe dhe njė shtrirje mė tė gjerė, duke e konceptuar veprtimtarinė e saj si njė ēėshtje mbarėkombėtare dhe vendimet qė mori, qenė mjaft tė pėrparuara pėr kohėn.

* * *

Cilat ishin objektivat dhe problemet qė mendonte tė shqyrtonte dhe tė zgjidhte Komisia Letrare Shqipe nė Shkodėr?

Nė agim tė shekullit XX Kongresit i Manastirit miratoi alfabetin e sotėm. Por kjo nuk ishte e gjitha. Kishin nevojė pėr t’u diskutuar e zgjidhur edhe probleme tė tjera tė gjuhės dhe tė kulturės, tė cilat paraqisnin interes tė veēantė pėr pėrparimin e kombit tonė, por qė shumė prej popujve tė Evropės i kishin zgjidhur me kohė, si njėsimin e gjuhės sė pėrbashkėt, hartimin e njė kodi drejtshkrimor etj. Kėshtu Komisia Letrare Shqipe do tė merrej me lėvrimin e gjuhės shqipe dhe me zhvillimin e letėrsisė dhe pėr nevojat e ditės edhe “me tė ndrequnit e drejtė dhe tė arsyeshėm tė ortografisė, e pėrsa mundet pėr tė gojėt shqiptare”. qė do tė pėrdoreshin nė kėto botime, si dhe nė fusha tė tjera tė dijes. Pra ajo kishte pikėsynimet e saj, si pėrcaktimin e bazės dialektore tė gjuhės sė shkollės dhe tė administradės dhe tė normativizimit tė saj, hartimin e rregullave drejtshkrimore dhe krijimin e njė terminologjie shkollore dhe tė administradės sė njėsuar.(15). Ndėrsa nė pėrmbledhjen e dokumenteve tė shpallura nga komanda e trupave austriake nė Shqipėri, thuhej se KLSH pati si detyrė “t’i shėrbejė organizimit arsimor tė ardhshėm dhe veēanėrisht duhet tė synojė t’i shėrbejė zhvillimit tė mėtejshėm nėpėrmjet pėrmirėsimit tė gjuhės shqipe dhe njėsimit tė drejtshkrimt, krijimit tė fjalėve tė reja, botimit dhe korrektimit tė librave.”16

Pėr gjuhėn e pėrbashkėt shqipe

Komisia Letrare diskutoi edhe pėr gjuhėn letrare tė pėrbashkėt, ku pati polemikė dhe diskutime te zjarrta. Kjo ēėshtje ishte e kushtėzuar nga shumė faktorė politikė e shoqėrorė, kulturorė dhe arsimorė dhe ishte njė pikė nyjė qė nga Rilindja jonė Kombėtare. Dhe diskutimi nė komisi bėhej pėr kėtė problem, kur disa nga anėtarėt efektivė dhe korrespondentė i kishin shprehur me kohė mendimet e tyre nė shtypin periodik pėr rrugėt e formimit tė gjuhės letrare shqipe.

Pėr Luigj Gurakuqin ajo ishte njė kėrkesė e hershme. Kėsaj ēėshtjeje ai i kishte dhėnė rėndėsi tė veēantė qė nė vitet e para tė veprimtarisė sė tij. Si njohės i mirė i dy dialekteve tė shqipes mori pjesė pėr zgjidhjen e kėtij problemi qoftė me shkrimet qė botoi, qoftė nėpėrmjet lėtėrkėmbimit. Nuk i kishte mbushur ende 20 vjetėt, kur autori ynė, nė njė letėr qė i shkruante De Radės, shtronte nevojėn e mbledhjes sė njė kongresi gjuhėsor ku mund tė zgjidhej edhe problemi i gjuhės letrare shqipe. “...Pėrpjekjet tona do tė shkojnė gjithnjė kot, theksonte L.Gurakuqi, derisa tė mos vendosim qė tė mbajmė njė kongres gjuhėsor nė tė cilin tė mblidhen shqiptarėt nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, nga Italia, Greqia, Rumania, Egjipti etj. Atėherė mund tė vendosej pėr gjuhėn (letrare,T.O.) dhe mė pas tė formuloheshin alfabeti dhe gramatika..”(17). Pėrsėri me kėtė problem do tė merrej edhe nė vitet e mėvonshme, duke botuar disa artikuj nė shtypin e kohės, si: “Themelimi i gjuhės letrare”, “Gjuha e shkencave”, “Pėr themelimin e njė gjuhe letrare” etj. Mė 1905 Gurakuqi shkruante: “ Zgjidhme , pothuaj, ēėshtjen e abesė, tash do tė mundohemi me u marrė vėsht edhe mbi ēėshtje tė orthografisė, e cila ka nji randėsi t’madhe fort pėr themelimin t’nji gjuhe letrare shqipe, sa mund t’thona se nuk kena kurrė me mėrrijtė kėtu derisa mos t’zgjidhim e mos t’ngulim nji mėnyrė tė posaēme e t’veēme pėr me shkrue nji fjalė si toskėnisht, si gegėnisht.” L.Gurakuqi po ecte nė vazhdėn e rilindėsve tė mėdhenj pėr njėsimin e gjuhės letrare shqipe, duke pasur pikėpamje shumė racionale qė i shėrbenin bashkimit kombėtar tė popullit shqiptar. Ai jo vetėm qe nė ballė pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje, por do tė jetė edhe zbatues i njė gjuhe me prirje afruese. Kėshtu mund tė pėrmendim artikujt “Kryengritja e gegėrisė”, “Kryengritja shqiptare”, “Lėvizja e ushtrisė turke”, “Ja halldup , ja shqiptar” etj. Me njė formim dhe me pikėpamje tė tilla do tė diskutojė nė Komisi pėr kėtė problem.

Njė qendrim realist pėr gjuhėn e pėrbashkėt shqipe ka mbajtur Dom Ndre Mjeda. Kjo vėrehet nė veprat e para tė autorit. Megjithėse ėshtė shkruar nė njė tė folme dialektore, megjithatė ajo ėshtė e pėrpunuar dhe e zgjedhur. Respekton grupet e bashkėtingėlloreve mb, nd, ng, duke i shkruar tė plota, pėrdor ė-nė e patheksuar etj. Ai u pėrpoq , nė njė farė shkalle pėr t’i kapėrcyer veēoritė e ngushta krahinore, qė pasqyrohet nė shkrimet e tij qoftė nė poezi, qoftė nė prozė, duke dhėnė kėshtu njė ndihmesė sado tė vogėl pėr problemin e gjuhės letrare shqipe. “Mjeda, shkruan M.Domi, punoi pėr ta fruar variantin verior tė gjuhės letrare sa mė shumė me atė tė variantit jugor.”(18)

S.Peci, nė mendimet e tij pėr gjuhėn letrare pati luhatje. Nė shkollėn normale tė Elbasanit kishte pranuar qė tė pėrdorej njė gjuhė e pėrbashkėt, por pa kaluar 2-3 vjet ndėrron mendim, duke kėrkuar qė zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje t’i lihet kohės. Njė mendim tė tillė S.Peci e shfaq nė parathėnien e librit “Viti premtar i gramatikės”. Nė vitet e mėvonshme do tė jetė njė ndėr pėrkrahėsit aktiv pėr zgjidhjen e problemit tė gjuhės sė pėrbashkėt shqipe. Nė Komisinė Letrare miratoi vendimin e saj pėr kėtė ēėshtje dhe nė shkrimet qė do tė botojė, do tė zbatojė atė qė zgjidhi KLSH. Kėtė e dėshmon edhe dorėshkrimi i fjalorit tė autorit.

Hilė Mosi ishte njė nga pjesėtarėt mė tė rinj tė KLSH. Kujdes tregoi pėr njėsimin e alfabetit tė shqipes.Vėmendje autori i ka kushtuar dhe gjuhės sė pėrbashkėt shqipe. Edhe Mosi si Gurakuqi kėrkonte qė “tė bėjmė njė kongres tė shkrimtarėve dhe tė vjershėtarėve tanė edhe t’i hedhim njė themel tė shėndoshė gjuhės sonė amtare, e cila do tė ishte e ardhmja e Shqipėrisė sė re.”19) .Puna e tij nė kėtė fushė ėshtė vlerėsuar nga studiuesit tanė. “Ėshtė i pari shkodran intelektual qė e shkroi aq bukur e aq hijshėm toskėrishten letrare. Pikėpamjet e veta rreth gjuhės sė njėsuar shqipe ai i shprehu nė vargun e artikujve titulluar: Gjuha letrare”, Shtjerrtime mbi gjuhėn letrare”, “Bisedime gjuhe” etj.”, shkruan J.Kastrati.20)

Pėr gjuhėn letrare shqipe, pėr zgjidhjen e saj nė kėtė pėriudhė kishin shfaqur mendimet e tyre edhe albanologėt. Kėshtu Maksimilian Lamberci mori pjesė nė disa mbledhje tė Komisisė. Ai kishte kryer njė ekspeditė gjuhėsore nė disa vise tė Shqipėrisė Veriore. Mė 1917 kryen edhe njė ekspeditė tjetėr gjuhėsore nė njė pjesė tė Shqipėrisė sė Mesme dhe tė Jugut, ku arriti nė kėtė pėrfundim: “Dialektet e gjithė krahinės ē’merr prej Krujės dhe Durrėsit deri nė Tiranė,Peqin dhe Elbasan, bashkė mė Ēermenikė , gjuhėn e tė cilėvet unė e njoh qysh pėrpara, tė gjithė sė bashku pėrbajnė po thua nji njisi ...Edhe krahina e malit tė Shpatit edhe e Dumresė nga jugu i Elbasanit dhe i viseve tė Shkumbinit e deri nė rrjedhė tė Zemenit dhe tė Devollit ...duhet... me u njehė nji tufė dialektore tė Elbasanit.”21) Ai nuk ishte pėr njė gjuhė letrare tė pėrzier gegė-toskė, qė nuk flitet gjekundi, por ishte kundėr hapjes sė njė gremine tė thellė midis njerėzve tė shkollės, tė kulturės e tė zyrave dhe tė popullit tė thjeshtė, kundėr krijimit tė njė dygjuhėsie artificiale(22). Prof. E.Ēabej pėr kontributin e Lambercit nė Komisinė Letrare shkruan: “Ai ndihmoi mjaft pėr rregullat orthografike qė u vendosėn atje tė abstrakoheshin nga shqiptimi real e njėkohėsisht tė mbėshteteshin nė njė normim tė varianteve qė ekzistojnė nėpėr dialekte, duke pajtuar parimin fonetik me parimin e gjuhėsisė krahasuese.”(23)

Diskutimi pėr zgjidhjen e problemit tė gjuhės letrare u hap disa muaj pasi ishte krijuar Komisia Latrare (mbledhja e dt.21 nėntor 1916), ku pėr herė tė parė ēėshtja e ortografisė i lidh me ēėshtjen e gjuhės sė pėrbashkėt administrative. Megjithėse u pėrdoren terma jo tė njėjtė, si gjuhė e pergjithtė, gjuhė e pėrbashkme, gjuhė letrare, gjuhė administrate mbizotėroi mendimi qė standardi gjuhėsor duhet tė pėrdorej nė gjuhėn e shkrimit dhe duhet tė ishte i detyrueshėm pėr shkollat dhe administratėn shtetėrore. Propozimet qė u bėnė dhe zgjidhjet qė u dhanė nga KLSH, u mbėshtetėn nė realitetin gjuhėsor tė shqipes me dy kryedialekte dhe pėrvojėn e tyre letrare, si dhe me historinė e gjuhėve letrare tė vendeve fqinje. Nė teoritė gjuhėsore tė kohės theksohej teza e rolit tė qendrės, me forcė vepruese nė zhvillimet gjuhėsore tė zonave tė tjera.24)

