Willy Kamsi

Kolë Kamsi për Arbëreshët

(Shėnime bio-bibliografike)

Kolonitė arbėreshe nė Italí kanė qenė, kah fundi i pesė shekujve tė pushtimit turk, pėr arsye tė shkėputjes sė gjatė, nji njimendėsí e cila ishte deridiku jashtė sferės sė njohunive tė shqiptarėve nė atdhe. Vetėm disa njerėz tė dijtun e tė ndritun patėn tė pėrpjekun dhe njohėn, e shumta nėpėrmjet shkėmbimit tė letrave, personalitete tė nji bote qė pėrfaqėsonte traditėn e lashtė heroike tė popullit shqiptar.

Erdhi nji kohė kur emni arbėresh filloi tė hynte nė shtėpiat e shqiptarėve, dhe kjo nėpėrmjet interesimit tė Angelo Scalabrini-t, nė atė kohė drejtor i pėrgjithshėm i shkollave italiane pėrjashta e rektor i Kolegjės italo-arbėreshe tė Shėn Mitėr Koronės, i cili nxori nga Ministria e Jashtme e Italisė bursa pėr shkollimin e djelmve tė rij shqiptarė. Kėshtu, prej krahinave e qyteteve tė ndryshme tė Shqipnisė, tė Veriut e tė Jugut, por edhe prej tė gjitha besimeve e shtresave shoqnore tė vendit tonė, tė rijt tonė valė-valė morėn rrugėn drejt Kolegjės sė Shėn Adrianit nė Shėn Mitėr Koronė tė Kalabrisė. Ndėr ta kujtojmė, nji pėr tė gjithė, Luigj Gurakuqin, por pati shumė tė tjerė, tė njohun e tė panjohun, tė cilėt dhanė mâ vonė nė Shqipní kontributin e tyne kulturor e atdhetár. Atdhetarí qė e kishin fitue, jo vetėm nė familjet e veta, por edhe nė nji shkollė ku frynte era e dashunisė sė flaktė pėr Atdheun e largėt, e futun nė dejt e tyne prej atdhetarėsh tė mėdhaj e tė nderuem si qe, nė kohėn kur studjonte aty Luigj Gurakuqi, poeti i madh Jeronim De Rada.

Nuk qenė tė pakėt shkodranėt, ndėr tė cilėt, mâ vonė, pionier i studimeve arbėreshe nė Shqipní, do tė ishte Kolė Kamsi qė pėr mėsues shqipje nė Kolegjė pat Prof. Aleksandėr Xhuvanin. Nė atė vjetė (1904), bashkė me Kolė Kamsin, qenė pranue edhe shkodranė tė tjerė, si: Pjetėr Troshani, Luigj Kodheli, Zef Kurti, Lazėr Prendushi, Ndoc Martin-Camaj e, nga krahina tė tjera tė Shqipnisė, Naum Avrami e Beso Panajoti.

Kolė Kamsi pat lé nė Shkodėr me 23 shtator 1886. Tue ecė nė gjurmėt e nji tradite patriotike e kulturore shekullore tė tė parėve tė vet, Kolė Kamsi ndoqi shkollėn fillore e tė mesme tue marrė diplomėn nė Shkollėn Teknike Tregtare italiane nė qytetin e lindjes. I vijoi, pra, me 1904 studimet nė Kolegjėn e Shėn Adrianit, tue krye me 1907 shkollėn normale nė atė qendėr arbėnore. Po atė vjetė emnohet mėsues i gjuhės shqipe nė Shkollėn e Vlonės. Ndėrsa mė 1915-1916 emnohet drejtor kur ēelet shkolla fillore pėr djelm nė Vlonė, dhe gjatė vjetėve tė Luftės sė parė Botnore boton disa libra pėr shkollat fillore (abetarin «Jeta e ré» qė pati dy botime e nji botim tė tretė tė pėrgatitun, por tė pabotuem; «Mėsime pėrmbi natyrėn» e antologjinė «Lulet e mendimit»).

Jep mėsim shqipje, bashkė me Jani Mingėn, nė kursin e shkurtė pedagogjik pėr pėrgatitjen e mėsuesve shqiptarė, qė do tė jepshin mėsim nė 44 shkollat e hapuna nė krahinat e Vlonės e tė Gjinokastrės.

Me 1921 kthen nė Shkodėr pėr me dhanė mėsim nė shkollėn qytetėse tė franēeskanėve e me 1922-23 âsht mėsues i gjuhės shqipe nė Gjimnazin e shtetit tė posaēelun.

Prej 1907, deri kur vdiq me 25 fruer 1960, punoi pa prâ pėr mėsimin e gjuhės shqipe nė shkolla tė tė gjitha kategorive, prej fillores deri te e nalta.

