Dr. Tefė Topalli

Veprimi letrar i Kolė Gurakuqit

Nė dy dekadat e para tė kėtij shekulli qyteti i Shkodrės, megjithėse dalė prej aq e aq luftėrash e rrethimesh, njohu njė zhvillimi tė dukshėm nė lėmė tė artit e kulturės: me disa shtypshkronja, fletore periodike, bandėn muzikore, teatrin; me shoqėritė kulturore aktive dhe Komisinė Letrare, tė cilat krijuan klimėn letrare qė nxori penat e fuqishme tė Fishtės, Harapit, Nikajt, Zadejėn etj. Ky i fundit, me autorin e madh tė "Lahutės" mbanin njė teatėr nė gjininė e melodramės.

Tė kėsaj periudhe janė krijimet dramatike tė Kolė Gurakuqit. Me sa njohim, ai la nė dorėshkrim tragjedinė "Vjollca", dramėn idilike "Erminia e vorfėn", idilin pėr skenė "Shqypnija" dhe komedinė nė dy akte "Nastradini". Mund tė thuhet pėrgjithėsisht se autori njeh ligjet skenike dhe arrin t'i ndėrtojė subjektet mbi njė intrigė qė pėrfton ankthin dramatik, dialog tė shkathėt e monologje psikologjike aq karakterizuese tė personazheve. Na pėlqen tė paraqesim sė pari veprėn jo shumė voluminoze, por mjaft tė spikatur pėr kohėn kur u shkrua, idilin atdhetar "Shqypnija", qė duket se u shkrua fill pas Luftės sė Parė Botėrore, duke gjykuar nga njė monolog "Ah, luftė gjaksore! Ti fike tė tanė boten! ... bane fli e rrash me tokė sa e sa qytete! "Vepra ėshtė idil i shqiptarizmės me shqiptarėt, paraqitur me pamjen veguese tė Shqipėrisė mbretėreshė "me petka t'arta, me nji kunorė nė krye e me nji rryp tė zi nė krah". Mbi tė njėjtin lajtmotiv, por me tjetėr thurje artistike, idili "Shqypnija", shkruar me siguri 4 - 5 vjet mė vonė, i ngjet veprės lirike mė tė madhe, apolegjete tė "psihes shqyptare", poemit melodramatik "Jerina ose mbretnesha e luleve" tė Gjergj Fishtės, si reagim pas librit denigrues ndaj kombit tonė "Shqiptarėt dhe fuqitė e mėdha" tė ish-kryeministrit serb Vladanj Gjorgjeviē.

Ideja artistike e idilit shtrihet gjatė gjithė veprės: dashuria e krenaria pėr atdhe, pėr tė qenurit shqiptar ka mbajtur tė ndezur flakė atė luftė shumėshekullore pėr liri. "Ah po! Te falem nderės o Perėndi qi m'fale Shqyptarė! Shqyptarė m'fale Ti o Atė i Hyjnueshėm, Shqyptarė due me jetue, e si Shqyptarė gjakun tem due m'e derdhė. "- i thotė Angjelini Rozės, tė dy fėmijė, kah shetisin nėpėr pyll e blerime, duke deklamuar vjershėn e Pashko Vasės "O moj Shqypni". E teksa largohet Roza, shfaqet mbretneshė Shqypnia, me rrip tė zi jaze, me shenja prangash tė pesėqindvjetėve, me "varrė" plagė) tė bekueme", me gjymtyrė tė bjerruna "Kam bjerrė, - i thotė Shqypnija fėmijės, - Epir e Çamri, kam bjerrė trimneshėn Kosovė me ato qytete tė bukura, kam bjerrė edhe Hot e Grudė ku jetojnė Lekėt e malit." Ajo Shqypnija thėrret pėr bashkim toskė e gegė, tė krishterė e muslimanė, si vėllezėr, nė shkolla shqipe, kundėr intrigave tė tė huajve e Konferencės sė Londrės! Dhe largohet duke predikuar bashkimin, qė Angjelini, Roza e Pjetri e marrin si amanet tė shenjtė.