Ky problem sa ishte i vėshtirė, aq ishte edhe delikat. Ēėshtja duhej shtruar si nė rrafshin teorik, ashtu edhe praktik. Filologu Gj.Pekmezi nė cilėsinė e kryetarit tė Komisisė shprehte dyshimin se ”a mundet Komisia me ia mbėrrijtė kėtij qellimi”, por L.Gurakuqi gjithnjė i gatshėm pėr tė zgjidhur shumė ēėshtje tė karakterit kulturor ndėrhyri, duke thėnė: “se qellimi ma i parė i Komisisė do tė jetė lėvrimi i gjuhės dhe zhvillimi i letėrsisė.” Por ēdo gjė nuk mund tė shkonte sipas dėshirave tė njėrit apo tjetrit autor. Ata ishin personalitete tė afirmuara tė kulturės sonė. Prandaj debati vazhdoi. Fishta ngrinte problemin qė nė fillim duhet nisur “me sheshtimin e ortografisė”, ndėrsa Sotir Peci shtroi para anėtarėve tė Komisisė pyetjen: “nė ka Komisia nė gji tė saj elementet e nevojshėm pėr me ba njė gjuhė administrate nė mėnyrė qė tė jetė e kuptueme prej tė tane viseve tė Shqipnisė, mbasi sot pėr sot tė shkruem janė dialekti i Shkodrės edhe ai i toskėnisė.” Nė kėtė debat morėn pjesė edhe anėtarė tė tjerė. Edhe Mjeda pyeti :”A mund tė fillohet sot veprimi apo asht nevoja me shqyrtuem e me krahasuem pėrpara dialektet qė tė mund tė gjinden forma tė pėrbashkėta.” Ndėrsa Fishta nė vazhdim tė diskutimit pėr gjuhėn e pėrbashkėt kėrkoi qė tė mos zgjatej dhe kjo ēėshtje tė merrte udhė “mbasi dialektet ma nė shej janė tė shkrueme e se puna nuk mund tė shtyhet

U vendos qė KLSH t’i hynte punės pėr tė zgjidhur kėtė problem. Nė mbledhjen e dt. 11 dhjetor 1916 ku morėn pjesė Gj.Pekmezi, Gj.Fishta, L.Gurakuqi, S.Peci, M.Logoreci, N.Paluca dhe L.Naraēi, kryetari Komisisė, pėrpara se tė paraqiste platfomėn se si mund tė zgjidhej kjo ēėshtje, deklaroi: “Nuk ka dyshim se kushdo prej nesh e di fort mirė se nuk mund tė jetė sot pėr sot qellimi ynė i parė ortografia , por pa dyshim nji gjuhė e pėrbashkme. Ajo na mungon e na duhet doemos. Asht e ditur se ku s’ ka gjuhė nuk ka as ortografi. Gjuha e pėrbashkme pra asht sot pėr sot qellimi ynė i parė dhe padyshim se asnji nė mes tonė nuk gjindet qė tė mos dėshirojė kėtė.” Pastaj paraqiti parimet mbi tė cilėn mund tė bėhej zgjedhja e bazės dialektore tė standartit tė shqipes, gjė qė tregonte pėr konceptet e qarta teorike tė anėtarėve tė KLSH. Pėr kėtė ai paraqiti tri mundėsi pėr tė realizuar kėtė objektiv:

1.- Tė merrej njė dialekt pėr bazė e prej kėtej tė bėhej njė skelet, i cili do tė mvishej e do tė zbukurohej paskėtaj me frazeologjinė e tė tėrė dialekteve tė tjera.

2.- Tė mbeteshin ...tė dy dialektet e sotėm tė shkruar, njėri afėr tjetrit duke i afruar ata e duke i pėrhapur tė dy me ēdo mėnyrė e nė tė tjera anėt e Shqipėrisė qė tė bėhet njė fėrkim i cili pa dyshim do tė shkaktojė atė flakė qė dėshirojmė.

3.- Tė merreshin parasysh vetėm ndryshimet tipike nė mes tė dy dialekteve edhe duke marrė pėr pasqyrė vetė gjuhėn... duke parė se ēka bėrė gjuha vetė nė kėto raste, t’i vemė edhe kėsaj pas.

Gjergj Pekmezi me tė vėrtetė shtronte parimet, por nuk ishte entuziast dhe shihte vėshtirėsi pėr zgjidhjen e kėtij problemi, mbasi kjo punė kėrkonte specialistė dhe njė kohė e gjatė. Pėr rrethanat ekzistuese ai pranonte tė mbaheshin tė dy dialektet ekzistuese. Gj.Pekmezi nisej nga motoja se ēdo fillim ėshtė i vėshtirė dhe duhet menduar mirė dhe me gjakftohtėsi se “mė mirė ngadalė dhe punė pak, por tė mirė, se me tė shpejtė e punė shumė po plot me gabime.” Ndėrsa L.Gurakuqi kėrkonte qė Komisia tė zgjidhte njė dialekt i cili tė ishte “si urė nė mes tė dy dialekteve”. Ndonėse ishte pėr tė folmen e Elbasanit , nuk e parapėlqente ashtu siē ishte, por shtronte problemin pėr tė gjetur forma tė mesme me pėrmirėsime pėr t’i futur nė gjuhėn e pėrbashkėt. Kurse nė diskutimin e tij Gjergj Fishta e ngrinte problemin nė qenien e njė literature nė tė folmen e Elbasanit. Dhe kur L.Gurakuqi i paraqiti shkrimet e K.Kristoforidhit , atėherė ai pėlqeu “qė tė merret pėr bazė dialekti i Elbasanit pėr gjuhė shkrimi.” Gjuha e shkruar prej K.Kristoforidhit u kundėrshtua nga Gj:Pekmezi dhe S.Peci. Ky i fundit tha se “shkrimet e K.Kristoforidhit nuk mund tė merren pėr bazė , se nuk janė shkruar thjeshtė nė gjuhė t’Elbasanit, po nė njė gjuhė gegėnishte tė pėrzieme , mbasi qellimi i tij pat qenė ta pėrhapi ungjillin nė nė gegėni dhe pėr kėtė e ka botue edhe toskėnisht. Sintaksa e shkrimit tė Kristoforidhit i afrohet me tė vėrtetė toskėnishtes, po edhe kjo rrjedh prej tekstit greqisht, i cili ka influencue nė dialektin toskėnisht. Mbas shumė debatesh dhe diskutimesh u arrit ky pėrfundim i formuluar nga Luigj Gurakuqi: “Tue qenė se dialekti i Elbasanit edhe ndėn pikėpamjen e formavet , por sidomos ndėn pikėpamjen e syntaksės asht si nji urė nė mes tė toskėnishtes dhe gegėnishtes, duhet tė zgjidhet si gjuhė shkrimi me ato rregulla artografike qė tė na duken tė drejta, tė arsyeshme. Por tue dhanė kėtė vendim , Komisija Letrare duhet tė mbajė gjithmonė parasysh detyrėn qi tė bahen kėrkimet e nevojshme, qi tė gjinden format e mesme, tė cilat tė afrojnė ndryshimet dialektologjike tė dy dialekteve.”(25) Ky vendim u pranua prej tė gjithė anėtarėve tė KLSH, duke u quajtur njė ngjarje solemne. Me kėtė zgjidhje KLSH synonte t’i vinte gjuhės letrare njė bazė dialektore sa mė gjithėpėrfshirėse qė tė konvergonin edhe tė folmet. Por kjo ēėshtje u rrah edhe nė mbledhje tė tjera. Pėr tė ndihmuar Komisinė Letrare, meqė nė bazėn e gjuhės sė shkruar u zgjodh e folmja e Elbasanit, u miratua propozimi qė tė sillej pranė Komisisė filologu shqiptar Aleksandėr Xhuvani, si njohės i elbasanishtes, i cili do tė ndihmonte pėr tė pėrmirėsuar gjuhėn letrare tė zgjedhur.Pėr kėtė zgjidhje qė bėri Komisia Letrare , pas 30 e ca vjetėve A.Xhuvani shkruan: “Por nė mbledhjet e asaj Komisie ku pata marrė pjesė edhe unė, duel ēėshtja e formimit tė nji gjuhe tė pėrbashkėt shkrimi dhe si bazė pėr kėtė punė u vendos qė tė merret gjuha e Shqipnisė sė mesme e ma fort ajo e Elbasanit. Pėr kėtė qellim ajo komisi vu disa rregulla pėr shkrimin e gjuhės e sidomos tė gegėnishtes. Kėto rregulla kishin pėr qellim qė tė afrojshin shkrimin e dy dialekteve dhe pė kėtė patėn influencėn e tyre mbi shkrimin e pastajėm tė gjuhės...”26) Si tė niste puna , atėherė do tė kėrkohej edhe njė albanolog i huaj, i cili do tė merrej me studimin dhe pėrmirėsimin e saj. A.Xhuvani u bashkua me mendimin qė kishte formuluar Luigj Gurakuqi pėr tė marrė si bazė tė gjuhės sė shkrimit ebasanishten. U diskutua se cila vepėr e K.Kristoforidhit duhej marrė pėr bazė e gjuhės pėrbashkėt. Fillimisht anėtarėt e KLSH ishin pėr “Dhiatėn e re”, ndėrsa A.Xhuvani pėlqente “Historinė e shenjtė” tė K.Kristoforidhit dhe “Gramatikėn e dialektit tė gegėrishtes jugore, mbėshtetur nė tė folmet e Tiranės. Durrėsit dhe Elbasanit” (Laipcig,1913) tė G.Vajgandit Kėto probleme, qė shkaktuan shumė diskutime nė Komisinė Letrare, vazhduan pėr shumė kohė, mbasi kjo ishte njė ēėshtje themelore pėr kulturėn shqiptare, kur nuk kishte pasur gjithnjė mendime tė njėjta. Pra nuk u kėrkua njė zgjidhje empirike , por shkencore dhe e arsyeshme. Prandaj puna e Komisisė pati vlera tė veēanta dhe nuk ėshtė vlerėsuar pėr shumė kohė nė nivelet e duhura pėr atė qė arriti . Kėtu duhet veēuar puna e bėrė dhe roli i rėndėsishėm qė luajti nė kėtė forum pėr kėtė ēėshtje nismėtari i saj Luigj Gurakuqi. Zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje kishte vėshtirėsitė e veta.

Pėr kėtė u kėrkua qė tė organizohej njė ekspeditė gjuhėsore nė Shqipėrinė e mesme, e cila do te merrej me studimet e nevojshme. U propozua qė tė merrte pjesė kėtu edhe Dom Ndre Mjeda.(mbledhja e dt. 21 mars 1917). Ėshtė shprehur mendimi se kjo detyrė iu ngarkua Dom Ndre Mjedės , meqenėse “ishte i afirmuar si studiues i thellė i shqipes, si njohės i dialekteve tona, si erudit, si shencėtar.”(27) Kjo ishte e drejtė, meqė Mjeda kishte pėrgatitjen e duhur gjuhėsore dhe ishte zotėrues i disa gjuhėve, gjithashtu ai ishte caktuar anėtar veprues i Komisisė(mbledhja e dt.11 dhjetor 1916). Ai kėtu ”duke qendruar larg ēdo qendrimi tė ngushtė lokalist u bė partizan i venies nė bazė tė gjuhės sė shkrimit tė njė tė folmeje tjetėr nga ajo me tė cilėn shkruante...”28.

