Dr. Vehbi Hoti

Luigj Gurakuqi - Personalitet i shquar i jetės politiko-shoqėrore dhe kulturore-arsimore shqiptare

(Me rastin me rastin e 120 vjetorit tė lindjes)

Luigj Gurakuqi ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė lėvizjes sonė patriotike e demokratike, arsimore e kulturore nė fundin e Rilindjes Kombėtare dhe tė fillimeve tė Pavarėsisė.

Njė figurė poliedrike e madhore, Luigj Gurakuqi ishte politikan e diplomat, shtetar i shquar, gjuhėtar, poet e prozator, estet e kritik letrar, pedagog e tekstolog, ekonomist e financier, orator, njeri i kulturės dhe i shkencės, i fjalės dhe i veprimit, i pendės dhe i pushkės. Mbi tė gjitha ai ishte patriot i madh, atdhetar i flakėt, bashkėthemelues i shtetit shqiptar tė epokės moderne. Nga ana tjeter, L.Gurakuqi, si rrallė kush, pėrjetoi ngjarjet mė kulmore tė jetės sė vendit nė ēerekun e parė tė shekullit tonė. Nė shumicėn prej tyre qe pjesėmarrės i drejtpėrdrejtė, madje ndėr organizatorėt e drejtuesit kryesor tė tyre.

Njė personalitet i kėtyre pėrmasave e kėtyre kontributeve nuk kishte si tė mos tėrhiqte vėmendjen e shumė studiuesve tė fushave tė ndryshme.

Gurakuqi u vlerėsua shumė edhe sa ishte gjallė nga qarqet patriotike e shtypi kombėtar. Figura e tij filloi tė bėhet objekt studimi pas vdekjes.

Para dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore u realizua njė punė mjaft e gjėrė e serioze pėr tė njohur, studiuar e propaganduar gjithė trashėgiminė gurakuqiane. U shkruan me dhjetra artikuj e u realizuan disa botime te veēanta, u mbajtėn sesione dhe konferenca shkencore deri dhe kompozime tė krijimeve tė tij letrare.

Luigj Gurakuqi ėshtė ndėr figurat jo vetėm nga mė tė studiuarat por edhe nga mė tė vlerėsuarat. Ai ėshtė "Hero i Popullit" dhe "Mėsues i Popullit"; shkolla Normale e Elbasanit dhe Universiteti i Shkodrės mbajnė emrin e tij.

Por, edhe njė figurė e tillė kaq e vlerėsuar si L.Gurakuqi, nuk i shpėtoi dot censurimit, limimit e modifikimit qė tė bėhej sa me e pranueshme pėr ideologjinė marksiste-leniniste dhe sistemin komunist.

Duke u nisur nga kriteret ideologjike tė kohės, ana botėkuptimore e Luigjit ėshtė paraqitur nė mėnyrė evazive: u lanė mėnjanė idetė e tij mbi shtetin dhe demokracinė shqiptare, mbi rolin e fesė nė shoqėri, u minimizuan marrėdhėniet e bashkėpunimi i tij me klerin katolik dhe vlerėsimi qė ai kishte pėr tė; nuk u bė fjalė pėr qėndrimet e prera antibolshevike qė kishte Gurakuqi; materiale tė caktuara tė tij u redaktuan dhe nuk u ribotuan tė plota; ēuditėrisht edhe fjala e tij nė inaugurimin e Shkollės Normale tė Elbasanit, qė ėshtė njė pamflet i vėrtetė pedagogjik nė tė cilin sintetizohet mendimi pedagogjik i Rilindjes dhe pėrbėn njėkohsisht njė nga pikat mė kulmore tė tij; u hesht pėr marrėdhėniet e L.Gurakuqit me shumė personalitete tė kohės tė cilėt, me tė drejtė e tė padrejtė, u cilėsuan, pas ardhjes nė pushtet tė komunistėve, si armiq e tradhėtarė, e si tė tillė u mohuan plotėsisht.

Kush ishte Luigj Gurakuqi? Cili ėshtė tabani nacional dhe kulturor i formimit tė personalitetit tė tij?

Luigji u lind dhe u rrit nė gjirin e njė familjeje tregtare tė kulturuar shkodrane, nga prindėrit Pjetėr e Leze Gurakuqi. Me edukimin e tij u muer nė mėnyrė tė veēantė i ati. Pjetėr Gurakuqi ishte njė tregėtar me kulturė relativisht tė ngritur, me njė rreth tė gjėrė shokėsh e miqsh nė mes tregėtarėve e intelektualėve tė Shkodrės, me njė jetė aktive nė pazarin e qytetit dhe me marrėdhėnie tregėtare me Venedikun e Milanon. Shtėpia e kėtij tregėtari tė kulturuar e tė shetitur gumėzhinte nga hyrjet e daljet e njerėzve qė vinin tė diskutonin hallet e kohės e tė merrnin vesh lajmet e botės.

I ndodhur pėrherė pranė tė atit, dėgjonte me vėmendje bisedat e diskutimet pėr ngjarje tė sė kaluarės dhe tė ditės, pėr luftėrat heroike tė popullit kundėr pushtuesit otoman dhe grabitēarėve primitivė ballkanikė dhe pėr burrat qė i udhėhoqėn ato. Duke kujtuar kėto vite, Gurakuqi student do tė shkruante "Mė ēohet mall me kenė nė shtėpi e me ndigjue babėn tue kallzue, si pėrpara, nė ngjarjet e Pashallarve tė Shkodrės, trimnitė e malcorve e luftat e Malit tė Zi, sende qi kishte ndí prej t'et e qė edhe ai vetė shume kish pa"1.

Shkollėn fillore e tė mesme jo tė plotė i ndoqi nė Kolegjin Saverian qė ishte shkolla mė e organizuar dhe mė e kompletuar qė kishte Shqipėria e asaj kohe. Luigji qe ndėr nxėnėsit mė tė zellshėm tė shkollės dhe shumė shpejt, qė nė moshėn 13 vjeēare i shfaqen prirjet pėr letėrsi e krijime letrare. Mė pas plotėson arsimin e mesėm nė Kolegjin arbėresh tė Shėn Adrianos tė Shėn Dhimitėr Korones. Gurakuqi, ka qenė nxėnėsi i parė shqiptar i kėtij kolegji. Pėr 2-3 vjet studion pėr mjekėsi duke vazhduar e diplomuar pėr shkenca natyrore.