Tragjedia "Vjollca", shkruar nė vitin 1919, mban shėnimin "Ndodhja nė Shkodėr nė kohėn e regjimit turk", ėshtė me tė vėrtetė njė tragjedi, ku veprimi, siē ėshtė nė thelbin e kėtij zhanri, rrokulliset shpejt drejt fatalitetit. Vehtjet shtresohen bukur nė protagonistė, sekondarė e pothuaj figurantė. Ka skena qė u ngjasin pasazheve tė Romeos e Zhuljetės, krimeve makbethiane e nota hamletizmi. Njė lexues i vėmendshėm mund tė gjykojė se Kolė Gurakuqi duhet tė ketė njohur diēka nga teatri shekspirian, jo thjeshtė pėr intrigėn dramatike, por pėr psikologjizmin, pafundėsinė e psiqikes pėrballė ēiltėrsinė njerėzore. Pas leximit, gjykon pa mėdyshje se tragjedia "Vjollca" s'mund tė jetė kurrsesi vepėr e parė e autorit, pa pasė kaluar njė rrugė tė gjatė krijuese. Si nė njė vepėr tė denjė ėshtė ruajtur masa e veprimit tė personazheve, markimi artistik dhe individualiteti pėrmes monologjeve.

Gjergji, pinjoll fisnik i njė familjeje tė kamur shkodrane, ėshtė lidhur me besė dashurie me shoqen e vet tė fėmijėrisė, Vjollcėn, tė cilėn Perėndia e ka pajisur me bukuri tė pazakontė, me njė hijeshi tė pashoqe, qė mbėshtjell njė shpirt demoni. Papritur, Gjergji merr vesh nga shokėt e tij tė ngushtė: Murati, Nikolla e Islami se Vjollca qė prej njė viti ishte lidhur me njė tė dashur tė dytė, Zefin, pa i pasė treguar dashurinė e parė. Gjergji fillon tė vuajė si njė Verther i Gėtes, po del shpejt nga ajo gjendje e sėmurė dhe dėrgon Hasanin, shėrbėtorin e parė pėr t'ia bėrė tė ditur tradhtinė Vjollcės, e cila nuk e priste dhe bluan veprėn kriminale: bėn pėr vete, me para, shėrbėtorin Hasan dhe i jep armėn tė vrasė ish tė dashurin e saj, Gjergjin; por arma shkrep dhe djali mbrohet duke lėnė tė vdekur Hasanin qė duke dhėnė frymėn e fundit dėshmon tė vėrtetėn. Pa u ndalur nė rrugėn e krimit, Vjollca e ndjek ta vrasė Gjergjin nė gjueti dhe, mbasi nuk ia del, i paraqitet si lypėse nė shtėpi, shtie dy herė me revolver, po nuk ka shenjė dhe mbetet e vrarė nga kama e tij qė kishte dashur pėr 4 vjet e mashtruar nė pabesi.

Gjithēka ėshtė dhėnė nė mėnyrė romantike, qyteti bėn jeten e qetė, pa derte dhe asgjė nuk lidhet me robėrinė turke. Bukuria shpirtėrore, besa, ēiltėrisa sundojnė nė marrėdhėnie midis njerėzve e familjeve dhe duket se ajo qė mbart tė gjitha ligėsitė e pabesitė e botės, Vjollca, s'mund tė jetė vajzė e kėtij qyteti, po njė demon qė autorit i ėshtė dashur pėr kontrast nė lartėsimin e personazheve tė tjerė. Edhe Zefi, i mashtruar, i jep tė drejtė Gjergjit qė vret dy njerėz pėr tė vrarė pabesinė, pėr tė pastruar tė keqėn. Tragjedia nxjerr nė pah shenjtėrinė e familjes, bekimin e prindėrve, shoqėrinė e pastėr, si janė Murati, Gjergji, Nikolla, Islami. Nė ndryshim nga tragjeditė klasike, ku e mira sublimohet nėpėrmjet vetėflijimit, tragjedia e Kolė Gurakuqit, jep fundin fatal tė sė keqes e triumfin e sė mirės.

"Erminia e vogėl" - dramė dashurie me 3 akte e njė tabllo, shkruar nė vitin 1919, evokon periudhėn veneciane tė qytetit tė Shkodrės, tė kujton fabulėn e Milosaos dhe ngjet me kronika sentimentale mesjetare, ku djali vuan deri nė vdekje dashurinė e parealizuar tė njė vajze. Pėr tė mos thėnė "klasor", subjekti dramatik ėshtė i familjeve, i dyerve, kėrkesa jetike pėr tė ruajtur rangun shoqėror, por ndjenja dhe pasioni nuk i binden kėtij ligji deri nė vetėflijim. Dallohen nė kėtė dramė reminishenca tė teatrit tė Molierit, po zgjidhja nuk bėhet me anė tė ligjit mbretėror, po nė mėnyrė ballkanase, sipas njė psikologjie tė paepur e stoike nė egėrsinė e vet.

