Dr. Mikel Prenushi

Meshtari Dhimiter Frangu
(Demetrio Franco) (1443 - 1525)
Luftėtar dhe historian i Skenderbeut

Personalitet i kulturės humaniste shqiptare tė shekujve XV, XVI, ndėr tė gjithė biografėt e Skėnderbeut, Dhimiter Frangu ėshtė i vetmi qė njohu nga afėr Heroin tonė kombėtar, jetoi me tė, mori pjesė ndėr beteja si luftėtar krah tij dhe e shoqėroi Kryetrimin shqiptar si pjesėtar i suitės sė tij nė udhėtimin qė bėri nė Itali mė 1466 - 1467 pėr tė ndihmuar Ferdinandin e Napolit. Nė suitė bėnte pjesė me cilėsinė e "ruajtėsit tė thesarit" ("tresoriere dell' Eroe").

Ai i pėrket asaj plejade tė shquar tė shek. XV, qė luftoi me pushkė e me penė pėr Atdheun.

Dhimitėr Frangu lindi nė Drisht mė 1443, atė vit qė Gjergj Kastrioti Skėnderbeu ktheu nė Krujė fitimtar dhe me kryengritje dėboi pushtuesit otomanė. Ishte me prejardhje nga njė familje e shquar pėr tradita patriotike e kulturore, kushėri i Dukėve tė Drishtit, i Engjėllorėve. Qė nė moshėn 16-vjeēare u vu nė shėrbim tė Skėnderbeut si luftėtar. Para shtatorit tė vitit 1478, pra para rėnies sė kėshtjellės sė Krujės, ai u largua nė Itali sepse vendi u pushtua nga forcat osmane. Atė vit, mė 1478, ra dhe kalaja e Drishtit, mė janar tė 1479 do tė binte dhe kalaja e Shkodrės, kėshtu qė atij s'i mbetej tjetėr veē rruga e hidhur e mėrgimit pėr Itali, ku dhe u shugurua prift. Shėrbeu pėr shumė vite si famullitar nė Briana (Itali) dhe vdiq nė Trevi mė 1525 nė moshėn 82-vjeēare.

Njeri me kulturė dhe shpirt fetar e atdhetar ai e ndjeu pėr detyrė t'u lejė brezave njė Histori tė Skenderbeut, mbrojtėsit tė atdheut dhe tė krishtėrimit e qytetėrimit perėndimor kristian; dhe kėtė ai e shkroi nė gjuhėn latine, gjuha e kulturės humaniste europiane. Nuk dihet me saktėsi kur u shkrua kjo vepėr; me tė drejtė mendohet se pas vitit 1478, nė Briana.

* * *

Dėshmitar i ngjarjeve tė mėdha qė pėrjetoi populli shqiptar nė luftrat kundėr pushtuesve osmanė nė shek. XV, njeri i mbruajtur me kulturėn humaniste, Dhimitėr Frangu na paraqitet me veprėn e tij si njė historian i aftė, me origjinalitetin e tij, i saktė nė datime e vende ngjarjesh, me njė stil tė pėlqyeshėm, me mendime e shprehje tė qarta dhe terheqėse pėr lexuesin shqiptar dhe tė huaj. Vepra e tij pati fat tė mirė, sepse e shkruar nė latinisht pati dy perkthime nė italisht dhe shumė ribotime italisht dhe nė frengjisht e anglisht.

Dhimiter Frangu qe kushėri nga nėna me dukėt e Drishtit, me Pal A. Engjėllin. arqipeshkev i Durrėsit (1417-1469), prelat kishtar, humanist i shquar dhe krahu i djathtė e bashkėpunėtor e diplomat i Skenderbeut, me vllaun e tij Pjetėr A. Engjėllin (1443-1512), njė ndėr kapedanėt e sprovuar tė Heroit.

