Prof. Dr. Ferdinand Leka

Parathėnie

Botimi i Fjalorit arbėrisht-shqip tė Kolė Kamsit, studiuesit tė shquar tė gjuhės e tė traditave shqiptare, ėshtė njė nderim ndaj kulturės arbėreshe dhe njė detyrim qė shlyhet, sadoqė me vonesė, ndaj autorit.

Dihet roli i madh i arbėreshėve pėr tė ruajtur zakonet e traditat e tė parėve e sidomos pasurinė e tyre mė tė ēmueshme, gjuhėn e trashėguar, qė jo vetėm e ruajtėn por edhe e zhvilluan mė tej dhe e ngritėn nė njė gjuhė tė vėrtetė letrare, me autore tė ndritur si Jul Variboba, Jeronim de Rada, Gavril Dara, Anton Santori, Zef Serembe, Zef Skirò, e sa e sa tė tjerė.

Shkrimtarėve e poetėve u duhen shtuar emra tė shquar mbledhėsish tė folklorit e lavruesish tė gjuhės, qė kanė dhėnė njė kontribut tė madh pėr ringjalljen e ngritjen e kulturės shqiptare pas disa shekujsh amullie nėn pushtimin osman.

Kolė Kamsi, studiues e njohės i thellė i kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi, sidomos mbledhės i folklorit e i traditave, por edhe njohės i mirė i kulturės e i gjuhės sė arbėreshėve, kishte punuar pėr vite me radhė pėr hartimin e njė Fjalori arbėrisht-shqip. Qėllimi kryesor i Fjalorit ka qenė qė t'u jepte mundėsi shqiptarėve, nė mėnyrė tė veēantė nxėnėsve e studiuesve, pėr tė lexuar mė me lehtėsi letėrsinė e pasur arbėreshe, folklorin e shkrimet e shumta tė autorėve arbėreshė. Njėkohėsisht Fjalori do tė ndihmojė edhe komentuesit e letėrsisė arbėreshe pėr tė shpjeguar fjalė e shprehje qė sot janė bėrė thuajse tė pakuptueshme pėr lexuesin bashkėkohor.

Njė veēori e fjalorit, e mund tė thuhet edhe njė meritė, ėshtė se autori ka pasqyruar njė leksik tė dokumentuar me saktėsi nė shkrimet arbėreshe, duke i ilustruar fjalėt me citate origjinale e tė zgjedhura, pa shtuar asgjė nga vetja, duke e bėrė kėshtu veprėn njė mjet pune tė sigurt edhe pėr studiuesin e kulturės arbėreshe. Ndonjė pasaktėsi nė referimin te veprat, nė lidhje me vitin ose faqen e citatit, e ka burimin te shfrytėzimi i botimeve tė ndryshme. Ndonjė e metė e kėsaj natyre ishte e pamundur tė ndreqej me kohėn, mjetet e letėrsinė qė kishte nė dispozicion redaktori. Dihet pastaj sa shtohet vėshtirėsia e redaktimit, nė pamundėsi tė bashkėpunimit me autorin. Duhet thėnė kėtu se Kolė Kamsi e kishte dorėzuar Fjalorin nė Institutin e Shkencave, nė Seksionin e Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė nė vitin 1960 pėr redaktim e me shpresė botimi nė vitin 1961. Mjerisht vepra mbeti e depozituar ne Arkivin e Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė pėr 38 vite me radhė, pa u redaktuar e pa parė dritėn e botimit, duke pėsuar tė njėjtin fat me disa vepra tė tjera tė arkivuara aty. Sigurisht, pas punės sė madhe tė Autorit, Fjalori kėrkonte njė punė tė veēantė e me durim pėr ta redaktuar e pėrgatitur pėr shtyp, e ndoshta edhe kjo ka qenė njė pengesė mė tepėr qė e ka vonuar kaq shumė botimin e tij.

Tashti pak fjalė pėr vlerėn aktuale tė Fjalorit arbėrisht-shqip. Gjuha e arbėreshėve tė Italisė, qoftė dhe "arbėrishtja e mirėfilltė", domethėnė ajo pa shumė ndikime nga shqipja bashkėkohore, asnjėherė nuk ka mbetur njė gjuhė historike, pėr tė mos pėrdorur termin e shėmtuar e tė padrejtė "gjuhė e vdekur", e depozituar si njė mbetėz (relikt) i sė kaluarės.