Luigj Gurakuqi pati fatin se ra nė duar tė mėsuesve tepėr tė zot, atdhetarė e intelektualė tė shquar si Anton Xanoni, Gaspėr Jakova - Merturi dhe Jeronim De Rada, i cili nuk qe vetėm njė edukator i vėrtetė pėr tė, por dhe njė figurė qė e frymėzoi pėr tėrė jetėn.

Nė rrugėn e parė tė poezisė Gurakuqi pati edhe njė udhėrrėfyes e mėsues tjetėr tė shquar, vjershėtorin e mallit pėr atdhe, Filip Shiroken.

Tek personaliteti i Liugj Gurakuqit spikat kultura e gjėrė dhe enciklopedike. Ishte njohės i thellė i trashėgimisė kulturore tė popullit tė vet dhe i kulturės klasike romake e latine. Historia e vendit dhe ajo botėrore ishin objekt i pėrhershėm i studimeve tė tija. Njihte arkeologjinė e shkencat ekonomike e financiare, trashėgiminė arsimore pedagogjike kombėtare dhe europiane.

Gurakuqi ishte poliglot. Pėrveē shqipes, zotėronte nė mėnyrė tė shkėlqyer latinishten, italishten, turqishten dhe frėngjishten. Dinte greqisht e gjermanisht. Ka tė ngjarė edhe anglishten. Fan Noli e cilėsonte Luigj Gurakuqin pionier tė qytetėrimit perėndimor nė Shqipėri, si njė nga shqiptarėt e flakėt qė thithi me themele kulturėn e Perėndimit dhe si njeriun qė punoi mė gjatė e mė shumė se kushdo tjetėr pėr tė mbjellur farėn e sajė nė Shqipėri.

Nė formimin filozofik botėkuptimor L. Gurakuqi ėshtė idealist objektiv. Ai mbante qėndrime liberale ndaj fesė e praktikave fetare, qėndronte larg ēdo fanatizmi fetar.

Por L. Gurakuqi nuk ka qenė as antifetar. Ai pranonte ekzistencėn e Zotit si krijues i gjithėsisė. Sipas tij Zoti ėshtė qenie qė s'ka as fillim e as mbarim, se asgjė nuk mund tė krahasohet me tė, se:

"...qielli e toka, fushat e gjana,

Malet e nalta, detrat e mėdhana,

T'gjitha prej Zotit patėn krijim,

Qi s'di mase me vedi, fill as mbarim"2

Zoti i madh dhe i vėrtetė, shkruante L. Gurakuqi, ka nė dorė fatin e njerėzimit e tė popujve, ai din gjithēka, bėn gjithēka dhe sheh gjithēka. Ështė ky Zot i plotfuqishėm tek i cili L. Gurakuqi ka shpresė dhe besim se do tė marrė nė dorė fatet e Shqipėrisė e tė shqiptarėve, se do tė bekojė punėt e tyre e do t'u plotėsojė dėshirėn pėr liri e pamvarėsi.

Dialektika e zhvillimit ėshtė ndėr anėt mė reacionale tė idealizmit objektiv. L. Gurakuqi e pranonte parimin e zhvillimit tė botės, tė natyrės, tė shoqėrisė e tė shpirtit njerėzor, se ēdo gjė nė botė "ndėrron pa pra", se "bota ėshtė si njė rrotė qė sillet pa rreshtur" dhe se "vetėm fatalistėt e krymbun, tremben prej pėrparimit...kontendohen (kenaqen) me ndej gjithmonė nė njė shtet (gjendje) t'gurt e t'pa jetė"3.

Ndonėse nuk ishte fetar dhe mbante qėndrime liberale ndaj praktikave fetare L. Gurakuqi e vlerėsonte rolin e fesė pėr jetėn individuale dhe tė shoqėrisė. Feja, shkruante ai, asht e mirė, ėshtė njė ndihmė e madhe pėr jetėn e kėsaj bote. "Parimet e fesė - vazhdon ai - tė ndjekuna mirė, i bajnė njerėzit qytetarė tė ndershėm, i mėsojnė qė t'i shėrbejnė atdheut, qė t'u nėnshtrohen ligjeve tė shtetit"4.

Lėvizja patriotike e demokratike, arsimore e kulturore i dhanė personalitetit tė L. Gurakuqit peshėn e pėrmasave mbarėkombėtare, e bėnė atė njė figurė tepėr te autoritetshme e tė besueshme edhe ndėr punėt mė tė vėshtira e mė delikate pėr fatet e atdheut.

Por, edhe L. Gurakuqi i dha gjithēka kėsaj levizjeje: tėrė forcat e veta fizike dhe mendore, i fali rininė, gėzimet e jetės, shpirtin e gjakun e vet.

Idealet patriotike, dashuria ndaj atdheut e udhėhoqėn Luigjin nė ēdo punė dhe nė ēdo veprim. Atdheu ishte pėr L. Gurakuqin gjithēka. Ishte pasuria mė e madhe qė kishte, dashuria mė e thellė e jetės se tij, ishte familja "defakto" qė pati, gėzim dhe hidhėrim i jetės sė tij.

Atdheu, shkruante ai, ėshtė gjėja mė e ēmuar qė kemi nė kėtė jetė. Ai ishte gadi tė luftojė e tė vritet jo vetėm pėr Shkodrėn, qė ai shumė e desh, por edhe pėr ēdo cep tė dheut qė i thonė Shqipėri. Nga Parisi, nė dhjetor tė vitit 1919, kur rrezikohej fati i Gjirokastrės i shkruante Myfit Libohovės se "jam gati, po tė jetė nevoja e tė shihet e udhės, qė tė vij edhe tė vritem pėr Gjirokastrėn e pėr nderin e atdheut"5.

Dashurinė dhe detyrimet ndaj atdheut i quante si gjėrat mė tė shtrenjta pėr ēdo shqiptar, se kėto detyrime nuk mbarojnė kurrė. Pėr ēdo shqiptar - porosiste Gurakuqi - dita e 28 nėntorit nuk duhet tė jetė vetėm njė ditė festimi ku secili duhet tė bėjė analizėn e jetės sė vet dhe, me dorė nė zemėr, tė pyes vetveten nėse ka bėrė gjithkund e gjithmonė detyrėn qė kish pėrpara atdheut.

Janė kėto ideale e pėrkushtime qė e vendosen Luigj Gurakuqin nė krye tė lėvizjes sė popullit tonė pėr liri e pavarėsi, demokraci, arsim e kulturė kombėtare, duke e bėrė njė nga personalitetet mė tė shquara nė periudhėn 1909- 1925.

