« kthehu tek Botimet e Phoenix


The Albanian American Cultural Foundation
The Kosova Relief Fund, USA, INC.

PUNIMET E SEMINARIT TĖ PARĖ KULTUROR "MBI ĒAMĖRINĖ"
(Proceedings of the First Cultural Seminar "On Chameria")
17 . VI. 2000
Keating Building, Fordham University
Bronx, New York, U.S.A.


Pėrgatitė pėr botim nga: Sami Repishti, Ph.D., City University of New York
Botim i posaēėm i Qendrės sė Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi"
Shkodėr 2001
Biblioteka e sė Pėrkohshmes Kulturore "Phoenix"

Botimi i kėtyre punimeve ėshte bėrė i mundur me kontributin bujar tė Albanian CenterInc.NewYork

Korrektore letrare: Ardita Repishti
Radhiti nė kompjuter: Laura Repishti
Redaktor shkencor: Lazer Gega, Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi", Shkodėr

CIP Katalogimi nė botim BK Tiranė
Repishti, Sami, Mbi Ēamėrinė, Punimet e Seminarit tė Parė Kulturor, 17.06.2000; Pėrgatitur nga Sami Repishti. - Shkodėr : Revista Phoenix, Shkodėr 2002
- ( Biblioteka e tė Pėrkohshmes Kulturore "Phoenix"; 6)
ISBN 999 27-690-6-8

http:/ www.phoenix-shkodra.de
e-mail:phoenixshkodra@yahoo.com


ĒAMĖRIA. Krahinė qė pėrbėn pjesėn mė jugore tė trevave tė banuara prej shqiptarėve; shtrihet gjatė bregdetit Jon dhe zgjerohet nė lindje deri nė vargun e maleve qė e ndajnė prej pellgut tė Janinės. Nga veriu ka kufi lumin Pavel, kurse nė jug gjirin e Prevezė. Rripi i saj verior me qendėr Konispol bėn pjesė nė Republikėn e Shqipėrisė, pjesa tjetėr, me vendim tė Konferencės sė Ambasadorėve tė vitit 1913, i pėrket shtetit grek. Qendrat e banuara kryesore tė Ēamėrisė janė: Filati, Gumenica, Paramithia, Margėlliēi, dhe Parga, qė gjenden jashtė kufijve shtetėrorė; shtatė fshatra gjenden brenda kufijve tė Republikės sė Shqipėrisė, me qendėr qytetin e Konispolit.

Emri ēam lidhet me emrin antik tė lumit Thyamis (Kalamas) qė e pėrshkon. Nė kohėn antike Ēamėria ishte banuar prej fisit ilir tė Thesprotėve; historia e saj bėn pjesė nė historinė e Epirit antik; mė tej kaloi nėn sundimin e Romės dhe tė Perandorisė Bizantine. Nė fillim tė shekullit XIII ishte pjesė e Despotatit tė Epirit, kurse nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIV bėnte pjesė nė Despotatin shqiptar tė Artės. Nė shekullin XV u bė shesh i luftės kundėr vėrshimit osman, nėn udhėheqjen e feudalėve tė familjes Zenevisi; njėri prej kėtyre, Simon Zenevisi ishte bashkėluftėtar i Skėnderbeut. Nėn sundimin osman, Ēamėria bėnte pjesė nė Sanxhakun e Delvinės si dhe tė Janinės dhe u bė shesh i kryengritjeve anti-osmane nė shekullin XVI e fillim tė shekullit XVII.

Nė shekullin XVIII filloi islamizimi i njė pjese tė mirė tė popullsisė. Njė pjesė e popullsisė sė Sulit dhe tė Pargės, pėr t'i shpėtuar islamizimit, emigroi duke u vendosur nė ishujt e Greqisė. Edhe nė Ēamėri u pėrforcua nė shekullin XVIII pushteti ekonomik i feudalėve ēifligarė vendas, tė cilėt u bėnė faktorė politikė me rėndėsi nė luftėn pėr pushtetin lokal, deri sa Ēamėria ra nėn sundimin e Ali Pashė Tepelenės, sundimtarit tė Pashallėkut tė Janinės. Nė vitet 1820 - 1850 Ēamėria u pėrfshi nė kryengritjet e mėdha anti-osmane. Mė 1854 dhe 1877 inkursionet e bandave tė andartėve grekė u pritėn me armė nė dorė nga popullsia.

Gjatė viteve l878-81, degėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Ēamėri morėn pjesė nė luftėn e pėrgjithshme tė popullit shqiptar pėr mbrojtjen e paprekshmėrisė dhe tėrėsisė sė trojeve amtare. Gjatė kryengritjeve shqiptare tė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shekullit XX , Ēamėria ka qenė fushė veprimi e ēetave patriotike dhe e njė vargu komitetesh kombėtare. Gjatė Luftės Ballkanike 1912-1913, nė Ēamėri vėrshuan trupat greke. Nė ndihmė tė popullsisė vendase qė kishte rrokur armėt, nga qeveria e Vlorės u dėrguan forca ushtarake, por vendimi i Konferencės sė Ambasadorėve ia kaloi Ēamėrinė shtetit grek.

Pas Luftės sė Parė Botėrore (l9l4-l8), qeveritė e ndryshme greke shpėrngulėn me forcė me mijėra banorė tė popullsisė shqiptare myslimane pėr nė Turqi, me pretekstin se pėr shkak tė fesė sė tyre ishin "turq". Nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore (l939-45), masat e terrorit dhe tė shtypjes qė u morėn kundėr popullsisė vendase, shtrėnguan rreth 25.000 ēamė myslimanė tė largoheshin nga vendlindja pėr tė kėrkuar strehim nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.

(Nga Fjalori Enciklopedik. Akademia e Shkencave e Shqiperise,Tirane,l985, ff.l49-l50)


Pėrmbajtja e lėndės


Sami Repishti

Pėr lexuesin

Mė 10 dhjetor 1996, pikėrisht me rastin e 48-vjetorit tė nėnshkrimit nė New York tė Deklaratės Universale pėr tė Drejtat e Njeriut nga shtetet anėtare tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, nė kryeqytetin Bonn tė Republikės Federale tė Gjermanisė, u njoftua zyrtarisht se Gjermania do tė kėrkojė falje pėr invazionin hitlerian tė (ish) Ēekosllovakisė, dhe kjo e fundit do tė shfaqė keqardhjen e thellė pėr dėbimin me dhunė (expulsion) tė dy milionė gjermanėve banorė tė Krahinės sė Sudetėve (Sudetenland).

Ministrat e jashtėm tė dy vendeve, Klaus Kinkel dhe Jozef Zieleniec, firmosen dokumentin pėrkatės duke hequr nga mesi kėtė element irritues qė dėmtonte rėndė marrėdhėniet nė mes tė dy vendeve. Pėr vite tė gjata, gjermanėt e (ish) Ēekosllovakisė, tani me banim nė Gjermani, jane ankuar vazhdimisht pėr padrejtėsitė e mėdha qė u janė bėrė atyre nėpėrmjet tė dėbimit me dhunė, si dhe pėr brutalitetin e padiskriminuar qė ata e krahasojnė me "spastrimin etnik" nė Ballkan. Ata theksuan edhe ligjet e adoptuara nga (ish) Ēekosllovakia mbas luftės, ligje tė cilat legjitimojnė spastrimin etnik tė gjermanėve, dhe konfiskimin e pasurive tė tyre.

Fletorja The New York Times e datės 11 dhjetor 1996, shkruan me kėtė rast:

" ... Njė klauzolė (e paktit) thotė se pala ēeke shfaqė keqardhjen pėr faktin qė kaq shumė vuajtje dhe padrejtėsi u janė bėrė njė popullsie tė pafajshme, nėpėrmjet tė dėbimit dhe rivendosjes sė detyrueshme tė Sudetėve gjermanė nga ish-Ēekosllovakia, pėr shpronėsimet e dhunshme dhe heqjes sė qytetarisė, si dhe pėr faktin se ky veprim ėshtė bėrė me hedhjen e fajit mbi viktimat nė formė kolektive."

Ky dokument ofron pėrsėri keqardhjen e Ēekisė pėr "ekseset e bėra nė kundėrshtim me parimet elementare tė humanizmit" si dhe pėr faktin qė legjislacioni (ēek) i mbas luftės "i ka legjitimuar..." Deri tani, autoritetet ēeke nuk kanė pranuar pėrdorimin e fjalės "dėbim me dhunė" (expulsion), sepse njė pėrcaktim i kėtillė nėnkupton tė drejtėn e kompensimit tė pasurive tė humbura.

Si shqiptar, shoqėrimi i idesė sė dėbimit me dhunė dhe persekutimit tė ēamėve nė Greqi dhe nga autoritetet greke qė nga viti 1912, dhe sidomos aksioni i ēetave, dhe ushtarėve grekė kundėr shqiptarėve ēamė nė vitet 1913-1916 e 1918-1925, dhe masakrat e forcave tė sė djathtės dhe tė gjeneralit grek N. Zervas tė viteve 1940-1945, - me idenė e paktit gjermano-ēek, dėnimit tė aktit nga fajtori dhe pėrpjekjes pėr tė riparuar sa mė shumė qė tė jetė e mundur padrejtėsinė e kryer me qėllim qė tė hapet njė kapitull i ri nė marrėdhėniet nė mes tė dy vendeve fqinjėve- ėshtė i paevitueshėm.

Pakti i ri tregon rrugėn e bėrė nga dy vendet perėndimore drejt bashkimit nė njė Europė tė lirė, demokratike, dhe tė qytetėruar, dhe nxjerr nė shesh egėrsinė e mentalitetit ballkanik qė shfaqet hapur nė qėndrimin zyrtar reaksionar tė tė gjitha qeverive greke tė mbas Luftės sė Dytė Botėrore. Ndėrkaq, viktimat ēame vuajnė ende efektet e njė padrejtėsie tė zbatuar me njė brutalitet ekstrem, njė qėndrim qė Presidenti ēek, V.Havel, e ka pėrcaktuar si "primitivizėm"

Pak kohė para firmosjes sė Paktit, Presidenti Havel, duke folur "pėr spastrimin etnik" nė Bosnjė dhe "tė kėtilla akte barbare", tha: " Atė qe (aktorėt) duan tė thonė ėshtė: ‘ Kemi folur mjaft pėr Auschwitz. Koha e demokracisė europiane ka kaluar; ajo qė duhet tė shikojmė pėr tė ardhmen ėshtė utopia e shtetit tė pastėr etnik.' Ky mesazh ėshtė mesazhi mė i tmerrshėm qė kam dėgjuar nė jetėn time, mė i tmerrshėm edhe se komunizmi."(1)

Natyrisht, lind pyetja: Sudetet gjermane kanė shtetin e tyre amė, Gjermaninė qė i mbron; po shqiptarėt ēamė? Ku ishte pėr 45 vjet qeveria komuniste e Shqipėrisė (qė hoqi me dekret qytetarinė e tyre greke dhe krijoi premisat pėr pėrjashtim tė pėrhershėm tė kėsaj popullsie nga trojet e tyre shekullore), dhe ku ėshtė sot shteti nėnė "demokratik" qė nuk e ngre zėrin nė mbrojtje tė tė drejtave mė elementare tė popullsisė ēame, tė drejtėn e jetės sė lirė si qytetarė me tė drejta tė plota, dhe tė zotėrimit tė pasurisė private tė dokumentuar, qė ėshtė njė nga themelet e shoqėrisė civile, tė qytetėruar? Pėrsėri heshtje publike pėr kėtė plagė tė hapur e qė rrjedh gjak tė kombit shqiptar, heshtje publike qė mbetet njė njollė e zezė dhe e pashlyer pėr qeveritė e ndryshme tė shtetit shqiptar. Heshtja publike ėshtė vrasje e dyfishtė pėr popullsinė ēame nė Shqipėri dhe nė Greqi.

I bindur se njė zė i ngritur kundėr padrejtėsisė, dhe nė emėr tė viktimave tė dėnuara nga heshtja publike pėr pesėdhjetė vjet me radhė, ėshtė njė kontribut modest pėr interesat e pėrgjithshme tė paqes dhe stabilitetit politik nė Ballkan nė pėrgjithėsi, dhe tė marrėdhėnieve shqiptaro-greke nė veēanti, vendosa tė bėj hapin e parė: njė mbledhje akademike pranė njė Instituti tė lartė kulturor amerikan - siē ėshtė Universiteti i njohur katolik Fordham nė New York City, ku tė flitet " Mbi Ēamėrinė", jo me gjuhėn e shovinizmit ose tė politikės sė ditės, por me atė tė fakteve, tė arsyes, dhe tė ndėrgjegjes njerėzore.

Parimi bazė i kėtij qėndrimi ėshtė Artikulli Nr.1 i Deklaratės Universale tė tė Drejtave tė Njeriut:

"Tė gjitha qeniet njerėzore kanė lindur tė barabartė nė liri dhe dinjitet. Ata janė pajisur me arsye dhe ndėrgjegje, dhe nė marrėdhėnie njėri me tjetrin duhet tė veprojnė nė frymėn e vėllazėrimit."

Kjo vlen edhe pėr shqiptarėt ēamė kudo qė janė!

Me kėtė frymė u hap mė 17 Qershor 2000, nė Audioriumin e Keating Hall tė Universitetit Fordham, NYC., Seminari i Parė Kulturor " Mbi Ēamėrinė"

Urojmė qė ky fillim modest tė inkurajojė shkollarėt dhe kėrkimtarėt shqiptarė e tė huaj pėr njė punė mė tė dendur e mė tė dokumentuar mbi njė subjekt kaq tė dhimbshėm, dhe pėr njė kauzė kaq tė drejtė siē ėshtė kauza e shqiptarėve tė Ēamėrisė.

Me kėtė rast dėshiroj tė shpreh mirėnjohjen time mė tė thellė pėr tė gjithė punonjėsit e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave tė Republikės sė Shqipėrisė, dhe veēanėrisht Dr.Kaliopi Naska dhe Dr. Zamir Shtylla, pėr punėn e tyre tė shkėlqyer nė mbledhjen dhe paraqitjen shkencore tė dokumenteve mbi Ēamėrinė. Botimi i vėllimit "Dokumente pėr Ēamėrinė, 1912-1939" ėshtė njė thesar i pazėvendėsueshėm dhe njė model pune serioze, qė duhet ndjekur nga tė gjithė ata qė dėshirojnė tė shėrbejnė shkencėn e historisė shqiptare.

Baldwin, New York

1 shtator 2000 Sami REPISHTI

(1) Anthony Lewis. " Do what it takes" The New York Times, April 15, 1994, p.A 31 Op -ed )


HARTA E ĒAMĖRISĖ


Sami Repishti

Fjala e Hyrjes

Tė dashur Kolegė, Zonja e Zotėrinj, Vėllezėr e Motra:

Mirėsevini nė Seminarin e Parė Kulturor "Mbi Ēamėrinė".

Ky Seminar ka karakter akademik, konform me traditat e rregullave tė punėve studimore, dhe ka njė qėllim: tė hedhė dritė mbi problemin e popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė - tė kaluarėn historike, tė tashmen e ndėrlikuar, perspektivat pėr njė tė ardhme mė tė mirė.

Kur vendosa tė organizoj kėtė Seminar me Dr. Zamir Shtylla dhe Z. Agron Alibali kisha nė mendje frymėn e Deklaratės Universale pėr tė Drejtat e Njeriut, tė OKB-sė, 10 Dhjetor 1948:

"...ēdo individ dhe ēdo organ i shoqėrisė do tė pėrpiqet me mėsim dhe arsim tė avancojė respektin pėr kėto tė drejta dhe liri, si dhe tė marrė masa pėrparimtare, kombėtare dhe ndėrkombėtare, tė sigurohet njohja efektive dhe universale dhe zbatimi i saj, qoftė nė mes tė Shteteve Anėtare, qoftė nė mes tė popujve tė territoreve nėn juridiksionin e tyre". (Preamble)

Neni 1 lexon : " Tė gjitha qeniet njerėzore lindin tė lirė dhe tė barabartė nė dinjitet dhe nė drejta. Ata janė tė pajisur me arsye dhe ndėrgjegje, dhe nė marrėdhėniet e tyre njėri me tjetrin duhet tė veprojnė nė frymėn e vėllazėrimit."

* * *

Nė kėtė frymė ėshtė konceptuar edhe ky seminar. Deklarata kėrkon nga ēdonjėri tė avancojmė barazinė e tė gjithėve nė dinjitet dhe nė tė drejta, dhe si rrjedhim logjik tė kundėrshtojmė ēdo pengesė qė i bėhet qoftė edhe njė individi tė vetėm, ose njė grupi shoqėror pėr arritjen e barazisė nė dinjitet dhe nė tė drejta siē janė nė kėtė rast ēamėt. Njė angazhim tė kėtillė detyrohen tė respektojnė edhe shtetet anėtare tė OKB-sė.

Kjo ngritje e sė drejtės sonė si individė, dhe si grup shoqėror ėshtė konfirmuar akoma mė shumė mė Aktin Final tė Helsinkit, 1975, dhe Kartėn e Parisit, 1990. Sikurse e dini, ekziston Gjykata Europiane e tė Drejtave tė Njeriut, ku njė qytetar i thjeshtė ka tė drejtė tė ankohet kundėr njė Qeverie, ose shteti abuzues. Kjo ėshtė njė fitore e madhe!

Seminari jonė sot trajton subjektin e popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė, dhe pėr arsye tė fakteve tė pakontestueshme qė do tė parashtrojė, do tė nxjerrė nė dritė shkeljet flagrante masive dhe tė pėrhershme tė tė drejtave tė njeriut tė popullsisė shqiptare nė Ēamėri, duke pėrfshirė edhe tė drejtėn e jetės.

Shkollarėt sjellin dritė, jo zjarr! Ata ndihmojnė formimin dhe forcimin e shoqėrisė civile qė pėrjashton uniformitetin dhe dhunėn. Por shkollarėt gjithashtu kanė etikėn e tyre profesionale, qė ėshtė kėrkimi i sė vėrtetės. E vėrteta nuk ėshtė monopol i tyre, as ėshtė absolute, por relative dhe e hapur gjithmonė pėr debat pa pretendime pėr konkluzione tė patundshme.

Dhe kjo ėshtė fryma e Seminarit tonė sot nė kėtė institucion akademik universitar si ėshtė Fordham University nė qytetin e New-Yorkut.

Edhe njė herė, mirėsevini!

Bronx, New York. Sami Repishti
17 Qershor 2000


Sami Repishti

Hyrje nė Problemin e Ēamėrisė

Kumtesė

Emri ĒAM lidhet me emrin antik tė lumit Thyamis (sot lumi Kalamas, nė Greqi) qė pėrshkon krahinėn e Ēamėrisė, e qė nė ato kohė banohej nga fisi ilir i Thesprotėve.*

Gjeografikisht, Ēamėria ka qenė pjesė e Epirit dhe vazhdon tė jetė akoma. Por trajtimi i historisė antike tė Ēamėrisė, nuk ėshtė objekti i kėtij punimi. Kėtu do tė trajtojmė, nė formė tė pėrmbledhur, historinė moderne tė Ēamėrisė, dhe kryesisht qė nga viti 1878 dhe deri nė ditėt e sotme.

Shėnime gjeografike

A - Hapėsira

Aneksi i Memorandumit tė paraqitur me 2 janar 1913 para Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr nga pėrfaqėsuesit shqiptarė, tregon se "Sanxhaku" i Ēamėrisė ndahet nė katėr "kaza" tė ndryshme, si vijon:

1- Kazaja e Rashadijes (Ēamėria) me 16.000 shqiptarė

2- " e Filatit me 20.000 "

3- " e Margėllėēit me 26.000 "

4- " e Paramithisė me 13.000 "

5- " e Lurės me qytetin krejtėsisht shqiptarė, dhe me shtatė fshatrat qė pėrbėjnė Laken e Lalovės, dhe pesė fshatra qė pėrbėjnė Laken e Sulit e qė janė shqiptarė." (1)

(Nė njė Hartė tė madhe tė Europės, tė vitit 1792, dhe tė varur nė mur nė hyrje tė Memorialit Thomas Jefferson, nė Monticello, Charlotesville, Virginia, gėrma e fundit e emrit ALBANIA ėshtė e vendosur nė mes tė Janinės dhe Prevezės).

Nė njė Peticion drejtuar Konferencės sė Paqes, Paris 1921, nga pėrfaqėsuesit e Komiteteve tė Bashkuara tė Shqiptarėve Irredente, vihen kėto kufinj: nė Jug, deti Jon; nė Lindje, fshatrat Luc, Kukul, Vladar, Qafa e Cjapit; nė Veri, fshatrat Korican, Fortesa e Sulit, Kakosuli, Kurila, Shkalla, Mikla, Mali i Selanit, Kalama; nė Perėndim, Shteti Shqiptar i pėrcakton nga Protokolli i Firencės, 1913.(2)

Nė njė korrespondencė me Ministrinė e Punėve tė Jashtme (MPJ) tė Shqipėrisė, datė 8 Shtator 1925, Ministri i Shqipėrisė nė Athinė, Mithat Frashėri, shkruan:

" Elementin shqiptar nė Jug duhet ndarė nė dy pjesė: a) elementi orthodoks, dhe b) elementi mysliman.

Orthodoksėt, Greqia i quan si grekėr meqenėse, sipas mentalitetit tė Helenėve, njė orthodoks nuk mund tė jetė tjetėr veēse grek.

Do tė shqyrtojmė situatėn e shqiptarėve myslimanė. Kėta gjenden:

a) Si popullatė kompakte nė Ēamėri, dua tė them nė zall tė detit (bregdetit) qė zgjatet nga (Kepi) Stilos gjer nė Prevezė. Larg zallit gjejmė shqiptarė myslimanė nė Janinė, Konicė, Voshtinė.

b) Popullsi kompakte e dytė: Prefekturat e Follorinės e Kosturit, me 37 katunde dhe dy qytete, me afro 35.000 njerėz.

c) Popullsia e pėrndarė (sporadike) nė shumė qytete tė Maqedonisė (Greke): Selanik, Karaferia, Vodena, Niausta, Katerinė, Allasonje, Kavallė. S'dihet numri i plotė i kėtyre shqiptarėve, por mund tė jetė gati 100.000 frymė, mbase mė tepėr dhe jo mė pak...."(3)

Ēamėria ėshtė "... njė vend i ndodhur midis kufirit shqiptar nė Veri dhe lumit tė Fanarit nė Jug, midis luginės sė Janinės nė Lindje dhe detit Jon nė Perėndim, njė vend qė i pėrket pakicės shqiptare tė Greqisė", sipas njė Peticioni nga Filati me datėn 10 dhjetor 1934, "me njė popullsi tė tėrė prej 35.000 frymė."(4)

Nė dhjetor 1936, nga qeveria Greke u krijua "Prefektura e Thesprotisė" me qendėr Gumenicėn. Prefektura varet nga Guvernatorati i Pėrgjithshėm i Epirit, qė ka qendrėn nė Janinė.

"Guvernatorati i Janinės pėrmbledh katėr

Thesproti (Ēamėria), Prevezė, Artė e Janinė.

Prefektura e Thesprotisė (Ēamėria) ka katėr nėnprefektura:

1- Gumenicė me 26 fshatra dhe 8.285 frymė.

2- Margėllėēi me 7 fshatra dhe 7.370 frymė.

3- Filati me 15 fshatra dhe 5.410 frymė.

4- Paramithi me 10 fshatra dhe 2.083 frymė.

Gjithsej 58 fshatra me 23.448 frymė.

Kėto shifra nuk pėrfshijnė banorėt e krishterė tė kėsaj Prefekture". (5)

Nė njė studim mė tė vonshėm, (Atlasi Gjeografik i Botės, Athinė, 1974) rezulton se Prefektura e Thesprotisė ka njė sipėrfaqe prej 1.515 km2, (dhe njė popullsi prej 40.684,-1971). Gumenica, qendra e Prefekturės ka 4.109 banorė.(6)

Nė njė aspekt mė tė gjerė, territori i Epirit paraqitet i ndarė kėshtu:

1- Thesprotia (Ēamėria) 1.515 km2

2- Janina 4.890 km2

3- Preveza 1.077 km2

4- Kosturi 1.685 km2

5- Arta 1.612 km2

Gjithsej: 10.779 km2

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, i botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipėrisė (Tiranė, l985) e pėrcakton territorin e Ēamėrisė si vijon:

"Krahinė qė pėrbėn pjesėn mė jugore tė trevave tė banuara prej shqiptarėve; shtrihet gjatė bregdetit Jon dhe zgjerohet nė Lindje deri nė vargun e maleve qė e ndajnė prej pellgut tė Janinės. Nga Veriu ka kufi lumin Pavel, kurse nė Jug Gjirin e Prevezės. Rripi i saj Verior me qendėr Konispolin bėn pjesė nė Republikėn e Shqipėrisė, pjesa tjetėr me vendim tė Konferencės sė Ambasadorėve tė vitit 1913 i pėrket shtetit grek. Qendrat e banuara kryesore tė Ēamėrisė janė: Filati, Gumenica, Paramithia, Margėllėēi dhe Parga qė gjendet jashtė kufijve shtetėrorė. Shtatė fshatra gjenden brenda kufijve tė Republikės sė Shqipėrisė, me qendėr qytetin e Konispolit Banorėt e Ēamėrisė janė marrė mė tepėr me bujqėsi dhe blegtori. Ka qenė e zhvilluar edhe kultura e ullirit dhe e agrumeve. Vendbanimet kanė qenė tė grumbulluara me shtėpi njė e dykatėshe, tė ndėrtuara kryesisht prej guri. Nga pikėpamja gjuhėsore - etnografike ēamėt lidhen me popullatėn shqiptare tė Jugut."(8)

B.- Popullsia.

Popullsia e Ēamėrisė ėshtė shumė e vėshtirė tė pėrcaktohet pėr arsye tė dyndjeve tė detyruara tė shkaktuara nga persekutimet dhe dėbimet e njėpasnjėshme tė qeverive tė njėpasnjėshme greke, sidomos qė nga viti 1912 - 1913.

Shėnime tė hershme, dhjetor 1912, tregojnė se " nga nėntėdhjetėmijė (90.000) frymė qė ka Prefektura e Ēamėrisė, e pėrbėrė nga pesėdhjetėmijė myslimanė dhe dyzetmijė tė krishterė, vetėm l8.000 (tetėmbėdhjetė mijė) frymė flasin gjuhėn greke, dhe shtatėdhjetė e dy mijė qė mbesin flasin gjuhėn shqipe. Nga dyzetmijė frymėt e Nėnprefekturės sė Delvinės qė pėrbėhet nga dhjetėmijė tė krishterė dhe tridhjetė mijė myslimanė vetėm pesė mijė, flasin edhe shqip, edhe greqisht dhe tridhjetė e pesė mijė frymė qė mbeten, flasin vetėm gjuhėn shqipe."(9)

Aneksi i Memorandumit tė paraqitur mė 2 janar 1913 Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr e pėrcakton atė tė ketė mė shumė se 75.000 frymė. (shih shėnimin 1) Kjo shifėr nuk pėrfshin Kazanė e Lurės, as Prevezėn dhe Janinėn (me popullsi tė pėrzier).