Pėrkundrazi, falė atyre shkrimtarėve qė u pėrmendėn mė lart dhe tė tjerėve qė ndoqėn rrugėn e tyre, ajo ka vazhduar tė jetojė e tė zhvillohet sa tė arrijė nivelin e njė "koinéje" tė vėrtetė letrare.

Ky fjalor ėshtė njė dėshmi e gjallė dhe e pakundėrshtueshme e gjallėrisė dhe e vlerės sė arbėrishtes. Aty kemi tė ruajtur jo vetėm thesarin e trashėguar me fjale, shprehje e frazeologji, por edhe dėshmi tė pėrpunimit tė gjuhės e tė pėrpjekjeve pėr ta lėvruar e pasuruar atė mė tej, duke krijuar fjalė tė reja, sidomos me rrugėn e kalkimit, pėr ta shpėtuar nga huazimet e panevojshme e pėr t'i ruajtur origjinalitetin.

Fjalė tė tilla ka plot nė Fjalor, por kėtu do tė pėrmendim disa nga mė tipiket e me interes edhe pėr shqipen e sotme letrare. Disa fjalė tė arbėrishtes janė pėrfshirė me tė drejtė ne Fjalorėt e gjuhės shqipe, 1980 e 1984 e ky vlerėsim i tyre mund tė ēohet mė tej kur tė kemi nė dorė edhe kėtė Fjalor tė arbėrishtes. Sigurisht aktualizimi i tyre, domethėnė vėnia nė qarkullim, mund tė bėhet, duke i pėrzgjedhur, kryesisht nga shkrimtarėt, gazetarėt e pėrdoruesit e tjerė tė gjuhės. Po pėrmendim ketu disa kalke tė pėrpunuara me mjeshtėri e origjinalitet si: dallanishe deti (it. rondine di mare); ditare (it. giornale); duhje (it. bisogno); faqore (it. visiera); gryka-trumbė (it. trombone; armė zjarri e vjetėr); grunar (it. granaio); gushore (it. collana); gjumės (it. sonnifero); iktar (it. fuggiasco); hėnėtar (it. lunatico); e ngjieme (it. dipinto); plakoor (it. senato); qenor-i (it. (dente) canino); i rėnshėm (it. caduco); ujanė (it. oceano); uljtare (it. sedile); vėshtim (it. visita) etj.

Fjalorit ia shton vlerėn edhe frazeologjia e pasur dhe fjalėt e urta, tė zgjedhura e tė qėmtuara me zell tė madh e me shije nga autori pėr ilustrimin e fjalėve e qė janė dėshmi tjetėr e botės sė pasur mendore e shpirtėrore tė arbėreshėve. Nuk duhet harruar qė Kolė Kamsi ėshtė autori i librit tė ēmuar e tė rrallė me fraza e me fjalė tė urta "Goja e Popullit tonė", qė meriton tė ribotohet si njė thesar i vėrtetė i kulturės shqiptare.

Duke pėrfunduar duhet vėnė nė dukje, qė botimi i kėsaj vepre ishte i pamundur pa interesimin e veēantė tė familjarėve tė autorit dhe inkurajimin e interesimin e drejtėpėrdrejtė, bashkė me ndihmėn konkrete pėr shtypjen e tij, tė administratorit tė Agjensisė Detare "KAD" Sh.p.k. Durrės, Ing. Aurel Kaēulini.

E ndiej pėr detyrė tė pėrmend kėtu edhe ndihmėn e vlefshme qė mė ka dhėnė gjatė redaktimit Z. Willy Kamsi me konsultime e sidomos pėr rishikimin e Bibliografisė e saktėsimin e shumė titujve tė saj.

Sigurisht, njė punė e tillė redaktoriale, sidomos pa pasur mundėsinė e kėshillimit me Autorin, nuk mund t'i shpėtojė tė metave e zbrazėtirave.

Sidoqoftė, tashti pėrdoruesit e Fjalorit, e sidomos studiuesit e gjuhės e tė letėrsisė arbėreshe, do tė kenė mundėsi tė bėjnė vėrejtje e sugjerime qė do tė jenė tė ēmuara pėr njė ribotim tė mėvonshėm. Vetėm me kėtė kusht mora guximin ta redaktoj e tė pėrgatit pėr shtyp njė punim me tė tilla pėrmasa.

Prof. Dr. Ferdinand Leka



http://www.dardania.com/phoenix/fjalori/fjalori_art03.html

© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr & Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
http://www.dardania.com/phoenix