Ndonėse nuk jetoi as njė gjysmė shekulli tė plotė, L. Gurakuqi pėrjetoi ngjarjet mė tė mėdha tė kohės, disa prej tė cilave na i la edhe te fiksuara drejtpėrdrejtė me dorėn e vet.

Kudo nė ballė, nė mos i pari, ndėr tė parėt qe.

Drejtor i parė i Normales sė parė dhe Ministėr i parė i Arsimit Shqiptar. Dora e tij shkroi alfabetet e miratuar nga Kongresi i Manastirit dhe i zbuloi para delegatėve. Ai shkroi Memorandumin e famshėm tė Greēės, apo "Librin e Kuq" tė malėsorėve kryengritės, zjarri i armėve tė tė cilėve do tė paralajmeronte pavarėsinė. Dora e djathtė e Ismail Qemalit nė ngritjen e flamurit nė Vlorė mė 1912. Nga ajo dorė u shkrua vendimi historik i Kuvendit Kombėtar tė Vlorės, nėpėrmjet tė tė cilit bota mbarė mori vesht se "Shqipėnia me sot do tė bėhet mė vehte, e lirė e mosvarme" .

Disa herė ministėr nė kabinetet qeveritare qė aq shpesh ndėrroheshin nė shtetin shqiptar tė pa stabilizuar. Çuditėrisht, pėr natyrėn e tij iu dha edhe posti i ministrit tė brendshėm, nė kabinetin disa ditor tė Hasan Prishtinės. Luigj Gurakuqi drejtoi sektorin e arsimit pėr njė kohė mė tė gjatė se ēdo personalitet tjetėr i kohės sė tij. Nė tė gjitha postet, funksionet e detyrat qė pat, Gurakuqi ishte njė personalitet imponues qė ngjallte besim e krijonte siguri tek tė tjerėt pėr suksesin e kryerjes sė tyre. Kėtė besim e kishin njerėzit e thjeshtė nga tėrė krahinat shqiptare, patriotė tė shquar tė lėvizjes kombėtare, shqiptarėt e kolonive, njerėz tė shtresave, tė rrymave politike e tė besimeve tė ndyshme fetare. Pėr kėtė do tė mjaftonte tė ndiqnim traditėn qė filloi tė krijohej nė letėrsi me dialogun pėrkushtues Shiroka, Gurakuqi.

Disa nga veprat e krijimet e veta, L. Gurakuqi ia kushtoi Gjergj Fishtės, Preng Doēit, Hilė Mosit e Mati Logorecit. Por edhe Gurakuqit i drejtohen mjaft dedikime e pėrkushtime. Ashtu si Filip Shiroka, Hilė Mosi vazhdon ta quajė bylbyl nė tingėllimin qė i kushton, "S'kėndon bylbyli". Gjergj Fishta i dedikon atij veprėn "Pika e voeset" duke e quajtur "shqiptar i vlefshėm dhe ndera e djelminsė shkodrane"6.

Po ashtu Padėr Anton Harapi veprėn e tij kryesore "Andrra e Pertashit" (Urti e burrni ndėr banorėt e Cemit), duke ia kushtuar Gurakuqit shkruan: "Burrit t'vėrtetė burrė, L. Gurakuqit, i cili me kulturėn e neltė shpirtėrore, mishnoi, madhnoi, pėrjetoi urtinė, besė e burrni shqiptare, tue mbetė pėrherė shembull shqiptari me kulturė, simbol i bashkimit kombėtar, idealist i shkelqyeshėm nė vorfni"7.

Si politikan e burrė shteti Gurakuqi ishte demokrat i bindur dhe liberal i ndėrgjegjshėm. Kur nė Parlament Ali Kėlcyra i bėn vėrejtje pėr qėndrimet e tij liberale, Luigji pėrgjigjet se "Z. Ali Kelcyra mė tha si pėr qortim se jam liberal. I falemnderit dhe mund tė jetė i sigurtė zotnia e tij se vdekja do tė mė ndajė nga mendimet e mija liberale"8. Duke u deklaruar demokrat e liberal, Gurakuqi thoshte se nuk ėshtė as revolucionar as bolshevik e as socialist, koncepte kėto qė nė vitet 20 ishin tė barazvlefshėm dhe kishin kuptimin e ndryshime me dhunė, me forcėn e armėve, me kryengritje.

Gurakuqi ishte pėr zgjidhjen paqėsore tė probleme nėpėrmes ligjeve, zgjidhjeve "me drejtėsi e nė mėnyrė tė butė". Si i tillė, ishte kundėr futjes sė popullit nė udhėn e kryengritjes sė armatosur.

Duke pasur kėto koncepte mbi rolin e ligjit, dhe zgjidhjen paqėsore dhe jo kryengritjen e zgjidhjen me dhunė tė problemeve, Gurakuqi u pėrfshi nė Revolucionin e 1924, pas njė hezitimi e kundėrshtimi tė fortė. Kėtė e dėshmojnė shokėt e miqtė e tij.

"Gurakuqi - shkruante S. Vinjau - u tėrhoq (nė revolucion - V.H.) pas njė kundėrshtimi tė fortė. Mund ta dėshmojnė se u ndodhėn nė Vlorė"9.

Padėr Anton Harapi kujton se kur ka filluar Revolucioni i Qershorit bashkė me Luigjin po punonin pėr nxjerrjen e numrit tė gazetės "Ora e Maleve", njė telegram nga Vlora e njoftonte pėr fillimin e revolucionit. Pyetjes sė Padėr Antonit se ē'fare ka ngjarė, Luigji i qenka pėrgjegj: "Na kanė fik Padėr Anton: ja, e kanė fillue revolucionin atje nė Vlorė, deputetėt tonė, pra ėshtė e kotė tė qajmė: duhet tė jemi solidar me shokėt, ēuo tė fillojmė edhe na"10.

Qėndrimin e mėsipėrm tė L. Gurakuqit, Padėr Anton Harapi e pėrforcon mė poshtė: Ditėn e largimit nga Shqipėria pyetjes se si falimentuat kėshtu dhe po e lini Shqipėrinė, Gurakuqi i skuqur, duke iu marre goja me buzė tė shtrėnguara pėrgjigjet: "Padėr Anton na skredituen (diskredituan) tepėr keqas na kanė deklarue komunista n'opinion t'Europs"11. Padėr Anton Harapi nxjerr konkluzionin se Gurakuqi pėr besė e pėr burrni qe i zoti tė vepronte edhe kundėr bindjes sė vet. Sidoqoftė ky ėshtė njė nga ato momentet kur L. Gurakuqi e ka lėnė "vijėn e mesme tė tij"

Luigj Gurakuqi qe njė luftėtar i vendosur pėr unitetin kombėtar. Si dhe rilindasit e tjerė kėtė unietet e shihte si: unitet teritorial, krahinor, unitet gjuhėsor dhe unitet e mirėkuptim fetar.