Memorandumi i vitit 1921,

Vendi Shqiptarė Grekė

Filat 22.348 5.125

Gumenicė 19.126 -

Ajdonat 13.780 2.575

Margėllėē 15.723

Pargė 800 500

Gjithsej: 62.777 9.200(10)

Nė njė Peticion drejtuar MPJ, Tiranė mė 1922, nga pėrfaqėsuesit ēame, Aqif Ēami e Haki Musai shkruhet: "Me kėtė gjendje kaq tė keqe, populli ēam qė janė 60.000 myslimanė dhe 20.000 tė krishterė shqiptarė janė nė rrezik dhe pa asnjė proteksion."(11)

Ish-deputeti ēam, Ali Dino, nė njė apel drejtuar Kryeministrit grek, E.Venizelos, mė 16 tetor 1923, shkruan: "Shkėlqesė! Kam nderin, si ish-deputet i Prevezės, (tė ju shkruaj) nė emėr tė dyzetmijė (40.000) shqiptarėve te Epirit me nėnshtetėsi greke (12)

Nė tė njejtėn kohė, me njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave, Tiranė, Nr.522, datė 29 tetor 1923, thuhet se populli ēam"..numėron afro 60.000 njerėz tė thjeshtė shqiptarė si nga gjuha si nga fisi."(13)

Mė 6 mars 1924, Ministri shqiptar nė Athinė, Mithat Frashėri, i shkruan MPJ, Tiranė: " Pas evaluimit tim, shqiptarėt nė Greqi (tė Ēamėrisė, tė Kosturit, tė Follorinės dhe ata tė pėrndarė nė katundet e ndryshme), arrijnė numrin 60.000 frymė" (14)

Nė njė shkresė tė MPJ, Tiranė, drejtuar Ministrit shqiptar nė Londėr, mė 12 mars 1924, thuhet se "Qeveria shqiptare pėr tė shpėtuar nga shkėmbimi 60.000 shqiptarėt qė rrojnė nė Greqi, ka vendosur tė marrė masa etj" (15)

Me njė notė verbale, datė 8 maj 1924, MPJ Tiranė i drejtohet Legatės greke nė Durrės:

"duke pėrjashtuar njė pjesė fare tė vogėl, tė gjithė shqiptarėt e tjerė, numri i tė cilėve arrin afėrsisht 60.000, janė nga ata qė vuajnė nga zbatimi i kėtyre masave (tė marrura nga qeveria greke) qė u hoqėn tė drejtėn pėr tė zotėruar pasuritė e tyre."(16)

Ferit Ypi, deputet i Folorines, nė njė leter drejtuar kryeministrit grek, E.Venizelos, me l9 maj l924, shkruan:" Nė kėtė kategori tė minoriteteve janė edhe shqiptarėt qė banojnė nė Greqi qė pėrbėjnė 50-60.000."(l7)

Nė gusht 1924, MPJ, Tiranė, nė njė notė tė dėrguar legatave britanike, italiane e franceze tregon "shqetėsimin serioz" pėr rezultatet e Komisionit Mikst (turko-grek tė shkėmbimeve tė popullsisė) dhe "largimin e detyruar tė 50.000 shqiptarėve nga krahina e Ēamėrisė."(18)

Nė janar 1925, Mithat Frashėri, Ministėr i Shqipėrisė nė Athinė, lajmėronte se:

".38 katunde nė Kostur dhe Follorinė, mė afėr 20.000 frymė u pėrzuen me dhunė nga shtėpitė e tyre dhe sot po vdesin nė Anadoll." Dhe pesė muaj mė pas, mė 17 qershor 1895, qortonte: " Shteti ynė (shqiptar) ka detyrė tė mprojė35.000 ēamėr tė Epirit" (19)

Dy muaj mė vonė, mė 31 gusht 1925, ai sqaronte:

"Shqiptarėt myslimanė nė Greqi ishin, nė 1922, afėr 100.000. Prej kėtyre 35.000 rymė u pėrzuen nga tė dy prefekturat e Kosturit dhe Follorinės, dhe gati 20.000 nga Janina, Preveza, Parga, pėrzenjė ēiltazi ose tėrthorazi kundėr vullnetit tė popullsisė, si dhe shpesh herė me pretendime, me shtėrngime tė zyrtarėve grekė (gjindarme dhe mufti) ose, mė keq akoma, me dru dhe shkop tė gjindarmit."(20)

Mė 10 dhjetor 1934, popullsia e Filatit, duke iu drejtuar Z.Jozef Avenol, sekretar i pėrgjithshėm i Lidhjes sė Kombeve, Gjenevė, shprehte " nevojėn e ngutshme sa mė parė tė sigurohen, pėr njė popullsi prej 35.000 frymėsh, ekzistenca e saj etnike, si dhe mundėsia e jetės saj materiale."(21)

Popullsia e Ēamėrisė ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohet pėr arsye tė lėvizjeve tė shumta tė shkaktuara nga dėbimet me dhunė, masakrat, dhe mė nė fund, eksodi tragjik i viteve l944 dhe l945. Simbas statistikava greke tė vitit l951, nė Ēamėri 21.000 persona tė krishtere u deklaruan me origjine shqiptare.(22) Kėto statistika nuk pranojnė ekzistencen e ēamėve myslimanė. Nė njė studim tė botuar mė l999, Sherif Delvina shkruan se "Ēamėria banohet nga afėr 70.000 frymė tė quajtur ēamė, nga tė cilėt 20.000 janė myslimanė."(23)

Kjo shifėr lė tė besohet se nė Ēamėri jetojnė sot afėr 50.000 tė krishterė me kombėsi shqiptare. Numri i ēamėve myslimanė ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet.

Shėnime historike

Nė historinė moderne tė Ēamėrisė, kemi tri faza:

e para, fillon qė nga Lidhja e Prizrenit (e Kongresi i Berlinit) 1878, dhe deri nė pavarėsinė e shtetit shqiptar, mė 28 nėntor 1912.

e dyta, qė nga viti 1912 dhe deri me sulmin italian kundėr Greqisė, mė 28 tetor 1940; dhe

e treta, qė nga tetori 1940 deri nė vitin l945.

Faza e parė.- Problemi i Ēamėrisė u ngrit pėr tė parėn herė nė tryezat e diplomacisė europiane, si problem i Epirit, mė 29 qershor 1878, nė Kongresin e Berlinit, nga Ministri i Jashtėm i Greqisė, T.Deliyannis, i cili kėrkoi qė ishulli i Kretės, Thesalia dhe Epiri t'i jepeshin Greqisė nga Perandoria Osmane.

Mbas disfatės sė bujshme turke nė Plevna, dhe Traktatit tė Shėn Stefanit 1877, Stambolli deklaroi se do tė fillonte njė seri reformash. "Gjithashtu, u tha se administrimi i vilajetit tė Janinės do tė riorganizohej, me njė barazi civile e politike."(24) Historiani shqiptar, Stavro Skendi, ėshtė i mendimit se njė deklaratė e kėtillė u bė, tė paktėn pjesėrisht, nė pėrgjigje tė Memorandumit tė dėrguar nga udhėheqėsit e Shqipėrisė sė Jugut tė mbledhur nė Janinė nė pranverėn e vitit 1877. Kjo mbledhje e shqiptarėve u bė si rezultat i Konferencės sė tė Fuqive tė Mėdha, tė vitit 1876, mbajtur nė Stamboll. Njė konferencė e tillė pėrcaktoi kufij qė preknin territoret shqiptare. Memorandumi i Janinės iu drejtua Qeverisė turke me kėrkesėn pėr njė provincė tė bashkuar tė Shqipėrisė, dhe pėr reforma qė do tė sillnin autonominė e entitetit tė ri shqiptar qė do tė krijohej me kufij gjeografikė tė pėrcaktuar. (25)

Nė tė njėjtėn kohė, nė Teqen e Frashėrit, Abdyl Frashėri, thirri njė mbledhje tė pėrfaqėsuesve tė distrikteve tė Shqipėrisė sė Jugut, orthodoksė e myslimanė, dhe "u paraqiti atyre njė program, i cili, pėrveē vendosmėrisė qė tė mos t'i lėshohej asnjė pėllėmbė tokė Greqisė, kishte kėrkesa pėr njė Shqipėri autonome brenda kuadrit tė perandorisė otomane."(26)

Mė 18 qershor 1878, paria e qytetit tė Shkodrės i drejtoi Kongresit tė Berlinit (kryeministrit britanik Beaconsfield, mė vonė Lord Disraeli-t) njė Memorandum ku afirmohej ekzistenca e kombit shqiptar, e njė territori tė banuar kompaktėsisht nga shqiptarėt, si dhe e vendosmėrisė sė tyre tė luftojnė me ēdo mjet ēdo pėrpjekje pushtimi, dhe nevojėn pėr formimin e njė Shqipėrie tė bashkuar dhe autonome.(27)

Dy javė mė vonė, Greqia paraqiti kėrkesėn pėr aneksimin e Epirit. Franca kėrkoi qė e gjithė Thesalia dhe Epiri t'i jepeshin Greqisė, deri te lumi Kalama. Italia pėrkrahu Francėn sepse kryeministri italian me origjinė arbėreshe, F.Crispi, besonte nė njė federatė shqiptaro-greke. Anglia e kundėrshtoi. Gjermania dhe Austria gjithashtu.

Rezistenca e fortė e ushtrive tė Lidhjes sė Prizrenit detyroi diplomacinė europiane tė rishikojė qėndrimin e saj. Kryeministri anglez, Gladstone, i shkruante ambasadorit anglez nė Istanbul, Granville:

"Si njė pėrpjekje e fundit (pėr tė zgjidhur krizėn turko-greke) le t'i ofrojmė Shqipėrisė (kufirin) deri nė (lumin) Kalamas - aty ku fillon territori i banuar nga grekėt, njė njohje formale dhe praktike tė pavarėsisė saj."(28)

Por mė 30 shtator 1878, anglezėt ndryshuan qėndrimin nėn presionin e elementit filohelen britanik.

Ndėrkaq, jo vetėm Vjena, por edhe Berlini rishikuan disa pika tė qėndrimit tė tyre ndaj kėsaj ēeshtjeje (kėrkesave greke). Tė dy palėt ishin tė mendimit se nga tokat qė do t'i kalonin Greqisė, duheshin pėrjashtuar viset shqiptare, d.m.th. Ēamėria, duke pėrfshirė edhe Prevezėn. Kancelari gjerman Bismarck deklaroi se:

"e ardhmja e Greqisė do tė ishte e kėrcėnuar po tė pėrfshinte ajo (Greqia) njė pjesė tė konsiderueshme tė kėsaj race luftarake tė panėnshtruar tė shqiptarėve, qė ajo as do t'i nėnshtronte, as do t'i asimilonte."(29)

Mė 5 shkurt 1879, filluan negociatat e para greko-turke nė Prevezė. Njėri nga delegatėt ishte edhe shqiptari Abedin Bej Dino. Njė muaj mė parė, pėrfaqėsuesit shqiptarė u mblodhėn nė Janinė dhe deklaruan se do tė hedhnin poshtė ēdo marrėveshje qė lė tokat shqiptare nė duart greke. Nė kėtė mes, Komiteti i Lidhjes sė Prizrenit pėr Prevezėn, nėn kryesinė e Abedin B. Dinos ishte mė aktivi, dhe mblidhej nė shtėpinė e familjes Dino. Mė 11 janar 1879, ky Komitet dekretoi:

"t'u drejtohen Fuqive tė Mėdha tė pėrfaqėsuara nė Kongresin e Berlinit duke shprehur refuzimin e Shqiptarėve tė dorėzojnė Epirin Greqisėdhe gatishmėrinė e tyre pėr tė luftuar."(30)

Mė 18 mars 1879, Turqia i ofroi Greqisė njė rrip toke paralel me kufirin ekzistues, dhe jo mė shumė, me sqarimin se ēdo koncesion do tė krijonte shqetėsim tė madh tek shqiptarėt. Grekėt refuzuan ofertėn, filluan aktivitetin e tyre ilegal me grupe terroriste, duke sulmuar edhe Himarėn, por pa sukses.

Ndėrkohė, Abdyl Frashėri e Mehmet Vrioni u nisėn pėr Europė pėr tė mbrojtur tezėn shqiptare. Argumenti i tyre ishte se Epiri ėshtė i njė rėndėsie jetėsore pėr tė ardhmen e Shqipėrisė sė Jugut, pėr arsye tė porteve tė Prevezės, Artės, Gumenicės dhe Pargės, si dhe pėr kullotat. Ata pėrfundonin duke thėnė se "Shqiptarėt ishin tė betuar tė vdesin para se t'i dorėzonin Greqisė territoret e Prevezės, Artės, Janinės, dhe distriktet e tjera tė Shqipėrisė."(31)

Mė 15 qershor 1880, Konferenca e Ambasadorėve nė Berlin i dha Greqisė gjysmėn e Ēamėrisė, duke pėrfshirė edhe Janinėn. Grekėt e pranuan menjėherė. Turqia e refuzoi. Nė atė kohė Ministėr i Punėve tė Jashtme tė Turqisė, ishte Abedin Pashė Dino.

Mė 23 korrik 1880, Lidhja Shqiptare e Gjirokastrės kundėrshtoi copėtimin e Epirit, edhe sikur Janina dhe Metzovo t'i lihen Turqisė. Njė kuvend i 72 baballarėve bektashij, u shpreh se do tė luftonin "deri nė fund hyrjen e ēdo fuqie tė huaj." Greqia u pėrgjigj duke nxitur kryengritje nė Epir, dhe duke zbarkuar armė e municion nė Gumenicė, dhe Murto (karshi Korfuzit). Ndėrkaq, mobilizimi i vullnetarėve pėr vilajetin e Janinės arriti nė 72.000 vetė, mbas njė mbledhje tė mbajtur nė xhaminė kryesore, e cila vendosi pėr rezistencė kundėr invazionit grek.

Nė njė konferencė tė dytė tė Ambasadorėve tė mbajtur nė Stamboll, mė 21 shkurt 1881, Turqia propozoi njė vijė qė linte Janinėn, Metzovėn dhe Prevezėn nė Shqipėri, dhe mė 24 maj, Konferenca e Ambasadorėve i la Greqisė vetėm Artėn. Kjo mbylli mosmarrėveshjen e kufirit turko-grek. Nė kėtė fitore diplomatike duhet tė njihet merita e madhe e shqiptarit Abedin Pashė Dino.

Ėshtė interesant komenti i fletores londineze "The Times", nė lidhje me situatėn nė Epir:

"Pikėsynimi qė grekėt ndjekin ėshtė helenizimi i Shqipėrisė. E tėrė Shqipėria e Jugut bėn tregtinė e saj nėpėr Janinė, dhe se banorėt e shikojnė kėtė qytet si kryeqytetin e tyre. Ata jetojnė mė sė miri me grekėt. Deri nė kėtė moment, aspiratat e tyre pėr tė formuar njė kombėsi tė dalluar besohet tė jenė tė dobėta dhe tė papėrcaktuara mirė; kėshtu, grekėt shpresojnė sė marrja e Janinės do tė ndihmojė nė shkrirjen e dy racave dhe do tė jenė nė gjendje tė helenizojnė racėn mė tė bukur dhe mė luftarake tė Europės juglindore."(32)

Pėr 31 vjet me radhė, Greqia u pėrpoq tė avancojė kauzėn e helenizimit tė Shqipėrisė sė jugut me arsim, pushtet fetar dhe terror deri nė okupimin ushtarak tė krahinės nė vitet 1912 dhe 1913.

Faza e dytė karakterizohet nga okupimi ushtarak, pėrzėnia me dhunė, shpronėsimi i pronarėve shqiptarė dhe persekutimi sistematik i popullsisė shqiptare tė Epirit, sidomos tė Ēamėrisė, qė mbeti jashtė kufijve ndėrkombėtarė tė Shqipėrisė sė vitit 1913.

Me sulmin grek nė Ēamėri fillon tragjedia e popullsisė shqiptare nė Greqi. Hamdi B. Filati, kryekomandant i forcave vullnetare, duke iu drejtuar kryeministrit Ismail Qemali, nė Vlorė, shkruante:

"Ēamėria ėshtė lėnė pa ushtarė e pa municione. Ka tetė ditė qė po luftohet deri brenda nė qytet. Nė vend tė shumė burrave me famė nga populli qė dhanė jetėn, po shtrėngohen gratė tė rendin nė luftė. Ndihma qė qe shpresuar nga vėllezėrit tanė tė Gjirokastrės e tė Beratit, nuk na erdhi. Kėshtu, Ēamėria nga lajmet e fundit qė na erdhėn s'andejmi, ėshtė shkelur prej armikut"(33)

Njė ditė mė vonė, mė 28 dhjetor 1912 delegatėt e Ēamėrisė e Delvinės, i drejtohen Ismail Qemalit duke i shkruar:

"Kur ushtria greke pushtoi Sarandėn, komitetet greke dhe kretase, numri i tė cilėve arrin nė 10.000 me pėlqimin e ushtrisė sė rregullt greke, pėrveē qė janė duke grabitur dhe shkatėrruar pasuritė dhe pronat, posaēėrisht tė popullsisė muhamedane, por janė duke u prishur nderin grave. Kanė vrarė dhe kanė therė nė mėnyrė mizore fėmijėt para syve tė prindėrve tė tyre dhe kanė zhdukur krejtėsisht popullsinė myslimane. Edhe disa bashkėatdhetarė tė krishterė qė kanė pretenduar (deklaruar) kombėsinė shqiptare nuk kanė shpėtuar nga keqbėrja e tyre"(34)

Akti i parė i tragjedisė shqiptare nė Ēamėri dhe Shqipėrinė e Jugut po hapej me gjakun e viktimave tė pafajshme shqiptare.

Ndėrkaq, nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, 1913, u pa qartė se forca greke kishte fituar mbi tė drejtėn shqiptare. Austria dhe Italia qė pėrkrahnin Shqipėrinė, hoqėn dorė qė Janina t'i mbetej Shqipėrisė, pėrjashtonin tė gjithė Ēamėrinė dhe qytetet shqiptare nė Maqedoninė greke, duke pėrfshirė Janinėn, Follorinėn e Kosturin. Njė vendim i kėtillė doli se ishte fatal pėr popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė.

Kėshtu, Shqipėria, megjithėse doli si njė shtet plotėsisht i pavarur, u copėtua pėr afėr dy tė tretat e territorit kombėtar, dhe gjysma e popullsisė shqiptare u bė "pakicė kombėtare" nė shtetet fqinjė. Greqia pėrvetėsoi pjesėn jugore tė vilajetit tė Janinės sė bashku me njė popullsi tė konsiderueshme shqiptarėsh orthodoksė dhe myslimanė. Brenda kėsaj hapėsire, "Greqia refuzoi tė njohė dallimet etnike tė orthodoksėve shqiptarė, si dhe identifikoi shqiptarėt me turq. Kjo politikė e mosnjohjes pėrfundoi nė persekutimin e plotė tė gjuhės e tė kulturės shqipe nė Greqi, me pėrzėnien e mijėra shqiptarėve etnikė nė Turqi."(35)

Menjėherė mbas ripushtimit tė Ēamėrisė, mars 1918, me njė Dekret tė Qeverisė greke, ēamėt u ndaluan tė blejnė, tė shesin, ose tė transferojnė pasuri tė patundshme qė u takonte atyre, megjithėse Dekreti ishte njė shkelje e Nenit 6 tė Traktatit tė Paqes nė mes Turqisė dhe Greqisė, tė 14 nėntorit 1913. Si rrjedhim,

"Popullsia shqiptare e Ēamėrisė, jo vetėm qė u detyrua tė emigrojė nė mėnyrė masive nė Turqi, por u detyrua tė emigrojė pa asgjė dhe tė lėrė pronėsitė dhe arat e bukės qė pėr shumicėn janė pasuria e vetme qė kanė." (36)

Lufta e Parė Botėrore, 1914-1918, dhe mė vonė aventura ushtarake dhe disfata e plotė greke nė Azinė e Vogėl, l921-l922, sollėn njė periudhė tė re tensioni politik nė Greqi qė u transformua nė aksione agresive ushtarake kundėr shqiptarėve nė atė vend. Por me kolapsin ushtarak grek dhe shkėmbimet e popullsisė nė mes tė Greqisė dhe Turqisė, ritmi i pėrzėnies jashtė Greqisė tė shqiptarėve myslimanė u rrit dhe mori pėrmasa makabre. Masat qeveritare ndaj myslimanėve shqiptarė qė padrejtėsisht iu nėnshtruan "shkėmbimeve tė popullsisė" u zbatuan me sistem dhe egėrsi tė madhe. Ēeta andartėsh dhe kriminelė profesionistė grekė si Cil Mastoras nga Paramithia, Qiamo Harillos nga Greqia e vjetėr (Agrinion), Theodor Camathos nga Pėrmeti, e tė tjerė bėnė kėrdinė nė mes tė shqiptarėve duke i vrarė, grabitur dhe shpronėsuar me qėllim qė tė iknin nė Turqi.

Mė 24 prill 1924, MPJ Tiranė merrte kėtė mesazh ku nė mes tė tjerash thuhej:

"Shqiptarėt e Karbunarės nė Ēamėri kanė mbetė nė rrugė tė madhe nė Selanik, sepse nuk duan tė shkojnė nė Turqi. Gjendja e tyre ėshtė e mjerueshme e janė pėr t'u dhembsur; rrinė nėpėr llamarina tė lėnė nga Inglizėt nė rrugė tė Perėndisė, askush nuk u del zot; nga papasja lypin nėpėr xhamia, e rrugės"(37)

Shkėmbimi i paligjshėm i popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė, ose mė mirė dėbimi i shqiptarėve myslimanė tė Ēamėrisė, u bė me gjithė premtimet e dhėna nga zyrtarėt e qeverisė greke, se ajo Qeveri:

"nuk ka asnjė qėllim tė shkėmbejė myslimanėt me origjinė shqiptare". "Shqiptarėt", deklaroi pėrfaqėsuesi grek Kaklamanos nė Konferencėn e Lozanės nė mes Turqisė dhe Greqisė, "banojnė nė njė krahinė tė pėrcaktuar mirė, nė Epir. Nė qoftė se ata janė bashkėbesimtarė me turqit, ata nuk janė aspak bashkėatdhetarėt e tyre." Z. Kaklamanos ėshtė i mendimit se njė deklaratė e tillė duhet tė mjaftojė"(38)

Kjo deklaratė greke, nė dukje e qartė, pėrmbante dy tė meta qė do tė dėmtojnė mė vonė popullsinė shqiptare.

E para, kėtu zihet me gojė vetėm "Epiri" dhe lihet i pazgjidhur problemi i shqiptarėve jashtė Epirit, si p.sh. nė Maqedoninė greke, tė cilėt u dėbuan pa mėshirė dhe tėrėsisht.

E dyta, shprehja "me origjinė shqiptare" u keqpėrdorua nga grekėt sikur kupton "vetėm ata qė kanė lindur nė Shqipėri, ose baballarėt e tyre kanė lindur nė Shqipėri." Nė atė kohė, nė Greqi kishte afro 5.000 shqiptarė tė kėtillė.(39)

Dhuna dhe metoda e presionit grek kundėr shqiptarėve, u rritėn aq shumė sa qė nga Shqipėria filluan tė ngrihen zėra qė kėrkonin nga qeveria shqiptare tė merrte tė njėjtat masa kundėr pakicės grekofone nė Shqipėri. Kėshilli i Ministrave nė Tiranė, me 29 nėntor 1923, vendosi tė bėhen pėrsėri demarshe pranė Lidhjes sė Kombeve (L.K.) pėr veprimet e sipėrtreguara "duke kėrkuar kėmbimin (e shqiptarėve) me grekofonėt e Shqipėrisė, dhe nė qoftė se edhe prej demarsheve tė bėrė nuk do tė shihet fruti i dėshiruar, atėherė tė autorizohen autoritetet shqiptare pėr tė marrė masat e sipėrpėrmendura (regjistrimi i shtėpive, i arave, i gjithė mallit etj) reciproke kundėr grekofonėve qė ndodhen nė Shqipėrinė Jugore."(40)

Meqenėse kėto demarshe nuk prodhuan ndonjė rezultat, konsulli shqiptar nė Gjenevė, B. Blinishti, i shkruante qeverisė shqiptare me 2 janar 1924:

"Pas njė mendimi tė pjekur, zgjidhja e vetme qė shikoj pėr tė rregulluar kėtė ēėshtje tė pasurive ėshtė hyrja nė marrėdhėnie tė drejtėpėrdrejtė me qeverinė greke, dhe duke i kėrkuar asaj tė kryejė shkėmbimin e detyrueshėm tė popullsisė shqiptare-greke, duke marrė si bazė pėr kėtė kėmbim marrėveshjen pėr kėmbimin e popullsisė greko-turke tė 30 janarit 1923.

Vetėm duke ia shtruar qeverisė greke problemin nė kėtė mėnyrė mundet, ndoshta nė rast se kjo nuk do tė dėshironte kėtė kėmbim, t'a detyrojmė atė tė pranojė kėrkesat tona qė 1)tė mos dėbohet elementi shqiptar nga Greqia; dhe 2)ligji mbi shpronėsimet e tokave tė mos zbatohet pėr ata."(41)

Mė 5 janar 1924, MPJ Tiranė i drejtohej Legatės shqiptare nė Athinė:

"Mbasi nuk mundemi tė lamė ēamėt tonė t'ikur nga Greqia tė marrin rrugėn e arratisė nė Turqi ose gjetkė, do tė jemi, doemos tė shtrėnguar t'i vendojmė nė vend tė grekofonėve, po nė atė porcion, si nga numri edhe nga pasja gjer ku tė mundet."(42)

Dhe mė 12 mars 1924, MPJ Tiranė i drejtohej Mehmet Konicės nė Londėr:

"Sikur qė bėmė tė ditur telegrafisht, Qeveria Shqiptare pėr tė shpėtuar nga shkėmbimi 60.000 shqiptarė qė rrojnė nė Greqi, ka vendosur tė marrė masa raprezalje kundėr grekofonėve qė rrojnė nė Shqipėri."(43)

"Njė ditė nė fjalė e sipėr, " shkruan Mithat Frashėri, "Z. de Marcilly, Ministėr i Francės (nė Athinė) mė tha kėto fjalė: "Grekėt e dinė mirė cilėt janė turq dhe cilėt janė shqiptarė. Po duan tė grabisin pasurinė e shqiptarėve. Prandaj, duan edhe t'i pėrzėnė."(44)

Ndėrkaq, persekutimet e ēamėve vazhduan me egėrsi dhe asnjė masė nuk u muar nga qeveritė shqiptare, qė nė vitin 1924 ndryshonin ēdo tre muaj, dhe kur stabiliteti i Shqipėrisė u trondit, sidomos mbas revolucionit tė qershorit 1924. Kjo gjendje e rėndė gjeti shprehjen e saj nė njė mesazh nga Ministri shqiptar nė Athinė, Mithat Frashėri, heroi i ditės pėr problemin ēam, i cili shkruante nga Parisi, mė 15 dhjetor 1924:

"Domethėnė se Greqia, Turqia dhe Komisioni Mikst i shikojnė shqiptarėt si plaēkė pa vlerė, i dėbojnė nga shtėpitė e tyre, u grabisin pasurinė, dhe tani i trajtojnė si robėr dhe duan t'i mbajnė me pahir nė Anadoll qė tė vdesin."(45)

Dhe tetė muaj mė vonė, ky diplomat i shquar i drejtohej Z. Eric Colban, Drejtor i Seksionit pėr Pakicat i LeK me kėto fjalė:

"Ata (shqiptarėt e Maqedonisė) nė numėr 35.000 u flakėn nė rrugė dhe u dėrguan nė Anadoll me forcėn e shkopinjve tė xhandarėve grekė e nėn vėshtrimin tolerues tė funksionarėve tė Komisionit Mikst . Kėto 35000 shqiptarė duan tė kthehen nė Shqipėri"(46)

Duket se kėrcėnimet e Qeverisė shqiptare bėnė njė lloj efekti nė Qeverinė greke dhe Komisionin Mikst. Me 14 mars 1924, "Komisioni vendosi qė nėnshtetasit grekė tė besimit mysliman me origjinė shqiptare, tė vendosur nė Epir, janė te pėrjashtuar nga shkėmbimi i detyrueshėm i popullsisė, i paraparė nga Konventa (turko-greke)"(47)

Pėrfaqėsuesit e Komisionit Mikst pranuan misionin e ngarkuar, dhe vėrtetuan se ka patur shkėmbime tė detyrueshme shqiptarėsh myslimanė gjatė dy viteve, 1923-1924, kur qeveria greke vepronte pa asnjė kontroll. Por kur qeveria shqiptare kėrkoi qė e gjithė pakica kombėtare shqiptare nė Greqi tė mbrohej gjithashtu, Sekretari i Pėrgjithshėm e L.K., u pėrgjigj se Komisioni Mikst do tė kufizohej vetėm me mosdėbimin e detyruar tė popullsisė shqiptare myslimane tė Ēamėrisė. Njė qėndrim i kėtillė linte pėrsėri nė mėshirėn greke njė popullsi qė nuk gėzonte asnjė tė drejtė .Kėshtu qė ēamėt vazhduan tė keqtrajtohen, tė dėbohen dhe tė pėrjashtohen nga ēdo pjesėmarrje ose pėrfaqėsim nė organet e shtetit grek.

Mospėrfillja nga Lidhja e Kombeve dhe rreziku i dėbimit tė plotė tė ēamėve detyroi qeverinė shqiptare qė mė 25 korrik 1924, tė njoftojė publikisht agjensitė e huaja tė lajmeve, se nė kondita tė kėtilla, qeveria shqiptare do tė detyrohej tė dėbonte pakicėn grekofone nga Shqipėria, pėr tė vendosur atje ēamėt e dėbuar nga Greqia.(48)

Gjendja e ēamėve nė Greqi po vėshtirėsohej ēdo ditė e mė shumė. Mė 7 tetor 1924, kryeministri i Shqipėrisė, Imzot F. S. Noli, firmosi njė deklaratė mbi tė drejtat e pakicave kombėtare nė Shqipėri, dhe kėrkoi qė pakicės ēame nė Greqi t'i njihen tė gjitha tė drejtat ashtu si pakicės greke nė Shqipėri.

Pėrfaqėsuesi grek, zoti Dendramis, tha se Greqia nuk ėshtė akoma e obliguar tė respektojė traktatin e Sevrės (greko -turk ) tė vitit 1923, sepse nuk ėshtė ratifikuar akoma, prandaj nuk pranon kėrkesėn shqiptare.

Me rekomandimin e ambasadorit italian, Imperiali, delegati britanik Fisher, kėrkoi nga pėrfaqėsuesi grek, nėse ai mund t'i shkruante qeverisė sė tij qė tė zbatojė pėr ēamėt klauzolat e Traktatit tė Sevrės. Delegati grek tha se nuk ka kompetenca pėr kėtė veprim.(49)

Kundėrshtimi grek nė tė vėrtetė (50)

Mė 30 tetor l924, Legata shqiptare nė Athinė merrte kėtė Memorandum nga "banorėt ēamė tė Margėlliēit":

"Shkėlqesė!...E shohim tepėr tė nevojshme tė sjellim nė dijeni tė Z. j. se veprimet dhe masat e kohės sė fundit tė autoritetit lokal (grek) kundra enteve tė pėrgjithshme tė popullit tonė tė mjerė, kanė kalue "kufinė, sa nuk ėshtė e mundur tė durohen mė!" Sistemi tė cilin pėrdor Qeverija nė kurriz tė popullit tė mjerė ēam, tė m'besoni dhe tė jeni tė bindur, e padyshim se nė kohė shumė tė afėrshme do ta shfarosi krejt e nga themeli dhe keni pėr tė dėgjuar vajin e fundit tė mallėngjyer tė krahinave tė Ēamėrisė..."(51)

Nga ana e tij, Mithat Frashėri, i tronditur nga tragjedia qė po mbėshtillte kryesisht popullsinė myslimane ēame, i drejtonte kėtė thirrje dėshpėruese Ministrisė sė Jashtme tė Shqipėrisė:

"Z. Ministėr,

...Pėr fat tė keq nuk u bė gjė gjer mė sot (pėr pėrzėnien e grekofonėve nga Shqipėria). Kėshtu qė tani, Greqia elementin shqiptar tė Greqisė e pakėsoi pėrgjysėm, ata qė mbetėn i mundon me ēdo mėnyrė, kurse elementin grekofon tė Shqipėrisė po e forcon indirektėrisht dhe kėrkon mprojtjen e tij.