Tre filologė: Gjergj Pekmezi, Dom Ndre Mjeda dhe Rajko Nahtigal, profesor i Universitetit tė Gracit nė Autri u nisėn pėr nė Elbasan, ku qendruan tri javė, prej dt.1 deri mė 21 maj 1917. Pasi u morėn me studimin e atyre dukurive qė u interesonin, filologėt hartuan njė raport pėr rezultatet e ekspeditės me titull “Raport rreth udhėtimit nė Shqipėrinė e mesme pėr qellime gjuhėsore”. R.Nahtigal e botoi nė gjermanisht promemorien, mė 1917, duke e titulluar “Mbi ēėshtjen e njė gjuhe shkrimi tė pėrbashkėt shkrimi”(Die Frage einer einheitlichen albanische Schriftsprache, Graz, 1917) tė shoqėruar me njė parathėnie dhe sqarime tė tjera pėr probleme tė ndryshme tė gjuhės. Promemoria u pėrkthye nga Dom Ndre Mjeda dhe u lexua nė mbledhjen e dt. 3 korrik 1917. Nė kėtė dokument ne njihemi me pikėpamjet e R.Nahtigalit pėr gjuhėn letrare, tė cilat i shpreh qė nė fillimet e saj. Ai menjėherė prononcohet se “zgjidhja mė e drejtė e problemit do tė ishte tė pėlqehej njėri nga dy dialektet ekzistuese, por qė tė pranohej nga tjetri, pavarėsisht se nga kjo anė ato janė tė njėllojtė dhe tė njė vlere.” Nahtigali nuk ishte qė nė bazė tė gjuhės tė shkruhej dhe tė vihej njė e folme periferike. Nė vazhdim pėr kėtė ēėshtje nė promemorje paraqet edhe dy alternativa tė tjera. Duke qenė se tė dy dialektet janė afėr njėri-tjetrit, atėherė mund tė ishte edhe kjo zgjidhje: tė futej nė shkollat e jugut gegėrishtja dhe nė ato te veriut toskėrishtja dhe tė nxitej botimi i letėrsisė nė tė dy dialektet. Kjo ndoshta mund tė ēonte nė njė zgjidhje tė natyrshme. Njė rrugė tjetėr ishte ajo e njė pėrzierjeje tė gėgėrishtes me toskėrishten, gjė tė cilėn autori e konsideronte njė produkt artificial fonetiko-gramatikor. Duke u mbėshtetur edhe nė praktikėn qė kanė ndjekur popujt e zhvilluar evropianė pėr kėtė ēėshtje, pėr autorin mė e pranueshme ishte “tė zgjidhej dialekti i mesėm si mjet ndėrlidhjeje nė pikėpamje gjuhėsore.” Megjithatė edhe pėr atė duhet punuar qė tė jenė sa mė afėr njėri-tjetrit dhe t’i mos qendojmė strikt vendimit tė marrė. Dhe autori, duke pranuar tė folmen e Elbasanit, bėn propozimet pėrkatėse pėr ndryshimet qė mund t’i bėheshin asaj qoftė me karakter fonetik, qoftė me karakter morfologjik dhe leksikor.

Idetė e tij Nahtigali i shtjellon dhe i pėrforcon edhe nė shtojcėn qė i bėn promemories. Pėrfundimi i tij ėshtė ky: “Mė mirė se njė koine e gegėrishtes sė Veriut me bazė shkodranishten ėshtė padyshim koineja e K.Kristoforidhit, mbasi unė kam gjithnjė parasysh interesin e gjithė popullit.” Kėtu nuk kemi njė analizė formale, por pėrkundrazi autori ka koncepte tė qarta pėr rrugėt e formimit tė gjuhės letrare e nė veēanti tė gjuhės shqipe, duke parapėlqyer atė rrugė qė sillte afrimin gegėrishtes letrare tė shkruar me atė tė toskėrishtes. Dhe gjuhėtarėt tanė i kanė venė re vlerat e punimit tė Nahtigalit.29) Pėr tė pati vėrejtje nga Luigj Gurakuqi dhe M.Lamberci.

Shtypi i kohės i bėri jehonė kėtij punimi. Gazeta “Posta e Shqynies” nė nr.94 tė dt.31 tetor 1917 bėnte kėtė vlerėsim: ”...sadoqė ndėr disa sende nuk mundena me kenė nji mendjet me auktorin e zellshėm, gjithnji po dishmojėm se shkrimi i tij pėrmbi ēashtje tė gjuhės shqype na u pėlqye fort, pse zhvillue me mjeshtriė t’madhe njashtu si mund tė pritej prej mendjet t’kthjellt t’nji dr.Nahtigalit. Tue botue i famshmi dietar kėtė vepėr i ka ba litratyrės shqype e kombit shqyptar nji sherbim t’madh , pse gjygjet e tij pėrmbi ēashtje t’gjuhės patėn gjithherė randsiė e kjenė ēmue edhe gjithherė si prej dijetarve tonė, ashtu edhe prej albanologve t’vendeve tjera”. Ndėrsa nė vitin 1977 Franc Jakobin nė njė shkrim botuar pėr kontributin e kėtij autori pėr shkencat albanologjike shkruan: “Punimi i pėrmendur (Promemoria, shėn ynė) i Nahtigalit nuk ėshtė vetėm paraqitje e gjendjes gjuhėsore nė Shqipėri me studimin e hollėsishėm tė dukurive qė janė relevante pėr krijimin e gjuhės sė pėrbashkėt letrare, porse edhe pasqyrim i simpatisė sė madhe tė Nahtigalit pėr popullin shqiptar . tė cilit i dėshiron arritje sa mė tė shpejtė tė institucioneve tė veta arsimore dhe kulturore.”30) Sigurisht nė Komisi rolin mė tė rėndėsishėm pėr kėtė ēėshtje e kanė luajtur ato figura qė kishin njė pėrgatitje tė veēantė filologjike.

Vitet e fundit jo vetėm ėshtė analizuar ky studim i Nahtigalit, por edhe ėshtė vlerėsuar.31), ndonėse, kohė mė parė, mendimet e tij pėr rrugėt e zgjidhjes sė roblemit tė gjuhės letrare shqipe tė njėsuar janė bėrė objekt kritike.32)

KLSH po jepte shpresa se do t’i realizonte objektivat e saj. Shtypi shfaqte interesimin e tij, duke pėrgatitur opinionin pėr vlerat e vendimeve qė do tė merrte, mbasi gjuha nuk rri gjithnjė nė njė vend. Ajo zhvillohet dhe pasurohet. Fletorja “Vėllaznija” qė dilte nė Vjenė , nė nr. 57, dt.14.5.1917 shkruante: “Gjithsecili atdhetar i vėrtetė ka me e kuptue lehtas sa randėsi tė madhe ka me pasė pėr ne vendimi i gjuhės letrare prej sė cilės kanė me rrjedhė fort shpejt fryte e dobi te panjehuna...Gjuha nuk asht si nji gur i vdekun, i cili s’ndėrron dot, jo, gjuha asht nji pjesė e gjallė e kombėsisė, e cila tue u rritė me zhdrivillim tė vet bahet ma e bukur dhe ma e pasun.” Ndėrsa S.Ēeka pėr pranimin e e tė folmes sė Elbasanit nė qendėr tė gjuhės sė pėrbashkėt shkruante: “Pranimi dhe zbatimi i dialektit historik tė Elbasanit dhe pėrgjithėsimi i tij nė qeveri me kulturė shkollore tė truallit tonė asht nji pėrparim i paēmuar dhe nji ēap pėr bashkimin politik dhe letrar e tė dy copave tė pashqitshme tė Veriut e tė Jugės”33)

Kėshtu pėrpjekjet e rilindėsve tanė pėr afrimin e varianteve letrare dhe njėsimin e gjuhės sė shkruar gjetėn shprehjen e tyre edhe nė vendimet e Komisisė Letrare tė Shkodrės34).

Arritjet e saj patėn rėndėsi tė veēantė se qe njė tubim shumė i pėrgatitur dhe vlerat e saj janė tė padikutueshme. Problemet qė shqyrtoi i analizoi me kompetencė shkencore dhe ēėshtjet qė kėrkoi tė zgjidhė ishin shumė tė avancuara dhe dobiprurėse pėr kulturėn shqiptare. Sot gjuhėtarėt tanė po pėrpiqen qė t’i evidentojnė arritjet e saj. “Komisia Letrare Shqipe, shkruan B. Beci, ishte nismėtarja e standardizimit tė shqipes sė shkruar qė nė tė vėrtetė mund tė vlerėsohet si pėrpjekja e parė serioze dhe me arritje tė dukshme e zbatimit tė njė politike kulturore e gjuhėsore kombėtare qė synonte jo vetėm zhvillimin e kulturės dhe tė arsimit tonė kombėtar, po edhe zgjidhjen e problemit madhor tė gjuhės letrare shqipe a tė shqipes standarde.”35)

Menjėherė nė vendimet e Kongresit Arsimor tė Lushnjes (15-25 gusht 1920), duke mbėshtetur arritjet e KLSH pėr ēėshtjen e gjuhės sė pėrbashkėt, theksohej se “si gjuhė letrare mbas sė cilės do tė shkruheshin librat shkollorė u muer pėr themel dialekti i Elbasanit me disa pėrmirėsime, tue rusejtė do ndryshime tipike qė u pėrkasin formave etimologjike tė fjalėve tė ruajtuna mrė nė dialektin toskėnisht e nė disa nėndialekte tė gegėnishtes.”36)

Pėr drejtshkrimin e shqipes

KLSH diskutoi pėr tė zgjidhur njė ndėr problemet e rėndėsishme dhe tė ngutshme hartimin e rregullave tė drejtshkrimit tė gjuhės sonė, njė punė sa e vėshtirė aq edhe me vlera tė mėdha pėr zhvillimin e gjuhės sonė, pėr njėsimin e shkrimit nė tė gjithė aktet zyrtare, nė botimet dhe nė tekstet shkollore. Pėr tė parėn herė nė historinė e gjuhėsisė shqiptare, do tė hartohej njė kod drejtshkrimor qė ėshtė konsideruar nga J.Kastrati “pikėnisje e normalizimit tė shqipes sė shkruar tė pėrbashkėt.”37), ndėrsa “Rregullat ...” kodifikimi i parė i drejtshkrimit tonė.”38) Ishte njė punė sa shkencore aq atdhetare dhe fisnike.

Si i zgjidhi problemet e drejtshkrimit tė shqipes Komisia Letrare? Sigurisht qė nga ky organizėm nuk mund tė pritej gjithēka, kur shteti shqiptar jo vetėm qė nuk ishte konsoliduar, por ishte edhe i pushtuar. Megjithatė anėtarėt e Komisisė u nisėn nga dėshira pėr t’i dhėnė rrugė zgjidhjeje kėtij problemi, pėr tė hartuar rregulla tė tilla qė t’u shėrbenin tė gjithėve, gjė qė bėri qė t’i zgjidhė drejt disa ēėshtje drejtshkrimore, ndonėse nė mbledhje tė ndryshme pati debate dhe diskutime tė forta. Anėtarėt ishin pėr tė hartuar njė drejtshkrim sa mė tė njėsuar. Kėshtu Komisia po ecte nė vazhdėn e disa zgjidhjeve, ndonėse tė pjesshme qė ishin trajtuar mė parė.