Biri i Pjetėr Engjėllit, Pali, i lindur nė Venedik, ma vonė shuguruar prift, njeri me kulturė humaniste, autor i disa librave fetarė, qe emėruar famullitar nė Briana, ku do tė zėvendsonte kushėririn e tij Dhimiter Frangun pas vdekjes sė tij, mė 1525. Nė Briana ai gjeti dorėshkrimin latinisht tė Dhimitėr Frangut, e pėrktheu nė italisht dhe e botoi nė Venedik mė 1539 nėn kėtė titull: "Comentario de le cose de' Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d' Epyro" (Komentar i tė bėmave tė Turqve dhe i Z. Gjergj Skanderbegut, princ i Epirit). Vepra u botua pa emėr tė autorit, nuk dihet perse, dhe pa vend botimi (dihet se nė Venedik). Fakti qė vepra u botua pa emėr tė autorit, deri vonė u ka dhenė shkas studiuesve tė dyshojnė pėr autorėsinė e Dhimitėr Frangut. Ka shumė tė ngjarė qė pėrkthyesi tė ketė bėrė ndonjė redaktim apo korregjim nė vepėr, po ajo nė terėsi mbetet njė studim i shkruar bukur dhe saktė nga njė atdhetar i kulturuar, mjeshtėr i penės.

Vepra e Dhimiter Frangut nė 180 faqe, tė ndara nė 41 kapituj, pra mė pak e vėllimshme se ajo e Marin Barletit ("Historia de Vita et Gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis", Roma, 1508 -1510) dhe mė praktike pėr lexim qe kerkuar shumė nga lexuesi i shekujve XVI, XVII. Nė gjuhėn italiane ajo qe ribotuar mė 1540, 1541, 1545 etj. Ajo u ribotua sė bashku me veprėn "Dell' assedio di Scutari" (Mbi rrethimin e Shkodrės) tė Marin Barletit dhe nė permbledhjen e Francesco Sansovino-s mė 1564 etj. (M.F. Sansovino "Dell' historia Universale dall'origine et Imperio de' Turchi da M.F. Sansovino ... Venetia, apresso F. Rampazetto, 1564 nė faqet 370.497) nėn titullin "I fatti illustri del Signor Georgio Scanderbegh, principe d' Epiro." dhe pati ribotime tė tjera nė Venedik (botues S. Zazzara) mė 1560, 1561, 1564, 1568, 1573, 1577, 1582, 1600, 1654 etj.

Duke menduar se dorėshkrimi i Dhimiter Frangut ėshtė krijuar pas daljes nė dritė tė veprės madhore tė Marin Barletit pėr Skenderbeun (1508-1510), disa studiues tė pathelluar kanė menduar se vepra e Dh. Frangut ėshtė njė permbledhje e shkurtėr e veprės barletiane, po nė fakt vepra e Dh. Frangut ka merita tė veēanta si vepėr origjinale, me tė dhėna tė reja, me datime mė tė sakėta, me njė qendrim mė realist nė pershkrimin e betejave dhe tė numrit tė pjesėmarrsve nė to etj. Pra ajo konsiderohet njė burim autentik i pavarur. Dh. Frangu na e jep tė saktė daten e kthimit tė Skenderbeut nė Krujė, daten e vdekjes sė Heroit, 17 janar 1468 (jo 1467!) (duhet ditur se kalendari venecian fillonte nė mars dhe jo nė janar) dhe mė me guxim se Barleti ai stigmatizon kopracinė e disa princave tė huaj qė vetem premtime i jepnin Skenderbeut. Me tė drejtė, studiuesi CH. Hoph e konsideron Dh. Frangun mė kritik se Barletin. (Charles Hoph. Croniques greco-romanes inedités ou peu connues. "Berlin Libraire de Wideman", 1875)

Po nuk ka dyshim se vepra e Barletit ėshtė vepėr monumentale dhe se rezatimi i saj nė botime tė tjera pėr Skenderbeun kudo nė Europė, ėshtė i dukshėm.

Tė kthehemi persėri tek dorėshkrimi fatmirė i Dh. Frangut, qė pati njė perkthim tė ri italisht mė 1584. nga studiuesi, prifti italian Giovanni Maria Bonardo.

Perkthimi dhe botimi i Bonardos nė Venezia ka kėtė titull: "Gli illustri e gloriosi gesti e vittoriose imprese fatte contro i Turchi dal Signor Don Georgio Castriotto detto Scanderbeg, principe d' Epiro" (Bėmat e shkelqyera e tė lavdishme dhe ndermarrjet fitimtare tė bėra kunder Turqve nga zoti Gjergj Kastrioti i quajtur Skenderbe, princ i Epirit).

Nė kėtė botim jepet emri i autorit, Dhimiter Frangu.