Mė duket se edhe tani s'ėshtė vonė. Grekofonėt e Gjirokastrės duan ekspulsuar, atehėrė edhe ēamėt, nėqoftėse nuk rrojnė dot nė vendin e tyre, do tė kėrkojnė tė venė dhe tė instalohen nė Shqipėri... Nė mos u marrshin kėto masa, kam frikė, Zoti Ministėr, se elementi shqiptar do tė fiket, dhe ay qė do tė mbetet do tė demoralizohet, pa kujtuar qė edhe Greqija po pėrgatit sundimin e saj mbi "Epirin e Veriut"(52)

Dhe, mė 21 janar l925, M.Frashėri i shkruante pėrsėri Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Tiranė se:

"....Janė 38 katunde, 24 nė Kostur dhe l4 nė Follorinė, afro 20.000 frymė. Kėta u pėrzunė me dru nga shtėpitė e tyre dhe sot po vdesin nė Anadoll". Tetė ditė mė vonė, ai shtonte: "Qė nė fillim kam vrapuar tė rrėfej mendimin tim, pasi e studiova punėn dhe pashė realitetin lakuriq, autoritetet greke kanė qėllim qė tė pėrzėnė elementin shqiptar, ta shtėrngojnė tė ikėnjė, t'i grabisin pasunin. Pėrpara kėtij realiteti, kam prekonizuar masa reciproke, raprezalje, mbi elementin grekofon tė Shqipėrisė."(53)

E kundėrta ngjante nė Shqipėri. Jo vetėm qė grekofonėt nuk ndiqeshin, por ata fitonin tė gjitha tė drejtat civile e politike tė qytetarit tė lirė. "Njerės tė ardhur sot prej Epirit," shkruante Mithat Frashėri pėr Ministrinė e Punėve tė Jashtme nė Tiranė,"mė njoftojnė se nė qarqet zyrtare tė asaj prefekture greke (Janinės) mbretėron ky mendim:

"Greqia ē'kishte pėr tė fituar nė Epir tė Veriut, i fitoi. Grekofonėt e Shqipėrisė kanė deputete, shkolla, kisha, funksionarė, liri tė plotė, civile dhe politike. Edhe Qeverija shqiptare ka bėrė premtim qė tė mirret nė kabinet edhe njė Ministėr grek. Pra tani mė s'kemi mė frikė, dhe duam qė tė shpėtojmė nga elementi shqiptar i Epirit, qė tė mos mbetet njė kundėrpeshė (contre-poids) pėr helenizėm, dhe tė mundim tė punojmė me shpėnguarė nė Shqipėri tė Jugėsė..."(54)

Pese dite mė vonė, mė l7 qershor l925, po ky diplomat shqiptar nė Athinė, pėrfundonte: "...Qėkurse kam ardhur si Ministėr i Shqipėrisė kėtu nė Athinė, jam bindur qė qeverija greke ka ndjekė dy qėllime:

1. Tė pėrzėrė nga Greqia gjithė shqiptarėt sa janė, duke u grabitur pasuninė.

2. Pasi tė shpėtoje nga kjo barrė, tė sigurojė helenizimin dhe aneksimin e Korēės dhe Gjirokastrės. Gjithė punėt, veprimtaritė, aktet e autoriteteve greke priren drejt kėtij qėllimi. Nuk shoh as mė tė paktin pėrjashtim. Tė pėrzėnėt me dru tė 30.000 Shqiptarėve tė Kosturit dhe Follorinės; refuzimi i tė njohurit tė nėnshtetėsisė shqiptare; sjellja sistematike kundėr ēameve, tėra kėto janė fakte tė kthiellta..."(55)

Edhe nė nėntor l925, Qeveria greke, nė kundėrshtim me ēdo marrėveshje tė mėparshme, udhėzon pėrfaqėsuesin e saj nė Komisionin Mikst (tė kėmbimeve) qė tė arrihet njė marrėveshje me homologun e tij turk nė Komision pėr shkėmbimin e "...5.000 (56) njė aksion qė u kundėrshtua nga Lidhja e Kombeve.

Shkatėrrimi i popullsisė shqiptare nė Greqi vazhdoi i pandėrprerė, dhe mė 5 janar l926, Mit'hat Frashėri lajmėronte nga Athina se, "...Mjerisht s'kanė besim tė madh ēamėt te Shqipėrija, edhe kjo nga shkaku se nuk kanė parė ndonjė fakt konkret pėr interesin dhe dhembshurinė e Shqipėrisė."(57) Njė rast elokuent ėshtė ai i fshatrave Gardhiq dhe Dragum, dy fshatra krejtėsisht shqiptare, siē shihet nė telegramin e tyre dėrguar Asistentit (Pėrfaqėsuesit) tė Shqipėrisė pranė Lidhjes sė Kombeve, nga Athina, mė l3 shkurt l926:"Nėqoftė, Z. (Qenan)Mesare, se je vėrtet pėrfaqėsonjėsi i Shoqėrisė sė Kombeve, edhe nėqoftėse me tė vėrtetė kjo Shoqėri e Kombeve respekton parimet e njerėzisė dhe tė qytetėrimit, ju lutemi, nė Emėr tė Perėndisė, tė bėni demarshet e duhura..."(58) Kėto dy fshatra u zbrazėn pėr tė liruar shtėpitė dhe tokat e tyre pėr refugjatėt grekė nga Anadolli. Duke iu drejtuar Komisionit Mikst, dhe Pėrfaqėsuesit tė Turqisė, mė l9 shkurt l926 ata shkruajnė:

"Nė emėr tė 800 banorėve tė fshatrave Gardhiq dhe Dragum, ne kemi ardhur nė Athinė pėr t'iu lutur Qeverisė sonė tė madhėrishme greke dhe Presidentit tė saj tė madh Pangalos, qė tė lirojnė Gardhiqin dhe Dragumin nga refugjatėt dhe tė na kthehen pasuritė tona tėrėsisht. Ne jemi shqiptarė tė gjithė dhe asnjė nuk do tė largohet nga Greqia. Ju lutemi t'i jepet urdhėr Zotėrijve Slieben e Floridhi (kryetar e N/Kryetar tė Nėn-Komisionit, Komisioni Mikst i Epirit) tė pushojnė pėrndjekjet ndaj nesh dhe kėrcėnimet pėr shpėrngulje. Ne nuk do tė nisemi kurrė."(59)

Cinizmi i politikės greke u bė i qartė edhe nga deklarata e Z. Mitromakti, drejtor i zyrės sė kėmbimit (tė popullsive), e bėrė para Z. Ghazali Nusret Beu nga Janina:" Unė nuk tė jap tė drejtėn tėnde, se nuk dua tė hap njė portė pėr tė drejtat e myslimanėve; mos u lodh kot, se ne kemi kaq muhaxhirė (grekė nga Anadolli) qė po vdesin... ne duam qė tė marrim edhe ato pasuri qė kanė akoma myslimanėt, edhe ato do t'i marrim..."(60)

Mė 28 dhjetor 1927, Zv. Konsulli shqiptar nė Korfuz raportonte se "...Ėshtė gjė e pakontestueshme se ēdo person, familje ose katund mysliman tė Ēamėrisė, nė sy tė autoriteteve greke konsiderohet si Turk dhe aspak nuk shifet si Minoritet shqiptar nė Greqi..." dhe se "...Minoriteti shqiptar nė Ēamėri kurrė ndonjė tė drejtė njerėzore ose divine (hyjnore tė shenjtė) nuk gėzon nėse nuk ėshtė e drejta e vdekjes."(61)

Pikėrisht nė kėtė kohė, kemi edhe "Komunikatėn pėr Anėtarėt e Kėshillit" tė pėrgatitur nga organet e Lidhjes sė Kombeve "pėr gjendjen e minoritetit shqiptar nė Ēamėri" nė Gjenevė, datė 29 dhjetor l927"(C.662.l927.I) ku numėrohen ankesat e popullsisė shqiptare si vijon:

1. Myslimanėt e Epirit janė tė shtyrė tė nisen pėr nė Turqi.

2. Shtėpitė e fushat e tyre jane zėnė nga grekėt.

3. Ata nuk gėzojnė asnjė nga tė drejtat njerėzore.

4. Ata nuk kanė shkolla.

5. Ata nuk kanė as deputetė, as kryetar bashkie, as pojak (roje fushe)".

Kjo politikė ostracizmi nga ana e Qeverisė greke konfirmohet edhe me shkresėn zyrtare qė Ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Iliaz Vrioni, i dėrgon Z.Eric Drummond, sekretar i pėrgjithsėm i Lidhjes sė Kombeve, Gjenevė, ku theksohet se tė gjitha "Konvencionet dhe Traktatet" e lidhura nė mes tė dy shteteve ose nuk janė ratifikuar ose instrumentet e ratifikimit nuk janė kėmbyer, dhe se Qeveria shqiptare: "...s'ka muejtė me kuptue arsyet e qėndrimit tė Qeverisė greke", duke shtuar se "...pasuritė e shqiptarėve nė atė vend gati pėrgjithėsisht janė ekspropriuar" dhe se "...ashtė pėr t'u ēuditur se nė tė gjithė Ēamėrinė s'ka asnjė shkollė shqipe nė mėnyrė qė ēamėt janė tė kondemnuar (tė dėnuar) tė mos pėrfitojnė nga tė mirat e arsimit nė gjuhėn amtare."(62)

Nė kėtė kohė kemi edhe kėrkesėn pėr shkolla shqipe si kėrkesė numėr njė tė paraqitur nga ēamėt nė peticionet e tyre drejtuar Qeverisė greke dhe Lidhjes sė Kombeve. Kėrkesa e dytė ėshtė kthimi i pasurive tė konfiskuara ose tė rrėmbyera me dhunė.

Meqenėse njė pjesė e popullsisė ēame u largua dhe u vendos nė Shqipėri, Qeveria shqiptare nxori "Dekretin pėr vendosjen e Emigrantėve" tė datės 2 shtator l931. Neni 1 thotė:

"Gjithė ata persona, tė lanun jashtė kufijve tė Shqipėrisė independente, qė janė shqiptarė prej gjaku dhe gjuhe , pa ndryshim feje dhe seksi , tė cilėt tue u shpėrnguel nga vendet e origjinės sė tyne, vijnė nė Shqipnien e lirė me qėllim vendosje dhe mos kėthyemjeje pėrsėri nė vendet e tyne, kanė tė drejtė me u instalue si emigrantė nė Shqipėni, nė konformitet me dispozitat e kėsaj ligje"(63)

Mbas pėrpjekjeve tė shumta tė Qeverisė shqiptare dhe ndėrhyrjeve tė vazhdueshme, qoftė pranė Qeverisė greke, qoftė pranė Lidhjes sė Kombeve, mė nė fund, mė l5 qershor l933, Qeveria greke me dekretin Nr. 735, pėrcaktoi pozitėn juridike tė shqiptarėve nė Greqi. Nė Raportin e dėrguar Ministrisė sė Jashtme shqiptare nga Athina, shpjegohet se ky ligj "...zgjedh ēėshtje pėr tė cilat interesohen persona qė mbajnė nenshtetėsinė shqiptare, ose janė prej origjine shqiptare dhe qė qėndrojnė, ose nė Greqi, ose jashtė, pėrveē Turqisė, dhe pėr tė cilėt nuk ka dalė vendim prej Komisionit Mikst ose prej nėn-komisioneve tė tij pėr tė caktuar nenshtetėsinė e tyre."(64)

Presioni ndėrkombėtar i Lidhjes sė Kombeve pėr kthimin e pasurive tė shqiptarėve tė shpronėsuar krijon njė panik nė mes tė Grekėve, sidomos tė atyre qė kishin uzurpuar pasuri shqiptare, dhe "...tani duan qė tė bėjnė me ikė edhe kėta qė kanė mbetur, dhe pėr kėtė gjė kanė ujdisur me post-komandantin e Karbunarės, i cili u vete natėn nė shtėpi dhe i frikėson me pushkėn para fėmijėve, tue u thanė se ja do tė shkojnė nga katundi, ose pėrndryshe do t'i shuaj tė gjithė."(65) Gjithashtu, Qeveria greke filloi organizimin e mitingjeve tė forcuara tė popullsisė shqiptare pėr dėrgime telegramesh Lidhjes sė Kombeve duke deklaruar sė gėzojnė tė gjitha tė drejtat nė Greqi, si dhe formimin e "komiteteve Vorio-epirote" e regjistrimin e "vullnetarėve" me qėllim qė t'i hedhė nė Shqipėri pėr tė krijuar trazime, duke vazhduar njėkohėsisht mohimin e tė drejtave pėr shkolla shqipe nė Greqi. (Njė pjesė e vogėl e rinisė ēame u dėrgua pėr studime fillore e tė mesme nė Shqipėri, kryesisht nė Sarandė, ku punonte konvikti "Ēamėria")

Mė l0 dhjetor l934, 73 shqiptarė nga Filati i dėrguan njė Memorandum Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė LsK, Joseph Avenol, ku nė mes tė tjerash thuhet se angazhimet e marrura nga Qeveria greke me Traktatin e Sevrės tė l9 Gusht l920, parashikojnė "...ruajtjen e disa tė drejtave, lidhur me pakicat dhe posaēėrisht mėsimin e gjuhės sė saj amtare." Kėrkohet "tė sigurohen, pėr njė popullsi tė tėrė prej 35.000 frymėsh, ekzistenca e saj etnike si dhe mundėsia e jetės sė saj materiale."(66)

"Qeveria greke mban pothuajse nė tė gjitha fshatrat e Ēamėrisė, shkolla fillore: nė qytetin e Filatit dhe nė Paramithi shkolla tė mesme, si dhe shkolla normale pėr vajza tė reja. Nė tė gjitha kėto shkolla, fėmijėt e njė popullsie pastėrtisht shqiptare, arsimohen vetėm nė gjuhėn greke e pa u lejuar qoftė edhe arsimimi fetar nė gjuhėn amtare...

Neni 7 i Traktatit tė sipėrpėrmendur nė lidhje me mbrojtjen e pakicave nė Greqi parashikon:

a) Njė sistem zgjedhor qė mban parasysh tė drejtat e pėrfaqėsimit tė pakicave etnike.

b) Qė dasia e fesė ose e kombėsisė nuk duhet tė dėmtojė asnjė shtetas grek pėr pranimin e tij nė punėt publike......

Me gjithė kėto zotime, Qeveria greke:

a)Kurrė nuk ka lejuar, pavarėsisht nga 35.000 banorėt shqiptarė...pėrfaqėsues tė kėsaj pakice tė dėrgohen nė Dhomat legjislative greke.

b) nuk ka pranuar kurrė qė njė ēam shqiptar tė marrė pjesė nė jetėn publike, tė jetė emėruar funksionar ose, tė paktėn, pojak (rojtar fushe);

c) Kurrė nuk ka lejuar qė elementi shqiptar tė ketė shkolla nė gjuhėn e vet...dhe njėkohsisht nuk ka lejuar futjen e botimeve tė ēfarėdoshme nė gjuhėn shqipe, dhe nuk ka lejuar qė ata qė nuk flasin greqishten, tė ankohen pranė xhandarmėrisė nė gjuhėn e tyre;

d)Kurrė autoritetet shkollore greke nuk kanė lejuar ekzistencėn e njė shkolle shqiptare dhe shqipja nuk ėshtė mėsuar nė shkollat qeveritare;

e)autoritetet e Reformės Agrare p.sh. nė Paramithi vepruan duke bėrė thjesht konfiskimin e tė tė gjitha tokave dhe pronave qė u pėrkisnin shqiptarėve (nė kundėrshtim me nenin 99 tė Ligjit mbi Reformėn)"(67)

Vetėm dy vjet mė vonė, mė l936, Qeveria greke bėri tė ditur se planifikonte hapjen e disa shkollave shqipe pėr nxėnėsit shqiptarė tė Ēamėrisė, por mėsuesit do tė ishin shqiptarė grekofonė. Mė 20 mars l936, konsulli shqiptar nė Janinė, lajmėronte emrat e 5 (pesė) mėsuesve grekofonė tė caktuar pėr pesė shkolla tė Ēamėrisė. Mė 9 prill l936, pėrfaqėsuesit diplomatikė shqiptarė nė Athinė protestuan emėrimet e bėra dhe insistuan tė hapen l6 shkolla shqipe dhe jo vetėm pesė, si dhe emėrimin e mėsuesve shqiptarė pėr shkolla shqipe. Ndėrsa, mė 20 maj l936, duke pėrshkruar gjendjen e rėndė qė mbretėronte nė tėrė Ēamėrinė, Konsulli shqiptar nė Janinė arrinte nė kėtė pėrfundim: "Shfarosja e ēamėve shqiptarė, pėrhapja e idesė pan-helenike, ndėr orthodoksėt kudo qė ndodhen dhe zaptimi i Shqipėrisė Jugore janė vijat kryesore tė politikės sė Guvernatoratit tė Janinės qė ndiqet kundrejt Shqipėrisė. S'ka dyshim se kjo politikė inspirohet dhe aprovohet imtėsisht prej Qeverisė Qendrore (greke)"(68)

Nė prill l936, erdhi nė fuqi qeveria e diktatorit pro-fashist grek, Gjeneral Joannis Metaxas, me njė program reaksionar dhe ksenofob. Vetėm njė muaj mė vonė, 25 maj l936, prefekti i Gjirokastrės i raporton Ministrisė sė Jashtme tė Shqipėrisė se grekėt po bėjnė ēdo lloj torturash mbi ēamėt myslimanė, dhe se: "...nė kėto ditėt e fundit akuzojnė ēamėt se gjoja kėtyre u janė dėrguar njė sasi armėsh nga ana e Italisė dhe Shqipėrisė nė krahinat e Margėllėēit e gjetkė pėr tė bėrė kryengritje kundėr grekėve.

Autoritetet greke, kėto keqpėrdorime e tortura i bėjne pse shqiptarėt e Ēamėrisė kėrkojnė shkolla shqipe..."(69)

Me l3 qershor l936, Drejtoria e Shtypit, Tiranė, u drejtohet drejtorive tė gazetave "Besa", "Arbėria", dhe "Vatra", duke u pėrcjellur njė korrespondencė tė ardhur nga Ēamėria "...dhe njė pėrkthim tė fletores janinote "Ipirotikos Agon" nga tė cilėt, e para, tregon mizoritė qė po u bėhen ēamėve nga autoritetet greke, dhe, e dyta, pėr tė qortuar autoritetet pėr masat e marra, pohon se nė Ēamėri nuk ka aspak ēėshtje kryengritjeje, dhe ēamėt, njerėz tė urtė, nuk kėrkojnė veē tė lihen tė qetė tė punojnė tokat e tyre.

Njėkohėsisht, u dėrgohet edhe shkurtimi i deklaratės sė Kryeministrit grek (J.Metaxas) bėrė fletores "Aneksastitos" nė tė cilėn vetė Kryeministri pėrgėnjeshtron akuzėn qė i bėhet ēamėve (pėr armėt).(70)

Mė l9 nėntor l936, Konsulli shqiptar nė Athinė i shkruante Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Tiranė: "...dy vjet mė parė, autoritetet greke vinin njerėz tė cilėt sistematikisht vrisnin ata ēamė patriotė shqiptarė qė nuk i pėruleshin propagandės sė tyre. Tash e kanė ndėrruar taktikėn: i shkatėrrojne familjet ēame duke i varfėruar me mėnyra tė tėrthorta, si pėr shembull me pengime administrative tė ndryshme, ashtu edhe me persekutime direkte me anė internimesh, bastisjesh nėpėr shtėpi, rrahje, burgosje, frikėsime etj."(71)

Mbas l8 vjet mohimesh e hezitimesh, nė fund tė vitit shkollor l937-38, Qeveria greke lejoi funksionimin e dhjetė shkollave shqipe, si vijon:

l. Filat, me 85 nxėnės

2. Lopes , me 75 nxėnės

3. Smerta, me 14 nxėnės

4. Nista , me 40 nxėnės

5. Sollopi , me 27 nxėnės

6. Gurrėsi me 16 nxėnės

7. Mazerek , me 80 nxėnės(tė gjithė shqiptarė)

8. Grikohor , me 50 nxėnės

9. Karbunara nuk funksionon pėr mungesė arsimtarėsh shqiptarė

l0. Vrohona " "

...Jemi larg rezultatit tė dėshirueshėm. Por nga ana tjetėr kemi avantazhin e rėndėsishėm se nė Ēamėri po mėsohet gjuha shqipe. Me kėtė hap u krijua njė precedent i favorshėm pėr minoritetin tonė".(72)

2 Mė 27 Shkurt l939, i njėjti Konsull shqiptar nė Janinė i drejtohet Legatės Mbretėrore tė Shqipėrisė nė Athinė: "...lajmet e ardhura prej Ēamėrije janė kėto:

Transferime (mėsuesish) nuk janė ba deri sod.

Nė Margėllėē (Margaritė) ka qenė emnue si mėsues i gjuhės shqipe Z.Musa Rusi e nė Varfani (Parapotamo) si i kėtillė ka qenė emnue Z.Hafiz Adili. Tė dy kėta persona janė mėsues besimi, dhe as njeni, as tjetri, nuk e dijnė gjuhėn tonė me shkrim e me kėndim..."(73)

Mė 7 Prill l939, Italia fashiste invadoi ushtarakisht Shqipėrinė, dhe popullsia ēame u la nė mėshirėn e politikės antishqiptare tė Qeverisė greke tė Gjeneralit Metaxas, dhe u bė mish pėr top i propagandės fashiste, dhe shėrbėtorėve tė saj nė Tiranė, nė pėrpjekjet e tyre pėr ndėrtim tė "imperatorisė romane" nė Gadishullin Ballkanik, dhe pellgun e Mesdheut. Ambasadori grek B.P.Papdakis, i dalluar pėr qėndrimet e tij antishqiptare shkruante: "Italia pėrvetėsoi Shqipėrinė mė 7 prill l939. Tani, nuk ishte mė problemi i Vlorės, ose i njė mandati (mbi Shqipėrinė), por njė inkorporim qė, nėn maskėn e njė "bashkimi personal", nuk ishte tjetėr veēse njė aneksim i qartė dhe i padyshimtė".(74)

Tetėmbėdhjetė muaj mė vonė, Qeveria greke, duke ndryshuar qėndrimin e saj, akuzonte Shqipėrinė, viktimė e agresionit fashist, dhe e "aneksionit tė qartė dhe tė padyshimtė" si "bashkėpunėtore" nė sulmin fashist kundėr Greqisė. Ky qėndrim i paprincip i politikės zyrtare greke ka lėnė njė mbresė tė fortė dhe negative nė historinė bashkėkohore tė dy vendeve fqinjė.

Faza e tretė: tetor l940- l945.

Akti i pare, l940-l941:Zhvillimet politike.-

Nė prill tė vitit l936, nė Greqi, erdhi nė fuqi Gjenerali Joannis Metaxas. Pėr shqiptarėt ēamė ky zhvillim politik ka qenė ogurzi. Atmosfera politike qė solli diktatorin Metaxas nė fuqi, u pėrcaktua nga ambasadori amerikan nė Athinė, Lincoln MacVeagh, si "njė gjendje ku mbeturinat e shizmės kombėtare (greke) vazhdojnė tė mbajnė vendin nė njė gjendje pothuajse tė pėrhershme trazirash dhe pasigurie."(75)

I ardhur me parullėn "ligje dhe rend publik", kryeministri Metaxas, pro-nazist pėr bindje, ishte i vendosur tė shtypte ēdo kundėrshtim tė brendshėm duke pėrdorur kartėn e "rrezikut tė jashtėm" dhe atė tė "gogolit komunist". Krahas me kėrkesat liberale, sidomos tė klasės punėtore tė infiltruar nga elementė komunistė qė konsideroheshin si kėrcėnim pėr rendin ekzistues, kryeministri Metaxas rreshtoi edhe pakicat kombėtare, dhe kryesisht shqiptarėt e besimit mysliman, si elementė tė rrezikshėm, ashtu siē bėnin tė gjitha regjimet reaksionare.

Mė l8 maj, Th.Skylakakis, njė figurė reaksionare dhe i vetė-deklaruar si armik i demokracisė, u emėrua Ministėr i P. tė Brendshme tė Greqisė, i ngarkuar me problemet e sigurimit tė shtetit. Me l6 shtator, kryeministri Metaxas deklaronte pėr "Revue de la Presse Athenienne": "Unė mund tė them, pa kaluar nė hollėsira, se Greqia nė tė ardhmen do tė organizohet si njė shtet koorporativ(fashist). Tė gjitha pėrpjekjet dhe aktet tona synojnė kėtė formė qeveritare"(76)

Nga masat e marra nga Qeveria greke ishte edhe formimi i njė organizate rinie tė modelit fashist, kufizimi i lirive civile dhe politike duke pėrfshirė edhe censurėn e fjalės sė lirė dhe shtypit, dhe ndjekjen e elementėve me prejardhje jo-greke. Nė Ēamėri, qeveria greke solli kolonizatorė grekė dhe i vendosi nė tokat e pronat e shqiptarėve, duke pėrdorur propagandėn e "reformės agrare", me qėllim qė tė ndryshohej struktura e popullsisė vendase. Shqiptarėt u detyruan tė ndryshojnė emrat dhe tė adoptojnė emra grekė. Ēdo kundėrshtim i kėtyre veprimeve qeveritare paguhej me internim dhe konfiskimin e pasurisė.

Nė l938, prefekti i Gumenicės ndaloi pėrdorimin e gjuhės shqipe nė vende publike, kafe, zyra e tė tjera, dhe popullsia shqiptare qė nuk fliste greqisht u detyrua tė paguajė "pėrkthyesin". Pėr ēamėt u ndalua edhe kėnga shqipe.(77)

Politika e paramenduar e qeverive te njėpasnjėshme greke synonte pengimin e hapjes sė shkollave shqipe dhe tė arsimimit shqip tė fėmijėve ēamė, ruajtjen e gjuhės dhe kulturės shqipe, botimin e ēdo libri, reviste, ose gazete shqipe, formimin e ēdo klubi shoqėror, artistik, kulturor ose sportiv, pengesa pėr ēdo botim shqip tė mos bjerė nė duart e shqiptarėve tė Ēamėrisė dhe pa dyshim, tė ndėrpresė ēdo kontakt nė mes tė kėsaj popullsie shqiptare dhe Shqipėrisė. Ēdo gjurmė e njė zgjimi kombėtar e diktuar tek shqiptarėt ēamė, tė krishterė ose myslimanė, shihej nga autoritetet greke si "njė krim kundėr helenizmit". Qėllimi final i kėsaj politike tė asgjėsimit ishte: e para, shkombėtarizimi i shqiptarėve dhe, e dyta, helenizimi gradual i tyre.

Nė njė pėrqindje tė madhe ata ia dolėn nė objektivin e parė me "spastrimin etnik" tė viteve l944-45 pėr ēamėt myslimanė, ndėrsa, me ndihmėn e Kishės greke u sigurua suksesi i politikės sė asimilimit pėr ēamėt orthodoksė.

Edhe pse nė raport me popullsinė, Ēamėria duhej tė kishte disa deputetė nė Parlamentin grek, ajo nuk i pati kurrė. Makinacionet dhe ndarjet e zonave elektorale i hiqnin tė drejtėn pėr tė pasur pėrfaqėsuesit e saj nė parlament. E njėjta gjė ngjau edhe me kėshillat bashkiake, dhe me komunat, ku njerėzit nuk zgjidheshin, por emėroheshin, pėr t'i prerė udhėn ardhjes sė elementit shqiptar.(78)

Ky qėndrim konfirmohet edhe nga kryekonsulli i Shqipėrisė nė Janinė, Xhemil Frashėri, nė raportin e tij dėrguar Ministrisė sė P. tė Jashtme,Tiranė:" Sipas njė urdhėri tė Guvernatoratit (tė Epirit) Prefektura e Thesprotisė (Ēamėria) po pėrgatit organizimin e komunave nė njė mėnyrė qė qendrat e tyre tė jenė nė fshatra ku popullsia(ėshtė) krejtėsisht, ose nė shumicė, e krishterė."(79)

Qėndrimi grek kundrejt popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė pėrshkruhet edhe nė raportet konsullore shqiptare drejtuar Qeverisė shqiptare. Njėri nga kėto Raporte, datuar me 20 maj l936, tregon se:

"Nė kėtė keqsjellje (greke) d.m.th. rrahje, burgime dhe internime, Guvernatorati i Epirit, me qendėr nė Janinė, pėrpiqet tė realizojė kėto pika:

l. Tė tmerrojė ēamėt shqiptarė qė tė mos kėrkojnė shkolla shqipe.

2. Tė trondisin dhe tė shuajnė ndjenjat e tyre shqiptare.

3. Tė frikėsojnė, qė ēamėt tė mos guxojnė tė dėrgojnė djemtė e tyre nėpėr shkolla tė Shqipėrisė, qė tė mbeten gjithmonė analfabetė dhe pa udhėheqės me dituri pėr tė mbrojtur tė drejtat e tyre.

4. Tė shkatėrrojnė ēamėt ekonomikisht qė, pėr njė kafshatė buke tė bėhen veglat e tyre satanike pėr tė futur ndasi midis tyre .