Ai luftoi pėr tė bashkuar nė njė tė tėrė tokat dhe fiset shqiptare. Pėr kėtė ai u pėrmbajt tezės, idesė: Shqipnia e shqiptarėt nė kufijt qė i ka falur zoti deri ku flitet gjuha e ambėl e zogjėve tė shqipes.

Tėrė jetėn L. Gurakuqit i dogji shpirti e i dhimbte zemra pėr padrejtėsinė qė iu bė kombit tonė duke ia ndarė trupin pėr gjysmė. I qėndroi besnik deri nė fund tė jetės idealit pėr tė parė njė ditė tė bashkuar rreth tokės amtare gjithė vėllezėrit e kombit. Ai ankohej se: "Na kanė marrė qytetet e na kanė lanė malėsinė, na kanė marrė viset mė tė ēmueshme tė atdheut duke na lėnė si njė trup pa kokė. Tingėllojnė shume aktuale demaskimet qė i bėnte Gurakuqi politikės sė pastrimit etnik qė ndiqnin shovinistėt serbė: "Qeveria jugosllave nuk do tė ndalet para asnjė mjeti - deklaronte ai - pėr t'i ndėrrue fytyrėn Kosovės". Pėr gjendjen tepėr tė vėshtirė tė shqiptarėve nė shtetin jugosllav fajson Fuqitė e Mėdha, tė cilat bėnė theror shqiptarėt e trojet e tyre pėr interesat e veta e tė aleatėve tė tyre. L. Gurakuqi ėshtė partizan pėr tė ndihmuar e pėr t'u dalur zot tė drejtave tė popullsisė sė Kosovės. E quante si detyrė tė rėndėsishme tė shtetit shqiptar. Faji i vetėm i kosovarėve - thonte Gurakuqi - qėndronte vetėm nė atė se ata ishin shqiptar e donin tė mbeteshin shqiptar.

Ndėr fjalimet mė tė forta tė Gurakuqit nė parlament janė ato mbi mbrojtjen e popullsisė shqiptare tė Kosovės. Kur qeveria jugosllave nė njė telegram e quante ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė saj interesimin e shqetėsimin e qeverisė shqiptare pėr gjendjen tepėr tė vėshtirė tė shqiptarėve tė Kosovės, Gurakuqi, plot indinjatė e zemėrim do tė merrte fjalėn e do tė thonte: "Si mundte me thanė njė qeveri (Jugosllave) e cila ka mbjell viset tona me varre tė vllazėnve tonė, se po i pėrzihemi nė punėt e mbrendshme tė saj. Si mundte nji qeveri me thanė se po i pėrzihemi nė punėt e brendshme, kur shofim se pėr shkak tė saj me mijėra fėmijė e gra sillen tė shveshur e tė zbathur kėtu nėpėr Tiranė e ushqehen me sevapet e amerikanėve e tepricat e ushtrisė"12. Qeveria Jugosllave - vazhdon Gurakuqi - nuk ka tė drejtė pėr tė na akuzuar pėr njė gjė tė tillė kur parlamenti shqiptar kėrkonte vetėm nė emėr tė njerėzisė e tė humanizmit qė tė ndėrpriten mizoritė serbe ndaj shqiptarėve.

Luigj Gurakuqi ka meritėn se ėshtė ndėr hartuesit kryesorė tė programit arsimor e kulturor tė lėvizjes sonė kombėtare pėr autonomi, liri e pavarėsi. Nė kėtė kuadėr ai ishte njohėsi dhe propaganduesi mė i mirė i traditave tė popullit tonė, i traditave kulturore e patriotike, i traditės gojore e shkrimore dhe i psikologjisė sė popullit tonė. Thelbin e qėndrimit tė tij nė kėtė fushė e pėrbėn ideja se nuk duhen mohuar tė parėt, paraardhėsit, sepse pėrndryshe nuk do jemi shqiptar, skemi kujt t'i shkojmė mbrapa e prej kujt tė frymėzohemi. "Nji komb - thonte Gurakuqi - rron me tradicione, me gojdhana. Ay popull kur kujton e nderon tė parėt e vet, asht me tė vėrtetė nji komb trim"13. Duke propoganduar me zjarr traditat e popullit tone ai kishte nje synim tė qartė: Shqiptarėt tė njohnin vlerat e veta, tė njohin e ēmojnė vlerat e gjakut tė tyre.

Gurakuqi u pėrpoq pėr tė dhenė njė pamje sa mė realiste tė Shqipėrisė. Prandaj ai vinte nė dukje edhe tė metat e gabimet e shqiptarėve, duke u bėrė thirrje pėr t'i luftuar e ndrequra ato. Veēanėrisht i shqetsuar ka qenė pėr zakonin e gjakmarrjes. E dėnonte atė si njė akt tė dėmshėm dhe si mjet tė nxitjes nga tė huajt tė pėrēarjes nė popullin shqiptar.

Ai brengoset se shqiptarėt "... ndėr veti jane tue u vra./ E n'gjak t'vllazneve duert tue i la./, se " Me u kthye mbar gjaqet s'na lanė/ Ndėrmjet vllaznevt idhnimi s'prane."

Kėtej buron thirrja e tij e fuqishme plot duf shpirtėror:

"Oh! ē'e zeza, o bijt e mi /

Sa keq jem tue punue/

Lenie ma, kėt zakon t'zi/

Gjaqet vinė me i harrue/"14

Gurakuqi ka pasė njė angazhim tepėr serioz dhe shumė tė gjatė pėr problemet e gjuhėsisė. Qė nė fillim ai iu pėrmbajt tezės, sa patriotike aq edhe shkencore, se gjuha ėshtė shenja mė e parė e kombit, kushti themelor pėr ekzistencėn e tij dhe mjeti mė i mirė pėr bashkimin kombėtar. Sipas Gurakuqit gjuha dhe kombi janė njė trup e njė shpirt, janė mishi e gjaku i trupit, se gjuha dhe kombėsia e jonė nuk mund tė rrojnė pa njėra -tjetrėn .