Aftėsia qė tregoi nė kryemjen e detyrės sė vet tė mėsuesit bani qė tė vlerėsohej e tė zente edhe kambė pėrgjegjėsie nė drejtimin e shkollave nė arsimin kombtar. Qe drejtor i shkollės fillore «Teuta» nė Shkodėr (1924), drejtor i Kursit pedagogjik nė Korēė (1925) si dhe themeluesi e i pari drejtor i shkollės Tregtare e i Konviktit nė Ujė tė Ftohtė – Vlonė (1926); drejtor i Institutit Tregtar, po nė atė qytet (1927); drejtor i Institutit Femnor «Donika Kastrioti» (Shkodėr, 1936); drejtor i Institutit «Nana e Skanderbegut» (Tiranė, 1939); drejtor i Gjimnazit tė Shtetit (Shkodėr, 1942). Pėrveē kėtyne detyrave, qė diftojnė zotėsí e vlerėsim, e qė lidheshin vetėm me nji anė tė veprimtarisė sė tij, Kolė Kamsi qysh heret pat fillue me dhanė ndihmesėn e vet nė fushėn e folklorit, si mbledhės e si studjues. Kėshtu qe mis i rregullshėm i Institutit tė Studimeve Shqiptare (1940), themelue prej Ernest Koliqit, e i Institutit Shqiptar pėr Studime e Arte (1944), president i tė cilit qe Át Anton Harapi. Nji kohė tė shkurtė punoi nė Institutin e Shkencave nė Tiranė (1948), Institut qė kishte trashigue, pėrveē veprimtarisė, arkivin dhe bibliotekėn e ēmueshme albanologjike tė Institutit tė mâparshėm, tue qenė praktikisht vijim i tij. Kthei pėrsėrí nė Shkodėr dhe me 1957 qe emnue pedagog i folklorit nė Institutin e Lartė Pedagogjik Dyvjeēar tė Shkodrės.

Qysh me 1907 e deri me 1960 do tė shquhej pėr kontributin dhanė shkencave albanologjike, sidomos nė fushėn e gjuhės me «Manuale pratico della lingua albanese» (Zara, E. De Schönfeld, 1930 e Shkodėr 1940, 1942). Qe nji ndėr bashkėpuntorėt e vlefshėm tė Fjalorit tė F. Cordignano-s (Dizionario italiano-albanese, Shkodėr 1938). Pėr tê autori i fjalorit shprehet si vijon: «Mâ nė fund i detyroj nji dėshmí shumė tė posaēme mirėnjohjeje Z. Prof. Kolė Kamsi, i cili shqyrtoi rishtas e qortoi (tue bâ edhe shtesa) dorėshkrimin tue nisė prej shkrojės C deri nė fund». Qe autor monografísh tė ndryshme, autor e bashkėpuntor i antologjive mâ tė para, tue nisė me «Shkollė e jetė» (1935) nė bashkėpunim me Ndue Palucėn e Ernest Koliqin; mâ vonė me Karl Gurakuqin pėrgatitte antologjitė «Te Praku i jetės» (1940) dhe «Rreze Drite» e mandej ato tė nji niveli shkencor qė qenė pėrgatitė pėr shkollat e mesme nga nji grup studjuesish, si qenė me tê: Karl Gurakuqi, Namik Ressuli, Aleksandėr Xhuvani, Eqrem Çabej, nėn kujdesin e Ernest Koliqit (Shkrimtarėt shqiptarė, I-II, 1941, nė tė cilėn punoi monografitė kushtue arbėreshėve Anton Argondizza, Bernard Bilotta, Agostin Ribecco e Salvatore Braile kurse te Bota shqiptare, 1943 âsht autor i disa shkrimeve kushtue arbėreshėve si: Dyndjet e shqiptarvet n'Italí e Ndihmesa e italo-shqiptarvet nė Rilindjen italiane). Tjetėr vepėr e randėsishme, e kjo nė lamėn e folklorit, qe vėllimi «Goja e popullit tonė» (1943, landė e cila qe botue pėr disa vjet, numėr pėr numėr, nė faqet e revistės sė randėsishme shkodrane, tė Jezuitėve, «Leka», libėr nė tė cilin kishte pėrfshî shumė fjalė t'urta tė botės arbėreshe tė nxjerruna prej veprave tė Dh. Kamardės, Pitrè-s e Z. Schirò-s. Kurse mâ pėrpara, sa kohė punoi nė Vlonė, pati kujdesin tė studjojė e tė mbledhė folklorin e Labėrisė.