5. T'i mėrzisin qė tė ikin

"Shfarosja e ēamėve shqiptarė, pėrhapja e idesė helenike ndėr orthodoksėt kudo qė ndodhen dhe zaptimi i Shqipėrisė jugore janė vijat kryesore tė politikės sė Guvernatoratit tė Janinės qė ndiqet kundrejt Shqipėrisė. S'ka dyshim se kjo politikė inspirohet dhe aprovohet imtėsisht prej Qeverisė Qendrore."(80)

Megjithatė, kėto prirje diktatoriale tė Qeverisė greke u konsideruan si "kalimtare" nga bota e jashtme, ndėrsa opinioni publik grek kishte adoptuar formulėn "shohim e bėjmė". Kjo indiferencė pati tė paktėn njė pėrjashtim me rėndėsi, Ambasadorin amerikan MacVeagh. Ai e quajti kryeministrin Metaxas "njė Frankenstein fashist, dhe njė gjeneral i stėrvitur nė Gjermani," nė letrėn qė i dėrgoi Presidentit amerikan F.D.Roosevelt, me 6 mars l939.(81)

Kjo atmosferė diktatoriale u rėndua edhe mė shumė mbas pushtimit fashist tė Shqipėrisė, mė 7 prill l939. Ambasadori MacVeagh raportonte se "Greqia ėshtė frikėsuar deri nė vdekje nga problemi shqiptar dhe e kupton tani se koka e saj ėshtė nė gojėn e ujkut tė (fuqive) tė Boshtit qė pėrparon."(82)

Shenjat e para tė kėsaj frike shihen edhe nė trajtimin e rezervuar familjes mbreterore shqiptare. Me l0 prill l939, "Associated Press" raportonte se "familja mbretėrore e Shqipėrisė pritet tė vazhdojė udhėtimin e saj pėr nė Egjipt, sepse qėndrimi i saj mė gjatė nė Greqi ėshtė bėrė njė gjendje e padėshirueshmeTheksohet gjithashtu se Greqia nuk ka treguar asnjė shenjė qė zyrtarė tė Qeverisė shqiptare nė ikje do tė fitojnė tė drejtėn e azilit politik."(83)

Me 8 prill l939, kryeministri Metaxas i telegrafonte ministrit grek nė Romė: "Unė jam plotesisht i bindur se asgjė nuk do tė turbullojė nė tė ardhmen miqėsinė tonė tradicionale qė bashkon tė dy popujt tanė (grek dhe italian), dhe qė lidhjet miqėsore dhe bashkėpunimi paqėsor do tė fillojnė tani nė mes nesh."(84) dhe siguronte njėkohėsisht edhe Conte Ciano-n se: "Qeveria greke ka njohur pėr njė kohė tė gjatė rolin e Italisė nė Mesdhe, si njė faktor tė njė rėndėsie tė dorės sė parė, dhe ka ndjekur rrugėn e vendosjes sė marrėdhėnieve krejtėsisht tė pėrzemėrta me Italinė qė tani ėshtė fqinji ynė nė det dhe nė tokė."(85)

Nė studimin e tij, Shqipėria nė Luftė, l939-l945, Prof. B.J.Fischer shkruan se: "Greqia, ashtu si Jugosllavia, Bullgaria, Rumania dhe Britania e Madhe pranuan kėrkesėn italiane qė tė mbyllen legatat shqiptare (ajo nė Athinė pėrfaqėsonte sovranitetin e Shqipėrisė) dhe tė hapet njė konsullatė e pėrgjithshme; me njė fjalė, Greqia pranoi pushtimin fashist tė Shqipėrisė."(86)

Me humbjen e sovranitetit tė Shqipėrisė, i vetmi autoritet nė gjendje pėr tė vepruar ishte qeveria italiane. Prandaj, ndėrhyrja e vetme, dhe e padėshirueshme pėr fatin e ēamėve shqiptarė nė kėto momente kritike pėr vetė ekzistencėn e tyre, erdhi nga Qeveria e Romės, dhe ēakejt e tyre nė Tiranė. Mė l0 maj l940, Ministri anglez nė Durrės, Mr. Ryan, njoftonte Foreign Office-n se Partia Fashiste Shqiptare kishte dėrguar dy emisarė shqiptarė nė Selanik, me qėllim qė tė formohej njė organizatė fashiste nga shqiptarėt nė Greqi. Paria shqiptare nė Greqi refuzoi, dhe kėrkoi nga emisarėt tė largohen menjėherė dhe sa mė parė nga Greqia."(87)

Ndėrhyrja fashiste mori formėn e njė fushate tė ashpėr propagandistike nė lidhje me keqtrajtimin e pakicės kombėtare shqiptare nė Greqi, dhe me akuzat pėr vrasjen e shqiptarėve ēamė, siē ishte rasti i vrasjes dhe dekapitimit tė Daut Hoxhės. Ambasadori MacVeagh ishte i mendimit se akuzat ishin "pa baza" dhe se kjo "ishte njė pėrpjekje pėr tė zgjeruar Shqipėrinė."(88) Ndėrsa njė ditė mė vonė, mė l4 gusht l940, ai shkruan:" Ka mundėsi qė Italia nuk ėshtė pėr njė rishikim tė kufijve shqiptarė. Kjo (Ēamėria) dhe Korfuzi nė kėtė moment nuk kanė rėndėsi- por ajo qė Italia kėrkon janė koncesione nė disa sektorė tė tjerė me rėndėsi vitale."(89)

Italianėt vazhduan pėrforcimet e tyre ushtarake nė kufirin grek dhe jugosllav me Shqipėrinė, duke akuzuar grekėt pėr ēdo lloj krimi. Nė fakt, mė 22 gusht l940, edhe MacVeagh shkruante nė Ditarin e tij: "Sot, pritet qė grekėt tė fillojnė armatosjen e bandave bashibuzuke me qellim qė tė terrorizojnė shqiptarėt nė tė dy anėt e kufirit."(90)

Dy ditė mė vonė, MacVeagh shėnon se duket qė: "Qeveria italiane, nė qoftė se sulmon Greqinė, do tė nxisė <‘Qeverinė shqiptare' tė kėrkojė (rishikimin e kufijve) dhe tė fillojė njė aksion diplomatik"(91) Po atė ditė, Ministria e P.tė Jashtme greke njoftoi se hyrja nė Gjiun e Artės ėshtė e minuar." Siē duket ideja ėshtė tė vėshtirėsohet okupimi i Prevezės, qytet qė shėnon kufirin jugor tė kėrkesave shqiptare" shkruante Ambasadori amerikan.(92) Zona e Epirit u mobilizua krejtėsisht, divizione greke u vunė pėrballė forcave italiane nė kufirin shqiptar.

Mė 29 gusht l940, gjatė vizitės sė tij tek kryeministri grek Metaxas, Ambasadori MacVeagh shpjegon se i pyetur nė se do tė ftohej nė Vjenė (ku bisedohej problemi i Transilvanisė, Hungari-Rumani), "Gjenerali Metaxas u pergjigj se njė konferencė e kėtillė duhet tė marrė parasysh kėrkesat e tė gjitha pakicave (kombėtare) tė kėtij vendi, dhe pyeti nė se unė isha i mendimit qė italianėt do tė diskutojnė edhe pakicėn greke nė Shqipėri dhe Dodekanezin."(93) Nė fakt, njė ditė mė vonė, Conte Ciano, i Italisė, deklaronte se problemi i pakicave shqiptare duhej zgjidhur njė ditė.

Me l2 tetor l940, gjermanėt okupuan Rumaninė. I tėrbuar, Mussolini urdhėroi tė sulmohej Greqia me gjithė kundėrshtimet e gjeneralėve italianė, dhe raportet e Ministrit italian nė Athinė, E.Grazzi, se Greqia ishte e pėrgatitur mirė, dhe se "ēamėt nuk dėshironin tė luftonin kundėr Greqisė."(94) Me 28 tetor l940, Italia fashiste sulmon pa provokim Greqinė. Nė kėto momente vendimtare, Greqia nuk mungoi tė sulmonte publikisht Shqipėrinė si "bashkėfajtore" pėr sulmin fashist, nė vend qė tė kultivonte urrejtjen ekzistuese anti-italiane nė mesin e shqiptarėve. Greqia pretendonte (95)

E vėrteta ėshtė se shqiptarėt, si popull, nuk e kanė njohur asnjėherė okupimin fashist tė Shqipėrisė. Prof. B.J.Fischer shkruan se: "me pėrjashtime tė vogla, opinioni publik nė Tiranė shkonte nga indiferenca nė pėrbuzje tė hapur"Mė vonė, Conte Ciano pranonte:" Unė e shoh nė sytė e disa patriotėve zjarrin e zemėrimit dhe lotėt qė rrjedhin nė fytyrat e tyre. Shqipėria e pavarur nuk ekziston mė."(96)

Prej 6-ll nandor l940, nė betejėn e Metzovės, italianėt u thyen pėr tė mos u ngritur pėrsėri, dhe grekėt pushtuan prefekturat e Korēės dhe Gjirokastrės. Nė takimin e tij me kancelarin gjerman, A.Hitler, Mussolini u vuri fajin shqiptarėve. "Nė tė vėrtetė, shqiptarėt treguan njė mungesė tė theksuar entuziazmi pėr tė dy palėt. Forcat e armatosura shqiptare luajtėn njė rol tė vogėl nė mbėshtetje tė italianėve. Mussolini deklaronte se dy batalione shqiptare ishin ngjitur ēdo divizioni italian qė invadonte Greqinė. Ndėrsa kjo ėshtė padyshim njė ekzagjerim, tė paktėn dy batalione tė milicisė fashiste shqiptare, "Tomori" dhe "Dajti", luftuan kundėr grekėve nė zonėn e Korēės," simbas dokumenteve diplomatike britanike.(97)

Prof. B.J.Fischer shpjegon: "Partia Fashiste Shqiptare ka qenė njė grup oportunistėsh qė shpresonin tė pėrfitonin materialisht nga lidhjet e tyre me okupatorin fashist. Kur ata u gjendėn nė kondita tė vėshtira, dhe fushatė malore kundėr njė armiku tė vendosur, njėsitė shqiptare ose dezertuan, ose kaluan nė masė nė anėn tjetėr (tė grekėve). Ata qė mbeten luftuan kaq keq sa mė nė fund u tėrhoqėn dhe u mbajtėn nė kampe pėrqendrimi nė Shqipėrinė qendrorePse shqiptarėt refuzuan tė ndihmojnė Italinė ėshtė e qartė. Italianėt shikoheshin si okupatorė, dhe irredentizmi tek ata nuk ishte aq i gjerė (98)

Ky qėndrim vėrtetohet edhe nga raporti i ministrit gjerman nė Tiranė, Panwitz, simbas tė cilit, "shpresat e Italisė se do tė ketė pėrkrahjen e shqiptarėve janė krejtėsisht tė pabaza dhe tė paplotėsuara."(99)

Natyrisht, shqiptarėt nuk mund tė ndihmonin Greqinė, meqenėse pozicionimi zyrtar grek kundrejt Shqipėrisė nė tė ardhmen nuk u sqarua asnjėherė. Historiania britanike, M.Vickers, komenton: "Nė fillim, opinioni popullor shqiptar pėrshėndeti fitoret greke (kundėr italianėve); por ky qėndrim ndryshoi kur Athina tregoi shenjat qė qėllimi i saj ishte aneksimi i Shqipėrisė sė Jugut."(l00) Kur mė 28 nėntor l940, seksioni shqip i BBC-s (London) transmetoi se "grekėt nuk luftojnė pėr ndonjė zgjerim (tokėsor) nė kurriz tė njė vendi tjetėr" qarqet britanike u shqetėsuan shumė. Ambasadori britanik nė Athinė, Palairet, deklaronte mė l4 dhjetor l940 "Ka pak dyshim nė mendjen time se ata (grekėt) nuk i kanė sytė tė drejtuar kah Epiri i Veriut."(l0l)

Kaq e thellė u bė ndjenja armiqėsore greke kundėr Shqipėrisė sa qė "shumė shqiptarė filluan tė shprehin frikėn se po tė humbte Italia fashiste, Greqia do tė pėrpiqej tė mbajė Korēėn dhe pjesė tė tjera tė Shqipėrisė (jugore). Pėr mendimin tim, grekėt duhet tė jenė tė menēur, tė heqin ēdo dyshim tė njė natyrė tė kėtillė menjėherė, sepse nė betejėn e tyre tė pabarabartė ata mund tė fitojnė ndihmėn e shqiptarėve mbrapa vijave italiane, dhe bile edhe gjatė vijės sė forcave greke, gjė qė ėshtė shumė e ēmueshme." shkruante Ambasadori MacVeagh.(102)

Parashikimi i kėtij ambasadori u vėrtetua. Shqiptarėt refuzuan tė luftojnė kundėr Greqisė. Nė njė letėr tė dėrguar, mė 22 nėntor l940, nga Mussolini pėr kancelarin gjerman, A.Hitler, ai shkruante se njėra nga tri arsyet e disfatės italiane nė front "ka qenė edhe dezertimi pothuajse i plotė i forcave shqiptare, tė cilat u rebeluan kundėr reparteve tona. Pėr shembull, vetėm njė divizion i yni ēarmatosi 6.000 shqiptarė, dhe i dėrgoi nė zonat larg frontit tė luftės." Ndėrsa Mareshali Badoglio, shef i shtatmadhorisė italiane shkruante: "Repartet shqiptare, ose dezertuan, ose refuzuan tė luftojnė."(l03)

Nė studimin e tij mbi marrėdhėniet shqiptaro-greke, Nuci Kotte tregon: "Dezertorėt' shqiptarė u trajtuan keq, si robėr lufte nga grekėt dhe u dėrguan nė Kretė. Kur gjermanėt invaduen ishullin, komandanti britanik i ri-armatosi ata qė kishin mbijetuar (vuejtjet e mėdha) afėrsisht 700 veta, tė cilėt luftuan deri nė fund qė tė lejonin terheqjen e anglezėve nga ishulli, nė maj l94l. Simbas kėtij oficeri britanik, shqiptarėt treguan njė guxim tė rrallė, dhe nė raportin e dhėnė u lavdėruan shumė. Por simbas tė njėjtit burim, Ministria e Luftės dhe Ministria e Jashtme (britanike) nuk e quajtėn tė nevojshme tė zihej me gojė sakrifica e 700 shqiptarėve, pėr tė mos kundėrshtuar grekėt"(l04)

Petro Marko, antifashist i internuar ne Itali, tregon se "... hetues italianė antifashistė dhe njerėz qė u sollėn mirė (me ne) mė kishin thėnė njė dite para marsit l942, se ‘afėr 30.000 procese janė bėrė kundėr shqiptarėve me akuzen ‘ndiheme Greqisė' nė luften e saj kundėr Italisė.'"(l05)

Mė 20 dhjetor l940, Ambasadori MacVeagh informohet qė shqiptarėt janė tė pakėnaqur nga grekėt e britanikėt, sepse nuk deklarojnė qė ata luftojnė edhe pėr ēlirimin e Shqipėrisė. "Dyshohet shumė nė qėllimet grekeUnė fola me zoterinjt Mavroudis, Delmonzo dhe Kontin Merkato (zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė P. tė Jashtme tė Greqisė) disa herė nė lidhje me faktin se mund tė ishte njė ide e dobishme qė Greqia tė paraqitet me qartė, si ēliruese dhe tė fitohet kėshtu bashkėpunimi i tyre (shqiptarėve). Por Z. Delmonzo mė tha: 'Nuk fitohet gjė nga bashkėpunimi me shqiptarėt; ata janė tė pėrēarė nė mes vehtes nė grupe, tė armatosur keq, dhe japin njė kontribut shumė tė vogėl.Merkati mė tha sa tė pabesė janė ata" Zyrtari mė foli pėr dėshirėn e shqiptarėve tė kenė njė qeveri shqiptare ne Korēė, si provė e qėllimeve tė mira greke. Por sigurisht, (grekėt) nuk mund tė lejojnė njė administratė tė huaj mbrapa vijave tė frontit tė tyre"(l06)

Ky qėndrim negativ grek u shfaq me hyrjen e ushtrisė greke nė Korēė, 23 nėntor l940. "Tė gjitha manifestimet publike shqiptare u ndaluan, dhe okupatorėt e rinj u pėrpoqėn tė krijojnė njė lėvizje pro-greke nė mes tė popullsisė orthodokse. Por kur grekėt filluan tė flasin pėr bashkim tė mundshėm me Greqinė tė prefekturave tė Korēės dhe Gjirokastrės, shqiptarėt protestuanKy dėshtim i zhgėnjeu grekėt qė, pėr ndėshkim, filluan burgosjen dhe internimet nė thellėsi tė Greqisė tė njė numri tė madh shqiptarėsh, nga tė cilėt shumė ishin ish-miq tė tyre."(l07)

Nė zonėn e okupuar, grekėt nuk lejuan asnjė ndihmė tė jashtme pėr popullsinė shqiptare, dhe refuzuan vullnetarė shqiptarė tė luftonin kundėr Italisė. Qėllimi kryesor ishte tė mohohej krejtėsisht kontributi shqiptar nė kėtė konflikt. "Grekėt ndoshta ishin tė shqetėsuar (nga pjesėmarrja shqiptare) pėr efektin afatgjatė tė mendimit politik, dhe nuk pranuan faktorin ushtarak (tė dobishėm) me afat tė shkurtėr."(l08)

Nėntė ditė mbas bisedės me ambasadorin amerikan, Z. Delmonzo i Ministrisė sė P. Jashtme greke deklaronte hapur per Swen Alland, diplomat suedez nė Athinė, se"Qėndrimi i Greqisė ėshtė tė nxjerrė Italinė jashtė Shqipėrisė, pėr hir tė tė gjithė Ballkanit." Ai shpreson tė mbajė Shqipėrinė e Jugut pėr vete dhe tė rifitonte Dodekanezin. Pjesa tjetėr e Shqipėrisė do tė mbetej e pavarur."(l09)

Nė kėto ditė, mė 29 janar l941, vdiq kryeministri Metaxas. Ai u zėvendėsua nga financieri Aleksandėr Koritzis. Por politika e tij antishqiptare vazhdoi dhe pėrfundoi tė bėhet njėra nga shtyllat e politikės qeveritare greke. Nė kėtė kuadėr duhen vendosur ngjarjet e hidhura nė Ēamėri gjatė viteve l940 dhe l945. Qė nė fillim, ēamėt nuk u lejuan tė mbajnė armė si ushtarė, por u dėrguan nė reparte pune tė rėndė. Nė kėtė mėnyrė, "Greqia tregoi mungesėn e besimit. Ky veprim jo vetėm qė i ligėshtoi ēamėt, por u dha atyre pėrshtypjen se atdheu i tyre grek i konsideronte tė huaj dhe tė dyshimtė."(ll0) Qeveria greke arrestoi nė Filat dhe nė gjithė Ēamėrinė tė gjithė krerėt shqiptarė dhe i internoi ata nė ishujt e Greqisė. Shumica e tyre nuk u kthyen tė gjallė. "Ky internim ishte njė gabim fatal, sepse krijoi hendekun e parė nė mes tė shtetit dhe Ēamėrisė."(ll1)

Si rrjedhim, Qeveria greke e ndėrgjegjshme pėr shtypjen e ushtruar kundėr popullsisė shqiptare tė Ēamerisė, dhe e frikėsuar nga njė kundėrveprim, urdhėroi internimin me dhunė tė shumė shqiptarėve ēamė, meshkuj mbi moshėn l6 vjeēare, dhe i koncentroi nė ishujt e Egjeut, Chios, Medelin, Korynth, Lefkada etj. Gjatė udhėtimit tė forcuar, ēamėt u akuzuan nga grekėt se ishin "robėr lufte" dhe se do tė trajtoheshin si tė tillė, "sepse kanė vrarė bijtė e popullit grek". Kjo lloj propagande rriti intensitetin e urrejtjes nė mesin e popullsisė lokale greke, dhe shkaktoi mjaft akte tė rėnda hakmarrjeje, dhe keqtrajtimi pėr tė internuarit. Nė disa raste, ēamėt vdiqėn nga uria, sepse u mohohej buka dhe ushqimi.

Kjo vijė zyrtare veprimi vazhdoi edhe mbasi (ll2)

Ndėrkohė, nė fshatrat e zbrazura tė Ēamėrisė, pleqtė e femijėt me gra mbetėn pa mbrojtje nga sulmet e hajdutėve grekė qė kalonin nga njė fshat nė tjetrin. Me mundjen e Greqisė, tė internuarit qė mbijetuan u kthyen nė shtėpitė e tyre me tregime tė njė bote greke tė ēnjerėzuar.

Gjendja ushtarake e Greqisė u keqėsua aq shumė, dhe dėshpėroi "aleatėt" gjermanė deri nė atė pikė sa qė Gjermania naziste filloi shqyrtimin e mundėsive tė njė armėpushimi nė mes tė Italisė e Greqisė, "duke i dhėnė Greqisė njė pjesė tė tokės shqiptare. Por kjo nuk u realizua, sepse mė 27 mars l941, nė Jugosllavi u bė revolucioni qė rrėzoi Princin Paul dhe ata qė kishin firmosur paktin Tripalėsh"(ll3)

Mbas sulmit gjerman, dhe kapitullimit tė ushtrisė greke, italianėt pushtuan njė pjesė tė Greqisė, duke pėrfshirė edhe distriktet e Janinės, Thesprotisė, dhe Prevezės, me njė popullsi prej 300.000 banorėsh. Me kapitullimin e Italisė, shtator l943, gjermanėt u perpoqėn tė mobilizojnė forcat shqiptare qė tė lehtėsonin kalimin e tyre nėpėr Shqipėri.

"Mjaft udhėheqės tė Ēamėrisė u treguan tė gatshėm tė bashkėpunojnė me gjermanėt, sepse tė gjitha shpresat qė mund tė bashkoheshin me Shqipėrinė vareshin nė Gjermani Por kėto shpresa nuk do tė realizoheshin asnjėherė. Mbas njė vonese tė konsiderueshme, Neuebacher (pėrfaqėsuesi i Hitlerit nė Ballkan) vendosi qė zgjidhja e mundshme e kėtij problemi ishte njė shkėmbim i popullsisė ēame me grekėt e Shqipėrisė sė jugut, por edhe kjo politikė nuk u zbatua asnjėherė."(ll4)

Ėshtė pikėrisht nė kėtė moment kritik pėr Ēamėrinė qė filloi tėrheqja gjermane nga Greqia, dhe u krijua mundėsia e operacioneve tė bandave tė Gjeneralit Zervas pėr "spastrimin etnik" tė Ēamėrisė nga popullsia shqiptare. Qartazi, qeveritarėt grekė nuk e kanė harruar asnjėherė kėtė moment tė vėshtirė pėr vendin e tyre, dhe efekti psikologjik qė u krijua tek ata shpjegon - por natyrisht nuk justifikon - dėshirėn e tyre, tė kthyer nė obsesion qė "problemi shqiptar" duhej zgjidhur njėherė e pėrgjithmonė, cilidoqoftė shpjegimi i dhėnė. Si rrjedhim, kemi keqtrajtimin e popullsisė ēame, kryesisht myslimane, gjatė viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe mosbesimin reciprok qė lindi si rezultat i kėsaj atmosfere, e qė solli mė nė fund, "spatrimin etnik" tė Ēamėrisė mė l944-45. Kėshtu, qeveritarėt grekė do tė mund tė deklaronin, ashtu siē bėjnė sot, se "nuk ekziston njė problem ēam".

Arsyetimi i kesaj politike bėhej me akuzėn e "bashkėpunimit me okupatorin", njė akuzė qė tingėllonte mirė nė veshėt e botės sė qyteėtruar. Zėri i viktimave tė tragjedisė ēame nė Greqi u mbyt nga zhurma e luftės akoma e pambaruar, dhe nga propaganda e shfrenuar e shtetit grek nė l944 dhe l945 e deri sot.

Faza e dytė e tragjedisė ēame (l941-45) gjatė viteve tė vėshtira tė Luftės sė Dytė Botėrore kėrkon a) njohjen e gjendjes politike nė Greqi nė ato vite, sidomos mė l944 dhe l945, si dhe b) individin kryesor pėrgjegjės pėr kėtė tragjedi, Gjeneralin grek Napoleon Zervas.

Mbas disfatės gjermane nė Stalingrad, l942-43, propaganda naziste filloi tė trumbetojė njė "rol tė ri" pėr Gjermaninė: Gjermania naziste si kėshtjellė mbrojtėse e Europės kundėr komunizmit. Shumė udhėheqės politikė nė "Europėn e okupuar" u gėnjyen nga kjo propagandė. Si rrjedhim, "aleanca" tė ēuditshme dolėn si kėpurdhat mbas shiut nė tė gjithė Europėn, duke pėrfshirė edhe Greqinė. Shumė antikomuniste greke filluan tė afrohen me okupatorin nazist gjerman, jo aq pėr simpati tė veēantė pėr nacional-socializmin, sa nga frika e njė fitoreje tė forcave komuniste nė Greqi.

Si rrjedhim i ketij qėndrimi, nė prill tė vitit 1943, politikani i vjeter, Iannis Rallis, u bė kryeministėr i Greqisė, me pėlqimin "e heshtur" tė shumicės sė "politikanėve" tė paraluftės. E gjithė kjo, kishte pėr qėllim tė luftohej kundėr ardhjes nė fuqi nė Greqi tė njė regjimi tė mundshėm pro-EAM, organizatė politike-ushtarake e dominuar nga Partia Komuniste Greke (PKG). Me njė fjalė, nė Greqi "antikomunistėt" i kėrkuan Rallis-it "tė sakrifikohet" pėr hir tė Greqisė.(ll5)

Mė 2 prill l943, si hap tė parė, Qeveria Rallis dekretoi njė ligj qė parashikonte krijimin e "Batalioneve tė Sigurimit" dhe bėri thirrje pėr "vullnetarė". Nė kėtė ndėrmarrje komprometuese, Rallis u pėrkrah plotėsisht nga oficerėt "republikanė" (venizelistė) duke pėrfshirė edhe ish-kryeministrin Pangalos. Ndėrkaq, nė Greqinė veriore u krijua ELAS-i, si krahu ushtarak i organizuar nga EAM-i, dhe i dominuar nga Partia Komuniste Greke.

Me kapitullimin e Italisė, 25 shtator l943, kėto "Batalione tė Sigurimit" mbyllėn boshllėkun e lėnė nga Adminstrata italiane e okupacionit, dhe u bėnė njė forcė e konsiderueshme nė vend. Ndėrhyrja e menjėhershme gjermane e forcoi kėtė gjendje, duke ndihmuar nė organizimin e gjindarmėrisė dhe policisė greke tė Qeverisė Rallis. Nė tė njėjtėn kohė, terrori i ushtruar nga ēetat dhe batalionet komuniste tė EAM-it kundėr popullsisė frikėsoi shumė qytetarė, tė cilėt vendosėn tė mobilizohen nė "Batalionet e Sigurimit", dhe filluan "pastrimin" e elementit komunist nė Greqi, duke pėrfshirė edhe internimin e familjeve tė elementit komunist. Nė bashkėpunim tė ngushtė me okupatorin nazist, kėto njėsi greke zhvilluan ofensiva tė pėrbashkėta kundėr njėsive ushtarake pro-komuniste. Kjo situatė vazhdoi deri nė mbarimin e okupacionit nazist nė Greqi, shtator-tetor l944, kohė nė tė cilėn kishte akoma rreth 8.000 veta nė "Batalionet e Sigurimit", tė armatosur dhe tė gatshėm tė luftojnė komunistėt e EAM-ELAS-it.

Nė kėtė vijė veprimi, lufta kundėr komunistėve grekė gjatė tėrheqjes gjermane pėrfshinte grekė dhe gjermane, dhe mė nė fund edhe misionet ushtarake tė ndėrlidhjes britanike (ML), tė njohura pėr njė politike antikomuniste pa asnjė kompromis nė Greqi.