Siē shihet titulli i vepres ka ndryshuar nga njeri perkthim nė tjetrin, po ashtu dhe ribotimet kanė tituj tė pėrafert, por jo tė njėllojtė.

Ky version i ri, perkthimi e botimi i Bonardos, ėshtė vlerėsuar nga tė gjithė studiuesit si mė i miri, mė autentiku se ai i vitit 1539. Nė "Hyrje" tė veprės perkthyesi na thotė se Dhimiter Frangu "ha partecipato in molte imprese e valorosi gesti dell'Eroe" dhe duke e konsideruar Dh. Frangun si bashkėpunėtor tė Skenderbeut, perkthyesi ėshtė perpjekur pėr njė punė mė tė kujdesshme.

Edhe perkthimi i ri i G.M. Bonardo-s pati shumė ribotime. Nga skedarėt e bibliotekave rezulton se nga viti 1539 deri nė vitin 1654 vepra mbi historinė e Skenderbeut e Dh. Frangut, nė dy variantet e perkthimeve italisht, ka pasur 17 ribotime nė Itali dhe perkthime e ribotime nė frengjisht nė Paris mė 1544 dhe nė gjuhen angleze nė Londėr mė 1562. 19 ribotime nė shekullin e parė tė shtypshkrimit. Kjo ėshtė njė gjė shumė e rallė e pa tjetėr meritė e autorit Frangu nga Drishti i Shkodrės, qė perjetėsoi nė Europė figurėn madhore tė Skenderbeut dhe epokėn e tij tė lavdishme. Ribotime tė tilla janė tė rralla edhe pėr ditėt e sotme.

I pari qė njohu pa asnjė mėdyshje autorėsinė e Dhimiter Frangut dhe autencitetin e veprės qe, siē e thamė mė lart, Ch. Hoph dhe nė shekullin tonė kėtė e provuan me argumente, studiuesi rumun i mesjetės shqiptare Francisk Pall dhe i mirėnjohuri Fan Noli. (F.Pall. "I rapporti italo-albanesi nella metà del XV secolo" in "Archivio storico per le provincie napolitane" Napoli, 1965; po ai, "Di nuovo sulle biografie Scanderbeghiane del XVI secolo" in "Revue des Etudes Sud-Est Europeennes" vol. IX, nr.I pp.91; Fan Noli. "Problems on the biografical litterature on Scanderbegh" in "Dielli" 14.12.1960).

E rendėsishme ėshtė se nė veprėn e Dh. Frangut mbi Skenderbeun, ashtu si te Barleti, shohim tė gjallė realitetin historik shqiptar tė kohės, procesin e konsolidimit tė kombėsisė shqiptare si njėsi mė vete, me territore, gjuhė, zakone, me karakteristika dalluese e tė veēanta me popujt e tjerė tė Ballkanit. Tė gjitha kėto Dh. Frangu, i ka dhenė me bindje humaniste dhe frymėzim religjoz e atdhetar. Me shumė interes nė kėtė vepėr janė tė dhėnat mbi etnogjezen e popullit shqiptar, pėr vazhdimsinė e tij nė trojet e sotme, pėr kombėsinė shqiptare tė konsoliduar. Interesante ėshtė se nė kėtė vepėr gjejmė njė fjalė shqip tė shkruar, ėshtė njė urdhėr luftarak: "Emb'ta!" (nė kuptimin: sulm mbi ata!)

Ështė pėr tė ardhur keq se vepra e Dhimiter Frangut nuk ėshtė pėrkthyer shqip. Mė 1992 atė e pėrktheu studiuesi i palodhur shkodran Zef. M. Harapi, po ajo mbeti dorėshkrim. Nė Buletinin e Institutit Pedagogjik Shkodėr mė 1967 dhe 1968 janė pėrkthyer e botuar vetem fragmente.

Prifti Dhimiter Frangu, bashkėluftėtar dhe historian i Skenderbeut, humanist i shquar, e nderon kulturen shqiptare tė mesjetės si pjesėmarrės aktiv nė Rilindjen europiane.

 

Dr. Mikel Prenushi

 

 



Phoenix 05 - Artikulli 11
http://www.dardania.com/phoenix/phoenix_05/phoenix_05_art11.html

© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
http://www.dardania.com/phoenix