Por fusha nė tė cilėn u dallue, krahas asaj tė folklorit, qe bota arbėreshe, e cila qysh nė kohėn kur ndoqi shkollėn aty, kishte lanė gjurmė tė pashlyeshme nė shpirtin e tij tė ndieshėm djaloshar. Prandej, qysh heret, te «Kalendari kombiar», nisė me dy shkrime kushtue dy personaliteteve arbėreshe, si Nikollė Keta (1912) e Franēesk Anton Santori (1914). Te ky i dyti do tė kthente mâ vonė, me 1943, me nji studim tė botuem sė pari te revista «Leka» (Nji dorėshkrim i panjoftun i At Anton Santorit. Prralla tė zgjedhuna), qė doli edhe si vepėr mė vete, nė vargun e botimeve tė asaj sė pėrkohshmeje.

Vepra kryesore, sė cilės ju kushtue Kolė Kamsi, qe Fjalori i arbėrishtes, me tė cilin u mor nji kohė tė gjatė. Cena e kujdesi pėr hartimin e kėtij fjalori spikasin nė nji mėnyrė tė veēantė prej nji studimi tė botuem te Buletini i Institutit tė Shkodrės (1957, nr. 1, ff. 41-44), me titull Nga tė folmet dhe nga letėrsia e Arbėreshėvet t'Italisė. Aty kemi disa fjalė (drugė, zgjetės-shėgjetė, kucėr-kucar, koc, koc-kocorah, ohtė-ohė, pemė, kok-kokonar, kufė), qė dalin nė fjalor, por qė kėtu janė tė shtjellueme gjanėsisht, me kuptime e burime, thuejse nji studim i posaēėm pėr secilėn fjalė. Nji shembull kuptimplotė qė difton rrugėn e ndjekun nga autori nė studimin e tij leksikologjik. Prej kėsaj kuptojmė pohimin qė mė pat bâ nė mėnyrė tė pėrsėritun Prof. Eqrem Çabej, tue e cilėsue ketė fjalor si mâ tė mirin nė ketė lamė, e mė shprehte idhėnimin e vet pėr mosbotimin e kėsaj vepre tė randėsishme tė studimeve arbėreshe, por qė plot 37 vjet grumbulloi pluhnin e raftave tė Institutit tė Gjuhėsisė.

Kėtu nuk do tė lamė pa kujtue edhe vlerėsimin qė i kanė bâ arbėreshėt Kolė Kamsit si shkencėtar, kur nė Shqipní ndodhte e kundėrta, madjè harrohej me dashje, bashkė me sa dijetarė tė shquem tė botės shqiptare, qė nuk i vijshin pėr shtat antishkencės. Vlerėsimi i arbėreshėve e cilėsonte : «Figurė intelektuali pėr t'u vû nė pah, Kolė Kamsi pėrfaqėson nji ndėr personalitetet mâ tė spikatuna tė kulturės shqiptare nė gjysmėn e parė tė kėtij shekulli» (shih G. Faraco), ndėrsa Karl Gurakuqi, i cili e kishte njohtė, tue e pa nė nji prizėm mâ njerzor, na jep Kolė Kamsin qė kanė njohė tė gjithė:

«Kolė Kamsi ká qênė njerí i urtė dhe i matun, prandej ká qênė dashtė dhe afrue prej tė gjithvet. Nuk flitte pá pré, nuk ishte i gojės, por arsyet e veta dinte me i mprojtė nė mėnyrė tė bukur, pá u tallė e pá fye njerí. Nuk ishte aq fort i shoqnueshėm, por me gjith kėtê, kishte nji shumicė shokėsh e miqsh, pse i a njifshin karakterin. Jeta e tij ishte familja e shkolla, libri e penda.

«I u pat kushtue krejtėsisht e me gjith shpirt arsimit, pá pritė shpėrblime, pá kėrkue lavdime e ēmime. Punonte nė heshtje, punonte me sistem e pá u lodhė, prandej puna e tij ká lânė gjurmė nė historín e arsimit kombtár dhe tė letėrsís shqiptare».1

Krahas fjalorit, tjetėr vepėr me randėsí nė lidhje me studimet arbėreshe, mbetė monografia «e shkėlqyeshme e interesante» (Faraco) Shqiptarėt e Italisė, botue pjesė-pjesė te «Leka» (1934-1944), ku jepen, nė tė gjitha pamjet, veēantitė e kolonive arbėreshe tė Italisė. Monografí e cila qe pritė shumė mirė nė pėrgjithėsí nga studjuesit e nė veēantí prej Prof. Carlo Tagliavini nė nji recension tė botuem nė «Rivista d'Albania» (1940). Mendohet tė botohet si vėllim mė vete, ashtu si e kishte parapá autori. Kjo pėr njohjen e vlerėsimin e duhun tė trashigimisė atdhetare, kulturore e shkencore tė Kombit Shqiptar.

Willy Kamsi

Ish Ambasador i Republikės sė Shqipėrisė nė Vatikan



http://www.dardania.com/phoenix/fjalori/fjalori_art04.html

© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr & Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
http://www.dardania.com/phoenix