M.Mazower shpjegon: "Kėtu, gjendemi para njė kombinacioni politik tė turbulltė, pėrballė njė politike "nacionaliste" tė fshehur, njė botė shumė e pabesė dhe e rrezikshme, ku rezistenca nuk perjashtonte bashkėpunimin me okupatorin, dhe ku shėrbimet nė pėrkrahje tė Wehrmacht-it gjerman justifikoheshin me shpjegimin se janė tė nevojshme pėr tė shpėtuar Greqinė nga e Majta (tė kuqtė). Nė Athinė, p. sh. anėtarėt e EDES-it ( organizatė e kryesuar nga Gjenerali Zervas) hynė nė shėrbim tė "Batalioneve tė Sigurimit", ndėrsa personalitete tė shquara tė EDES-it kultivonin lidhje tė ngushta me Qeverinė (kuislinge) tė kryeminstrit RallisIshte njė kompozicion pėrherė e mė shumė vicioz i forcave tė koalicionit kundėr-revolucionar.Njė zyrtar britanik komentonte nė konfidencė se "Batalionet (e Sigurimit) janė tė pėrbėra nga elementė qė janė afėrsisht 70 pėrqind mirėdashės tė Aleatėve, e tė cilėt do tė ishte gabim t'i largojmė."(ll6)

Nė kėtė pikė kaq tė ulėt pėr partinė e Gjen.Zervas, EDES, britanikėt ngulėn kėmbė qė ai tė kėpusė marrėdhėniet e tij me miqtė e tij nė Athinė. Megjithatė, Gjenerali Zervas vazhdoi tė lozė lojėn e dyfishtė nė terren. "duke pėrmbajtur sulmet kundėr trupave gjermane lokale, dhe duke mbajtur njė oficer ndėrlidhės nė shtabin gjerman nė Janinė," simbas dokumenteve diplomatike britanike.(ll7)

Nuk ėshtė njė koinēidencė e rastit, por njė atmosferė politike e pėrshtatshme pėr forcat reaksionare greke, qė nė qershor l944, "bashibozukėt" e Gjeneralit Zervas, tė ndihmuara nga forcat ushtarake tė kolaboracionistit Kolonel Dertilis, komandant i "batalioneve tė Sigurimit", njė pro-nazist i deklaruar, dhe mik pėr njėzet vjet i Gjeneralit, filluan sulmet kundėr fshatrave shqiptare tė Ēamėrisė, me njė pikėsynim final: "tė spastrojė" zonėn e Epirit nga e gjithė "popullsia jo-greke" d.m.th. shqiptarėt ēamė. Akuzat se ēamėt kanė qenė "bashkėpunėtorė" me italianėt e gjermanėt janė "akuza" tė shtruara sidomos, nga forcat greke mė tė komprometuara nga "bashkėpunimi" me okupatorin nė Greqinė e okupuar, nga elementė si Gjenerali Zervas, Koloneli Dertilis, "Batalionet e Sigurimit", Gjindarmėria dhe Policia (tė stėrvitura nga nazistėt) etj. Nė njė mesazh qė P.E.E.A. (Kėshilli Popullor i Grupit ELAS) dėrguar Presidentit amerikan, F.D.Roosevelt, mė l5 maj l944, thuhet se armiqtė qė kanė sulmuar Greqinė janė:"agresorėt italianė, gjermanė, bullgarė." Shqiptarėt nuk janė pjesė e kėtij grupi negativ.(ll8)

Ka arsye tė dyshohet se oficerėt e ML (ndėrlidhjes ushtarake) britanikė nuk kanė "dekurajuar" masakrat e Gjeneralit Zervas dhe kolonelit nazist, Dertilis. Ėshtė shkruar se disa nga kėta oficerė britanikė edhe e kanė pranuar, meqenėse "nuk kanė dashur tė pėrbuzin njė akt tė dobishėm sot nė luftėn kundėr ELAS-it, njė armik i mundshėm nesėr". Ndėrkaq, observatorėt amerikanė e shikonin kėtė politikė britanike (nė Greqi) nė lidhje me "Batalionet e Sigurimit" si "e paqartė" dhe "e hutuar" Ambasadori MacVeagh shpjegonte, mė 27 maj l944: "Kam dėrguar telegramin tim mbi luftėn psikologjike (nė Ballkan), e cila ėshtė jashtė fushės sė kontrollit tonėĖshtė e pamundur pėr ne (amerikanėt) tė sqarojmė pėr Ballkanin se cila ėshtė nė tė vėrtetė politika amerikane (nė kėtė gadishull), pėr sa kohė qė propaganda e fuqishme, dhe agjensitė e lajmeve, siē janė BBC-ja dhe REUTERS e shtrembėrojnė atė vazhdimisht" duke shtuar se Qeveria britanike vepron si "njė (ll9)

Nė njė studim mbi gjendjen nė Greqi gjatė viteve tė luftės, dhe duke folur pėr "ndėrhyrjen britanike" nė atė vend, ish-koloneli Christopher M.Woodhouse, shef i Unionit Ushtarak britanik gjatė luftės nė Greqi, dhe mė vonė deputet i Oxford-it nė Parlamentin britanik (l972) shkruan: " e vetmja ēetė nacionaliste me njė farė rėndėsie, ishte ajo e drejtuar nga Gjenerali Zervas, dhe qė u mobilizua vetėm, sepse udhėheqėsi i saj u nxit nga agjentėt britanikė tė bėjė aksione (ushtarake kundėr gjermanėve). Argumentimi im, se pa kėtė ndėrhyrje britanike e tėrė Greqia do tė kishte kaluar nėn kontrollin e komunistėve mbas tėrheqjes gjermane ėshtė i arsyeshėm, sepse nuk kishte forca vendėse nė gjendje t'i kundėrshtonin (komunistėt). Rezistenca nacionaliste (nė Greqi) mezi do tė ekzistonte pa pėrkrahjen e britanikėve."(120)

Ky vlerėsim i njė personaliteti qendror gjatė atyre viteve nė Greqi mbėshtete frikėn e shfaqur publikisht, se Gjenerali Zervas, njė instrument i agjentėve britanikė (nė Greqi),. ka vepruar me njohurinė e plotė tė padronėve tė tij, tė cilėt, siē duket kanė mbyllur sytė para genocidit nė Ēamėri. Njė historian shqiptar shkruante mė l995 nė lidhje me kėtė problem: "Nga shqyrtimi i dokumenteve, mė e pakta qė mund tė themi ėshtė se Anglia e toleroi me ndėrgjegje spastrimin etnik tė Ēamėrisė, dhe se nuk ndeshim as edhe njė gjurmė tė ndonjė ndėrhyrje pėr tė frenuar sadopak Zervėn nė veprėn e tij makabre..(121)

Ambasadori MacVeagh pėrforcon kėtė vijė mendimi nė lidhje me peshėn britanike nė problemet e brendshme tė Greqisė: "Pyeta dy operativė amerikanė" shkruan ai mė 1944 (ėshtė fjala pėr LtCol. Hoppin dhe togerin naval Wood) "pse britanikėt veprojnė nė kėtė mėnyrė, dhe Wood mė tha se ka dėgjuar nga oficerėt e rinj tė Forcės 133 (British Intelligence Service) qė deklarojnė haptas se "Greqia ėshtė britanike"dhe padyshim influenca e keqe qė nga fillimi (dhjetor 1942) ka vėnė grekėt kundėr grekėve, dhe vazhdon akoma edhe sot - duke krijuar njė antipati pėr britanikėt dhe urrejtje pėr tė huajt nė pėrgjithėsi edhe atje ku nuk ekzistonte mė parė.(122)

Mė 1 qershor 1944, ambasadori britanik nė Greqi, Sir Reginald Leeper, njoftonte ambasa dorin MacVeagh se "britanikėt dhe rusėt kanė rėnė dakort qė nė Rumani rusėt tė lejohen tė marrin "inisiativėn", ndėrsa nė Greqi, britanikėt - me qėllim qė tė pengohen divergjencat e veprimit dhe tė politikės ."(123)

Pėrkrahja britanike pėr EDES-in dhe Gjeneralin Zervas u bė akoma mė e fortė sidomos me largimin e gjermanėve, dhe me ardhjen e partizanėve tė ELAS-it, tė cilėt luftuan kundėr "Batalioneve tė Sigurimit" mė parė, por mė vonė masakruan gra, fėmijė dhe burra pa dallim nė njė holokaust tė tmerrshėm"(124). Kėto veprime tregojnė vendosmėrinė britanike tė mbrojė Gjeneralin Zervas kundėr ēdo pėrpjekje tė ELAS-it pėr ta likujduar atė, dhe se kjo pėrkrahje britanike ishte njė nga themelet e politikės britanike nė Greqi.Ėshtė pikėrisht nė kėtė kohė dhe nė kuadėr tė kėtyre zhvillimeve politike - ushtarake nė Greqi qė, Gjenerali Zervas me nxitjen e britanikėve, filloi sulmet e reja kundėr bandave tė ELAS-it dhe kundėr popullsisė shqiptare tė mbetur nė Ēamėri. Kėshtu, gjatė verės sė vitit 1944, kur bėheshin masakrat greke nė Ēamėri,"Batalionet e Sigurimit" ishin tė njohur pėr britanikėt pėr mungesė disipline, dhe nga fundi i okupacionit (gjerman nė Greqi) emri i tyre ishte sinonim me dhunėn arbitrare dhe njė brutalitet pa kufi.

Me gjithė krimet e tmerrshme tė bėra nga grekėt kundėr vetė grekėve gjatė luftės, vetėm njė grup i vogėl kriminelėsh tė dalluar janė ekzekutuar nė Greqi pas luftės, siē ishin bashkėpunėtorėt fashistė dhe nazistė, Gjenerali Tsolakoglou dhe ish - kryeministri J. Rallis. Me njė pėrjashtim tė dukshėm: shqiptarėt e Ēamėrisė, gjyqet e tė cilėve dhe dėnimet e rėnda tė dhėna kundėr tyre nga gjykatat e Janinės janė tė njohura pėr frymėn hakmarrėse qė i karakterizoi. Nė njė studim nga historiani grek K. D. Kentrotis thuhet: "18.000 vetė (ēamė) ikėn nga vendi pėr tė shpėtuar nga presionet e qeverisė greke. Mė vonė mbi ta u hodhėn akuza tė rėnda: ata u akuzuan para gjyqit si pėr krime konkrete, ashtu edhe pėr bashkėpunim me armikun. Kėshtu, gjyqi i posaēėm i Janinės pėr rastet e bashkėpunimit dėnoi nė mungesė 1.930 ēamė (Vendim Nr.344, 23 maj 1957); shumė prej tyre morėn dėnim me vdekje"(125).

Duke komentuar mbi kėtė aspekt, historiani britanik M. Mazower, shkruan sa vijon:

"Autoritetet greke treguan shumė pak interesim nė ndjekjen e kriminelėve tė luftės, dhe gjykimi i krimeve tė bėra gjatė luftės u ndalua nė Greqi mė shpejt se nė ēdo vend tjetėr tė Europės Kontaktet personale dhe profesionale lidhėn elitat e qeveritarėve tė pas - luftės nė Athinė me individėt qė shėrbyen (okupatorin) gjermanėtGjenerali Plastiras, p. sh. qė zėvendėsoi Papandreun si kryeministėr, nė 1945, ėshtė detyruar tė japė dorėheqjen, pasi u zbulua njė letėr qė ai kishte shkruar, katėr vite mė parė,(1941), nė tė cilėn u ofronte (nazistėve gjermanė) tė formojė njė qeveri pro - gjermane nė Berlin. Napoleon Zervas dha dorėheqjen nga qeveria nė 1947,mbasi u zbulua (nė gjyqin e Nuremberg-ut) se kishte pasur me oficerėt gjermanė (tė okupacionit)."(126)

Individi kryesor pėrgjegjės i "genocidit ēam" ka qenė padyshim gjenerali grek Napoleon Zervas, kryetar i partisė sė djathtė greke EDES. Roli primar qė Gjenerali Zervas ka luajtur nė tragjedinė e shqiptarėve, kryesisht myslimanė, tė Ēamėrisė, kėrkon njohuri mė tė mėdha pėr njeriun dhe veprėn e kėsaj figure kriminele tė skenės politike greke.

Napoleon Zervas (1891-1957) ka qenė i njohur si "venizelist", oficer i ushtrisė greke nė lidhje tė ngushtė me elemente pro -diktatoriale tė tipit Gjeneralit Plastiras, diktatorit Pangalos, dhe kriminelit Kolonel Dertilis, qė nga vitet e 1920-s, mbas disfatės greke nė Azinė e Vogėl. Mė 1925, Zervas ishte komandant i rojes private tė diktatorit Pangalos, dhe mė vonė pjesėmarrės nė shumė grushte shteti dhe aksione konspiracionale nė Greqi gjatė viteve tė para tė Luftės sė Dytė Botėrore, me njė urrejtje tė theksuar pėr Monarkinė dhe "komunizmin".

Eksperimenti demokratik nė Greqi i zhgėnjeu rėndė kėto elemente "venizeliste" dhe shumė nga ata, duke pėrfshirė edhe oficerin N. Zervas, filluan tė shikojnė me admirim Mussolinin dhe diktaturėn e tij mė parė, dhe A. Hitlerin dhe regjimin e tij nazist, mė vonė. Dėshira e tyre ishte tė vendoset njė diktaturė nė Greqi. Kjo mundėsi u dha nė prillin e vitit 1936 me ardhjen nė fuqi tė gjeneralit Metaxas, si kryeministėr. Opozita demokratike greke ishte e dobėt dhe e kufizuar. Terreni ishte pėrgatitur pėr akte terroriste e racizėm, sidomos kundėr jo-grekėve, siē ishin shqiptarėt e Ēamėrisė.

Siē duket, N. Zervas mori pėrsipėr kėtė aksion tė ulėt dhe fashist: spastrimin e Greqisė nga shqiptarėt ēamė, siē tregon njė letėr, dėrguar mė 1956 njė miku tė tij nga Parisi, Jani Popori, ku shkruhet: "Bėjua tė qartė njerėzve se ne e kryem detyrėn qė na ishte ngarkuar pėr spastrimin nga atdheu ynė tė ēamėve myslimanė, tė cilėt kanė qenė 500 vjet nė qafė tė grekėve dhe ua bėmė tė mundur malėsorėve tė zbresin ndėr fusha..."(127)

Si "venizelist" ai i takonte atij seksioni tė politikanėve grekė qė punonin pėr "Megali Idenė" (Ideja e Greqisė sė Madhe), njė mbretėri fantastike qė do tė shtrihej deri nė Kostandinopol. Kur Greqia u dėrrmua plotėsisht nga Turqia nė Anadoll (1921-22), ky gjeneracion i politikanėve grekė u trondit, sepse kishte humbur rastin tė fitojė atė qė kishte mėsuar nė bankat e shkollave greke, kishte luftuar pėr atė, dhe tashti nuk mund tė pranonte dėshtimin e ėndrrave shoviniste.

Edhe pas formimit tė EDES-it, mė 1941, Zervas pėrdori pozitėn e tij tė re pėr tė luftuar "monarkistėt " dhe jo okupatorin. Kjo shihet qartė nga programi i partisė qė fliste pėr reforma kushtetuese dhe jo pėr rezistencė tė armatosur kundėr pushtuesit. Nė pranverėn e vitit 1942, Zervas mori njė shpėrblim prej 24.000 napolona floriri me premtimin se do dilte tė luftonte "nė mal". Por Zervas nuk e mbajti fjalėn deri sa agjentėt e misionit britanik (SOE) e kėrcėnuan atė se do ta denonconin tek gjermanėt.

Megjithė kėtė qėndrim aventurier, Zervas vazhdoi tė fitojė vėmendjen e mjaft oficerėve tė misionit britanik nė Greqi, dhe njėkohėsisht tė ushqejė ėndrrat e tij, se fati e kishte zgjedhur tė udhėheqė Greqinė nė rrugėn drejt "lavdisė sė madhe" tė "Megali Ideas". "Karakteri" i Zervas u provua edhe nė akte tė tjera. Mė 9 mars 1943, duke vlerėsuar siē duhet mundėsinė e njė bashkėpunimi tė ngushtė me britanikėt pėr vete e pėr grupin e tij tė vogėl, me sugjerimin e oficerit tė ML britanik, Ch. M. Woodhouse, Zervas hodhi poshtė "republikanizmin" e tij dhe i dėrgoi njė mesazh personal besnikėrie Mbretit Jorgos, nė mėrgim. Pastaj, pėr habinė e madhe tė britanikėve, Zervas denoncoi EAM-ELAS-in si njė organizatė komuniste. Kėto dy akte i siguruan atij armė e municione britanike; por, njėkohėsisht e bėnė atė njė instrument tė thjeshtė nė duart e britanikėve.

Megjithatė, dinaku Zervas, mė 1943, kishte vendosur njė "modus vivendi" me gjeneralin nazist Herbert Lanz, komandant i korparmatės 22 gjermane tė Epirit. Ndėrlidhėsi i Gjeneralit Zervas me gjermanėt, gjatė viteve 1943-1944, besohet tė ketė qenė ndihmėsi i kuislingut grek Gjeneral Tsolokoglou, Theodoros Sarantis, oficer i lartė i shėrbimeve sekrete greke nė ushtrinė greke tė pasluftės.(128) Njėkohėsisht, duke qenė se partia e tij EDES ishte komprometuar rėndė me gjermanėt nė Athinė, Zervas denoncoi kolegėt e tij nė kryeqytet, ndėrsa pėr veten e vet, luante njė lojė tė dyfishtė nė malet e Epirit: lidhje me britanikėt, por mos- sulmim me gjermanėt.

Nė dhjetor 1943, kur britanikėt u bindėn se EAM-i, nė luftėn e tij ishte mė shumė komunist se anti-gjerman, ata hap pas hapi, filluan tė pėrkrahin forcėn mė tė vogėl "demokratike" tė Gjeneralit Zervas. Ndėrkaq, Zervas nga njė republikan i bindur, u kthye nė njė pėrkrahės i Monarkisė nė Greqi, dhe u identifikua me forcat e tė djathtės ekstreme. Nė kėtė kohė, raporte britanike tregojnė se oficerėt britanikė pėrkrahnin fshehurazi Gjeneralin Zervas, me qėllim qė tė dobėsonin forcat e ELAS-it.(129)

Territori i kontrolluar nga Zervas nė fillim tė vitit 1944 shtrihej mbi Epirin, qė nga Preveza e lart. Kjo zonė veprimi iu njoh Zervas edhe me marrėveshjen e Libanit (22 maj 1944) dhe mė vonė edhe me marrėveshjen e Caserta-s, 26 shtator 1944 (e cila njohu edhe ēamėt e krahinės sė Filatit). Kėshtu qė fati i shqiptarėve tė Ēamėrisė mbeti plotėsisht nė duart e kriminelit Zervas, dhe hapi udhė pėr "zgjidhjen finale" tė problemit shqiptar nė Ēamėri. Marrėveshja e Libanit pėrfshinte, nė mes tė tjerash edhe "dėnimin e tradhėtarėve dhe tė atyre qė kanė shfrytėzuar fatkeqėsitė e popullit (grek) gjatė luftės."(Art.4), si dhe "plotėsimin e kėrkesave (territoriale) kombėtare"(Art.5). Gjenerali Zervas e shfrytėzoi rastin pėr tė dėnuar ēamėt dhe tė "ēlirojė Ēamėrinė" nga shqiptarėt. Vetėm me marrėveshjen e Caserta-s (Itali), u vendos qė asnjė njėsi (nėn komandėn e EDES-it ose ELAS-it) nuk lejohej tė merrte ligjin nė duart e tyre.(130)

Pėr ēamėt ishte shumė vonė!

Tėrheq vėmendjen fakti se Departamenti i Shtetit amerikan, mė 1945, ngulte kėmbė qė ēdo ndihmė pėr Greqinė duhej tė kushtėzohej me formimin e njė qeverie tė re koalicioni, me baza tė gjera nė Athinė, nga e cila duhej tė pėrjashtoheshin personalitete tė kėtilla tė sė djathtės ekstreme sė Mavromikhalis dhe Zervas. Nė tė vėrtetė, ambasadori MacVeagh ishte i pakėnaqur me tė gjitha qeveritė greke tė pasluftės dhe nga fundi i vitit 1945, ai i raportonte Departementit te Shtetit, Washington D.C. "veprimet dhe taktikat e qeverive tė njėpasnjėshme greke, pėrbėrja e tė cilave nuk ishte e mbėshtetur nė njė mandat kombėtar, por nė nė njė labirint mbizotėrues tė partizanėve tradicionalė dhe ndėrhyrjes britanike."(131)

Mė 1947, u zbulua edhe bashkėpunimi i Zervas me okupatorin gjerman, dhe ai u detyrua tė largohet nga detyra. Mė vonė, Zervas shėrbeu pėrsėri si ministėr i Punėve Botore, vetėm pėr njė vit (1950-51) dhe kaloi ditėt e fundit i sėmurė dhe i harruar.

Teza ēame.

 

Pozita inferiore e Italisė fashiste nė okupimin e Greqisė kundrejt asaj tė Gjermanisė naziste, dhe interesat gjermane qė nė Athinė tė mbetej nė fuqi njė qeveri kolaboracioniste, por efektive greke, nuk lejoi qė popullsia shqiptare e Ēamėrisė tė organizohej pėr zhvillimin e saj politik, ekonomik e kulturor tė mohuar nga tė gjitha qeveritė e njėpasnjėshme greke ( l9l2 deri nė tetor l940).

Nga leximi i materialit tė kufizuar qė disponojmė mbi Ēamėrinė mund tė thuhet sa vijon: Nė kundėrshtim me akuzat zyrtare e jo-zyrtare greke kundėr popullsisė ēame, kjo popullsi u revoltua nga pushtimi fashist italian i Shqipėrisė, mė 7 prill l939, dhe me kėrkesa tė vazhdueshme tregoi vullnetin e saj tė luftojė kundėr pushtuesit fashist. Pėrpjekjet e tyre tė kalojnė kufirin si vullnetarė pėr frontin anti-italian nė Shqipėri, nuk patėn sukses, sepse u penguan nga grekėt qė nuk dėshironin tė acaronin marrėdhėniet me Italinė fashiste. Njė tjetėr konfirmim i dėshirės ēame pėr rezistencė kundėr pushtuesit fashist, vjen edhe nga dokumentet diplomatike qė tregojnė se Greqia u mohonte ēamėve kėrkesat pėr luftė anti-italiane qė tė mos u njihej nga bota e jashtme merita e tyre si luftėtarė kundėr Italisė. Keshtu do tė pamundėsohej ēdo kėrkesė e tyre me pretendime politike nė tė ardhmen, po tė shiheshin si luftėtarė kundėr pushtuesit italian. Pėr kėtė, grekėt ishin kėmbėngulės.(l32)

Para rrezikut tė pushtimit italian tė Greqisė, popullsia shqiptare e Ēamėrisė ka qenė shpirtėrisht e pėrgatitur tė luftojė "armikun e pėrbashkėt" tė shqiptarėve dhe grekėve. Qeveria greke i mospėrfilli. Ky mosbesim grek u tregua edhe me keqtrajtimin e tė rinjve shqiptarė, ushtarė tė mobilizuar qė nuk u pajisėn me armė (rasti i Divizionit l8 grek nėn komanden e Gjeneralit Kacimitro), por u pėrdorėn si robėr lufte, dhe si krahė pune.

Me kapitullimin e Greqisė, 23 Prill l941, Ēamėria u pushtua nga ushtria italiane. Pėr interesin e tyre, pushtuesit italianė e gjermanė lejuan vazhdimin e qeverisjes sė vendit nga ish-administrata greke, natyrisht nėn mbikqyrjen e autoriteteve tė pushtimit. Dalėngadalė, "shteti zyrtar grek" filloi tė humbė autoritetin e vet. Si rrjedhim, grupe tė ndryshme shoqėrore filluan tė dalin nė skenė, kryesisht pėr ruajtjen e rendit publik, dhe qetesisė sė vendit. Natyrisht, njė zhvillim i kėtillė kėrkonte autorizimin e pushtuesit, dhe detyronte bashkėpunimin me tė, kryesisht nga frika e represionit.

Ky fenomen i pėrhapur nė forma tė ndryshme nė tė gjithė Europėn e okupuar, u shfaq edhe nė Greqi, duke pėrfshirė edhe Ēamėrinė. Ajo qė ėshtė e veēantė pėr Ēamėrinė, ėshtė dėshira e madhe popullore qė eventualisht tė ēlirohej, jo vetėm nga Italia fashiste, por edhe nga zgjedha greke. Me njė fjalė, ekzistonte njė lėvizje pėr ēlirimin kombėtar, qė synonte riparimin e asaj qė kuptohej si padrejtėsi e imponuar qė nga viti l9l3, nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr. Nė kėtė drejtim, ata nuk gjetėn pėrkrahjen e administratės ushtarake italiane.

Pėrkundrazi, fashistėt italianė penguan qė nė fillim pėrdorimin e flamurit shqiptar, dhe nuk inkurajuan krijimin e njė administrate shqiptare. Nė kundėrshtim me zhvillimin e ngjarjeve nė Kosovė, Ēamėria nuk u bė pjesė e "shtetit shqiptar". Nė kėto rrethana, "nacionalistėt (shqiptarė) ēamė krijuan "Kėshillin Krahinor tė Nėn-prefekturave dhe Fshatrave". Ishte kjo njė formė e brendshme organizimi simbas modelit shqiptar, por e pamiratuar zyrtarisht nga pushtuesi italian.(l33) Ky "Kėshill" mbante rregullin dhe qetėsinė, gjykonte dhe zgjidhte mosmarrėveshjet, hapte shkollat shqipe etj. Historiani Hasan Minga shpjegon: "Vendosja e kėsaj administrate nė Ēamėri irritoi mė shumė se ēdo gjė tjetėr qarqet politike qeveritare tė Athinės. Kjo duket edhe nga kerkesat kėmbėngulėse tė kryeministrit Rallis dėrguar Hermann Neubacher-it (i dėrguari i posaēėm i Hitlerit pėr Europėn juglindore) pėr njė ripushtim tė shpejtė tė Thesprotisė, vendosjen e njė prefekti e tė njė administrate greke, tė cilat do tė mund tė "kryenin funksionet zyrtare nė Ēamėri duke u mbėshtetur tek Wehrmacht-i gjerman Por autoritetet gjermane tė pushtimit e mbanin ēėshtjen pezull, pa i dhėnė (l34)

<Ēamėria gjatė viteve tė okupacionit fashist (l941-l944) ka qenė njė mikrokozmos i gjendjes sė pėrgjithshme politike tė Europės sė okupuar, d.m.th. ekzistenca paralele:

a) e forcave kolaboracioniste, dhe b) e forcave tė rezistencės.

 

  1. Kolaboracioni.

Megjithėse "Kėshilli Krahinor" i Ēamėrisė, i drejtuar nga Nuri Dino dhe Mazhar Dino, vepronte nėn mbikqyrjen e autoriteteve fashiste tė pushtimit, ai nuk u njoh zyrtarisht nga ata. Kjo pozitė e papėrcaktuar lejonte mundėsi pėr manovrim, tė cilėn "Kėshilli Krahinor" e shfrytėzoi edhe me pėrpjekjet e veta pėr vendosjen e lidhjeve me Shtabin Aleat tė Mesdheut. Kjo shpjegon edhe dėshtimin nė arritjen e njė bashkėpunimi nė mes tė nacionalistėve ēamė dhe Gjeneralit Zervas, prej 3-6 korrik l944, mbas mbledhjes sė mbajtur nė Mininė, organizuar nga shefi i Misionit ushtarak britanik, Major Myler. (l35)

Ka tė paktėn dy arsye pėr dėshtimin e pėrpjekjeve ēame:

e para, rezistenca heroike greke kundėr agresorėve fashistė italianė, dhe mė vonė edhe gjermanė, e kishte ngritur shumė prestigjin e Greqisė nė qarqet aleate, dhe nė opinionin publik ndėrkombėtar. Ēdo gjė qė kuptohej, direkt ose indirekt, si cėnim i integritetit tokėsor dhe sovranitettit grek hidhej poshtė a priori.

e dyta, fakti qė "Kėshilli Krahinor" vepronte nėn mbikqyrjen e pushtuesit fashist - megjithėse jo i njohur zyrtarisht - e bėnte atė a priori njė vegėl tė okupatorit, dhe shkatėrronte bazėn e "legjitimitetit" qė ai mund tė pretendonte. Beteja pėr Ēamėrinė, e lidhur me kauzėn e Boshtit fashist, ishte e humbur qė nė fillim. Sepse, ēdo gjė qė ėshtė e gabuar nė parim, nuk mund tė jetė e drejtė nė praktikė. Hasan Minga shpjegon: "Dokumentet tregojnė se nė Ēamėri pati rreth 400 veta qė me dashje ose tė imponuar, bashkėpunuan me pushtuesit. Nė njė telegram tė Korpusit XXII drejtuar Grupit Ushtarak "E" tė ushtrisė gjermane tė okupacionit pėr Greqinė thuhet: "Deri mė 30 prill l944, nė Filat gjendeshin 43 vullnetarė shqiptarė pranė forcave gjermane.'"(l36) Njėkohėsisht, "planifikuesit e Wehrmacht-it gjermanaprovuan idenė e formimit tė njėsive vullnetare greke. ‘Batalionet e Sigurimit' u bėnė ēdo ditė e mė shumė me rėndėsi nė Greqinė e Jugut, duke marrė pėrsipėr rolin e garnizoneve gjermane, si nė disa qytetet e Peloponezit, dhe duke marrė pjesė nė operacionet kundėr guerrilave. Gjatė dimrit l943-l944, u formuan 4 (katėr) batalione evzonėsh qė ndihmuan gjermanėt nė Greqinė qendrore."(l37)

Nė fillim tė vitit l944, pushtuesi gjerman krijoi edhe strukturėn e njė batalioni ēam me gjysėm efektivi prej 300 vetėsh. Por atė e mbajti nė Konispol e jo nė Ēamėrinė e pėrtejme (brenda territorit tė Greqisė) pėr tė mos krijuar ndėrlikime politike me qeverinė mike greke tė J.Rallis. "Burimet gjermane na bėjnė tė ditur se "kabineti" i kryeministrit Rallis ka bashkėpunuar si duhet me pushtetin e okupacionit dhe ka zbatuar nė mėnyrė konkrete direktivat e komandantit ushtarak gjerman dhe tė Dėrguarit tė Posaēėm pėr Europėn Juglindore, Neubacher".(l38)

Nė njė botim mė tė ri nga Albert Kotini, "Ēamėria rėnkon" (l999), riprodhohen nė gjuhėn shqipe dokumente gjermane tė kohės sė Luftės sė Dytė Botėrore qė hedhin dritė mbi gjendjen nė Ēamėri gjatė atyre viteve tė turbullta. Aty, duket qartė se kėrcėnimi grek pėr hakmarrje ka frikėsuar shumė popullsinė shqiptare tė vendit dhe se kėrkesa pėr evakuim janė paraqitur nga Komisioni shqiptar nė Filat-Gumenicė. Njė dokument gjerman (Nr. T 314-1458) tregon:

"Tetor l943 - Korparmata 22 (Wehrmacht)-

Lėnda: Letėr e Komisionit shqiptar tė Filat-Gumenicės

Kėrkesat e parashtruara lidhur me evakuimin e popullsisė shqiptare qė nuk ėshtė nė gjendje tė mbrohet, nuk ka asnjė bazė. Ushtria gjermane ka marrė pėrsipėr mbrojtjen dhe sigurimin e paqes dhe tė rregullit nė zonat e okupuara prej saj"(l39)

Dokumentet gjermane tė kohės - disa prej tyre tė riprodhuara nga A. Kotini -tregojnė se shqiptarėt e Ēamėrisė bėhen mė kėmbėngulės nė pėrpjekjet e tyre pėr forcimin e organeve administrative, sidomos me falimentimin e plotė tė administratės greke nė Ēamėri, dhe pėr kėtė gjermanėt nuk kanė ndėrhyrė. Megjithatė, duket qartė se autoritetet gjermane tė okupacionit nuk kanė pasur asnjė simpati pėr kėrkesat shqiptare, dhe se vija politike e tyre ka qenė pėrkrahja e administratės greke nė Athinė, mbajtja pezull e ēėshtjes shqiptare, dhe moslejimi i keqėsimit tė marrėdhėnieve shqiptaro-greke nė atė krahinė. Prandaj, simbas autoriteteve gjermane tė okupacionit duhej penguar ēdo pėrpjekje e shqiptarėve pėr tė fituar njė autonomi lokale jashtė kuadrit tė qeverisė greke nė Athinė, "dhe tė mos krijohen kushte tė atilla qė mund tė vėshtirėsojnė zgjidhjen e ēėshtjes nė kuadrin e shtetit grek, ose qė tė bėhej i pamundur njė zhvillim i kėtillė."(l40)

Mė l3 shkurt l944, Komanda gjermane mori instruksione nga i Dėrguari i Posaēėm, Neubacher, se do te bėheshin pėrpjekje " pėr emėrimin e njė prefekti grek tė pėrshtatshėm nė Thesproti", dhe njė kopje e instruksioneve i dėrgohet Kryetarit tė Kėshillit Kombėtar Shqiptar nė Ēamėri, Mazhar Dino, nga Paramithia. Dy javė mė vonė, njė dokument gjerman, me lėndėn "Ripushtimi i Prefekturės sė Thesprotisė" jep kėto hollėsira: " Kryeministri Rallis, i ka premtuar zyrės sė tė Dėrguarit tė Posaēėm tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Athinė, njė ripushtim tė shpejtė tė prefekturės sė Thesprotisė, me sa duket nėpėrmjet njė oficeri grek me stazh tė gjatė. Me kėtė rast Rallis vuri nė dukje qė kryerja me sukses e funksioneve zyrtare nga ana e prefektit duke patur parasysh situatėn e vėshtirė qė ekziston nė krahinėn nė fjalė, varet nga fakti nė se ky do tė ketė mundėsi tė mbėshtetet, ose tek Wehrmacht-i gjerman, ose tek formacionet e armatosura qė do tė krijohen nga grekėt dhe nga ndalimi i veprimtarisė politike tė grupit tė Dinos. Kėrkesa e fundit simbas dėshirės sė ministrit Neubacher u desh tė zbatohej nė praktikė, mbasi administrata duhet tė ketė parasysh pjesėn shqiptare tė popullsisė dhe tė mos shtypė atė nė mėnyrė tė njėanshme."(l41) Kjo shtypje e njėanshme e popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė duket se nuk parashikohej nga gjermanėt se do tė pėrfundonte nė "spastrimin etnik" tė asaj krahine, me "njė zell dhe metoda tė tilla qė vetėm ballkanasit kuptojnė."(l42)

Ky "zell" dhe kėto "metoda" janė treguar shpeshherė me ngjyra tė gjalla nga dėshmitarėt okularė qė i kanė shpėtuar masakrave greke nė Ēamėri, si dhe nga disa shkollarė shqiptarė tė dedikuar nė misionin e tyre pėr tė nxjerrė nė shesh tė vėrtetėn. Dėshmitė e grumbulluara janė subjekt i njė studimi mė vete qė besoj njė ditė do tė dalė nė dritė pėr dokumentimin e ketyre ngjarjeve akoma tė mbetura nė errėsirėn e injorancės publike.