Gurakuqi ėshtė njė ndėr personalitetet kryesore qė luftoi pėr njėsimin e alfabetit. Edhe nė kėtė problem ai u udhėhoq nga parudha njė komb, njė gjuhė, dhe njė alfabet. Gurakuqi ka qenė figurė qendrore e Kongresit tė Manastirit dhe e Komisisė Letrare tė Shkodrės.

Ai ka merita tė shquara nė zhvillimin e gjuhės letrare shqipe, nė pėrpunimin e gjuhės letrare dhe nė njėsimin e shqipes sė shkruar, nė stabilizimin e drejtshkrimit, nė pasurimin e fjalorit, nė ēėshtjet e leksikologjisė, terminologjisė e tė gramatologjisė.

Gurakuqi pati meritėn dhe fatin qė udhėhoqi drejtpėrdrejtė luftėn pėr krijimin e shkollės kombėtare shqiptare dhe tė sistemit tonė arsimor. Nėn drejtimin e tij u hodhėn themelet e para tė sistemit arsimor fillor shtetėror nė Shqipėri. U krijua pėrvoja e parė e ngritjes sė administratės arsimore shqiptare, u hartuan dokumentat e para shkollore, u ngrit njė sistem i tėrė i pėrgatitjes dhe i kualifikimit tė mėsuesve.

Gurakuqi ka meritėn se pėrcaktoi drejt e qartė, mė shumė se ēdo paraardhės, konceptin mbi shkollėn kombėtare shqiptare, pėrmbajtjen, karakterin dhe parimet e ndertimit tė saj. Ai kėrkonte qė gjithė fryma dhe pėrmbajtja e shkollės tė ishte nė funksion tė qėllimeve dhe idealeve kombėtare.

Gurakuqi ėshtė tekstologu mė i shquar shqiptar i fillimit tė shekullit tonė. Ai i dha shkollės shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste mėsimore me njė vėllim prej 738 faqesh.

Edhe pas vitit 1920 kur ai nuk ėshtė mė nė krye tė zhvillimeve arsimore tė vendit, ai shfaqet si personaliteti politik qė u angazhua mė shumė se kushdo tjetėr, nė trajtimin e problemeve tė shkollės dhe tė reformave qė duheshin bėrė. Arsimi vazhdoi tė mbetet, siē e thotė vetė ai, dega mė e dashur e zemrės sė tij. Ai parashtroi nė parlamentin shqiptar ide dhe mendime shumė interesante pėr politikėn arsimore dhe rrugėn qė duhet tė ndiqte shkolla shqiptare. Gurakuqi kishte njė vizion tė qartė pėr rolin e shkollės nė njė shoqėri moderne, pėr lirinė dhe tė drejtat themelore tė individit nė fushėn e arsimit dhe kėrkoi zhvillimin mbi baza ligjore, shkencore e pedagogjike tė shkollės shqiptare.

Gurakuqi i ka kushtuar shumė kujdes problemit tė fesė dhe tė marrėdhėnieve nė mes shqiptarėve me besime tė ndryshme fetare, vendosjes sė unitetit nė mes tyre dhe tė sigurimit tė mirėkuptimit e tė tolerancės ndėrfetare.

Pa realizimin e kėsaj, nė kushtet e pėrbėrjes fetare tė popullsisė, do tė ishte e pamundur tė arrihej synimi i madh: sigurimi i unitetit kombėtar si faktor i dorės sė parė pėr liri e pavarėsi.

L.Gurakuqi ka demaskuar pėrpjekjet e armiqve tė Shqipėrisė pėr ta pėrdorur fenė si mjet tė pėrēarjes sė popullit tonė. Pėr kėtė arsye, nė shtatorin e 1912, ai porosiste si "Unė po ju tham se nevojė e madhe asht tė pajtoni muhamedanė me tė krishterė. Duhet t'a marrim vesht tė gjithė se jemi nė rrezik tė madh e mund tė hupim pėr jetė tė jetės"15.

Ai kishte besim tė patundur nė bashkimin e shqiptarėve dhe nė mirėkuptimin fetar tė tyre se, shqiptarėt, historikisht, me gjithė dallimet fetare, gjithnjė kanė qenė tė njė mendjeje nė shprehjen e dashurisė sė pafund ndaj atdheut tė vet.

Ishte kjo ide, shkruante Gurakuqi, qė i bėri muhamedanėt atdhetarė pavarėsisht nga lidhja e besimit me shtetin sundues turk, qė tė kėrkonin shkėputjen e Shqipėrisė nga Turqia. Po kjo ide, vazhdon ai, bėri qė edhe tė krishterėt, ndonėse e dinin se nė Shqipėrinė e lirė qė ėndėrronin, do tė kishte njė shumicė muhamedane tepėr tė madhe, nuk e morėn aspak parasysh njė fakt tė tillė dhe pasojat e tij.

I pyetur nėse ai vetė kishte besim se mund tė bashkohen toskė e gegė, myslimanė e tė krishterė, Gurakuqi iu pėrgjegj se "Po mos t'a kishe kėtė bindje, do t'u niseshe me vaporrin ma tė parė pėrjashta, pėr tė mos u kthyer ma kurrė nė Shqipni"16.

Qė nė mbledhjen e parė tė Kongresit tė Durrėsit, mė 1919, L.Gurakuqi "asht kundėr qė nė njė mbledhje kombėtare tė pėrmenden fjalet toskė e gegė dhe tė krishterė e myslimanė", kėrkon qė fjalė tė tilla tė jenė tė ndaluara dhe shton se " .... ēėshtja e lirisė dhe e nderimit tė feve nė Shqipni duhet tė zgjidhet mbas formulės: "Feja e lirė nė shtet tė lirė"17.

Kėto ide e mendime L.Gurakuqi i shtjelloi hollėsisht nė diskutime nė parlamentin shqiptar dhe, posaēėrisht nė artikullin "Bazat e bashkėpunimit ndėrmjet shqiptarėvet muhamedanė e tė krishterė".

Ai ėshtė kategorikisht kundėr atyre qė mendonin se pėr tė larguar konfliktet fetare qė mund tė lindnin, duhet, me tė butė e me tė fort, tė shuhen besimet fetare nė Shqipėri.