Nga diskutimet dhe debatet u vendos pėr tė hartuar “njė ortografi sa ma tepėr tė pėrbashkėt pėr tė dy dialektet”(mbledhja e dt.13.11.1916). Por ky problem nuk pėrfundoi me kėtė mbledhje, por vazhdoi. Nė fillim u caktuan parimet qė do tė zbatoheshin pėr zgjidhjen e problemeve drejtshkrimore. Kėshtu Komisia shpalli parimin fonetik si parimi i gjithė praktikės gjuhėsore tė shqipes, pra “0rthografia e gjuhės shqipe duhet tė ishte pėrsa mundej fonetike d.m.th. gjuha do tė shkruhej ashtu siē flitej prej popullit. Si themel i orthografisė do tė merrej dialekti i Elbasanit me disa pėrmirėsime.” Ėshtė theksuar se zbatimi i parimit fonetik ėshtė nė thelb njė parim demokratik i gjuhės letrare, gjė qė do tė thotė se gjuha letrare shqipe buron drejtpėrdrejt nga gjuha e popullit.39). Ky parim i pėrcaktuar qė me Komisinė Letrare Shqipe mbeti si parim kryesor i drejtshkrimit tė shqipes sė sotme. Parimi fonetik dhe e folmja e Elbasanit nuk qenė diēka e vendosur nė mėnyrė tė ngurtė. Prandaj Komisia Letrare pėr mjaft probleme qė diskutoi, nuk u mbėshtet vetėm nė dialektin qė kishte marrė pėr bazė, por kėrkoi zgjidhje sa mė racionale edhe pėr tė zbutur ndryshimet nė mes dialekteve tė shqipes. Ajo nuk u mbėshtet vetėm nė parimin fonetik, mbasi, siē thuhet nė nenin 2 tė statutit, nė pėrmirėsimet “do tė hyjnė disa ndryshime tipike, tė cilat u pėrkasin formave etimologjike tė fjalėve tė ruajtura mė mirė nė dialektin toskėnisht e nė disa nėndialekte tė gegėnishtes”. (Rregullat...,1917,bot.II, f.5.) Pra Komisia gėrshetoi parimin fonetik me parimet e tjera, duke lejuar qė tė pėrdoreshin edhe dysorėt normativė, qė pėr kohėn fliste per njė parashikim mė tė largėt tė saj. Nė mbledhjen e dt.29 janar 1917 u miratuan “Parime e rregulla mbi irthografinė e gjuhės sė shkrueme”, qė ėshtė varianti i parė. Ndonėse qe pėrpjekja e parė serioze pėr t’i kodifikuar problemet drejtshkrimore , diskutimi vazhdoi edhe edhe pėr ēėshtje tė tjera drejtshkrimore, ddduke bėrė qė tė hartohej njė variant i dytė, i cili u miratua nė mbledhjen e gushtit tė vitit 1917. Por gjithēka u pa nė perspektivė .” Me gjithė kėtė, thuhej nė “Rregullat...” Komisija Letrare, sot pėr sot, e sheh me arsye qė kėto dy parime tė mos ndiqen fjalė pėr fjalė e tė metat qė do tė ketė kėjo mėnyrė orthografie, ja len kohės s’ardhshme e shpreson se zhdrivillimi i gjuhės ka pėr ta gjetė vetė udhėn e mesme.” Dhe shėnohen disa nga rastet e pėrdorimit tė kėtyre dysorėve. Kurse nė parathėnien e botimit te dytė( tetuer 1917) shėnohej : ”Tue u mbėshtetun mbi kėto kėrkime Komisia Letrare dau qė me i pėrmirsuem nė disa pika Rregullat e orthografis, sidomos pėrsa u pėrket formavet tė dyzueme , nga tė cilat zgjodhi ato, qė ma tepėr i pėlqejnė fonetikės sė dialektit tė marrun pėr themel

Komisia Letrare po bėnte njė hap pėrpara pėr zgjidhjen e shumė problemeve drejtshkrimore, duke i afruar nė tė shkruar tė dy variantet letrare. Pranoi tė shkruhen tė plota togjet e zanoreve ie,ue, ye qė nė dialektin e Veriut ato ishin monoftongizuar.(Nė “Rregullat...” thuhej se janė tė tilla si nė toskėnisht e nė disa nendialekte tė gegėnishtes.) Edhe grupet e bashkėtingėlloreve mb, nd, ng, ngj, qė nė kėto tė folme ishin asimiluar, duhet tė shkruheshin tė plota, si nder, mbush, kambė etj. Njė punė pararendėse kishte bėrė qė mė 1879 Pashko Vasa te proza historike “Shqypnija dhe shqyptart”40), megjithėse nuk ishte gjithnjė konsekuent. Kėto zgjidhje qė dha Komisia, kishin rėndėsi se i shėrbenin thjeshtėsimit e njėsimit tė drejtshkrimit tė shqipes.

Vend mė i gjerė iu kushtua zanores ė, ku janė pėrcaktuar disa rregulla pėr pėrdorimin e saj. Duke ecur nė gjurmėt e autorėve tė vjetėr dhe tė rilindėsve, anėtarėt e Komisisė Letrare u pėrpoqėn, (ndonėse jo gjithnjė ia arritėn qėllimit) qė zanorja ė tė pėrdorej edhe nė ato pozicione, kur nė tė shumten e tė folmeve tė Veriut dėgjohej pak ose kishte rėnė fare.:”Kur KL nė parimet dhe rregullat qė caktoi aty nga fillimi i vitit 1917, shkruan E.Ēabej, vendosi qė zanorja ė e patheksuar, grupet e zanoreve ie,ue dhe ye dhe grupet e bashkėtinglloreve mb,nd dhe ngj do tė shkruhen tė plota, ashtu si i ruan kėto toskėrishtja dhe pjesėrisht edhe disa nėndialakte tė gegėrsishtės, ajo mund tė shtonte dhe tė thoshte qė ashtu tė plota kanė ekzistuar ato dhe janė shkruar shekuj mė parė nė krejt truallin e gegėrishtes dhe se janė tė gjithėmbarme tė shqipes.41) Pra kėrkohej tė shkruhej aty “ku e lyp etimologjia e ku shqiptohet nė toskėnishte.” Kėshtu, duke ndjekur edhe traditėn e mėparshme, po rivendosej nė shkrim ė-ja fundore nė fjalėt parafundore dhe ė-ja e patheksuar nė trup tė fjalės. Zanorja ė do tė pėrdorej nė kėto pozicione: nė mes tė fjalės: shėndet, rrėfye, kėndue etj. nė fund tė fjalės, nė emrat e gjinisė femėrore, ku theksi bie nė rrokjen e parafundit: punė, mollė, lopė, pėlhurė etj. E ruajnė edhe disa emra tė gjinisė mashkullore pėr arsye tė gjatėsisė sė zanores sė theksuar, si burrė, djalė etj. Ndėrsa emrat e gjinisė femėrore me ėr, ėrr, ėl, ull shkruhen pa ė fundore: Shkodėr, kokėrr, vegėl, kumbull etj. Nė kėtė rast ato nuk po ecnin nė gjurmėt ė rilindėsve, por u mbėshtetėn nė gjuhėn e gjallė qė kjo ė nė kėtė pozicion kishte filluar tė regjohej edhe nė tė folmet e Jugut. Do tė shkruheshin mė ė fundore edhe disa mbiemra , si i butė, i mirė, i shpejtė etj. Pėr arsye tė gjatėsisė sė zanores sė theksuar do tė pėrdorej ė-ja fundore nė fjalet: shkojnė, bajnė, puntorė, kryetarė etj. Ndėrsa nė disa mbiemra, kryesisht me origjinė foljore , qė mbarojnė me rrokje tė theksuar dhe tė gjatė, marrin ė vetėm ato tė gjinisė femėrore: e fortė, e lirė, e thatė e ndonjė tjetėr. Pėr pėrdorimin e ė-sė Komisia dha zgjidhje tė kėnaqshme, ndonėse ishte njė nga problemet mė tė vėshtira pėr t’u zgjidhur pėrfundimisht, meqė ishte e kushtėzuar nga shumė faktorė dhe nga vetė zhvillimi i gjuhės letrare shqipe nė atė kohė. Megjithatė me zgjidhjet qė po jepeshin, drejtshkrimi ynė po hynte nė rrugėn e njėsimit gjithnjė e mė tė madh pėr shumė ēėshtje tė rėndėsishme drejtshkrimore. Edhe pas miratimit tė tyre diskutimet vazhduan. Si rrjedhojė, nė botimin e dytė tė “Rregullave...” janė zhdukur dysorėt drejtshkrimorė, gjithashtu edhe ndonjė rregull pėr pėrdorimin e ė-sė ose ėshtė hequr ose ėshtė thjeshtėsuar. Mbetėn pikėrisht ato zgjidhje qė do tė zbatohen mė vonė. Por nuk u pasqyruan tė gjitha rastet e mundshme tė pėrdorimit tė ė-sė.

Nė “Rregullat...” pėrcaktohej se gjatėsia e zanoreve do tė shėnohej vetėm nė botimet gjuhėsore .Kjo ishte njė pikė delikate , mospėrdorimi i sė cilės mė vonė, nga disa pati kundėrshtime. H.Mosi pėr kėtė ēėshtje nė mbledhjen e dt.24.09.1916 tha: “Mbasi vendimi i dhanun pėr tė shkruemit e ė-sė sė pazėshme ose tė regjuar nė fund tė emnave femėrorė i heq nderlikimet qė mund tė jenė nė vėshtim tė ca fjalėve, gjatėsia nuk asht nevoja tė shenjohet, pėrveē librave tė gjuhėsisė.” Ndėrsa theksi do tė vihej nė zanoret e gjata, kur krijojnė homonimi fjalėsh: drejtori-drejtorķ, bari-barķ etj. si dhe nė disa raste tė tjera.Theksi hundor, megjithėse ėshtė pranuar, por ėshtė kufizuar, duke u ruajtur nė dy tipa fjalėsh: zā,āsht dhe frź, mullī. Tė mosshkruarit e zanoreve tė gjata dhe kufizimi i theksit hundor kishte rėndėsi, mbasi lidhej me pėrcaktimin e sistemit fonologjik tė gjuhės letrare kombėtare(42), duke shėnuar ecje pėrpara dhe duke kapercyer praktikat krahinore pėr t’i ruajtur ato. Edhe nė kėtė aspekt KLSH duhet vlerėsuar, mbasi kėtu u hodhėn “jo vetėm themelet pėr pėrcaktimin e sistemit grafik e drejtshkrimor tė gjuhės sonė letrare, por edhe tė vetė sistemit tė saj filologjik.” (43) Megjithatė ajo nuk arriti tė japė njė kod tė atillė qė tė pasqyronte tė gjitha problemet drejtshkrimore tė gjuhės sonė. Por kėtu u hodhėn bazat e drejtshkrimit tė shqipes dhe, siē shkruan E.Ēabej “mund tė thuhet se vuri gurin themeltar nė normimin shkrimit e nė ortografinė e sotme tė shqipes(44)

Nė hartimin e kėtyre rregullave secili me ato njohuri filologjike qė kishte, dha ndihmesėn e vet, por, nė veēanti, mendoj se ėshtė fryt i punės sė L.Gurakuqit, Nd.Mjedės, S.Pecit dhe H.Mosit. Rol mund tė ketė luajtur edhe M.Logoreci. Kjo vėrehet nga diskutimet qė janė bėrė nė mbledhje tė ndryshme pėr problemet drejtshkrimore dhe qė janė pasqyruar nė procesverbalet e mbledhjeve. Nuk mund ta ketė kryer kėtė punė vetėm njėri nga anėtarėt, mbasi e kishte tė vėshtirė tė kapėrcente disa nga qėndrimet vetjake, qė ekzistonin nė zgjidhjen e kėtyre problemeve. Edhe vetė procesverbalet e mbledhjeve pėr kėtė periudhė dyvjeēare do ta shėnonin njė gjė tė tillė, meqė kjo ka qenė praktika e punės sė kėsaj komisie. Nuk pėrjashtohet fakti qė roli i ndonjė anėtari tė ketė qenė mė i madh pėr vetė kulturėn gjuhėsore qė kishte. J.Kastrati mendon se “Rregullat...” janė vepėr e Nd.Mjedės.(45)