Pėr kėtė "kumtesė" tonėn, do tė kufizohemi me tė dhėnat e njė studimi tė depozituar nė Arkivin e Pėrgjithshėm Shtetėror tė Republikės sė Shqipėrisė:

Numri i pėrgjithshėm i tė vrarėve nė Ēamėri gjatė tri masakrave ėshtė si vijon:

 

Vendi Burra Gra Gjithsej

27 qershor l944

Paramithi, Margėllėē

e katunde, 800 230 1.030

Pargė 130 130

 

Gusht l944

Filat e katunde 198 61 259

 

Mars l945

Filat e katunde 142 54 201

Gjithsej 1.270 350 1.620

Tė humbur

Paramithi, Pargė,Filat 230 -- 230

 

Nga ndėrhyrja e bėrė gjatė regjimit tė Gjeneralit Metaxas (l940-41):

 

Tė vrarė 1.950 350 2.300

Tė vdekur nė tortura 450 -- 450(l43)

 

"Tė vdekur gjatė emigracionit pėr mungesė ushqimesh dhe nga sėmundjet e ndryshme (janė) 2400 vetaJane bėrė djegie dhe shkatėrrime nė 6l katunde pothuaj nė tė gjithė katundet e banueshme nga shqiptarėt e Ēamėrisė. Banesat janė bėrė tė papėrdorshme. Sasia e shtėpive tė shkatėrruara dhe tė djegura arrin kėshtu nė 5.800"(l44)

Gazeta e sė majtės (EAM) "Anagnosti" e datės l6 janar l946 shkruante se "trimat e Zervas si vodhėn dhe shkretuan gjithēka qė i kishte shpėtuar shkatėrrimit tė hordhive italo-gjermane shkaktuan njė valė terrori nė gjithė kėtė krahinė (tė Ēamėrisė). Filluan plaēkitjet nė masė. Gjithė "trimat" e Zervas u bėnė pronarė tė mėdhenj tokash. Pasuritė e shqiptarėve qė janė detyruar me forcė te braktisin vatrat e tyre u plaēkitėn, ose u shkatėrruan. Nė tė gjithė Ēamėrinė u bė njė shkatėrrim i pashembullt."

Historiania ruse N.Smirnova "Aneksosti Kohos" kompani e pavarur, qė pėrbėhej nga kriminelė profesionistė."(l45)

Pėr dėbimin e ēamėve nė vitin l945, Z/Atasheu amerikan pranė Ambasadės nė Athinė, Togeri naval, William H.MacNeil, tregon: "Ushtarėt e Zervas-it u ēmobilizuan mbas 1 janarit l945 nė Korfuz, dhe u kthyen nė kontinent ku morėn nė dorė qytete e katunde. Duke deklaruar se shqiptarėt persekutojnė grekėt, nė anėn tjetėr tė kufirit (nė Shqipėri) kapadainjtė e Zervas-it pėrzunė me forcė rreth pesėmbėdhjetė mijė fshatarė shqiptarė nga vatrat e tyre stėrgjyshore, dhe i detyruan tė largohen nga Greqia pėr nė Shqipėri. Fakti se ēamėt, ashtu si quhen kėta shqiptarė, akuzohen pėr bashkėpunim me gjermanėt gjatė okupacionit dhe kishin pėrdorur pozitėn e tyre tė privilegjuar pėr tė abuzuar fqinjėt e tyre grekė, shpjegon vetėm pjesėrisht kėtė akt hakmarrės."(l46)

Askush nuk e besonte se shumica e atyre qė gjetėn strehim dhe ndihmė vėllazėrore nė ditėt e vėshtira tė viteve l941-l942, do tė drejtojnė armėt kundrejt minoritetit shqiptar tė pambrojtur, dhe se bandat e armatosura tė Gjeneralit Zervas do tė formonin njėsi tė rregullta ushtarake me qėllim qė tė shfarosin kėtė popullsi fatkeqe ēame. Autori grek A. Papadhopoulos paraqet kėtė version:

"Pas shpėrbėrjes sė Italisė nė vitin l943, nė Janinė u krijuan trupa tė veēanta me uniformė gjermane. Nė tė merrnin pjesė edhe shqiptarėt ēamė. Ata vazhduan ndjekjet nė Thesproti (Ēamėri) dhe nė Vorio-Epir (Shqipėria e Jugut, S.R.) Kėta trupa ishin greke dhe ēame

Pas ēlirimit (l945) u proceduan nė gjykata shumė myslimanė (ēamė) pėr tė gjitha veprimet qė ata kryen nė bashkėpunim me okupatorin. Gjykata e veēantė qė u krijua nė Janinė simbas Vendimit Nr. 344, datė 23.05.l945 dėnoi me vdekje l.930 ēamė.

Sa pėr pronat e ēamėve nė Greqi, ato u grabitėn me urdhėrin mbretėror U.B.2185/152, dhe me Vendimin 2781/54. Pasuria bujqėsore dhe blegtorale u shpėrnda ndėr grekėt e pa tokė, ndėrsa pasuritė e tyre nėpėr qytete u ndanė me konkurs, ose iu dhanė banorėve qė nuk kishin banesa.. . U mbyll kėshtu pėrgjithmonė njė kapitull qė torturoi pėr njė kohė tė gjatė kėtė krahinė."(l47)

<Ėshtė bėrė e zakonshme qė vuajtjet e individėve, qytetarė tė thjeshtė, tė humbin nė gjuhėn e shifrave. Dėshiroj tė riprodhoj kėtu dy tregime dėshmitarėsh okularė .

E para: Nga tregimi i 75-vjeēares Myrvete Shehu, nga Paramithia:

"Nuk kishim asgjė me vete. Por pranė njė ullishteje, na kapėn pėrsėri ata qė kishin ardhur pėr tė marrė babain (tė cilin e varėn nė ēengel si nė kasaphanė) dhe na mbajtėn tė burgosura pėr 6 muaj rresht, sė bashku me 400 gra e vajza tė tjera tė Paramithisė. Pėrdhunimet vazhdonin rregullisht, dhe tė vetmit qė na afroheshin pėr tė na dhėnė diēka pėr tė ngrėnė ishin anglezėt.

Mė nė fund, nė nėntor, aty nga data 8, na vėnė pėrpara, dhe pasi na pyesin nėse donim tė iknim nė Kajro apo nė Shqipėri, na vunė nė marshim me kėmbė drejt KonispolitNdėrsa ecnim nė kėmbė, disa oficerė dhe ushtarė grekė na shoqėronin dhe na prinin udhėn. Karvani ynė u nis me l50 vetė nga Paramithia. Nė fund kishim mbetur vetėm 75. Tė tjerėt kishin vdekur udhės nga tė ftohtit dhe uria. Mbasi kapėrcyem malet e Vervės, greku na tregoi nė njė drejtim: ‘Pate, ine i patrida sas' (Shkoni, atje ėshtė atdheu juaj) Nė Konispol na prisnin partizanėt e Shqipėrisė."(l48)

E dyta: Plaka Ruhije Memko (Rexhepi), nga Paramithia, tregon :

"Nė dhjetor l944, i mbledhin gratė, mbas gjashtė muaj burg tek Komanda e tyre (greke) pėrballė shkollės sė Paramithisė. Kishte edhe oficerė anglezė tė cilėt na bėnin thirrje: ‘Ne jemi aleatėt tuaj. Kemi ardhur pėr tė ju ndihmuar. Keni tė drejtė tė shkoni ku tė doni: nė Shqipėri, Turqi etj. Por nuk harroj kurrė njė porosi tė njė oficeri madhor anglez, qė na tha tė vendosemi pėrkohėsisht me baraka dhe ēadra afėr Konispolit, se nė mbarim tė luftės do tė kthehemi pėrsėri. Por komunizmi shqiptar na shpėrndau"(149)

Mė 9 nėntor l944, i informuar nga Alexander C.Kirk, kėshilltari politik i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave Aleate pėr Mesdheun, Caserta, Italy, Zv..Sekretari i Shtetit, E.Stettinius, theksonte: "Ne mendojmė se ėshtė e rėndėsishme qė tė dy palėt, forcat e armatosura shqiptare dhe greke nuk duhen lejuar tė kalojnė kufirin, dhe se pėrpjekjet nga tė dy palėt pėr tė dėbuar, ose pėr tė asgjėsuar minoritetin qė i takon njė gjuhe tjetėr, ose njė grupi tjetėr kombėtar, nuk duhet tė lejohet. Ne e dimė qė autoritetet ushtarake e kanė parasysh kėtė problem, por do tė ju jemi mirėnjohės pėr ēdo informatė qė mund tė na jepni mbi kėtė subjekt.."(150)

B.- Rezistenca kundėr okupatorit. Nė lidhje me kėtė rezistencė, pėrfaqėsuesi amerikan nė Shqipėri, Z.Jacobs, i shkruante Sekretarit tė Shtetit, mė 8 korrik l945: "Pavarėsisht nga aktiviteti i mundshėm pro-italian, pro-gjerman dhe pro-ELASnga ana e disa ēamėve, autoritetet greke kanė shumė pėr t'i shpjeguar botės mbi veprimet e tyre tė shpėrnguljes dhe tė dėbimit (nga Greqia) nė Shqipėri tė afro 200.000 (20.000?) burra, gra e fėmijė qė janė bėrė tani njė barrė e rėndė mbi popullin shqiptar, i paaftė tė kujdesohet pėr ata Unė i pashė kėta refugjatė gjatė udhėtimit tim nė Jug, dhe raportet e derguara nga Brigadieri Hodgson (Komandant i Misionit Ushtarak Britanik nė Shqipėri) dhe ndihmėsit e tij, qė nuk e shfajėsojnė Greqinė, i janė dėrguar AMPOLAD (American Political Adviser nė Caserta)"(l51)

Mė 3 gusht l945, Nd/Atasheu Ushtarak Amerikan nė Greqi, Kapiteni William H. McNeil, raportonte: "Ata pak ēamė qė mbetėn mbrapa (mbas masakrave greke, S.R.) u ndoqėn egėrsisht mė vonė nga bandat nacionaliste greke, dhe pothuajse tė gjithė fshatrat ēame u dogjėn krejtėsisht."(152)

Pjesėmarrja e ēamėve nė lėvizjen e rezistencės greke tė drejtuar nga EAM-i (i kontrolluar nga Partia komuniste greke), shpjegohet kėshtu:

.

3) Qė nė fillim tė vitit l942, nė Filat tė Ēamėrisė u organizua grupi ilegal i rezistencės antifashiste, ku bėnė pjesė luftėtare tė njohur antifashistė

4) Mė 2 shkurt l943, u formua nė Merkat (Konispol) ēeta e parė "Ēamėria", dhe mė vonė u zgjerua, u emėrtua "Batalioni Ēamėria", i pėrbėrė kryesisht me partizanė nga krahina e Ēamėrisė.

5) Nė muajin mars 1943, njėsiti luftarak i ēamėve, i krijuar nė Filat (Ēamėri) bashkė me njė njėsit grek, krijuan formacionin e parė partizan mikst, qė ishte formacioni i dytė ushtarak nė tė gjithė Epirin.

6) Nė pranverėn e vitit l944, nė fshatin Qeranicė tė Filatit, u krijua Batalioni i 4-t mikst, nė pėrbėrje tė Regjimentit l5 tė ELAS-it grek, me rreth 500 forca nga minoriteti shqiptar i Ēamėrisė. Disa nga kėto formacione, dhe pjesė pėrbėrėse tė tyre, drejtoheshin nga oficerė ēamė.

7) Nė tė gjitha formacionet e Ushtrisė Nacionalēlirimtare tė Shqipėrisė (UNClSh) kanė marrė pjesė aktivisht shqiptarė tė krahinės sė Ēamėrisė.

8) Formacionet luftarake me shqiptarė tė minoritetit ēam kanė kryer veprime luftarake kundėr okupacionit nazi-fashist duke shėnuar faqe tė lavdishme, siē janė:

--Beteja 55-ditore kundėr forcave gjermane nė fund tė gushtit l944, nė rajonin e Konispolit, nė kufi me Greqinė.

--Beteja nė linjėn Skolom-Filat-Gumenicė-Janinė, etj.

Kanė vdekur sė bashku me partizanėt grekė: Ali Demi, Bido Sejko, Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Hysen Vejseli e dhjetėra tė tjerė(l53)

Nė Arkivin Qendror tė Republikės sė Shqipėrisė gjendet njė letėr qė komandanti i batalionit "Ēamėria", Rexhė Plaku, i dėrgonte, mė l3 shtator l944, Qeverisė (sė Pėrkohshme) Shqiptare, ku bėnte thirrje pėr marrjen e masave urgjente nė mbrojtje tė Ēamėrisė. Ai kėrkonte qė tė njoftoheshin aleatėt anglo-sovjeto-amerikanė se popullsia shqiptare e Ēamėrisė nuk ishte fashiste, por luftonte sė bashku me forcat e rezistencės sė EAM-it. Si rrjedhim, ai kėrkonte qė aleatėt tė ndėrhynin pranė autoriteteve greke qė tė ndalohej shpėrngulja me dhunė e popullsisė, dhe tė lejohej kthimi i ēamėve tė dėbuar nė vatrat e tyre. "Rregullimi i Ēamėrisė ėshtė problem me rėndėsi," shkruante Rexhė Plaku, "Ne politikisht humbasim shumė, dhe se do tė vėrtetohen parullat e reaksionit se ia kemi shitur Ēamėrinė Greqisė."(154)

Njėkohėsisht, Rexhė Plaku i propozonte Komandantit tė Regjimentit V tė EAM-it, ku ishin inkuadruar edhe partizanėt ēamė, tė sulmonin sė bashku forcat gjermane nė qytetin e Filatit, me tė cilat bashkėpunonte Gjenerali Zervas. Me kėtė ai synonte tė hynte me forcė nė Ēamėri pėr tė zmbrapsur forcat shoviniste tė Zervės, dhe tė kthejė nė vatrat e tyre ēamėt pa mbrojtje. "Sot gjenden 500 ēamė nė rradhėt e EAM-it, dhe vazhdimisht venė tė tjerė, por krahinėn e Filatit e kanė lėnė pas dore pa ushtri, vetėm me l00 partizanė territorialė ēamė. EAM-i pėrpiqet me kompromise me gjermanėt, kurse forcat e Zervės kanė ardhur jashtė Filatit. Ēamėt e shpėrngulur qė ishin midis lumit Kalama e Konispolit erdhėn brenda kufirit shqiptar Mė vonė, Qeveria shqiptare dėrgoi nė Janinė dy tė ngarkuar, Peco Kagjinin dhe Aleks Jatrunėn pėr t'i kėrkuar Komandės sė EAM-it tė mbronin shqiptarėt e Ēamėrisė, por pa sukses."(155)

Veprimtaria e luftėtarėve ēamė brenda kuadrit tė forcave tė EAM-it u bė nė njė kohė, kur lufta civile me forcat e EDES-it (tė Gjeneralit Zervas) kishte arritur pėrpjestime tė mėdha, dhe Zervas, me pėrkrahjen e oficerėve anglezė, kishte mbetur e vetmja forcė ushtarake nacionaliste qė pengonte marrjen e pushtetit nė Greqi nga forcat e sė majtės greke. Kjo shpjegon nė njė pėrqindje tė madhe - por nuk justifikon nė asnjė mėnyrė- egėrsinė e forcave tė EDES-it "The admitted excesses by misguided Rightist groups and officials" (ekseset e vėrtetuara nga disa grupe dhe oficerė tė mashtruar tė krahut tė djathtė) sipas njė pėrcaktimi tė ambasadorit amerikan MacVeagh nė njė Raport dėrguar Zv/Sekretarit tė Shtetit nė Washington D.C., me l9 korrik l945.(156)

Afėrsia dhe bashkėpunimi i luftėtarėve ēamė tė EAM-it me UNCL tė Shqipėrisė ka luajtur rolin e vet gjithashtu, nė konfrontimin me grekėt, por ky ėshtė njė subjekt qė duhet tė studiohet mė vete.

Pėrsėri, nė zhurmėn e numrave, dallojmė zėrin e njė individi:Arshin Sakaroi, i lindur nė Margėllėē tė Ēamėrisė, mė l913. Nė njė intervistė me personelin e seksionit pėr Shqipėrinė tė radio-transmetimeve britanike BBC, ai deklaronte:

"Nė Batalionin mikst ishin nga 300 shpirtra. Komandant kishim njė Jani Sharafi, dhe Hit Demin komisar. Kishte dy kompani ēame myslimane dhe njė kompani greke. Ky quhej Batalioni Mikst Unė luftova nė Batalionin Mikst nė Filat, Kockė dhe nė gjithė Ēamėrinė." Me mbarimin e luftės Arshin Sakaroi u arrestua nga grekėt.

"Mė shpunė nė Janinė dhe mė akuzuan edhe si bashkėpunėtor, edhe si partizan. Pra me dy akuza, sepse unė isha shqiptar.

--Po nuk mund tė gjeje ndonjė nga fshati qė tė dėshmonte se ti kishe luftuar kundėr gjermanėve?

--Kishte, po ato ditė edhe ata i zunė dhe i futėn nė burg. Edhe komandantin e batalionit.

--A ju burgosėn me qė ishit ēam, apo ēam mysliman?

--Mė shumė si ēam mysliman.

--Po tė ishe orthodoks?

--Nuk do tė isha nė burg.

--Sa vjet bėtė nė burg?

--Njėzet.

-- Kur dolėt nga burgu?

-- Mė l965. Vuajta periudhėn l945-65.

--A ka patur ēamė qė ndihmuan gjermanin, tradhėtarė, dua tė them?

--Ka patur, sepse kishte nga ata qė donin Shqipėrinė etnike, si dhe lirinė e Ēamėrisė."

Pasi doli nga burgu mė l965, Arshin Sakaroi, u kthye nė shtėpinė e tij nė Margėllėē. Po si shtėpia, si tokat e tij, tani i pėrkisnin njė familjeje greke. Megjithėse kėrkesat, lutjet, pėrpjekjet e njėpasnjėshme pėr tė marrė tokat u refuzuan, Z. Sakaroit nuk i mbeti tjetėr veēse tė pėrpiqej tė shkonte nė Shqipėri. Por kjo ishte e pamundur, sidomos kur nė Greqi erdhi nė pushtet junta e kolonelėve.(l964-l973) Nė kėtė mėnyrė, ai u vendos nė Athinė, ku edhe filloi punėn nė njė punishte ėmbėlsirash"(l57)

Nė pėrshkrimin e atmosferės sė terrorit qė mbuloi Greqinė nė fund tė luftės, dhe mbas largimit tė gjermanėve, historiani anglez Mark Mazower shkruan: "Kjo histori e mospėrfilljes gjyqėsore me qėllim kundrejt nazistėve dhe bashkėpunėtorėve (tė tyre) krijon njė kontrast tė befasueshėm me represionin sistematik qė iu bė sė majtės greke, dhe qė zgjati mė shumė se njėzet vjet Deri nė vitet e l960-s, burgjet e Greqisė ishin tė mbushura plot e pėrplot me qindra burra e gra, faji i vetėm i tė cilėve ka qenė lufta kundėr gjermanėveVendi (Greqia) ishte i mbizotėruar nga politikanėt konservatorė dhe forcat e armatosura. Mbrapa tyre nxirrnin kokėn organizatat misterioze "para-shtetėrore", njė rrjet shthurur i organizatave paramilitare tė sė djathtės ekstreme"(l58)

Largimin i refugjatėve ēamė nga zonat kufitare tė Konispolit, dhe mos-vendosja e tyre nė kampe refugjatėsh nė afėrsi tė kufirit me Greqinė, e kane zbutur shumė efektin e madh qė pamje tė kėtilla bėjnė zakonisht nė vrejtesit e huaj, dhe si rrjedhim e ka bėrė "problemin ēam" njė "problem refugjatėsh" qė kėrkojnė ndihmė materiale, tė nevojshme pėr mbijetesė dhe sistemim nė "shtetin mikpritės" siē ėshtė shembulli i UNRRA-s dhe ndihma ekonomike prej l.2 milionė dollarėsh, e dhėnė nė l946. Njė qėndrim i kėtillė i Qeverisė komuniste tė Shqipėrisė mė l944 dhe l945 shpjegohet kryesisht me aspektin ideologjik tė asaj Qeverie qė zinte vendin e parė mbi interesat kombėtare shqiptare, si dhe me kėmbėnguljen e saj tė mos lejohej asnjė veprim i pavarur nga asnjė grup politik - duke pėrfshirė edhe ēamėt - dhe nėnshtrimin e plotė tė popullsisė, autoritetit zyrtar e diktatorial nė Tiranė. Ka arsye tė besojmė se, ēamėt, me pėrkrahjen e Qeverisė komuniste tė Tiranės do t'a kishin shtruar "problemin e Ēamėrisė" si njė problem politik duke kėrkuar kthimin e menjėhershėm nė trojet e tyre, dhe sigurimin e njė jete tė re nė rrethana mė demokratike tė krijuara nga atmosfera e pasluftės nė Europė.

Njė trajtim i kėtillė i ēamėve nė Shqipėrinė e Enver Hoxhės dha mundėsinė pėr interpretime greke antishqiptare, dhe lehtėsoi aktet greke antishqiptare. Keshtu, "Gjatė regjimit komunist tė Enver Hoxhės dhe Ramiz Alisė ," shkruan njė autor grek, " problemi i ēameve u la nė harresė. Kėtu duhet tė thuhet se regjimi i Enver Hoxhės i priti me mosbesim tė madh tė gjithė ata ēamė qė u arratisėn nga Greqia nė Shqipėri nė vitin l944. Edhe kėtu, ata u panė si bashkėpunėtorė tė fashistėve italianė dhe u transferuan nė veri tė vendit.Nė vitin l947, u morėn tė gjitha masat e nevojshme pėr t'u hequr ēamėve nėnshtetėsinė greke (Pro.49343 E/2/10.1947, Ministria e Brendshme), duke u bazuar nė akuzat pėr bashkėpunim dhe veprime kundėr interesave tė popullit grek. Gjatė popullzimit tė zonave kufitare, pasuria e tyre iu nda fshatarėve pa prona dhe vlera u pagua nė banken agrare.(l59)

Mė l953, refugjatėt ēamė nė Shqipėri u detyruan tė marrin nėnshtetėsinė shqiptare, njė akt qė vėshtirėsoi shumė problemin e kthimit tė tyre nė Ēamėri. Me gjykimin e "elitės komuniste ēame" (grupi i Admiralit Teme Sejko, l960) prezenca ēame nė jetėn publike shqiptare mori njė karakter margjinal, qė u shpejtua, edhe me procesin e asimilimit tė tyre nė shoqėrinė shqiptare.

 

*

* <*

Perspektivat

 

Si rrjedhim i qėndrimit antikombėtar tė qeverisė komuniste shqiptare (l944-l99l), zhvillimet e "problemit ēam" mbas vitit l945, kanė tė bėjnė me dėshirėn pėr ruajtjen e identitetit ēam nė Shqipėri, dhe mė pak me pėrpjekjet pėr te drejten e tyre tė kthimit dhe tė ri-posedimit tė pasurive tė tyre tė grabitura.(l60) Me themelimin formal tė shoqatės politike-patriotike "Ēamėria", mars l99l, dhe programin e saj krijohet mundėsia qė tė punohet pėr "mbrojtjen dhe njohjen e tė drejtave tė ēamėveQėllimi i kėsaj inisiative ėshtė njohja e ēamėve si minoritet nga ana e Qeverise greke, dhe krijimi i tė gjithė kushteve qė garantojnė shfaqjen e lirė tė identitetit etnik, kulturor, gjuhėsor, dhe fetar nga ana e ēamėve qė aktualisht jetojnė nė Greqi."(l6l) Kjo inisiativė ėshtė njė hap i dukshėm cilėsor.

Sot, "problemi ēam" shikohet si nji rast flagrant i shkeljes masive tė tė drejtave tė njeriut, tė kėsaj popullsie tė shpėrngulur me dhunė nga ana e Qeverisė greke. Ky rast flagrant, fiton cilėsi tė njė natyre tragjike kur mendohet se shumica e grekėve sot nuk vuan nga ndjenja e fajit, qė duhet tė rrjedhė si rezultat i "pastrimit etnik" tė shqiptarėve ēamė nė Greqi mbas Luftės sė Parė Botėrore, dhe sidomos mbas Luftės sė Dytė Botėrore. Kjo mungesė pendese pėr fajin e kryer ka shkuar aq larg, si efekt i propagandės antishqiptare, sidomos mbas vitit l945, sa qė grekėt sot as qė duan tė flasin pėr njė qėndrim tė kėtillė. Ata e ndiejnė veten jo tė qetė kur ballafaqohen me kėtė pyetje, dhe pėrgjigjen thjeshtėsisht: "Nuk ka asnjė shqiptar nė Greqi!" Ata nuk pranojnė asnjė argument pėr dėbimin me dhunė tė shqiptarėve, duke "harruar" tė kaluarėn, dhe akoma mė keq duke u pėrpjekur qė kėtė problem tė rėndė t'a kalojnė me njė ofensivė kundėr shqiptarėve nė lidhje me "pakicėn greke" nė Shqipėri.

Shpresohet se shembulli i Bosnje-Herzegovinės, i konfirmuar nė Konferencėn e Dayton-it (USA) mė l995, marrėveshja gjermano - ēeke mbi Sudentenland (l996) dhe bisedimet e tanishme Izrael-Palestinė pėr tė drejtėn e kthimit nė trojet e tyre tė refugjatėve tė dėbuar me dhunė, do tė konsolidohet me akte legale, dhe tė bėhet pjesė e legjislacionit ndėrkombėtar. Nė njė rast tė kėtillė, prania e Greqisė nė gjirin e familjes sė Bashkimit Europian, dhe demokratizimi i mėtejshėm i Shqipėrisė, janė tregues qė premtojnė ditė mė tė mira pėr viktimat e masakrave greke nė Ēamėri, dhe pėr pasardhėsit e tyre.