Ai ėshtė qė tė ndiqet njė rrugė tjetėr. Pėr kėtė L.Gurakuqi pėrcakton parimet bazė ku duhen mbėshtetur marrėdhėniet e mirėkuptimit dhe tė bashkėpunimit nė mes myslimanėve e tė krishterėve parime kėto qė mbeten aktuale edhe sot e kėsaj dite. Nė aspektin kombėtar, duhet tė zbatohen parimet qė kanė kaluar provat e zjarrit tė historisė: njėsia e atdheut, bashkimi i kombėsisė, lidhjet e gjakut e tė gjuhės. Nė aspektin e drejtėpėrdrejtė fetar: besime tė lira nė njė shtet tė lirė, garantimi me ligj i barazisė nė trajtimin e fesė, mostrazim i shtetit nė ēėshtjet fetare, nderim i njėri-tjetrit pėr besimin e shoqi-shoqit.

Personaliteti i L.Gurakuqit spikat edhe nė fushėn e diplomacisė. Ai qe pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė ballafaqimet diplomatike nė qendrat mė tė mėdha tė politikės europiane: nė Londėr, nė Romė e nė Vjenė, nė Paris dhe nė Gjenevė. Kėshtu, nė Londėr, mė 1913 me Ismail Qemalin dhe Isa Buletinin; nė Konferencėn e Paqes nė Paris, mė 1919, me delegacionin e Qeverisė sė Durrėsit apo nė Gjenevė, mė 1924, nė Lidhjen e Kombeve me Fan Nolin.

Gjatė jetės sė tij ai pati takime me dhjetėra politikanė e burra shtetesh nė mbrojtje tė ēėshtjes kombėtare e tė fateve tė Shqipėrisė. Kudo dinjitoz. Meritat e tij nė kėtė fushė ia kanė njohur pa hezitim pjesėmarrėsit e kėtyre ballafaqimeve.

Gjergj Fishta, ndėr shkaqet qė delegacioni shqiptar nuk arriti tė paraqesė e tė mbrojė si duhet problemin shqiptar nė Konferencėn e Paqes nė Paris, rradhiti edhe inferioritetin e pėrfaqėsuesve tanė tė cilėt nuk mund tė pėrballonin ballafaqimet me profesorėt, doktorėt e diplomatėt sllavė dhe grekė.

Pasi pranon se edhe ai vetė, sa herė ka marrė pjesė nė bisedimet me delegacionet e huaja: ".... tė them tė vėrtetėn se mė asht dashur tė skuqesha pėr inferioritetin tim", shkruan se: "Asht e kot tė gėnjehemi. Nėse pėrjashtohet Gurakuqi qi vetem ai ka njė kulturė tė pėrshtatshme, ka njė atdhetari tė shėndoshė dhe njė njohuri tė gjerė pėr njerėzit dhe pėr sendet e Shqipėrisė, asnjė nga anėtarėt e qeverisė, qoftė tė sajė sė mėparshmes, qoftė tė sė tanishmes, nuk mund tė thotė se e paraqet denjėsisht Shqipėrinė dhe tė mbrojė siē duhet interesat e sajė"18.

Gurakuqi ėshtė kritikuar nga biografėt pėr njė farė mbivlerėsimi tė Fuqive tė Mėdha nė pėrcaktimin e fateve tė Shqipėrisė, pėr njė besim tė tepruar tek faktori i jashtėm e politika ndėrkombėtare. Mendojmė se me tė padrejtė.

Ai nuk ishte njė politikan e diplomat i kallėpeve dogmatike qė t'i binte murit me krye, se vetėm me "forcat tona" do tė zgjidheshin problemet aq tė ndėrlikuara politike tė Shqipėrisė.

E vogėl, pa forcėn e duhur ekonomike e ushtarake, e rrethuar nga fuqi shoviniste qė, nė ēdo ēast, ishin gadi t'i kėpusnin kokėn; vend i vogėl ku pėrplaseshin interesa tė mėdha tė tė tjerėve, shumė herė mė tė fuqishėm e mė "mjeshtėror" nė pėrdorimin e mjeteve tė politikės, tė dhunės e tė dredhive, Shqipėria nuk mund tė ēante me parimin "me forcat tona". Domosdo duhej gjetur "e mesmja" pėr tė fituar "ēfarė tė mundnim" dhe pėr tė mos humbur gjithēka qė, mundėsisht tė plotėsoheshin deri ku tė mundnim interesat kombėtare por edhe tė mos ndėrsenim tė tjerėt kundėr Shqipėrisė, kur nuk ishim tė zot t'i pėrballonim.

"Diplomacia e vėrtetė - shkruante Gurakuqi - mbėshtetet mbi udhėn e mesme, tė cilėn e gjejnė vetėm ata qė, tue mbajtun tė patundun parimet, dijnė me pajtue tė drejtat e nevojat e atdheut tė vet, nė kushtet e politikės sė pėrgjithshme"19.

Kėshtu qė vija e mesme nė politikė e nė diplomaci nuk e ēoi L.Gurakuqin as nė qėndrime servile e as nė iluzione. Megjithėse e kishte tė qartė rolin e faktorit tė jashtėm, ai mbeti tepėr i zhgėnjyer nga qėndrimi i Fuqive tė Mėdha ndaj fateve tė Shqipėrisė dhe zgjidhjes sė problemit kombėtar. Ai mban njė qėndrim tepėr tė ashpėr ndaj forumeve ndėrkombėtare qė u morėn me problemet e Shqipėrisė, e kishte tė qartė se vetėm gjėmimi i topave tonė mund tė arrijė mė shpejt nė veshėt e shurdhuar tė Europės ndaj zėrit tė shqiptarėve qė nuk pushojnė s'kėrkuari drejtėsi.

I zemėruar dhe i indinjuar nga qėndrimi i Konferencės sė Paqes sė Parisit mė 1919, L.Gurakuqi shkruante "Tė mos besojmė si disa shqiptarė, se Vilsoni u smue, se Klemonso-it nuk i shkon buka e se zotin Lloyd George nuk e zen gjumi nga kujdesi i Shqipėrisė"20, se Fuqitė e mėdha kujtohen ndonjėherė pėr Shqipėrin kur duen tė zgjidhin konfliktet nė mes vedi apo tė ndreqin ngatresat e tė tjerėve nė dam tė interesave tė Shqipėrisė.

Gurakuqi na shfaqet edhe si ekonomist i shquar dhe financier i talentuar. Ishte pėr pronėn private e mbrojtjen ligjore tė saj me ligj, kundėr shpronėsimit e konfiskimit tė sajė veē se pėr interesa publike kundrejt shpėrblimit tė arsyeshėm tė pronarėve.