Komisia Letrare u mor edhe me ēėshtje gramatikore dhe me ēėshtje tė tjera drejtshkrimore. Nė njė mbledhje u fol edhe pėr prirjen e pėremrave vetorė unė dhe ti, sidomos pėr rasat gjinore dhe rrjedhore tė tyre, pėr pėremrat dėftorė ky, kjo, ai, ajo dhe pėremrat e pacaktuar secili dhe gjithsecili (mbledhja e dt.24.prill 1918). Gjithashtu nė mbledhje tė tjera u diskutua pėr pėremrat i im, i em, e mi, i yt, i joti, i yni, e jonė, i juaj, e juaj. Ndėrsa pėr trajtat e shkurtra tė pėremrave vetorė nė pozicion enklitik u miratua qė ato tė shkruhen bashkė: epmė, ndėrsa trajtat e bashkuara tė pėremrave vetorė u vendos qė tė shkruhen me apostrof, ndonėse Nd.Mjeda e kundėrshtoi njė mendim tė tillė dhe kėrkoi qė tė shkruhen bashkė.(ma, ta) pa apostrof. Debate pati pėr shkrimin e trajtės sė bashkuar ia, pėr pjesėzėn u tė foljeve joveprore. Pėr emrat qė dalin me temė nė bashkėtingėllore, u vendos qė ato tė shkruhen me bashkėtingėllore tė zėshme, si nė trajtėn e shquar, ashtu edhe nė tė pashquarėn: zog-u

Pėr kėto probleme qė u diskutuan dhe pėr tė tjera, Komisia Letrare Shqipe vendosi qė “pėr tė gjitha format gramatikore tė gjuhės do tė mbėshtetet nė shkrimet e K.Kristoforidhit, ndėrsa pėr ato forma qė nuk gjinden nė kėto shkrime , atėherė do tė caktohen nga Komisia Letrare”(mbledhja e dt.8 maj 1918)

Duke u mbėshtetur nė procesverbalet e mbledhjeve, mėsojmė se nė diskutime kanė marrė pjesė aktive Luigj Gurakuqi dhe Dom Ndre Mjeda (46), tė cilėt luajėn njė rol tė rėndėsishėm edhe pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė tjera gjuhėsore qė do tė ndihmonin pėr zhvillimin e kulturės sonė kombėtare.

Jehona e vendimeve tė Komisisė Letrare qe pozitive. Komanda ushtarake austriake nė shkresėn nr.128/1 dėrguar Komisisė Letrare urdhėronte:“Qė prej datės sė kėtij urdhėni(Shkodėr, 24 fruer1917, Laimet..., f.17) , kėjo mėnyrė shkrimi e diftueme me anė t’atyne rregullave do tė ketė fuqi zyrtare edhe do tė shtihet pėrdorimi i kėsaj, pa kurrnji jashtėrregullim, nė tė gjitha aktet, nė tė pėrgjegjunit e nė tė kryemit e kėtyneve, n’urdhėnimet, nė botimet etj”. Ajo gjeti miratim gjithashtu nė Kongresin Arsimor tė Lushnjes(1920) dhe nga qeveria e Tiranės(1923). Ndėrsa kryeministri i asaj kohe Ahmet Zogu nė qarkoren nr.148, dt. 13.1.1923 porosiste: “... autorizohen zyrat kompetente qė nė shkrim tė akteve zyrtare gjithmonė tė pėrdoret dialekti i Elbasanit qė asht pranue si nji dialekt i pėrbashkėt e zyrtar pėr Shtetin tonė.” Pėr mė shume se nj ēerek shekulli drejtshkrimi i shqipes u mbėshtet nė “Rregullat...” tė hartuara nga Komisia Letrare.

Rregullat e drejtshkrimit qė u vendosėn, ishin tė lehta, tė thjeshta dhe tė kapshme, “pothuajse gjithėpėrfshirėse”. Sipas vlerėsimit tė S.Mansakut “Ajo u dha zgjidhje shkencore problemeve kyēe tė drejtshkrimit tė shqipes dhe parimeve teorike mbi tė cilat duhej tė mbėshtetej ai. Nė kėtė mėnyrė ajo dha njė kontribut tė madh pėr njėsimin e shqipes sė shkruar dhe krijoi njė bazė tė shėndoshė shkencore pėr zgjidhjet e mėvonshme qė nė shumė pika janė mbėshtetur te Komisia. Me punėn qė kreu Komisia Letrare, shqipja hyri nė njė etapė tė re tė pėrpunimit tė saj tė vetėdijshėm ,hyri nė hullinė e kodifikimit tė saj ,hulli e hapur nga njė grup i vėrtetė ekspertėsh tė gjuhės, tė lėtėrsisė dhe tė kulturės shqiptare qė punuan me pėrkushtim, atdhetari dhe kompetencė shkencėtari . Kjo etapė e re nė kodifikimin e gjuhės letrare nisi kėtu nė Shkodėr, ku ndoshta mori udhė pėr herė tė parė edhe fjala e shkruar shqipe me kronikat e shkruara in “vernacula lingua” qė pėrrmend Barleti ynė i madh.”(47). Por krahas vlerėsimeve pozitive pati edhe kritika dhe kundėrshtime nga autorė tė ndryshėm, kryesisht pėr disa zgjidhje tė veēanta qė kishte miratuar KLSH.

Botimi i “Rregullave mbi orthografinė e gjuhės shqipe tė shkrueme

Komisia Letrare mbas diskutimesh pėr ēėshtje tė ndryshme drejtshkrimore arriti tė miratojė “Rregullat mbi orthografinė e gjuhės shqipe tė shkrueme”(Mbledhja e dt.29 janar 1917). Disa ditė mė vonė ato u shtypen nė Shkodėr si broshurė (8 faqe, me format 17x14.5 cm) ku u pėrfshin “Parime e rregulla mbi orthografinė e gjuhės shqipe tė shkrueme” ( 9 nene), si dhe njė radhua fjalėsh. Ėshtė njė listė fjalėsh qė Komisia Letrare kėshillon tė shkruhen me grupet e bashkėtingėlloreve mb (104 fjalė) dhe nd (173) fjalė. Sot kjo broshurė ėshtė njė ekzemplar mjaft i rrallė. Botimi pati rėndėsi tė veēantė, mbasi lexuesve u jepej njė material i tillė, i miratuar nga njė grup specialistėsh, shumica e tė cilėve u shqua pėr njė veprimtari atdhetare nė tė mirė tė kombit shqiptar. Duke qenė se ky ishte materiali i parė i kodifikuar, anėtarėt e komisisė vazhduan tė diskutojnė edhe pėr probleme tė tjera qė nuk ishin pėrfshirė nė “Rregullat...” Pėr kėtė arsye, pas shumė diskutimesh pėr ēėshtje tė ndryshme drejtshkrimore u vendos qė ata t’u shtoheshin “Rregullave...” Nė njė nga mbledhjet e muajit gusht 1917 miratohet varianti i ri i “Rregullave...” dhe u vendos qė ato tė rishtypen( mbledhja e dt.23 shtator 1917). Ribotimi u bė gati me tė njėjtin format. Nė disa ekzemplarė ėshtė venė nė ballinė sipėr , pėrveē titullit dhe emėrtimi “Komisija Letrare Shqipe” (formė vule) dhe poshtė titullit ėshtė vula e Komisisė Letrare Shqipe. Pėrveē atyre fakteve qė pėrmendėm mė sipėr, ribotimi u bė edhe pėr arsye tė tjera. Kjo ėshtė shėnuar edhe nė parathėnie qė mban dt.tetor 1917. Kėto “Rregulla...” kanė 11 nene. Radhoi ka 97 fjalė qė shkruhen me grupet e bashkėtingėlloreve mb dhe 172 fjalė me nd. Pėrveē se janė shtuar 2 nene nė variantin e ri, janė prekur nė formulim edhe disa nene tė tjera. “Rregullat...” e variantit tė dytė mbajnė datėn 13 gusht 1917. Duke qenė se nė mbledhjen e dt.24.9.1917 u vendos qė kėto rregulla tė shpallen publikisht nėpėrmejt shtypit. Ato u ribotuan edhe nė gazetėn “Posta e Shqypnies” qė drejtohej nga Atė Gjergj Fishta, mė 3 nėntor 1917 dhe nė disa organe tė tjera. Sė fundi u ribotua edhe nė organin e Fakultetit Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės “Filologji” , nr.3, 1993, f.1-6.

Komisia Letrare Shqipe botoi edhe organin me titull “Laimet e Komisis Letrare Shqipe nė Shkodėr”. Kjo e pėrkohshme kishte pėr qėllim qė tė pėrkujdeset pėr tė gjitha ēėshtjet qė i pėrkisnin lėvrimit tė gjuhės shqipe, pėrparimit dhe lulėzimit tė saj. Ajo do tė botonte ligjerata, vepra, dorėshkrime, folklor etj. Nė kėtė botim ėshtė dhėnė nė mėnyrė tė pėrmbledhur veprimtaria e Komisisė Letrare Shqipe gjatė viteve 1 shtator 1916 - 4 qershor 1917. Kėtu janė pėrfshirė “Rregullat...” e variantit tė parė, njė radhua mė 104 fjalė qė shkruhen me mb dhe 173 fjalė qė shkruhen me nd, si dhe njė fjalorth prej 355 fjalėsh tė termave juridike dhe tė administratės, si dhe pjesa e parė e veprės sė Fishtės ”Juda Makabeu”.

Pėr kėtė botim, siē del nga protokolli, ėshtė diskutuar nė disa mbledhje, duke filluar nga mbledhja e dt.4.06.1917 qė nė parim ėshtė vendosur tė botohet njė e pėrkohshme. Nė mbledhjen e dt.7.12 1917 del se ėshtė caktuar edhe redaksia e kėtij botimi e pėrbėrė nga M.Lambertz, .Logoreci dhe L.Naraēi. Aty thuhej se nė mbledhjen e parė qė do tė bėnte KLSH, mė 13 dhjetor, redaksia ka pėr tė paraqitur lėndėn e numrit tė parė. Mė dt.1512.1917 u miratua lėnda pėr numrin e parė, qė do tė pėrfshinte: Programin e sė pėrkohshmes, raportin e Lambercit mbi veprimtarinė e KLSH dhe dramėn Juda Mukabeu tė Gj.Fishtės, ndėrsa nė nr.2 do tė vazhdojė raporti i Lambercit dhe drama Juda Makabeu. Nė mbledhjen e dt.23.01.1918 kėrkohet qė nė nr.2 dhe 3 tė pėrfshihet edhe njė studim i P.Bardhit me karakter dialektologjik dhe i A.Xhuvanit pėr parashtesat dhe prapashtesat. Dhe diskutimet vazhduan edhe nė mbledhjen e dt.27.02.1918.

“Laimet e Komisisė Letrare Shqipe nė Shkodėr” duhet tė kenė dalė nga shtypi nė muajin mars tė vitit 1918. Pėr qarkullimin e kėsaj sė pėrkohshmeje pati njė debat tė fortė dhe anėtarėt e saj mbetėn tė pakėnaqur, mbasi kishte dalė me gabime gjuhėsore dhe nuk ishte marrė parasysh vendimi i KLSH i dt.27 shkurt 1918. Nė mbledhjen e dt.10.04.1918, i kėrkonin komandės ushtarake qė kjo e pėrkohshme tė botohet nė Shkodėr. Dhe numri i parė, pasi tė qortohet dhe tė hiqen "Rregullat...” dhe termat e drejtėsisė, tė ribotohet nė kėtė qytet, qoftė edhe me shpenzimet e anėtarėve tė KLSH.