Viktor Paoli, tregtar i madh, dhe e shoqja Madalena, kanė fejuar me vajzėn e pasur Teodorė, djalin e tyre tė vetėm, Vinēentin, qė dashuron vajzėn e varfėr, por tė bukur, Erminien, tė bijėn e Mikelit, mbetur jetime, pa nėnė. Kaq i madh ėshtė pasioni i djaloshit dhe pengesa e tė jatit pėr kėtė bashkim (pasi e quante turp tė merrte pėr re njė bijė tė vobektė), sa Vincenti sėmuret nga dashuria me njė lėngatė tė pashėrueshme dhe vdes, duke shkaktuar edhe vdekjen nga dhimbja tė Ermines. Gurakuqi prek njė problem real shoqėror dhe, sipas traditės letrare, shkrimtarėt evokojnė nė kohėra pėr tė larguar koherenten. Nė jetėn e qyteteve tė vjetra si Shkodra janė tė njohura lidhje tė vėshtira martesore dhe mundet qė shkasi tė jetė ndonjė rast i kohės sė autorit. Autori e quan dramė, po epilogu ėshtė tragjik pėr dy tė rinjtė dhe prindėrit e tyre qė e pėrjetojnė mė pas. Drama zhvillohet ngadalė, heronjtė nuk veprojnė pėr lumturinė e tyre, po vetėm presin fatin tragjik.

Si pėr tė dalė nga skenat tragjike tė veprave tė Kolė Gurakuqit, ėshtė radhitur sė fundi komedia me dy akte "Nastradini", e daktilografuar, pa datė shkrimi. Nastradini, borxhli i pėrjetshėm, se bėn duva punėt e botės, ka mbetur debitor i pashpresė ndaj Kungullit. Me ndihmėn e shėrbėtorit plesht, ai bėhet i vdekur dhe varroset sė gjalli. Mbyllja e farsės ėshtė njė situatė gazmore plot zgjuarsi e njerėzve tė vegjėl nga pasuria qė gjejnė ngushėllim tek njėri-tjetri e pėrkrahin njėri-tjetrin pėr tė kaluar hallet e jetės.

Vepra dramatike e Kolė Gurakuqit ėshtė me interes tė studiohet e tė vihet pėrkrah atyre qė krijuan nė kohėn e tij nė kėtė gjini. Ajo tregon se autori ka njohur skenėn dhe teatrin e teknikėn e tė shkruarit drama. Kjo duket jo vetėm nga struktura e pėrgjithshme, por edhe nga shpjegimet skenike, qė quhen punė regjie, nga terminologjia e teatrit, si: akt, dukė, tabllo, pamje, pėrflim shėnimet e intonacionit, pauzės, ligjėratės sė ndėrprerė, ndėrkohė qė ka pėrpjekje pėr poezi tė rregullt.

Katėr veprat e Gurakuqit u shkruan fill pas njė ngjarjeje tė madhe pėr qytetin tonė, kulturėn e gjuhėsinė shqiptare, u shkruan pas veprimit tė Komisisė Letrare tė Shkodrės. Pa dyshim, Kolė Gurakuqi i ka njohur vendimet e Komisisė, sepse ai shkruan sipas ortografisė sė vendosur dhe mund ta quaj njė nga zbatuesit mė tė pėrpiktė tė atyre kodeve qė hartuan misėt e Komisisė, midis tė cilėve edhe dy Gurakuqėt e tjerė tė mėdhenj Luigj e Karl Gurakuqi, qė ishte edhe sekretar i saj. Gjuha e veprave dramatike qė pėrshkruam ėshtė njė gegėrishte mjaft e avancuar, pa forma arkaike, madje edhe me variante tė dialektit toskė dhe aq e pastruar nga turqizmat. Pėr tė pasqyruar kėtė autor tė panjohur dhe gjuhėn e tij tė punuar, ėshtė mirė tė ndėrmerret botimi i kėsaj trashėgimie.



Phoenix 11_12 - Artikulli 12
http://www.dardania.com/phoenix/phoenix_11_12/phoenix_11_12_art12.html

© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
http://www.dardania.com/phoenix