Kėrkonte t'a ēlironte fshatarin nga skllavėria e marrėdhėnieve mesjetare ēifligare dhe ta bėnte zot tė tokės qė e punonte sepse ishte i bindur qė "kur bujku tė jetė skllav nuk e punon mirė tokėn e mė vonė shtyhet nė bolshevizėm. Shtimi i pronave tė vogla ėshtė mjeti mė i fortė kundėr pėrhapjes sė bolshevizmit"21.

Pėr t'i dalur pėrpara kėsaj ai shtroi idenė qė pronat shtetėrore dhe pronat e mėdha private t'u ndaheshin fshatarėve duke i njohur ēdo familje qė tė bėhet zot i shtėpisė ku banon dhe i njė hektari tokė nga ajo qė punon kundrejt shpėrblimit tė pronarėve.

Gurakuqi ngulmonte qė tė ndihmohej prodhimi i vendit dhe qė parlamenti tė merrte masa pėr t'i bėrė ballė konkurencės sė huej me anė tė taksave doganore dhe tė stimulonte shoqėritė aksionare tė borgjezisė shqiptare.

Me tė drejtė mendonte se shkaku i emigracionit ishte se vendit i mungonte industria, se jemi tė detyruar me importue tė gjithė gjėrat pėr tė cilat populli ka nevojė. Po tė mos dalim nga kjo situatė, atėherė - shkruante Gurakuqi - "edhe pasunia kombėtare do tė vijė ditė pėr ditė tue u mbarue e do tė vijė njė ditė kur tė mbetemi si tė huej nė tokėn tonė, dmth do tė bahemi ekonomikisht e politikisht shėrbėtorėt e atyne qė do tė na kenė hangėr pasunin"22.

E kishte tė qartė se pa ndihma nga jashtė nuk mund tė zhvillohej ekonomia e vendit. Ishte pėr dhėnien e koncensioneve, marrjen e huave e krijimin e shoqėrive tė pėrbashkėta anonime por kurdoherė duke respektuar pavarėsinė politike e ekonomike tė Shqipėrisė.

Nė shoqėritė e pėrbashkėta anonime ngulmonte qė pjesa mė e madhe e aksioneve tė ishin nė duart e shqiptarėve dhe nė pėrbėrjen e kėshillave administrative tė tyre shumica tė ishin shqiptar.

E quante si fatkeqėsi kombėtare bilancin negativ tė tregėtisė sė jashtme dhe ishte kundėr marrjes sė huave pėr tė mbushur mungesat e buxhetit, Gurakuqi paralajmėronte se "mjer ai shtet qė merr tė holla hua pėr me pague rrogat sepse nė pak vjet shteti do tė gjendet i kėrrusun nėn barrėn e randė tė borxheve nga tė cilėt nuk do tė shpėtojė kurrė"23.

Kėto ide ai deshi t'i realizonte nė postin e Ministrit tė Financave nė Qeverinė e Nolit. Megjithėse i gjeti financat e shkatėrruara, arkėn e shtetit me njė defiēit prej 7 milion fr.ari dhe rrogat 7 mujore tė nėnpunėsve tė pa paguara, me masa tepėr energjike arriti qė, pėr herė tė parė t'i paraqitej parlamentit njė projekt buxhet i saktė, i studiuar edhe i balancuar. Ai pėrgatit edhe projektin pėr themelimin e sistemit monetar dhe tė kreditit tė Shqipėrisė.

Gurakuqi ishte tepėr i rreptė nė pėrdorimin e fondeve. "Njė qeveri konstitucionale - thonte ai - nuk mund tė prishė asnjė dhjetėshe pa e futun nė buxhet e pa aprovimin e parlamentit"24.

Luigj Gurakuqi na ka lėnė njė pėrvojė tė pasur pėr jetėn parlamentare, ndėrtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor, pėr luftėn politike e marrdhėniet pozitė-opozitė qė paraqesin njė rėndėsi aktuale edhe pėr zhvillimet demokratike ne vendin tonė.

Gurakuqi kishte vlerėsim e besim tė madh tek parlamenti, ligji e vota e lirė e popullit.

Ai qe partizan i ligjeve tė forta e tė drejta. Kishte bindje absolute. se me anėn e tyre, tė njė adminsistrate tė fortė dhe tė nėnpunėsve tė ndershėm e tė zotė, do tė realizoheshin aspiratat e popullit shqiptar. Nė mbretėrinė e ligjit e tė drejtėsisė - thonte Gurakuqi - nuk do tė mund tė merren masa arbitrare ndaj popullit. Ai kėrkontė njė qeveri tė ligjeve, bile tė ligjeve tė forta, e jo me i lanė nėnpunėsit duart e lira pėr tė punuar sipas vullnetit tė vet25.

Gurakuqi kėrkonte qė pozita e opozita duhet tė bėjnė njė luftė parlamentare tė ndershme, tė zhvillojnė luftė idesh e jo luftė karrigesh, "Nė parlament - thonte Gurakuqi - ma mirė se askund mund tė mbrohen ligjėrisht ashtu si duhet tė drejtat e popullit kundėr shpėrdorimeve tė organeve tė qeverisė"26.

Detyrėn e deputetit e quante detyrė tė madhe, tė rėndė e tė shenjtė, kėrkonte nga ata tė jenė shembull nė zbatimin e ligjit.

"Ma e para detyrė e atyre qė i thonė vetes ligjvues - thonte Gurakuqi - asht t'i shtrohen e tė respektojnė vetė ligjin"27.

Gurakuqi ishte armik i shpėrdorimit tė pushtetit dhe mbrojti me forcė tė drejtat dhe liritė themelore tė individit. Dėnoi me forcė dhunėn, torturėn e rrahjen. Kishte bindjen se dhuna vendos njė qetėsi tė rreme, pse njė popull qė rrihet, pret ditėn me ēue krye, se qetsia nėn dhunė asht si njė thėngjill i mbuluem qė ndizet prapė.

Gurakuqi ngulmonte pėr garantimin e njė proēesi zgjedhor tė lirė, tė drejtė e tė ndershėm , larg ēdo presioni e shantazhi ndaj zgjedhėsve.

Gurakuqi dikur do tė shkruante: "Njė popull qė nderon burrat e vet, njė popull qė pavdekėson kujtimin e tyne, jo vetėm ndėr faqet e historisė por edhe mbi rrasa e nė monumenta, ai popull tregon se ka ndėrgjegje, se ka ndiesi tė holla, se njef miradijen e ka dėshir me u sjellun e me u drejtuem mbas shembullit tė tė Mėdhajvet tė vet"28.