Mė 10 qershor 1918 Luigj Gurakuqi e njoftonte A.Xhuvanin se ishte anuluar revista e shtypur nė Vjenė e se ėshtė nė procesin e shtypjes nė Shkodėr. “Dorėshkrimi juaj , theksohej nė letėr, do tė dalė nė nr.5-6, pra duhet tė na dėrgoni sa mė shpejt vijimin e tij.”(48) Njė gjė e tillė nuk u realizua. E pėrkohshmja qarkulloi ashtu siē ishte, ndonėse vėrejtjet gjuhėsore ishin shumė tė drejta. Numra tė tjerė tė parashikuar, lėnda e tė cilėve ishte miratuar, nuk u botuan.

Edhe pėr botimin e sė pėrkohshmes Komisia Letrare Shqipe kėrkoi bashkėpunimin e njė numri atdhetarėsh, shkrimtarėsh, mėsuesish etj. Pėr kėtė qellim, qė nė dhjetorin e viti 1917 u janė dėrguar letra shumė figurave tė njohura tė vendit tonė, si Sotir Pecit, Atė Shtjefėn Gjeēovit etj. Kryetari i Komisisė L.Gurakuqi i njeh me veprimtarinė qė ka kryer KLSH dhe ēfarė do tė botonte e pėrkohshmja qė do tė dilte. Nė letrėn qė i dėrgon L.Gurakuqi Sotir Pecit, nė mes tė tjerash, thuhej:”Kemi shpresė tė plotė se gjithė shkrimtarėt shqiptarė , tė cilėt kanė pėr zemėr zhvillimin e lulėzimin e gjuhės dhe tė lėtėrsisė sonė, nuk do tė kursejnė ndihmen e tyre tė vlefshme e se do tė nderojnė dhe stolisin fletėt e sė pėrkohshmes sonė me shkrimet t’veta tė ēmueshme...”(49) Komisia po bėnte gjithnjė pėrpjekje qė vepra e saj tė ndihej anėmbanė vendit tonė. Por jo gjithėherė dėshirat e saj u realizuan pėr vetė kushtet e asaj kohe, kur ēdo gjė bėhej nėn kontrollin e forcave pushtuese. Megjithatė jehona e “Rregullave...” qe pozitive.

Pėr krijimin e terminologjisė

Qė nė mbledhjet e para Komisia Letrare diskutoi edhe pėr punėn qė do tė bėnte pėr hartim termash tė fushave tė ndryshme tė veprimtarisė juridike, administrative etj. Pėr kėtė thuhej :”Pėr qortimin e ligjeve tė gjyqeve tė paqit i ra Komisisė njė barrė bukur e randė , don me thanė tė gjetunit nė gjuhė shqipe tė njaj sasie tė madhe fjalėsh teknike, qi u pėrkthyen prej turqishtes. Sigurisht kanė mujtė me shpėtue lajthime, por koha ka pėr t’i ndrequn.” Nė mbledhjen e datės 14 tetor 1916 u caktuan parimet qė duhet tė ndiqen pėr hartimin e termave. Komisia Letrare kėshtu ndiqte edhe kėtu vazhdėn e rilindėsve tanė, tė cilėt u pėrkujdesėn shumė pėr pastrimin e gjuhės shqipe nga fjalėt e huaja dhe tė panevojshme dhe pėr pasurimin e fjalorit tė gjuhės shqipe me fjalė tė burimit tė saj.

Cilėt do tė ishin disa nga kriteret qė do tė zbatoheshin pėr hartimin terminologjisė sė re? Pėr zėvendėsimin e termave tė huaj u kėrkua tė pėrdoreshin kryesisht “fjalėt qė fliten nė gjithė viset e Shqipėrisė, porse tė dihen se janė shqip dhe tė kenė kuptimin e nevojshėm.” Termat nga gjuhėt e huaja qė do tė pėrdoren nė gjuhėn shqipe, do tė shqiptohen e do tė shkruhen sipas fonetikės sė gjuhės sonė. Ndėrsa tė gjithė mbiemrat (llagapet), si dhe emrat e vendeve , jo tė gjithė, qė kanė trajtė shqipe, do tė shkruhen sipas drejtshkrimit origjinal tė tyre. Por ky problem nuk mbeti me kaq, por u diskutua edhe mė vonė. Kėshtu nė mbledhjen e dt.8 maj 1917 u trajtua ēėshtja e emrave tė familjeve shqiptare, ku u mor ky vendim:

1. Pėrgjithėsisht shqiptarėt kanė emna familjesh tė rrjedhuna ja prej ndonji ofiqi, ja prej katundit a qytetit, nga ka ardhė familja, ja prej mjeshtrisė, ja prej emnit tė veēantė tė ndonjenit prej tė parvet tė familjes

2. Atyne , qi nuk kanė emėn familjeje tė posaēme , mund t’u trajtohet emni i familjes prej rrajavet tė sypershenjueme ose dhe tue i shtuem emnit tė gjyshit shtimin (sufiksin) aj ose ej toskėnisht anj ose enj, me tė cilin trajtohen mbiemnat e fisevet shqiptare

Nė kėtė mėnyrė ajo i jipte zgjidhje edhe ketij problemi aq i domosdoshėm pėr kohėn.(50)

Tėrhiqej vėmendja qė tė mos kalohej nė pėrdorimin pa kriter tė neologjizmave, meqė komunikimi do tė bėhej i vėshtirė, po ashtu edhe tė barbarizmave, mbasi nga pėrdorimi i tyre “gjuha do tė nxjerrė ngjyrėn kombėtare.” Kėshtu u morėn fjalė dhe terma nga autorėt e vjetėr, si: ligj,dėnim thirrje etj. u gjallėruan terma tė tilla, si: lidhje, lutje , i paditun etj. dhe tė tjera u krijuan nga anėtarėt e Komisisė, si: shkallėzim, anket-i, rend i ditės etj.(51)

Ndėrsa pėr ato terma qė ishin ndėrkombėtare dhe qė i ndeshnim edhe nė gjuhėt e tjera, do tė mbesnin po ato. Do tė ruheshin termat e huaj edhe nė ato raste, kur nuk kishte mundėsi pėr t’i zėvendėsuar. Kryesisht kėto kritere u zbatuan nė ato 355 fjalė e terma tė dhėna nė fjalorth. Njė pjesė e mirė e tyre janė shqip. Ata janė kryesisht fjalė tė prejardhura dhe tė pėrbėra , ndonjė prej tyre zuri vend, ndėrsa tė tjera jo, si banim, drejtėsim, drejtėsoj, emnoj, ftim, gjyqtar, kryetar, ligjorisht, ndėrgjyqės, dorėzānės, drejtudhe, vetėgjāja, aktkallzimi, drejtvehtore, drejtrrjedhjeje etj.

Ndonėse u bė njė pėrpjekje e mirė pėr tė krijuar terma tė rinj, duke u mbėshtetur edhe nė fjalėt ekzistuese, dhe nė kėtė fushė ky ishte njė hap i rėndėsishėm ,por pėrsėri u ruajtėn mjaft fjalė e terma tė huaj, disa prej tė cilave edhe mund tė zėvendėsoheshin.

Pėr hartimin e tyre, siē shėnohet edhe nė protokollet e mbledhjeve, duhet tė jenė marrė ata anėtarė qė kishin dijeni nė atė fushė dijeje. Mė tė pėrgatiturit do t’i caktonin termat, pastaj do ė diskutoheshin nė Komisinė Letrare. Pėr mendimin tonė, rolin kryesor duhet ta kenė luajtur L Gurakuqi, Nd.Mjeda, S.Peci, H.Mosi dhe M.Logoreci, ndonėse ka ndonjė mendim se ata u pėrpunuan nga L.Gurakuqi(52). Fatkeqėsisht procesverbalet qė ruhen, janė shumė pėrmbledhėse dhe nuk japin gjė se si u diskutua pėr zgjedhjen e tyre. Gjithashtu nuk janė bėrė tė njohura termat e tjerė qė janė diskutuar, si ato tė gramatikės dhe aritmetikės. (Nė mbledhjen e dt.27 qershor 1917 u diskutua pėr kėto terma. Hartimi i termave pėr fusha tė ndryshme ishte njė nismė e mirė, tė cilėn do ta ndiqnin pėrsėri atdhetarėt qė morėn pjesė nė Komisi dhe tė tjerė. Kjo ishte bėrė njė kėrkesė e domosdoshme, meqė shqipja, si rrjedhojė e pushtimit tė gjatė, kishte nevojė ta pastronte gjuhėn dhe ta pasuronte atė. Falė punės udhėzuese tė Komisisė Letrare dhe nismave tė vetėdijshme tė adhetarėve e intelektualėve tė tjerė pėrparimtarė tė kohės, u shėnuan arritje nė shqipėrimin dhe krijimin e terminologjisė tekniko-shkencore tė sferave tė ndryshme tė veprimtarisė shoqėrore. Puna e Komisisė pėr kėtė ēėshtje, ndonėse nuk ishte shterruese, pėr kohėn ishte e lavdėrueshme dhe me vlerė.

Pėr hartimin e teksteve shkollore dhe tė terminologjisė shkollore

Njė fushė tjetėr qė tėrhoqi vėmendjem e Komisisė Letrare, ishte puna pėr kriteret e hartimit tė teksteve mėsimore, pėrcaktimi i terminologjisė shkollore, mėnyra e hartimit dhe e botimit tė tyre. Prandaj nė njė nga nenet e statutit ėshtė caktuar se Komisia Letrare tė merrej me hartim, miratim, qortim e publikim tė librave shkollorė. Me kėtė ēėshtje Komisia Letrare do tė merrej mė vonė. Nė procesverbalet janė shėnuar nė mėnyrė tė pėrmbledhur edhe disa nga veprimtaritė qė janė zhvilluar pėr kėtė qellim. Nė mbledhjen e dt.7.12 1917 nė rendin e ditės ishte edhe krijimi i nėnkomisioneve pėr vėshtrim tė teksteve shkollore dhe botimin e tyre. Mėnyra se si do tė kryheshin ato, udhėzimet do t’i jepte Drejtoria e Pėrgjithshme e Arsimit. Anėtarėt dhe pėrfaqėsuesit e KLSH jo vetėm qė ishin atdhetarė, politikanė e burra shteti tė dėgjuar,por ishin nė radhė tė parė qytetarė, mėsues e drejtues arsimi nė tė gjitha nivelet. 53) Disa prej tyre, si S.Peci, Nd.Mjeda(54), H.Mosi, Gj.Pekmezi etj. ishin tė njohur si autorė tekstesh. Prandaj edhe Komisia u mor disa herė me kėtė problem, meqenėse librat shkollorė do tė ndihmonin nė zhvillimin e arsimit kombėtar (mbldhja e dt. 7 maj dhe 6 qershor 1917). Nė mbledhjen e dt. 7 maj 1917 u raportua pėr pėrgatitjen e teksteve mėsimore. S.Peci njoftoi pėr e librit tė aritmetikės, Nd.Paluca pėr librin e parė tė kėndimit, H.Mosi dhe L.Naraēi pėr librin e parė tė shkollave qytetnore.

Edhe nė mbledhjen e dt. 6.6.1917 do tė diskutonin pėr kėtė problem. dhe mė pas. ”Kėshtu qė nė fillim tė vitit 1917, shkruan Sh.Osmani, krahas problemeve tė tjera, dolėn parėsore edhe ato tė teksteve. Autorė tė njohur, si Gj.Fishta, A.Xhuvani, H.Mosi, S.Peci, G.Beltoja, G.Mikeli morėn pėrsipėr pėrgatitjen e grupit tė teksteve qė kishin tė bėnin kryesisht me ato lėndė qė i jepnin fizionominė shkollės shqiptare.”(55). Nė statutin e ri, kur kryetar ishte L.Gurakuqi, shėnohej se “ajo do tė pėrkujdesej edhe pėr botimin e librave shkollorė.” Me fillimin e vitit 1918 , anėtarėt e Komisisė u morėn pėrsėri me kėtė ēėshtje, duke e konsideruar si njė problem tė rėndėsishėm qė kishte lidhje me arsimimin e shpejtė tė popullit tonė. Prandaj kėtu u diskutua pėr hartimin, qortimin, shqyrtimin e librave shkollorė dhe u morėn vendimet pėrkatėse, tė cilat fatkeqėsisht nuk janė shėnuar nė procesverbalet e mbledhjeve. Ky problem, qė u shqyrtua , do tė ketė jehonėn edhe mė vonė, mbasi disa nga vendimet e porositė e Komisisė Letrare do tė kihen parasysh.