 

Fordham University, NewYork Sami Repishti

l7 qershor 2000

 

 

-------------------------------------------------

Shėnime bibliografike

*Ky version i pėrdorur nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar, i pėrgatitur nga Akademia e Shkencave e RPSSH, Tiranė, 1985, (Zėri "Ēamėria", ff. l49-50), kundėrshtohet nga tė tjerėt qė ngulin kėmbė se emri "Ēamėria" vjen nga druri "ēam" i gjetur nė atė vend. ( Ibrahim D. Hoxha. "Intervistė" Flaka e Vėllazėrimit (Shkup) 23. VI. 1991, f. 9)

1) Shtojcė e Memorandum-it. Londėr 25 janar l913. Shih: Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave.Dokumente pėr Ēamėrinė,l9l2-l939. (Tiranė:Dituria, l999). (Pėrgatitur nga Dr. Kaliopi Naska) f. l0. Dokument No. 5, Arkivi Qendror i Shtetit :F.245, II . l9/

Dokumenta pėr Ēamėrinė, No. 5, ff. 8-l0 ( Shkurtimisht, AQSH-DpC )

2) Peticion dėrguar Bonin Longar-it, amb. i Italisė dhe Anėtar i Konferencės sė Paqes (Paris). Shih: AQSH-DpC ,F.251/44-DpC No. 31, ff. 68-9.

3) Nr. Kor. l9 AQSH/DpC F.l3l/ 21 - DpC No. 243, ff. 449-50.

4) AQSH 251/l43 -DpC No. 336, ff. 648-651.

5.Xh.Frashėri, Janinė pėr E.Libohova nė Tiranė, Nr. 293 Res. .25 dhjetor l936 Shih: AQSH/ F.251/l08-DpC. No. 359. ff. 682-85,

6. Sherif Delvina. "Ēamėria" nė E Vėrteta mbi Epirin.( Tiranė: Fllad, l999) f.52

(Cituar nga Atlasi Gjeografik i Botės, v.8, f.215, zėri :Thesprotia)

7. Idem, f.64

8. Akademia e Shkencave e Shqipėrisė. Fjalori Enciklopedik Shqiptar (Tiranė,l980) , Zėri: "Ēamėria" f..l49.

9.Delegatėt e Ēamėrisė e Delvinės pėr Kryesinė e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės, 28 dhjetor l912. Shih: AQSH F 241/D.II-60 - DpC No. 3, f. 2-3.

10) Pėrfaqėsuesit e Komiteteve tė Bashkuara tė Shqiptarėve er Bonin Longar, amb. i Italisė dhe anėtar i Konferencės sė Paqes nė Paris,l921, Shih: AQSHF 251/D 44- DpC No. 31, ff. 68-9.

11) Aqif Ēami e Haki Musai pėr MPJ nė Tiranė, (Tiranė 6 dhjetor l922) Shih: AQShF 251/D.l02 - DpC No. 36, f. 76.

12) Shih: AQSH- F 251/D203--DpC- 79, ff l26-l27..

13) Vendim No.522, Tiranė 29 tetor l923. Shih: AQSH F 251/D 203 -DpC No. 85, f. l40.

14) Nr. X-2, Tiranė, 6 mars l924. Shih AQSH F 251/8-DpC No.l32, f.245.

15) Nr.B.XVI-910/I -Tiranė 12 mars l924. Shih: AQSH F 251/81-DpC No.l33, f.246

16) Nr.B. XVI-l452, Tiranė 8 maj l924, Shih: AQSH F 251/8-DpC No.l55, ff.275-277.

17) F.Ypi. ish-deputet i Follorinės pėr E.Venizelos, kryeministėr i Greqisė,Athinė l9 janar l924. Shih: AQSH F 251/83/-DpC No.l21, ff. 121-22.

18) Nr.B. XVI-2193/XV,Tiranė 4.VIII.l924, Shih AQSH F 251/83-DpC No.l80, ff. 328-330

19) Mithat Frashėri, Athinė pėr MPJ nė Tiranė, No. 69, 21 janar l925. Shih: AQSH.F 251/ l31-DpC No.219, ff.414-15. Gjithashtu: Nr. 751/bis Res. 2 Athinė l7 gusht l925. Shih AQSH.F251/l31/l-DpC. No. 241, ff.445-47.

20) Mithat Frashėri,Athinė pėr MPJ Tiranė, No. 8, Tiranė 31 gusht l925. Shih AQSH F.251/l3l/1-DpC No.241, p.445-47

21) Shih: AQSH F 251/l43- DpC No.336, ff.648-65l

22) Numri i dhėnė pėr shqipfolėsit shqiptarė nė Greqi nga Panayotis Elias Dimitros ėshtė 22.736. Situation des langues minoritaire en Europe" ne Minorites en Europe (Paris.l995) f.303 " Nė rregjistrimin e vitit l951, u rregjistruan nė tė gjithė mbretėrinė vetėm 487 myslimanė tė gjuhės shqipe"Sipas Dimitri Delionati."Between Athens and Tirana" nė Emergenza Italiana (Tirana l997) cituar nga A.Kotani. Historia e popullit Cam, (Tiranė"Fllad, l999) f. 198.

23) Sh. Delvina, op. cit., f. 61

24) Proklamata Turke pėr banorėt e Vilajetit tė Janinės (Shqipėri), Prill l878. nė British and Foreign State Papers (F.O.) l877078, LXIX,ll04-ll06. Cituar nga Stavro Skendi. The Albanian National Awakening, l878-l912 (Princeton U.Press:Princeton,Nj., l967) f. 40

25) S.Skendi. op. cit. f, 41

26) Universiteti Shtetėror i Tiranės. Historia e Shqipėrisė, l839-1900 (Tiranė, l965) f.65

27) P. Chiara. L'Epiro, Gli Albanesi e la Lega (Palermo, l880) ff. l59-176. pėr tekstin e plotė. Cituar nga S.Skendi. op. cit. F. 67

28) Shih: S.Skendi, op. cit., f. 67

29)Univ. Shtetėror i Tiranės. Historia e Shqipėrisė, v.II, (Tiranė,l965) f. l86.

30) Shih: S. Skendi, op. cit., f. 70.

31) Ibidem., f.74. Teksti frėngjisht ėshtė botuar nė revistėn Hylli i Dritės (Shkodėr), III (Tetor, l922) f. 476-481.

32) The Times (London) 31 janar l879. Cituar nga S.Skendi. op. cit., f. 73, shėnim 88.

33) H.B.Filati, komandant i forcave vullnetare tė Ēamėrisė pėr Ismail Qemalin, Kryetar i Qeverisė sė pėrkohshme , Vlorė. Leskovik 27 dhjetor l9l2. AQSH F 245-llI/1/1-DpC No. 3 f.1.

34)"T.T. Kryesisė sė Qeverisė Provizore tė Shqipėrisė, AQSH F 245/II-DpC No.3,ff.2-3.

35) Dallimi nė mes tė shqiptarėve myslimanė dhe orthodoksė bėhet sipas parimit grek:"Pas ortodoks Elin"(Cilido orthodoks ėshtė grek), ose parimi: "Pas mi ortodoks antikristos" (Cilido qė nuk ėshtė orthodoks, ėshtė anti-Krisht". Njė qėndrim i tillė solli asgjėsimin e shqiptarėve myslimanė nė Greqi, dhe "helenizimin" e shqiptarėve orthodoksė. Shih: Sh. Delvina, op. cit., f. 97. Ky proces helenizimi ka filluar shumė vite mė parė.." Ēamėt janė njė popull i qetė, jo agresiv, dhe bujqėsor, qė po helenizohen me shpejtėsi" shkruante Sir Vincent Caillard nė Forthnightly Review, April, l885. Cituar nga Henry Baerlein. Southern Albania (Argonaut Inc. Publishers:Chicago : l968) f. 25)

36) Msgr .L.Bumci pėr G.Clemenceau, Kryetar i Konferencės sė Paqes nė Paris. 25 korrik l9l9. AQSH F 251/79- DpC No.49, ff.93-94.

37) Hurshit Osmani, Selanik, pėr Ministrinė e Shqipėrisė, Athinė, 24 prill l924. AQSH F 251/79- DpC No.l49, f.265.

38) Extrait des Recueil des Actes de la Conference deLausanne. I-re serie. Vol. I, P.604. Shih : DoC No.45 (Janar l923) f. 90.

39) Legata Shqiptare nė Athinė pėr MPJ Tiranė. AQSH F 251/203- DoC No.97, 24 nėntor l923, ff. l56-l59.

40) Vendim i Kėshillit tė Ministrave, Tiranė No. 48, 29 nėntor l923. AQSH F 251/203-DpC No. 99, ff.l62-l63.

41) B.Blinishti, Gjenevė, pėr A.Zogu, Kryetar i Kėshillit tė Ministrave, Tiranė Nr. XA/2. 2 janar l924, AQSH F 251/8l-DpC No.ll4, ff. 205-206.

42) Nr. B, XVI.920/36. 5 janar l924 AQSH F 251/203-DpC No.ll5, ff. 207-208.

43) Nr. B. XVI/l , l3 mars l924. AQSH F 251/D8l- DpC No.l33, ff.246-247.

44) Mehdi Frashėri pėr MPJ Tiranė, 21 .I. l924. AQSH F 251/79- DpC No.l22,ff. 226-27.

45) Mithat Frasheri, pėr MPJ Tiranė No.l5 dhjetor l924. AQSH F. 251/79- DpC No. 215, ff. 406-07.

46) M.Frashėri, Athinė pėr Eric Colban, Drejtor i Seksionit pėr Pakicat, LeK. Gjenevė, l8 gusht l925. AQSH F 251/ l3l/l - DpC No.240, ff. 443-44.

47) Vendim i Mbledhjes sė Pėrgjithshme tė Komisionit Mikst,Athinė. l4 mars l924. AQSH F 251/81- DpC No.l34, f. 247.

48) Zyra Shqiptare e Shtypit, Tiranė pėr Agjensitė e Huaja,Tiranė. Nr. B.XVI.2214, 25 korrik l924. AQSH F 251/80-DpC No.l73, ff. 318-320.

49) Pėr hollėsi mė tė gjera shih: Journal Officiel de la S.d.N., Septembre l925, ff. ll8 e vazhdon, dhe Novembre l925, ff l682-83.

50) Tiranė ,shtator l924. AQSH F.251./80.- DpC ,No. 200, ff. 379-81

51) Margėllėē, 30 tetor l924. AQSH F251/212, DpC.No 205,f.f. 388-390

52) Pera 22 nėntor l924. AQSH F 251/82- DpC. No. 208-.ff. 394-95

53) Nr. 115, (Athinė) 29

54) Nr. 742, Athinė, l2 qershor l925, AQSH F.25l/l3l- DpC.No.234, ff.432-33.

55) Nr. 751 bis Res. 2 Athinė, l7 qershor l925. AQSH F.251/l30- DpC.236, ff. 437-38

56) Telegram, (Tiranė) l6 nėntor l925. AQSH F. 251/l31-2 - DpC. No.249, ff. 457-58

57) Nr. 23, <‘Tepre importente', Athinė, 5 janar l926. AQSH F 251/ll9- DpC. No/ 256. ff. 465-66

58) Athinė, l3 shkurt l926 AQSH F 251/ll9- DpC 265, ff. 507-08.

59) Athinė, l9 shkurt l926. AQSH F 251/ll9- DpC No. 267, ff. 510-11

60) Nr. 601,Athinė, 22 mars l926. AQSH F 251/ll9 - DpC 273 , ff.5l8-19

61) Nr.32/IV Rez. Korfuz, 28 dhjetor l927 AQSH F 251/l30- DpC No.290, ff. 540-42

62) (Tiranė l mars l928) AQSH F 251/40- DpC 297, ff. 664-66.

63) Fletorja Zyrtare, l9 shtator l931, No. 63, f. l.

64) 9 korrik l933. AQSH F 251/55 - DpC. No. 327 ff. 636-37. (Ligji grek Nr . 735, datė l5 qershor 1933)

65) Nr. A. l63 Janinė 9 gusht l933. AQSH F 251/l79- DpC. Nr. 328, ff. 637-38

66) Filat l0 dhjetor l934. AQSH F. 251/l43- DpC. No.336, ff. 648-650.

67) Ibidem

68) Nr. 129 Rezervate, Janinė, 20 maj l936, AQSHF 251/l64- DpC 351, ff.669-671

69) N. l70/4 Res. (Zyrės sekrete) Gjirokastėr, 25 maj l936. AQSH F. 25l/264,- DpC. No. 352, f. 672.

70) Nr. 601, Tiranė, l3 qershor l936. AQSH, F 251/ l64,-DpC.Nr. 353, f. 673

71) Nr. 165 Tiranė, 24 nėntor l936. AQSH F 251/l64- DpC.Nr. 356, ff. 676-681.

72) Nr. 19 Rez. Janinė, 28 qershor l938, AQSH F 251/l06- DpC. Nr. 325. ff. 709-11.

73) Nr.1/V Rez. Janinė, 27 shkurt l939. AQSH F 151/l25- DpC Nr. 391, f. 716.

74) B.P. Papadakis. Histoire Diplomatique de la Question Nord-Epirote (l912-l957), (Athenes: Impr. J.Alevropoulos, l958) f. 159

75) Ambassador MacVeagh Reports, Greece, l933-l947. Redaktuar nga John.O Iatrides. (Princeton University Press: Princeton, New Jersey, l980) f. l0 (Tani e mbrapa :MacVeagh Reports)

76) MacVeagh Reports f. 94.

77) R.Pobrati "Thellohen pasojat e shpėrnguljes ēame" Republika (Tiranė) l4 gusht l994, f. 3 "Diskriminimi u shtri edhe nė fushėn fetare. Kleri mysliman, myftinjtė, nuk zgjidheshin nga populli, nė bazė tė njė marrėveshjeje qė ishte bėrė nė mes tė Turqisė dhe Greqisė nė vitin l913 (1914? ) por caktoheshin nga autoritetet greke nė bazė tė preferencave tė tyre". (R.Pobrati) Kėto "preferenca" ishin elemente qė nxitnin shqiptarėt tė emigrojnė nė Turqi.

78) idem.f. 3

79) Nr. 289- Rez. Janinė, 21 dhjetor l936, AQSH F 251/l08 - DpC. Nr. 358, f. 682

80) Nr. 129 Rezervate, Janinė, 20 maj l936. AQSH F. 251-l64/ DpC.351, ff.669-671. (Theksi im. SR)

81) MacVeagh Reports 6 mars l939. f. l56

82) Idem, l7 prill l939, f. l58

83) The New York Times (New York), 9 prill l939, f. 4A

84) Nuchi Kotte. L'Albanie et la Question des Frontieres en Grece (these de doctorat) (Paris:Lavergne,Imp., l946) f. l67, shėnim l.

85) Livre Blanc Hellenique, No. 89, p. 63. Cituar nė Nuchi Kotte, ibidem. shėnim l .

86) Bernd J. Fischer. Albania at War, l939-l945 ( l999).(W.Lafayette: Purdue University Press, l999) f.43

87) idem, f. 488)MacVeagh Papersl3 gusht l940, f. 213.

89) idem, f. 214.

90) MacVeagh Papers( 22 gusht l940) f. 217. (Theksi im, S.R.)

91) idem. Thonjėzat pėr "Qeveria Shqiptare" janė nė origjinal.

92) Ibidem. F. 218 (Theksi im.S.R.)

93) Ibidem, f. 219.

94) Sipas raporteve greke, ēamėt " ishin tė kėnaqur me kujdesin atėror tė rregjimit grek." B.J.Fischer, op. cit., f. 74. Studjues amerikanė janė tė mendimit, se nė pėrgjithėsi, trajtimi i ēamėve nė Greqi ka qenė "pėr t'u vajtuar" (deplorable). Shih: Robert Lee Wolf. The Balkans in Our Times ( Norton:New York, l967) f. l48 (Theksi im.SR)

95) Dekreti Mbretėror No. l94, Fletorja Zyrtare No. 93, l0 qershor l940, f.l47..

96) J.Fischer. op. cit., f. 27 (Theksi im.SR)

Ditari i Conte Ciano-s,l935-l943, ff.64-65. Cituar nga B.J.Fischer, op. cit. f27 "Pėrjashtimet" janė Xhafer Ypi, ish kryeministėr, dhe Kryepeshkopi orthodox i Shqipėrisė,Visarion.

97) WO 208/62 War Office Report on Albania, Armed Forces. Shih nė: B.J.Fischer, op. cit. f. f.78. Gjithashtu: MacVeagh Reports l9 nėntor l940, f. 251

98) B.J.Fischer, op. cit., f. 79

99) Idem, f. 82

100) Miranda Vickers, The Albanians, A Modern History (London: I.B. Taurus, l997) f. l4l, Note l (PRO.F.O. 371/37144, XC l96634, 27/IX/43)

101) FO 371/29712 R 442/149/90 Athens, Palairet, 21 December l940. Shih: B.J.Fischer, op. cit., f 80.

102) Mac Veagh Reports, datė l9 nėntor l940, f. 25l.

103) Letra datė 22 nėntor l940. Pėr hollėsi mė tė mėdha shih: Hitler e Mussolini: Lettere e Documenti (Milano: Rizzoli, l946) ff. ll-l9; gjithashtu <: Ditaret e Conte Ciano-s.

104) N. Kotte. op. cit. f. l69, shėnim 2

105) A. Kotini, op. cit., f. 326

106) MacVeagh Reports20 dhjetor l940, f. 265. Shėnim: "Zyrtari" tė cilit i referohet Ambasadori amerikan, duhet tė ketė qenė Frederik Nosi, me ndėrmjetėsinė e Laird Archer, kryetar i Near East Foundation

107) N. Kotte. op. cit. ff l78-79

108) MacVeagh Reports, 29 dhjetor l940,

109) Idem, f. 109

110) Yannis G, Sarras. Historia e Trevės sė Gumenicės (Athinė, l985), f. 604. Cituar nga A.Kotini, op.cit.

111) Idem, f. 605

112) Fletorja "Ēamėria" (Tiranė) l5-l6 tetor l99l, f.1

113) B.J.Fischer, op. cit., f. 83. (Theksi im. S.R)

114) B.J.Fischer, op. cit., f 169

115) Mark Mazower. Inside Hitler's Greece. The Experience of Occupation, l94l-44 (Yale University Press: New Haven,London, 1993) f. 323

116) Idem, f. 329-30.

117) F.O.Files, London,UK.,371/43674, R. 224/9 Biographical notes on ‘General Zervas' 2 jan.l944, f. l42. Shih: M.Mazower, op.cit., f. 330

"Me fillimin e luftės civile, dokumentet gjermane nuk lėnė asnjė dyshim se Zervas ka bėrė njė armėpushim tė fshehtė pėr disa muaj tė cilin e ka gjykuar, krejtėsisht nė mėnyrė tė gabuar, se nuk ishte nė kundėrshtim me detyrimet e tij kundrejt Aleatėve." C.M.Woodhouse. The Struggle for Greece, l941-44. (Hart-Davis, MacGibbon: London, l976) f. 59

118) Mac Veagh Reports, 25 maj l944f. 527

119) MacVeagh Reports f. 529

120) C.W.Woodhouse."The Revolution in Its Historical Context" nė Greece Under Military Rule, R.Clogg and G.Yannopoulos Eds. (Basic Books Inc. Publ.: New York, l972), f. Shih edhe: "pothuajse asnjė nacionalist grek kishte filluar rezistencėn, me pėrjashtim tė Zervas qė e bėri me nxitjen e britanikėve." C.W.Woodhouse. The Struggle for Greece,l941-l949.

121) Dr.Beqir Meta."Ēėshtja ēame" nė Rilindja, 4.nėntor l995, f.6

122) MacVeagh Reports ff 613-14

123) Idem, f. 533.

124) MacVeagh Reports September ll, l944. Iatrides, f. 597

125) K.D.Kentrotis. "Die Frage des muslimanischen Tchamen," Balkan Studies (l992) f. 293

"Nė Epir, Zervas e pėrfundoi problemin e ēamėve nė njė mėnyrė drastike, sepse mjaft nga ata kishin bashkėpunuar me okupatorin. Ai i hodhi jashtė Greqisė me forcė dhe i dėrgoi nė Shqipėri." C.W.Woodhouse. The Struggle for Greece, f. 101

126) M.Mazower, op. cit., f. 374. Kėtu duhet shtuar se nė asnjė vend nuk zihen me gojė shqiptarėt e Ēamėrisė si bashkėpunėtorė tė gjermanėve, ose si dėmtues tė popullsisė lokale greke.

127) A.Shehu. "Tragjedia ēame" Rilindja (Svicer) 4 korrik l994, f. l3

128) M.Mazower, op. cit., f. l33

129) MacVeagh Papers, f. 394 dhe 5l3.

130) Idem, f. 513 dhe 5l9. "Gjenerali (britanik) Scobienuk s'do tė lejojė asnjė perpjekje, nga cilado njėsi ushtarake qoftė ne komandėn e tij tė marrė ligjin nė duart e tyre." (Shėnim No. l4)

131) Ibidem. p. 709

132) B.J.Fischer, op. cit., f. 81. "Qartazi, grekėt ishin shumė tė kujdesshėm qė shqiptarėt jo-grekė tė mos kishin tė bėnin fare me perzėnien e italianėve nga Shqipėria e Jugut. Ndoshta, grekėt ishin tepėr tė shqetėsuar pėr efektet politike afat-gjatė, qė mund tė shfrytėzonin konsideratat ushtarake (pjesėmarrjes shqiptare) tė periudhės sė luftės."

133) H. Minga. "Ēamėria. Ndihmesa nė Luftėn Anti-fashiste" KUMTESĖ, nė Ēamėria 24 janar l995, f.6.

134) Dok. gjerman . Dos J-47, T 314, bob.1458, No.dok. 59644/4. Poza 000462/sek. Shih: H. Minga. op. cit.p. 6

135) Sh. Delvina. E Vėrteta mbi Epirin, f. 57

136) Dok. Gjerman, T 314, bob. 673, No. 59643/8 poza 000265. Shih: H.Minga, op. cit., f. 6

137) M.Mazower, op. cit. f. 472

138) Dok.gjerman. D J-63- T 501-258,poza 000503. Shih: H.Minga. op.cit. p.6

139) Dok. gjerman T 314-1458. Shih: A.Kotini. op. cit. f. 173

140) Dok. gjerman 000 461 (Mikrofilm) Feldkomandatura No. l032. Shih A.Kotini.op. cit. f.l74

141) Dok. gjerman. 000 462 (Mikrofilm) 27 shkurt l944. Shih: A.Kotini. op.cit.f.l75. Dokumenti ėshtė firmuar nga Majori von Stort. Komanda Eprore e Greqisė.

142)"Gjenerali Zervas jo vetėm qė largoi bashkėpunėtorėt nazistė nga Ēamėria siē kishte kėrkuar, por ai e spastroi atė mė vonė nga banorėt shqiptarė me njė zell dhe metoda tė tilla qė vetėm ballkanasit mund t'i kuptojnė." (C.M.Woodhouse) Cituar nga Sokol Shameti. "Ēamėt, refugjatėt e fundit tė luftės,"Illyria (New York).#991, 15-18 shtator 2000, f.22.

143) Sh. Delvina. op. cit., f. 72

144) A. Kotini. op. cit., f. 13

145) A.Shehu. "Tragjedia ēame" Rilindja, (Svicer) 6 korrik l994, f. 12

146) William H.McNeill. The Greek Dilemma-War and Aftermath (London, l947) f. 201

147) "Epiri. Vendi, universalizmi grek dhe nacionalizmi shqiptar. Athinė, l992. Cituar nga Sh. Delvina. op. cit. ff. 72-73. Shėnim: Autori amerikan, Edgar O' Balance sqaron: "Koloneli Zervas sulmoi ēamėt, njė pakicė myslimane nė Greqi, e cila ishte e nxitur dhe e armatosur qė tė ndiqte guerrilat greke nė Epir. Ata nuk treguan ndonjė agresivitet ose entuziazėm pėr luftė, por krijuan mė shumė njė efekt irritues. Zervas i dėboi ata nga zona e Epirit, dhe ēamėt gjetėn strehim pertej kufirit nė Shqipėri." The Greek Civil War, l944-l949 (F.A. Praeger: New York, Washington, l966) f. 76 (Theksi im.S.R.)

148) "Nga Tregimet e 75 vjeēares Myrvete Shehu." Illyria,(New York) # 971, l5-l8 shtator 2000, f. 23

149) Dėshmi nga Behije Memko (Rexhepi) Shih: A. Kotini , op. cit. f.l5l.

150) Foreign Relations of the United States (FRUS) l944, v. III, Albania, f 285. Tel. Acting Secretary Stettinius to Mr. A.C.Kirk, Komanda Aleate e Mesdheut.

151) FRUS, v. VIII, Albania, f. 320. (Theksi im. SR)

152) Idem, Note 23.

153) P. Kalaja. "Pjesėmarrja aktive e Shqiptarėve tė Ēamėrisė" Rilindja, (Svicer) 8 maj l995, f. 10.

154) A. Kotini, op. cit. f.

155) P.Kalaja, op. cit., f. 10. (Shėnim: Unė kam pase fatin e mirė (ose tė keq) tė takoj Z. Rexhe Plaku nė kampet e punės sė detyruar komuniste gjatė viteve l954-55, dhe kam zhvilluar bisedime mjaft interesante me kėtė burrė tė fortė, zakonisht tė heshtur, dhe dinjitoz qė vuante burgimin e rėndė pėr akuza tė pathemelta vetėm, sepse nuk pranonte vijėn politike tė Qeverisė komuniste tė Tiranės, dhe e thonte haptazi dhe pa frikė. Ēamėria pėr Z. Plaku ishte njė plagė e hapur dhe e thellė. Ai vuante gjithashtu edhe nga kompleksi i "fajit" dhe pyeste veten vazhdimisht nėse kishte bėrė mjaft pėr tė. Sami Repishti)

156) FRUS , l945, v. II, Greece, f. 1061 (1)

157) R.Pobrati. nė Republika (Tiranė) 15

158) M.Mazower, op.cit. f. 375-376.(Theksi im. S.R.) Sir R. Leeper, ambasadori britanik nė Athinė, ėshtė tronditur nga njė trajtim i tillė, dhe nė njė rast tė veēantė ka deklaruar:' padyshim edhe kur individėt punuan mirė pėr kauzėn aleate, ata megjithatė u akuzuan pėr krime kundėr kodit penal grek'" M.Mazower, idem, f. 375. Me marrėveshjen e Caserta-s (Itali) te 26 shtatorit l944, "Batalionet e Sigurimit" u denoncuan si ‘vegla tė okupatorit' dhe do tė trajtoheshin si "formacione (ushtarake) armiqėsore" dhe prandaj duhej tė "dorėzoheshin "pranė autoriteteve tė Qeverisė sė re nė Athinė. Megjithatė, ata nuk u dėnuan nga ‘gjykatat kompetente' greke. Pėrkundrazi, veprimtaria e tyre ‘ u rishqyrtua sa pėr tė thėnė', para se tė ripunėsoheshin nė Rojėn Kombėtare (National Guard), dhe nė vitet l967-74 atyre iu njoh e drejta e pensionit, nga qeveria pro-fashiste e diktaturės sė kolonelėve.'

Nga fundi i vitit l945, janė dėnuar nga "gjyqet kompetente' greke dhjetė herė mė shumė "andartė' (luftėtarė tė ELAS-it) si bashkėpunėtorė tė fashizmit. Vetėm vitet e fundit, ish-luftėtarėt anti-fashistė janė njohur zyrtarisht nga ‘shteti'. Pėr hollėsi mė tė gjėra lexo: M.Mazower, op. cit., ff. 355-377.

159) K.D. Kentrotis, op. cit . f 294

160) M.Vickers, op. cit., f. 208. "Problemi i pronave (ēame ) nė Greqi ėshtė paraqitur para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė (ICJ) nga qeveria shqiptare, me qėllim qė tė sigurohet njė lloj kompensimi pėr ish-pronarėt ēamė, por pa ndonjė rezultat."

Nė njė intervistė me gazetarėt nė Tiranė, kryeministri grek Mitsotakis deklaroi se "ēamėt mund t'i shpėrblejmė pėr pronat e tyre, por ata i kemi pėrzėnė si bashkėpunėtorė tė gjermanėve, e nė bazė tė dokumentave ndėrkombėtareata janė kriminelė lufte" Ndėrsa Zonja Tsuderos, nėn-Ministre e P.tė jashtme tė Greqisė shtoi, " Pėr pasuritė e ēamėve do tė veprohet sipas ligjeve greke, me pėrjashtim tė atyre qė bashkėpunuan me armikunĒamėt ikėn vetė, nuk i dėboi njeri" tha ajo, duke kundėrshtuar kryeministrin e saj. A.Shehu."Tragjedi qė shėnon dy shekuj histori", Rilindja (Svicer) 6 .VII.l994, f. 13.

"Dėbimi me dhunė" ėshtė sot subjekt i sė drejtės ndėrkombėtare dhe konsiderohet i papranueshėm. Si rrjedhim, justifikon "tė drejtėn e kthimit nė atdhe".(Theksi im.S.R.)

161) Ēamėria, Vatra Amtare, Tiranė, 28 mars l99l, f. L


Dr. Zamir Q. Shtylla

Ēamėria dhe Kosova: Paralele rreth shpėrnguljes me dhunė tė shqiptarėve.