E njė ndėr Tė Mėdhenjėt e kombit tonė ishte vetė ai si njeri e si qytetar, si atdhetar si luftėtar. Sa e lavdėrueshme ishte ngritja e shtatores sė L.Gurakuqit nė qytetin tonė, aq e palejueshme ėshtė gjendja mjerane e shtėpisė muze dhe e varrit tė tij, gjendje qė nuk duhet tė lėrė tė qetė ndėrgjegjen atdhetare tė shtetarėve tanė, posaēėrisht tė shtetarėve lokalė dhe tė qytetarėve shkodranė.

Trashėgimia Gurakuqiane ėshtė njė minierė e thellė qė sa mė shumė ta gėrmosh, aq mė shumė do tė nxjerrėsh. Hulumtimi i saj i mėtejshėm, mbledhja dhe botimi i tėrė trashėgimisė politiko-shoqėrore, arsimore-pedagogjike shkencore, letrare e kulturore ėshtė njė detyrė e institucioneve shkencore dhe organizmave shtetėrore, para se gjithave e Shkodrės dhe tė Universitetit tė saj. Brezat do tė na ishin mirėnjohės.

Me jetėn, me veprėn e me gjakun e vet Luigj Gurakuqi ėshtė njė amanet, ėshtė njė apel pėr tė gjithė ne: lėrini mėritė e bashkohuni, si qėmoti pėr t'i dalur zot atdheut e kombit dhe bėjeni sa mė tė fortė Shqipėrinė.

Vetėm duke e bėrė tė fortė Shqipėrinė mund tė themi se Luigj Gurakuqin e kemi pėrherė nė mes nesh.

 

Referencat

  1. Mendime pėrmbi njė libėr tė ri. (Mbi librin e Z. Giacinto Simini "Tė dhana mbi zakonet e Shkodrės sė Shqipnisė. Proverba dhe fabula"), botuar nga L. Gurakuqi nė "Albania", Bruxelles, Volum D, Vjeta e IV-tė, 1990, Nr. 4, f. 94-95.
  2. Knime t'para pėr Msoitore Filltare t'Shcypniis, Libri i dytė, Napoli, 1905, faqe 73; Shtimi i Abetarit Shqip pėr ēunat, prej D.H, Athine, 1912, f. 27.
  3. Lekė Gruda, "Albania e Shoqėnia e Bashkimit - themelimi i gjuhės letrare, "Albania", nr. 2, 1905
  4. Luigj Gurakuqi, Bazat e bashkėpunimit ndėrmjet shqiptarėve mihamedanė e tė krishterėve, "Ora e Maleve", vjeti I, 1923, nr.32, Shkodėr, 10 Nanduer, faq. 1.
  5. Muzeu Historik i Shkodrės, Fondi L.G., Dosja "Korespondenca e L.Gurakuqit". Letėr nga Parisi, 4 dhjetor 1919, Dokumenti 122.
  6. P. Gjergj Fishta, Pika Voeset, N'Zader, 1909. Poezia e Fishtės "Peng Nderimit", kushtuar L. Gurakuqit, ėshtė pėrfshirė edhe nė botimin "Mriz i Zanave", fq. 23.
  7. P. Anton Harapi, Andrra e Pretashit (kontribut pėr kulturėn shqiptare), Romė, 1959, faqe VII.
  8. "Bisedimet e Kėshillit Kombėtar (Senati)" Mbledhja Nr. 67, 24 Tetuer 1922, fq. 557.
  9. Stavri Vinjau, Luigj Gurakuqi, artikull i ribotuar nė "Hylli i Dritės", 1944, Nr.3, fq. 9 "Diell", 16 Korrik 1925.
  10. P.A. Harapi, "Si e njof unė Gurakuqin", "Hylli i Dritės" 1944 nr. 3, fq 68-69.
  11. Po aty.
  12. "Bisedimet e Kėshillit Kombėtar", Viti I-rė, Legjislatura e parė, mbledhja 44, datė 18 korrik 1921, faqe 178.
  13. Po aty, viti 1921, mbledhja nr. 54, datė 28 shtator faqe 406.
  14. Shih poezitė e L. Gurakuqit "Z.Gegė Postrippės" dhe "Dita 20 Tetor 1900" botuar tek "Albania", vjeti IV, 1900 faqe 38 dhe viti V-tė vėllimi E, fq. 75.
  15. Muzeu Historik Shkodėr, Fondi L.Gurakuqi, Dosja nr. 1, fq. 7.
  16. P. Anton Harapi, Çashtje tė elementave fetare nė Shqipni, "Hylli i Dritės", nr. 5, viti 1944, fq.11.
  17. Dokumente tė Kongresit tė Lushnjės, Proēesverbalet e mbledhjeve, botuar nė "Hylli i Dritės", nr. 5, 1944, fq. 55, 58.
  18. Letėr e Gjergj Fishtės dėrguar nga Parisi, Vinēens Prendushit, mė 5 prill 1920. "Lufta e popullit shqiptar pėr ēlirimin kombėtar 1918-1920" (Pėrmbledhje dokumentesh) vėllim I, Tiranė, 1975, Dok. 165, fq. 216.
  19. Muzeu Historik Shkodėr, Dosja "Korespondenca e L. Gurakuqit", Letėr nga Parisi, datė 24 tetor 1919, drejtuar Ahmet Daklit dhe Shefqet Dajės nė Elbasan.
  20. Po aty.
  21. "Intervistė me Z. L.Gurakuqi, deputet i Shkodrės, nga Nik Pemma, "Shqipėria e Re", Kostance, e dielė, 19 Gusht 1923.
  22. "Bisedimet ...", 1921, nr. 22, fq. 357 - 358.
  23. Po aty, 1922, nr. 6, fq. 97.
  24. Po aty.
  25. L. Gurakuqi, Premtimet e Opozitės, "Ora e Maleve", Vj.I, 1923, Nr. 40, fq 1, Shkodėr, e Shtunė, 8 Dhetuer.
  26. L. Gurakuqi, Qeveria dhe Opozita (Pėr Zotin Seid Kemalin); Ora e Maleve, Vj. I, 1923, Shkodėr, e Dielė 8 Korrik.
  27. "Bisedimet ...", 1921, mbledhja nr. 27, fq. 596.
  28. L. Gurakuqi, Pėr nji momument Smajl Qemalit, "Ora e Maleve" Vj.I, 1923, Nr. 40, fq. 4, Shkodėr, e Shtune, 8 Dhetuer.


Phoenix 10 - Artikulli 04
http://www.dardania.com/phoenix/phoenix_10/phoenix_10_art04.html

© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
http://www.dardania.com/phoenix