Thuhet se rrjedhojė e veprimtarisė sė njohur tė KLSH i duhet shtuar edhe njė gur tjetėr i ēmuar : hapja e nė Shkodėr e sė pares shkollė laike pėr vajzat e qytetit, njė vepėr jo vetėm largpamėse, por edhe e guximshme pėr mjedin ku u realizua. Me largimin e trupave austriake jo vetėm u rrit shumė kjo vatėr arsimore , por shėnon tė parin trup mėsimor mikst pėrsa u pėrket dy besimeve fetare (56)

Pėr lėvrimin dhe zhvillimin e letėrsisė

Nė statutin e Komisisė Letrare shėnohet se qėllimi kryesor i saj do tė jetė lėvrimi i gjuhės shqipe dhe zhvillimi i letėrsisė. Pėr ēėshtjen e dytė Komisa do tė merrej mė shumė gjatė vitit tė dytė tė ekzistencės sė saj, pasi ishte diskutuar mė parė pėr problemin e gjuhės sė pėrbashkėt, pėr probleme tė tjera gjuhėsore, si dhe pasi ishin miratuar “Rregullat drejtshkrimore”. Duke qenė se disa detyra po realizoheshin, nė statutin e ri kėrkohej t’i jepej njė shtysė zhvillimit tė letėrsisė. Kėshtu ajo do tė merrej me botimin e veprave tė shkrimtarėve dhe poetėve tanė. Kėto botime do tė ishin vėllime “tė thjeshta dhe tė lira”. Edhe organi qė do tė nxirrte Komisia , do tė botonte vepra tė shkrimtarėve tanė. Puna e botimeve do tė ishte e organizuar, ngase ato do tė shoqėroheshin me njė recension me shkrim “qė do tė shenojė vlerat e shkrimit dhe tė drejtėn pėr ta botuar”, prandaj ky duhej mbėshtetur “nė arsyena tė shėndosha”. Ndėrsa mundėsitė praktike dhe financiare tė Komisisė ishin tė pakta dhe kishte pengesa tė natyrave tė ndryshme. Shumė propozime mbetėn nė protokollet e mbledhjeve se sa gjetėn zbatim. Por , megjithė pengesat nė atė kohė dhe mė vonė, atdhetarėt tanė u pėrpoqėn t’i kapercenin vėshtirėsitė dhe tė zhvillonin letėrsinė nė gjuhėn amtare.

Pėr organizimin e bibliotekės shqiptare

Komisia Letrare trajtoi edhe probleme tė tjera tė kulturės kombėtare, si organizimin e bibliotekės shqiptare etj. Pėr kėtė ēėshtje do tė merret nė disa mbledhje, ku do tė diskutojė pėr organizimin, fondin, pasurimin dhe administrimin e bibliotekės . Nė mbledhjen e dt. 16 prill 1917, ku morėn pjesė L.Gurakuqi, Nd.Mjeda, S.Peci, H.Mosi etj. thuhet se u themelua Biblioteka e Komisisė Letrare Shqipe. Dy javė mė vonė u diskutua pėr organizimin e saj, ngaqė ishte mbledhur njė fond librash nė gjuhėn shqipe dhe tė huaj. Drejtimin e bibliotekės ia ngarkuan Hilė Mosit. Nė mbledhjen e dt. 25.6.1917 bėhet fjalė pėr rregulloren dhe pėr pasurimin e saj me njė sasi librash tė blerė qė flisnin pėr Shqipėrinė. Ndėrsa nė mbledhjen e dt. 7.12.1917 theksohej se Komisia do tė pėrkujdesej pėr tė krijuar njė bibliotekė popullore shqipe tė lirė. Biblioteka funksionoi me njė numėr shumė tė kufizuar librash , gazetash dhe revistash nė gjuhėn shqipe dhe tė huaj, qė ishin siguruar nga dhuratat qė kishte dhėnė populli ose ishin blerė. Mė pas, nė vitin 1919 biblioteka i kaloi shoqėrisė kulturore “Vėllaznija” qė drejtohej nga Hilė Mosi. Kishte vetėm 300 vėllime. Pėrgjegjės i saj u caktua Kolė Kamsi.(57) Tri vjet mė vonė do tė krijohej biblioteka e Tiranės me 3000 vėllime tė trashėguara nga Biblioteka e Komisisė Letrare dhe e shoqėrisė “Vėllaznija” qė qenė pararendėset e Bibliotekės Kombėtare tė krijuar, mė 1922.

* * *

KLSH , ndonėse e ndėrpreu aktivitetin e saj nė Shkodėr,(58) “nė njė kuptim mė tė gjerė e vazhdoi veprimtarinė e saj edhe pas vitit 1920. Sotir Peci i caktuar ministėr Arsimit nė Qeverinė e Lushnjės tė vitit 1920, i cili gjatė funksionimit tė KLSH kishte qenė vetė anėtar i saj, formoi Kėshillin e Epėrm Arsimor dhe nė gjirin e tij Komisinė Letrare, e cila vazhdon nė gjurmėt e Komisisė Letrare Shqipe, po tashti nė kushtet e ēlirimit nga pushteti i huaj ushtarak.”(59)

Komisia Letrare Shqipe nė Shkodėr (1916-1918), njė institucion me vlera tė veēanta historike, gjuhėsore, letrare, arsimore dhe kulturore pėr kohėn, u karakterizua nga diskutimi me seriozitet, komptetencė shkencore, tolerancė, larg qėndrimeve tė ngushta lokaliste i problemeve shumė tė mprehta tė gjuhės, letėrsisė dhe tė kulturės sonė, duke dhėnė zgjidhje sa shkencore, aq edhe tė pranueshme, veēanėrisht pėr gjuhėn shqipe. Atė e dalloi mirėkuptimi dhe debati nė pėrcaktimin e bazės dialektore tė gjuhės sė shkruar shqipe, duke i shėrbyer afrimit tė dialekteve dhe gjuhės sė shkruar me gjuhėn e folur e duke u pėrpjekur pėr tė gjetur forma me njė shrirje tė gjerė pėrdorimi, por qė pasqyrojnė mė mirė strukturėn fonetiko-gramatikore, nė hartimin e rregullave drejtshkrimore dhe tė problemeve tė tjera tė rėndėsishme tė kulturės sonė, tė letėrsisė dhe tė arsimit kombėtar. Zgjidhjet qė dha ky tubim jo vetėm qė qenė tė pranueshme pėr kohėn, por edhe sot ruajnė vlerat e tyre.

------------------------

Referenca:

1. T. Osmani, Komisia Letrare Shqipe nė Shkodėr dhe kushtet historiko-shoqėrore kur u mblodh ajo, nė pėrmbledhjen “Komisia Letrare Shqipe nė Shkodėr”(1916-1996), Shkodėr, 1997, f.23. Autori shkruan: “Fillimet e institucioneve shkencore pėr gjuhėn dhe letėrsinė duhet t’i lidhim me KLSH qė mund dhe duhet tė konsiderohet institucioni i parė shkencor nė kėtė fushė. Me punėn qė bėri, me detyrat kreu KLSH nė Shkodėr, luajti rolin e njė kongresi gjuhėsor , ndonėse historikisht i mungoi njė emėrtim i tillė”; M.Ēeliku, Komisia Letrare Shqipe dhe realiteti shkrimor elbasanas, nė pėrmbledhjen“Komisia Letrare Shqipe...” .f. 43. “Pėr nga detyrat e mėdha, tė shumta dhe tė rėndėsishme qė i vuri vetes, shkruan autori, ajo shfaqet mbi pėrmasat e njė komisioni dhe mund tė krahasohet me kongreset arsimore tė mbajtura nė Shqipėri”; A.Haxhi, - T.Topalli, Vėshtrirm historik nga KLSH te Kongresi i Drejtshkrimit tė Shqipes, “Komisia Letrare Shqipe..., f.62. Autorėt shkruajnė:” KLSH pėr vendimet qė mori e hullinė e hapur pėr problemet e gjuhės sė njėsuar, ėshtė pa dyshim dhe duhet tė quhet i pari Kongres Drejtshkrimor i Shqipes"; N.Gokaj, Vendimet e KL dhe ndihmesat e saj nė vitet e pavarėsisė, nė “Komisia Letrare Shqipe...”, f.67 Autori shkruan: Ajo(KLSH,T.O.) kėrkoi tė funksionojė si njė agjenci gjuhėsore nė modelin e simotrave tė kohės dhe nė vende fqinje , pra nė Greqi, Bullgari, Turqi etj. pėr kontrollin e gjuhės sė shkruar tė dokumenteve zyrtare , tė teksteve shkollore e tė letėrsisė artistike, pėr pasurimin e gjuhės nga fjalėt e huaja tė panevojshme dhe nxitjen e botimeve artistike dhe shkencore qė i shėrbenin zhvillimit tė gjuhės sė pėrbashkėt”; I. Ajeti-E Lafe, Njėzet e pesė vjet nga Kongresi i Drejtėshkrimit, “Studime Filologjike”, Nr. 1-2, 1998, f.8 “Komisia Latrare Shqipe e mbledhur nė Shkodėr para 80 vjetėsh, shkruajnė autorėt, meriton gjithė nderimin tonė pėr vendimet e saj tė guximeshme, qė i sollėn aq dobi ecurisė sė mėtejshme tė zhvillimit tė shqipes latrare nė rrugėn e afrimit e tė konvergjencės. Ajo Komisi ka qenė njė pararendėse e kongresit tė Drejtėshkrimit”

2. Mė dt. 4 tetor 1996 nė Shkodėr zhvilloi punimet Konferenca shkencore “ KLSH nė Shkodėr-ngjarje me rėndėsi historike dhe gjuhėsore (1916-1996), me rastin e 80-vjetorit, organizuar nga Sektori shkencor i albanologjisė dhe Departamenti i gjuhėsisė i Universitetit “L.Gurakuqi” tė Shkodrės, nė bashkėpunim me Departamentin e Gramatikės, tė dialektologjisė dhe tė historisė sė Institutit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė nė Tiranė, si dhe me Universitetin “A.Xhuvani”, Elbasan. Materialet e Konferencės u botuan nė njė vėllim mė vete me titull ”Komisia Letrare Shqipe nė Shkodėr “ (1916-1996), botim i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Sektori shkencor i albanologjisė, Shkodėr, 1997, 120 faqe.

3. T.Osmani - N,Gokaj, Komisia Letrare Shqipe nė Shkodėr, ngjarje me rėndėsi gjuhėsore dhe kulturore, “Gjuha jonė”, Nr.1-4, 1996, f.31.

4. S.Frashėri, Vepra 2, Tiranė, 1988, f.275.

5. Janė shfrytėzuar edhe tė dhėna tė botuara nė FESH, Tiranė, 1985; Shih edhe: H.Boriēi, Njė shekull e gjysmė publicistikė shqiptare (1848-1997), Tiranė, 1997, f.35-36.

6. Z. Shkodra, Kultura e pianofortes nė Shkodėr nė gjysmėn e dytė tė shek.XIX-1912, Seminari II ndėrkombėtar “Shkodra nė shekuj”, vėll.I, Shkodėr, 1998, f.53.

7. Historia e Shqipėrisė, Tiranė, 1965, f.176.

8. H.Boriēi, vep. e cit. f.40.

9 Die Verwaltung Albaniens an der Hand der ergangenem Befehle, Wien, 1918, f. 248.

10. I. Kanini, Arsimi nė Shqipėri, nė vitet e Luftės sė Parė Botėrore, Tiranė, 2001, f.133.

11. Sh. Osmani, Reflekse etnopedagogjike, I , Tiranė, 1998, f. .342-343.

12.Pėr caktimin e Nd.Palucės nė KLSH . shih: H.H.St.PA.A. Vj. 261 167, nr.1079, Shkodėr,tetor 1916. Nė letrėn qė i dėrgon konsulli Kral Vjenės, shkruan: “ Do tė dėshiroj shumė futjen e mėsuesit Paluca nė shėrbim tė administratės shqiptare, meqenėse ai e di mirė gjermanishten . Ai do tė emėrohet sekretar dhe anėtar i Komisisė Letrare tė Shqipėrisė me njė rrogė mujore...” Ndėrsa nė njoftimin qė merr konsulli Kral me shkresė dt.24.nėntor 1916 thuhet: “ Mėsuesi i dikurshėm shqiptar...Anton Paluca , i cili qėndron kėtu qė prej shpėrthimit tė Luftės sė Parė Botėrore , u emėrua sekretar i Komisionit Letrar Shqiptar dhe pėrkthyes i Korpsarmatės XIX nė Shkodėr

13. T.Osmani, Ēėshtje tė gjuhės letrare shqipe gjatė viteve 1916-1918, “Buletin shkencor”, Shkodėr Nr.1, 1987, f49-50; Shih edhe : Po ai, Komisia Letrare Shqipe nė Shkodėr, “Rilindja”, Tiranė, 16.01.1997.

14. Shih edhe: R. Mata, Komisia Letrare Shqipe pėr lėvrimin e gjuhės shqipe, “Mėsuesi”, 28.8.1916.

15. Shih: M. Domi, Ndre Mjeda si gjuhėtar dhe lėvrues i gjuhės shqipe, “Drita”, 20.11.1966.

16. Die Verwaltung Albaniens... (Cituar sipas N.Gokajt, Vendimet e KLSH dhe ndikimet e saj nė vitet e Pavarėsisė, ne pėrmbledhjen “ Komisia Letrare Shqipe...” f. 68 )

17. Letėr e L.Gurakuqit , dėrguar De Radės, mė 20.11.1899. Ruhet nė AQSH.

18. M.Domi, art. i cit.

19. H.Mosi, Fuqia e gjuhės nė njė komb, “Shqiptari”, 1910

20. J. Kastrati, Hilė Mosi, “Revista pedagogjike”, Nr.4, 1985, f.107.

21. Laimet e Komisisė Letrare Shqipe nė Shkodėr, 1918, f. 31-32.

22. E. Lafe, M.Lamberc, studiues i shquar i gjuhės shqipe ,”Gjuha jonė”, Nr.1, 1983 ,f.104.

23. E. Ēabej, M.Lamberc, “Nėndori”, Nr.9, 1962, f.176.

24.T.Osmani, N.Gokaj, art. i cit. f. 32.

25. M.Ēeliku, art. i cit. f.45. Sipas autorit zgjedhja e sė folmes sė Elbasanit si gjuhė shkrimi dhe vendosja e saj nė themel tė ortografisė sė gjuhės zyrtare plotėsonte kėto kushte: “1. Elbasanishtja ishte njė e folme gege me tipare tė pėrbashkėta e tė afėrta si me gegėrishten veriore e jugpėrendimore, ashtu edhe me toskėrishten...2. Elbasanishtja ishte njė e folme gege me tradita shkrimore pa largime tė theksuara dialektore, traditė kjo qė pėrkonte nė shumė pika mė tepėr me toskėrishten letrare sesa me gegėrishten letrare veriore 3. Elbasani, si qendėr e rėndėsishme ekonomike e kulturore ofronte traditėn shkrimore tė figurave tė shquara , qė spikasin si nė studimin e shqipes , ashtu edhe nė pėrdorimin praktik tė saj; nė krye tė kėsaj tradite udhėhiqte babai i gjuhės shqipe K.Kristoforidhi, .roli autoritativ i tė cilit si aplikues i parė i afrimit tė dialekteve nė procesin shkrimor dhe roli i shkrimeve tė shėnjta nė hedhjen e bazave tė njė gjuhe tė njėsuar shkrimore , duke u mbėshtetur edhe nė traditėn pėrendimore , ndihmuan dukshėm nė vendimin e marrė nga ana e autoriteteve tė Komisisė Letrare tė Shkodrės.”

26. A.Xhuvani, Rreth gjuhės letrare kombėtare dhe rreth ortografisė, “Buletin pėr shkencat shoqėrore”, IV , Tiranė, 1952, f.67.

27. Shih edhe: J.Kastrati, Kontribut pėr studimin e Ndre Mjedės, (dorėshkrim), 1958, f. 62.

28 M.Domi, art. i cit.

29. Shih: B.Beci, Rreth pikėpamjeve tė KLSH pėr gjuhėn letrare, nė pėrmbledhjen “Komisia Letrare Shqipe...”. f. 42 Duke analizuar pikėpamjet e Nahtigalit pėr gjuhėn letrare, Beci arrin nė kėto pėrfundime pėr Komisinė: 1. Ajo (KLSH, T.O) shėnon pėrpjekjen e parė serioze dhe shkencore pėr normėzim tė shqipes sė shkruar. 2. Ėshtė padyshim normėzimi i parė i gegėrishtes letrare mbi kritere e koncepte shkencore tė drejta e kombėtare. 3. Ėshtė hapi i parė i rėndėsishėm drejt afrimit tė gegėrishtes letrare tė shkruar me toskėrishten letrare tė shkruar. 4. KLSH nė fakt pėrgatiti terrenin qė lehtėsoi procesin e kalimit nga gegėrishtja letrare standarde (deri mė 1944) nė toskėrishten letrare standarde (1945-1946), pikėrisht me rrugė zyrtare ose “fait accompli”.

30. F. Jakobin, Kontributi i Rajko Nahtigalit shkencės sė albanologjisė,”Gjurmime albanologjike”, seria e shkencave shoqėrore, VII, 1977, Prishtinė, 1978 , f.224-225.

31. Shih : B.Beci, Komisia Letrare e Shkodrės pė bazėn dialektore....40-42; P.Kotrri,B.Logu, Mendimet e Lambercit dhe tė Nahtigalit pėr Komisinė Letrare, nė pėrmbledhjen “Komisia Leetrare Shqipe...” f. 104-107; M.Quku, Ndre Mjeda bashkautor me Nahtigalin nė “Promemorie”, “Drita”, Tiranė,, 20.05.1984.

32. A.Kostallari, “Studime filologjike”, Nr.2, 1985, f.82.

33.AQSH, Dosja 26, Fondi 295, viti 1917 (Cituar sipas I.Kanini, vep. e cit. f. 138.)

34. Shih edhe: A.Kostallari, Gjuha letrare shqipe dhe epoka jonė, “Studime filologjike”, Nr.4, 1984, f.29.

35. B.Beci, Nga historia e standartizimit tė shqipes, nė “Seminari ndėrkombėtar pėr gjuhėn , letėrsinė dhe kulturėn shqiptare”, Prishtinė, 2001, f..271; Shih edhe: R.Ismajli, “Nė gjuhė” dhe “Pėr gjuhė”, Pejė, 1998, f. 36-37.

36. Kongresi pedagogjik i Lushnjes, “Shkolla e re”, Nr.1-2, 1921, f. 23.

37. J.Kastrati, Kontributi i Luigj Gurakuqit pėr gjuhėsinė shqiptare, nė “Pashko Vasa-Luigj Gurakuqi”, Shkodėr, 1977, f. 38.

38. J.Kastrati, Vijat e pėrgjithshme tė zhvillimit historik tė drejtshkrimit tė shqipes, nė “Kongresi e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe” , I , Tiranė, 1973, f.406.

39. E. Lafe, Kongresi i Drejshkrimit tė Gjuhės Shqipe, “Mėsuesi”, 7.6.1972.

40. Shih: T.Osmani, Vėzhgime pėr gjuhėn e veprės sė Pashko Vasės, “Gjuha jonė”, Nr.3-4, 1992.

41. E.Ēabej, Mbi disa ēėshtje tė traditės sė shkrimit dhe tė drejtshkrimit tė shqipes, “Mėsuesi”, 13.12.1992

42. B.Beci, Mbi disa veēori fonetike tė tė folmeve tė gjuhės shqipe nė pėrqasje me gjuhėn letrare, “Studime filologjike”, Nr.4, 1982, f. 67.

43. Po ai, po aty , f.67.

44. E.Ēabej, Maksimilian Lamberc , “Studime filologjike”, Nr.1, 1964, f. 213.

45. Shih: J.Kastrati, Kontribute pėr studimin....f. 213; M.Quku, Kontributi i Ndre Mjedės pėr unifikimin e gjuhės sė shkruar, “Ylli”, Nr.5, 1984, f. 17.

46. Shih: Regjistri i KLSH (protokolli i mbledhjeve) , AQSH.

47. S. Mansaku, Rreth parimeve tė drejtshkrimit tė Komisisė Letrare Shqipe nė Shkodėr, nė pėrmbledhjen “Komisia Letrare Shqipe ...” , f. 57.

48. Sh. Osmani, Komisia Letrare Shqipe, “Drita”, 15.8.1976.

49. Letėr e L.Gurakuqit, dėrguar S.Pecit , “Drita”, Tiranė, 15.8.1976.

50. Shih mė hollėsisht: Ē. Bidollari, Komisia Letrare e Shkodrės pėr emrat e familjeve (mbiemrave), pėrmbledhjen “Komisia Letrare. shqipe... f.113.

51.Shih: S. Hoxha - S. Pepa, Ndihmesa e Komisisė Letrare terminologjinė shqipe, nė pėrmbledhjen “Komisia Letrare shqipe...” f. 87-88.

52. P. Tako, Luigj Gurakuqi, Tiranė, 1980, f. 239.

53. Nj. Kazazi - V. Qehaja, Komisia Letrare e Shkodrės pėr tekstet shkollore, nė pėrmbledhjen “Komisia Letrare shqipe...” f. 92.

54. Shih: J.Kastrati, Mjeda dhe Xanoni pėr gjuhėn shqipe , “Arsimi popullor”, Nr.1, 1966, f. 29-39.

55. Sh.Osmani , Reflekse etnopedagogjike, Tiranė, 1998, f. 347.

56. I. Zamputi, , Vepėr e Komisisė Letrare Shqipe, “Drita”, Tiranė, 13.09.1987.

57. F.Fishta, T.Gjyli, K.Kamsi, V.Kamsi, J.Kastrati, Sh.Osmani, M.Kotrri, F.Podgorica, Kontribut pėr historinė e bibliotekave tė Shkodrės, nė almanakun “Shkodra”, 1961, f.104-106.

58. I.Kanini, “Arsimi nė Shqipėri...” f.145, shėn.1. Autori shkruan: “Nga gjurmimet nė arkivė rezulton se Komisia vazhdoi veprimtarinė e saj edhe nė verėn e vitit 1918, madje edhe mė pas”.

59. Sh.Osmani, Komisia Letrare Shqipe, “Drita”, 31.08.1986.




http://www.dardania.com/phoenix/phoenix_2001_04_05_06/phoenix_2001_04_05_06_art03.html

© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
http://www.dardania.com/phoenix