Ky shkrim ėshtė njė paraqitje e shkurtėr e rrjedhave historike dhe, nė pėrgjithėsi, njė vėshtrim paralel i politikave antishqiptare tė shpėrnguljeve me dhunė nė Ēamėri e nė Kosovė. Megjithė dallimet e natyrshme tė zbatimit tė shpėrnguljeve, dallime qė lidhen me pėrmasat e dėbimeve e tė territoreve qė ato perfshijnė, tė shtrirjes sė tyre nė kohė dhe tė pasojave nė secilėn trevė, qėllimet e ideimit dhe tė realizimit nga qeveritė greke e serbe tė dėbimeve masive tė shqiptarėve nga Ēamėria e Kosova kanė qenė tė njėjta.

1. Platformat e shpėrnguljeve: "Megali Idea" dhe "Nacertanja".

Janė dy platforma bazė tė politikės nacionaliste shtetėrore, njėra greke dhe tjetra serbe, tė njė viti, 1844. Nė lidhje me trojet

Me mbėshtetjen e hapur tė Rusisė, Serbia nisi e para zbatimin e Nacertanjes. Me 1877-1878 ushtria serbe pushtoi Prokuplėn (rajoni i ish Sanxhakut tė Nishit) dhe masakroi e shpėrnguli prej andej dhjetėra mijė shqiptarė. (Historianė serbė pohojnė pėr 30.000 veta, ndėrsa burimet britanike e osmane informojnė pėr 90.000-100.000 dhe 300.000 tė dėbuar). Kjo ishte vala e parė e madhe e dėbimit tė shqiptarėve nga tokat e shtėpitė e tyre. Politika serbe e shpėrnguljes me dhunė vazhdoi mė pas gjatė gjithė shek. XX, duke qenė po aq agresive si nė fillim dhe pothuajse gjithėpėrfshirėse.

Zbatimi i "Megali Idesė" nė drejtim tė trevave me popullsi shqiptare filloi tė realizohej nė gjysmėn e parė tė shek. XX. Mė 1912 Greqia pushtoi krahina me popullsi shqiptare, pėrfshirė Ēamėrinė, dhe i shpėrnguli me dhunė shqiptarėt e besimit mysliman nė dy kohė. Njė pjesė gjatė dhe menjėherė pas nėnshkrimit tė Traktatit tė Lozanės (1923) dhe pjesėn tjetėr nė vitet 1944-1945. Mund tė pohohet se, politika serbe e shpėrnguljes sė shqiptarėve nga Kosova nuk mundi tė sendėrtonte synimet e saj, megjithė kohėzgjatjen prej afro njė shekull e gjysėm dhe hartimin e pėrpunimin e disa varianteve nga mbretėrorėt dhe komunistėt.

Pėrkundrazi dhe pėr fat tė keq zbatimi i "Megali Idesė" nė Ēamėri sot quhet punė e kryer.

2. Pėrmasat e shpėrnguljeve.

Nė fund tė shek. XX. janė bėrė tė njohura pėr publikun tė dhėna zyrtare vetėm pėr etapėn e fundit tė dėbimeve masive nga Kosova, qė ėshtė njėkohėsisht shpėrngulja numerikisht mė e madhe me dhunė e shqiptarėve. Regjistrimet, qė janė kryer nė vendet ku kanė mbėrritur tė dėbuarit, kanė qenė tė orientuara nga organizma ndėrkombėtare, kryesisht tė OKB-sė.

Ato janė bėrė nė Shqipėri e nė Maqedoni nė kuadėr tė procesit tė ndėrrmarė nga Komuniteti Ndėrkombėtar pėr ndihmėn ndaj tė shpėrngulurve dhe rikthimin e mundshėm tė tyre. Deri nė fillimin e majit 1999 numri i shqiptarėve tė dėbuar arriti nė 730.000, prej tė cilėve 605.000 ishin strehuar pėrkohėsisht nė shtetin shqiptar, nė Maqedoni, Mal tė Zi dhe nė Bosnjė e Hercegovinė, ndėrsa 125.000 nė vende tė ndryshme (Gjermani, Zvicėr, Itali, Britani tė Madhe, SHBA, etj).

Tė gjitha etapat pararendėse tė shpėrnguljeve me dhunė tė shqiptarėve nga Ēamėria dhe Kosova kanė qenė tė pasqyruara pėrafėrsisht ose mangėsisht, njėanshmėrisht ose pasaktėsisht dhe, nė rastin mė tė keq, janė injoruar plotėsisht. Informacionet e rezervuara tė administratave greke apo serbe (jugosllave) kanė qenė dhe vazhdojnė tė jenė tė panjohura, ose pak tė njohura pėr opinion tė gjerė. Edhe nė ndonjė rast kur njė pjesė prej tyre ėshtė publikuar, kjo ka qenė kushtėzuar nga faktorė qė synonin mė shumė bllokimin sesa njohjen e problemit. Ndėrkaq, kanė qenė tė pjesshme, ose kanė munguar tėrėsisht tė dhėnat informuese edhe nga vendet ku kanė mbėrritur tė shpėrngulurit me dhunė. Kjo ėshtė arsyeja qė shifrat e paraqitura nė vijim janė tė pėrafėrta:

2.1. Shifrat e shqiptarėve tė shpėrngulur me dhunė nga Ēamėria mund tė jenė afėrsisht tė njėjta nė tė dy periudhat, ndėrkohė qė njė fiksim mė i besueshėm i tyre ėshtė ai i pas Luftės sė Dytė Botėrore. Kjo lidhet

2.2. Shifra tė shqiptarėve tė shpėrngulur me dhunė nga Kosova janė pasqyruar nė botime shkencore dhe nė paraqitje publike duke filluar qysh nga gjysma e parė e shek.XX. Gjithsesi, tė dhėna mė tė plota janė ato tė pas viteve 70-tė. Sipas kėtyre informacioneve numri i tė shpėrngulurve prej vitit 1913 deri nė vitin 1941, arrin deri nė 250.000 vetė. Periudha e pas Luftės sė Dytė Botėrore pėrfshin dy etapa. Gjatė viteve 1950-1966 tė dhėnat bėjnė tė ditur shifra tė shpėrngulurish shqiptarė qė lėvizin nga 280.000 deri nė 400.000 vetė. Kjo ėshtė njėra etapė dhe ka zgjatur mė shumė se njė dhjetėvjeēar e gjysėm. Tjetra u pėrjetua mė 1999, kur, vetėm nė disa ditė e javė dhunė tė paparė nė fillim tė pranverės, mbi 730.000 kosovarė u dėbuan nga shtėpitė e tokat e tyre, kryesisht drejt kufirit tė shtetit shqiptar dhe atij maqedonas.

3. Hapėsira e vendosjes se shqiptarėve tė shpėrngulur.

Kanė qenė disa rajone, territore e shtete ku janė vendosur shqiptarėt e shpėrngulur nga Ēamėria e Kosova. Megjithatė drejtimet kryesore ishin dy:

Turqia e vende tė botės arabe dhe Shqipėria. Nė shtete tė tjera,

3.1. Duke pėrdorur si preteks pėrkatėsinė fetare myslimane tė shqiptarėve tė shpėrngulur, dėbuesit e orientuan largimin e tyre drejt vendeve tė kėtij religjioni e posaēėrisht drejt Turqisė. Natyrisht kjo nuk mund tė realizohej nėse do tė mungonte miratimi i autoriteteve tė vendit pritės dhe faktet dėshmojnė se miratimi ėshtė dhėnė. Por arsyet e para dhe mė kryesore tė orientimit tė shpėrnguljes sė shqiptarėve nga Ēamėria e Kosova drejt Turqisė lidheshin me shpresėn e dėbuesve pėr asimilimin e shpejtė tė shqiptarėve nė kėtė vend, gjithashtu edhe me garancinė apo besimin se rikthimi i tyre nė vendlindje bėhej i pamundur. Greqia dhe Serbia (Mbretėria Serbo-Kroato-Sllovene), ashtu si Turqia, ishin nenshkruese tė Traktatit tė Lozanės tė vitit 1923, tė cilin, natyrisht jo nė tė njėjtėn mėnyrė e masė, e pėrdorėn si mbėshtetje legale tė dėbimit tė shqiptarėve nga Ēamėria e Kosova. Nuk ishte shumė e vėshtirė pėr autoritetet qeveritare greke pėrfshirja e njė numri prej rreth 20.000 shqiptarėsh ēamė nė masėn e 400.000 myslimanėve qė do tė largoheshin pėr nė Turqi nė shkėmbim tė afro 1.300.000 grekėve qė vinin prej andej. Pėr autoritetet e Beogradit shifrat e shqiptarėve qė mund tė dėboheshin nga Kosova me anė tė traktateve, si ai i Lozanės (serbėt nuk ishin parėsorė nė kėtė nėnshkrim) ishin tė ulėta. Ato bėnė pėrpjekje dhe negociata me Ankaranė derisa arritėn tė nėnshkruajnė nė korrik 1938 njė marrėveshje dypalėshe qė i hapte rrugėn dėbimit tė rreth 400.000 shqiptarėve nga Kosova pėr nė Turqi nė njė periudhė 6-9 vjeēare. Kjo marrėveshje nuk u realizua, sepse nisi Lufta e Dytė Botėrore, por ajo ėshtė marrė nė konsideratė gjatė relatave tė nivelit tė lartė jugosllavo-turk nė fillim tė viteve 50-tė.(Vizita e Presidentit turk Xh.Bajar nė Jugosllavi me 1952, vizita e J.B.Titos nė Turqi me 1954 etj).

Pothuajse tė gjithė shqiptarėt e shpėrngulur nga Ēamėria dhe Kosova drejt territorit tė shtetit turk u ngulėn nė zonat urbane qytetare ku kishte mundėsi mė tė mėdha ambientimi dhe pėrballimi tė jetesės. Megjithėse qeveria turke ishte e interesuar nė popullimin e rajoneve tė thella, kryesisht nė brendėsi tė territorit shtetėror, ajo nuk i pengoi shqiptarėt ēamė e kosovarė tė vendoseshin nė qytete tė pjesės europiane tė Turqisė dhe nė bregdetin e Azisė sė Vogėl.

3.2. Shpėrngulja e shqiptarėve nga Ēamėria e Kosova dhe vendosja e tyre nė territorin e shtetit shqiptar pėrbėnte pėr Greqinė dhe pėr Serbinė (Jugosllavinė) njė zgjidhje tė kushtėzuar e jo pėrfundimtare. Tė dy palėt e vlerėsonin shpėrnguljen e ēamėve dhe kosovarėve nė Shqipėri rezultat tė pjesshėm dhe gjithashtu tė pasigurtė pėr finalizimin e qėllimit. Mirėpo, ndėrsa pėr Beogradin ky lloj drejtimi i shpėrnguljes para vitit 1941 ishte vetėm dytėsor dhe thuajse simbolik deri nė Pleniumin e Brioneve, pėr Greqinė zuri vend parėsor, pikėrisht nė mbarim tė Luftės sė Dytė Botėrore. Duke shfrytėzuar rrethanat e fundit tė luftės dhe duke spekulluar me politikėn ballkanike tė ndjekur prej fuqive fashiste, rrethet mė ekstreme greke ndėrmorėn njė fushatė genocidi masiv ndaj shqiptarėve, qė u finalizua me dėbimin thuajse tė plotė tė shqiptarėve ēamė tė besimit mysliman nga Greqia.

Rajonet brenda kufijve shtetėrore shqiptarė ku u vendosėn kosovarėt e shpėrngulur para vitit 1939 dhe ēamėt e dėbuar pas vitit 1944, ishin pothuajse tė njėjta. Ato ishin zona tė pėrziera, mė shumė fshatare dhe mė pak urbane para vitit 1939, dhe thuajse tėrėsisht afėr qyteteve pas vitit 1944. Mė tė njohurat ishin Durrėsi, Elbasani, Vlora, Lushnja, Fieri, Kruja, Berati.

4. Rrethanat e shpėrnguljeve.

Greqia dhe Serbia i kanė organizuar dhe kryer shpėrnguljet e shqiptarėve ēamė e kosovarė me tė gjitha mėnyrat dhe mjetet qė i kanė vlerėsuar rezultative. Ato kanė zbatuar krahas formave tė kamufluara legale, edhe ato tė dhunshme e tėrėsisht brutale.

4.1. Midis tė dy luftrave botėrore, Greqia dhe Serbia pėrdoren traktatet dy dhe shumė palėshe tė paqes, si edhe marrėveshje tė posaēme pėr tė shpėrngulur shqiptarė nga Ēamėria dhe Kosova. Tė tilla ishin Traktati turko-serb i paqes, i nėnshkruar nė Stamboll mė 1914, Traktati i Lozanės i vitit 1923 qė parashikonte raporte shpėrnguljesh tė ndėrsjellta, kryesisht midis Greqisė e Turqisė por ku, krahas vendeve tė tjera, pėrfshihej edhe Serbia; Marrėveshja

jugosllavo-turke e korrikut 1938, etj. Administratat qeveritare pėrkatėse greke dhe serbe (jugosllave) realizonin funksione tė caktuara pėr tė nxitur shpėrnguljet e sanksionuara sipas traktateve e marrėveshjeve. Ato ishin tė autorizuara tė pėrshpejtonin ēdo procedurė tė nevojshme tė kalimit pa kthim tė kufirit nga shqiptarėt deri edhe nė shkeljen e rregullave formale tė pajisjeve me dokumentat e duhura tė largimit.

4.2. Megjithatė, format brutale ishin kryesoret pėr tė nxitur shpėrnguljen. Shprehja mė tipike e kėtyre metodave e mjeteve dhunuese tė detyrimit pėr t'i dėbuar shqiptarėt nga Ēamėria ishin vrasjet masive tė popullsisė pa dallim moshe dhe gjinie, nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore. Formacione tė rregullta ushtarake dhe njėsi terroriste tė komanduara nga gjenerali Zervas, qė do tė bėhej mė pas ministėr, vėrshuan nė tė gjithė Ēamėrinė, nga gjiri i Artės deri nė kufirin jugor tė Shqipėrisė, nėpėr fshatrat e rrethinave tė Paramithisė, Pargės, Gumenicės e tė tjera. Dėshmitė e tmerrit janė fiksuar nė raporte e informacione tė kohės, tė cilat ende vazhdojnė tė jenė tė shpėrndara e tė pasistemuara. Ato janė nga burime tė ndryshme dhe nuk arrijnė tė tregojnė shifrėn e saktė tė mijėra tė masakruarve. Njėra prej tyre ėshtė ajo e ish anėtarit tė Dhomės sė Ulėt tė Parlamentit tė Britanisė sė Madhe Hutchinson, i cili njoftonte kolegėt e tij nė fund tė vitit 1945 se "rreth 2.500 pjesėtarė tė minoritetit shqiptar nė Greqi janė vrarė nga grekėt dhe 25.000 tė tjerė kanė braktisur shtėpitė e tyreme fillimin e masakrave e tė terrorit pėr tė mos rėnė nė duart e forcave greke"

Dy studiues tė sotėm britanikė vėnė nė dukje se "mė 1944, duke u pėrpjekur tė krijonte njė rajon kufitar etnikisht tė pastėr, qeveria greke shpėrtheu njė fushatė terrori nė Ēamėri, si rezultat i sė cilės rreth 35.000 ēamė u arratisėn nė Shqipėri dhe tė tjerė nė Turqi".

4.3. Treguesi mė tipik i brutalitetit e dhunės sė drejtpėrdrejtė pėr tė nxitur shpėrnguljen nė Kosovė, kryesisht deri nė vitin 1966, por edhe mė pas, kanė qenė tė ashtuquajturat aksione tė mbledhjes sė armėve. Kėto operacione ndėshkimore nė pėrmasa tė mėdha u pėrdorėn gjerėsisht midis dy luftrave botėrore dhe pas viteve 50-tė. Mė tipiku midis tyre, qė u shtri nė tėrė Kosovėn dhe qė shėrbeu si nxitje pėr largimin masiv tė shqiptarėve nė Turqi, ka qenė i ashtuquajturi aksion i mbledhjes sė armėve i dimrit tė viteve 1955-1956. Masakrat dhe vrasjet masive, djegiet, pėrdhunimet e sidomos dėbimet arritėn kulmin nė vitin 1998 e veēanėrisht nė fillim tė vitit 1999, kur mė shumė se gjysma e popullit shqiptar nė Kosovė u detyrua tė shpėrngulej nga vatrat e veta, ndėrkohė qė shifra e tė vrarėve dhe tė zhdukurve nuk dihet edhe sot pas njė viti.

5 Ndėrlidhja e faktorėve fetarė me shpėrnguljet e shqiptarėve.

Nė tė dy shtetet ku ėshtė ideuar dhe zbatuar shpėrngulja me dhunė ndaj shqiptarėve, nė Greqi dhe nė Serbi, institucionet fetare kanė qenė (vazhdojnė tė jenė) shumė tė fuqishme dhe me ndikim pėrgjithėsisht tė madh nė administratat e shteteve pėrkatės. Karakteristikė pėrbėn gjithashtu, fakti qė strukturat kishtare nė tė dy shtetet pothuajse nuk kanė ndonjė dallim thelbėsor nga njėri tek tjetri.

Me konstatimet e mėsipėrme nuk kam pėr qėllim tė krijoj njė tabllo artificiale tė raporteve ballafaquese fetare midis shqiptarėve myslimanė nga njėra anė, dhe grekėve e serbėve ortodoksė nga ana tjetėr. Dhe as tė ndėrlidh, po ashtu artificialisht, konstatimet e mėsipėrme me proceset thuajse shekullore tė shpėrnguljes me dhunė tė shqiptarėve nga Ēamėria e Kosova. Pėr shqiptarėt, nė pergjithėsi, kanė qenė dhe vazhdojnė tė mbeten tė huaja kundėrvėniet fetare, ēka e dėshmon mirė fakti i bashkėjetesės normale tė disa besimeve, tė cilave ata u pėrkasin, pėrfshirė edhe atė ortodoks. Megjithatė mendoj se nė Greqi dhe nė Serbi ka patur manipulime tė ngarkesave fetare qė kanė ndikuar nė ndėrmarrjet ndaj shqiptarėve myslimanė, qė do tė thotė edhe nė shpėrnguljet nga shteti pėrkatės. Pėr ta konkretizuar pohimin po pėrmend pak fakte qė lidhen drejtpėrdrejt, ose ndryshe me problemin nė shtjellim.

5.1. Kryeministri i parė grek qė ka vizituar Tiranėn ka qenė Konstandin Micotaqis, kryetar i dikurshėm i "Demokracisė sė Re". Zoti Micotaqis ka qenė gjithashtu, i pari kryeministėr nga njė vend anėtar i Bashkimit Europian qė vizitonte Shqipėrinė nė

Nė kontekstin e mėsipėrm vendimi europian i 14 majit 2000, qė mori qeveria e kryeministrit Kosta Simitis pėr tė shkėputur, qoftė edhe formalisht, raportet e shtetit tė qytetarėve me ato tė qytetarit fetar nė Greqi, pėrbėn njė ndryshim tė madh nė krahasim me kohėn kur shqiptarėt myslimanė dėboheshin nga Ēamėria vetėm pse kishin tė ndryshme nga bashkėshtetasit kombėsinė

5.2 Nė Serbi Patriarku i Kishės Ortodokse ka qenė nė tė njėjtėn radhė me autoritetet qeveritare kur, me masa administrative, pėrgatitej hapur masakrimi dhe shpėrngulja e ardhshme e shqiptarėve tė Kosovės. Krerėt mė tė lartė tė Kishės Ortodokse Serbe kishin qenė, gjithashtu, nxitės e mbėshtetės tė ideve dhe tė programit tė Akademisė Serbe tė Shkencave e Arteve pėr tė rivėnė nė vend atė qė nė fund tė viteve 80-tė u quajt "nderi i nėpėrkėmbur serb". Kisha Ortodokse Serbe dhe drejtuesit e saj e mbėshtetėn me gjakftohtėsi procesin brutal tė vrasjeve dhe varrimeve masive tė fėmijve, grave e pleqve, tė pėrdhunimeve sistematike e tė shpėrnguljeve tėrėsore qė ushtria dhe njėsitė terroriste i kryen nė Kosovė mė 1998 e sidomos nė vitin 1999. Edhe kur Komuniteti Ndėrkombėtar ndėrhyri me vendosmėri, mė nė fund, pėr ndalimin e genocidit ndaj shqiptarėve nė Kosovė, Kisha Ortodokse Serbe dhe krerėt e saj nuk arritėn tė shkėputeshin nga mentalitetet e rrėnjosura nacionaliste dhe, mė sė paku, nuk kėrkuan falje publike pėr rrėnimet e shkaktuara nga pushteti serb nė Kosove. Pėr fat tė keq, ende sot dhe thuajse nė tėrėsi, Kisha Ortodokse Serbe vazhdon tė jetė jashtė vlerave e funksioneve qė kanė themeluar dhe udhėheqin nė pėrgjithėsi institucionet fetare, pavarėsisht nga emėrtimet e tyre.

6 Pasojat e shpėrnguljeve me dhunė

Pasojat qė kanė shkaktuar shpėrnguljet me dhunė tek shqiptarėt e Ēamėrisė dhe tė Kosovės nė disa drejtimejanė tė njėjta e nė shumė tė tjera ndryshojnė.

*Shpėrnguljet kanė shkėputur nga shtėpitė e tokat e tyre dhjetėra e qindra mijė shqiptarė tė Kosovės e Ēamėrisė dhe i kanė lėshuar nė treva tė tjera, kryesisht tė huaja.

* Shpėrnguljet me dhunė, ashtu si nė tėrėsi politika antishqiptare, kanė thelluar sė tepėrmi hendekun e marrėdhėnieve ndėrnacionale, pasojat e tė cilit janė shumė tė dukshme edhe sot, nė Kosovė sidomos.

* Nė Kosovė, megjithė intesitetin e dhunės, vijimėsinė rreth njė shekull e gjysėm, numrin e madh prej afro 1 milion tė dėbuar tė pakthyer, shpėrnguljet nuk arritėn tė pėrmbushin qėllimin e ideatorėve dhe zbatuesve tė tyre. Nė Kosovė shqiptarėt pėrbėjnė mbi 90% tė popullsisė.

* Nė Ēamėri, pėr shkak tė numrit relativisht tė kufizuar tė shqiptarėve (nė krahasim me Kosovėn), pėr shkak tė brutalitetit tė skajshėm tė dėbuesve, pėr shkak tė rrethanave tė pafavorshme qė lidheshin me gjendjen e shtetit shqiptar dhe qėndrimin indiferent tė Komunitetit Ndėrkombėtar, shpėrnguljet e realizuan qėllimin e ideatorėve dhe zbatuesve tė tyre.

Aktualisht nė Ēamėri nuk bėhet fjalė pėr ekzistencėn e shqiptarėve vendas me pėrjashtim tė ndonjė numri tė pakėt tė konvertuar nė fenė ortodokse dhe qė nuk mund a deklarojė kombėsinė.

***

<Ėshtė vėshtirė tė gjesh sot libra historie, enciklopedi apo botime tė tjera tė kėsaj natyre, me pėrjashtim tė numrit relativisht tė kufizuar tė botimeve shqipe, ku tė pasqyrohet e vėrteta historike e tragjedisė shpėrngulėse tė shqiptarėve ēamė. Kėtu nuk ėshtė fjala vetėm pėr botime tė origjinės greke, nė ēdo gjuhė, por edhe pėr publikime tė mirėnjohura anė e kėnd, tė tilla si Enciklopedia Britanike apo Informatori i Biblotekės sė Kongresit tė SHBA. Mund tė ketė

Pas kėsaj, are lehtė, gjithshka i mbetet harresės dhe shmangies, dashur pa dashur, nga detyrimet e njohura ndėrkombėtarisht tė tė drejtave legjitime tė popujve apo individėve, nė rastin tonė tė tė drejtave tė shqiptarėve tė shpėrngulur ēamė, tani ende tė mohuara.

Njėra prej tyre ėshtė ajo e pronave dhe e pasurive tė tyre private nė vendin e tė parėve, nė Ēamėri. Pikėrisht pėr tė ndikuar nė fillim sadopak e shkallė-shkallė mė tej, nė mbushjen e zbrazėsive pėr Ēamėrinė, do tė duhej tė organizohej mė mirė gjurmimi dhe publikimi i tė dhėnave dokumentare, si ai kryer mė 1999, nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave, posaēėrisht nė anglisht. Do tė duhej gjithashtu tė shtoheshin kėrkimet shkencore dhe botimet nė gjuhė tė huaja tė studimeve historike, letrare, folklorike e tė ēdo gjinie tjetėr. Pa lėnė mėnjanė publikun shqiptar, pėr to ka nevojė mė shumė auditori i huaj i interesuar dhe, posaēėrisht, rrethet akademike, politike e diplomatike.

Putney, 14 Qershor 2000

(Kjo kumtesė ėshtė mbajtur nė Seminarin e Parė Kulturor "Mbi Ēamėrinė" tė organizuar nga "The Albanian American Cultural Foundation" dhe "The Kosova Relief Fund, USA, Inc." nė "Fordham University", Bronx, New York, USA mė 17 Qershor 2000).


Agron Alibali, LL.M.
Shkolla e Drejtėsisė e Universitetit tė Harvardit

Administrimi Italian nė Ēamėri nė vitin 1917

1 Hyrje

Trupat italiane filluan marshimin drejt Ēamėrisė dhe Janinės nė fillim tė qershorit 1917.1) Mė 8 qershor 1917, komandanti i trupave tė pushtimit, koloneli Delli Ponti, shpalli zyrtarisht para popullit tė Janinės "pushtimin pėr arsye ushtarake tė qytetit" duke deklaruar se "trupat italiane do tė respektojnė dhe garantojnė personin, pasurinė dhe besimin tuaj fetar"2) Meqenėse njėsitė ushtarake italiane tė vendosura nė jug tė kufirit tė Londrės tė vitit 1913 ndodheshin nė pėrbėrje tė Korparmatės sė XVI tė ushtrisė italiane, komandanti i saj Gjenerali Giacinto Ferrero me seli nė Gjirokastėr, lėshoi edhe ky njė proklamatė drejtuar popullit tė Ēamėrisė dhe Janinės, mė 20 qershor 1917, ku deklaronte se "trupat tona vijnė tek ju si miq, dhe pra ata do tė respektojnė nė maksimum fenė, zakonet, gjuhėn, dhe funksionimin e shkollave tuaja Ato do tė mbrojnė sigurinė dhe rendin tuaj dhe tė vendit tuaj kundėr kujtdoqoftė qė do tė pėrpiqej qė tė kėrcėnonte mirėqenien, interesat dhe pronėn tuaj."3)

Hyrja e trupave ushtarake italiane nė Ēamėri, edhe pse u paraqit pėr qėllime thjesht ushtarake - si masė mbrojtėse pėr krahun jugor tė trupave italo-franceze nė Ballkan ndaj kėrcėnimeve qė mund tė vinin nga paqėndrueshmėria e gjendjes politiko-ushtarake nė Greqi4) dhe nga prania e trupave austro-hungareze nė Shqipėrinė Mesme dhe tė Veriut - pėrsėri pėrmbante njė ngarkesė tė theksuar politike dhe diplomatike qė mund tė sillte nė ripėrcaktimin e kufirit jugor tė Shqipėrisė, duke pėrfshirė edhe territorin e Ēamėrisė. Kjo mbėshtetet deri diku nga nga fakti se ndėrhyrja italiane nė Janinė dhe Ēamėri pėrkonte nė kohė me Deklaratėn e famshme tė Gjeneralit Ferrero tė datės 3 qershor 1917 nė Gjirokastėr, ku shpallej solemnisht "bashkimi dhe pavarėsia e gjithė Shqipėrisė nėn kujdesin dhe mbrojtjen e Mbretėrisė sė Italisė."5)

Ndėrhyrja ushtarake italiane nė Ēamėri u krye me shpejtėsi dhe nė rrugė paqėsore. Trupat greke u tėrhoqėn pa kurrfarė qėndrese. Sėbashku me ta u larguan edhe funksionarėt civilė tė administratės sė Athinės,6) tė cilėt nuk harruan tė tėrheqin me vete edhe tė gjithė dokumentacionin dhe arkivat e administratės.7) Duhet theksuar se kjo zbrazėti e vėshtirėsoi edhe mė shumė punėn e administratės italiane, e cila duhej tė fillonte gjithshka nga e para.

Zona e ndėrhyrjes italiane pėrfshinte njė sipėrfaqe prej rreth 10,000 km katrorė. Ajo kufizohej nė perėndim me Detin Jon nė vijėn prej Kepit tė Stillos, deri nė grykėderdhjen e lumit tė Gliqerisė (tė quajtur edhe Fanariot ose Akeron(8), nė lindje nga malet e Pindit, nė jug nga rrjedha e lumit Fanariot, gryka e Kėnetės dhe Pėrroi i Meēovės, kurse nė veri nga kufiri i caktuar nė Konferencėn e Londrės mė 1913. Kjo zonė, sipas burimeve italiane, banohej nga njė popullsi prej rreth 200,000 vetėsh, prej tė cilėve "60,000 banorė tė pjesės perėndimore ishin nė shumicėn dėrrmuese tė kombėsisė shqiptare", nė lindje kishte rreth 40,000 banorė me shumicė tė kombėsisė arumune, dhe nė pjesėn qendrore rreth 100,000 njerėz, ose gjysma, qė nė pjesėn mė tė madhe autori i konsideronte me termin e paqartė si "greko-epirotė".(9)

Ėshtė pėr t'u theksuar se Ēamėria dhe Janina gjatė kėsaj periudhe u var nga pikėpamja ushtarake si dhe civile administrative nga Gjirokastra, nė dallim prej traditės sė vendosur nga sundimi i Ali Pashė Tepelenės. Nė njėfarė mase, kjo kujtonte epėrsinė e Gjirokastrės si kryeqendėr e Shqipėrisė sė Poshtme, sidomos gjatė periudhės sė princėrve arbnorė tė derės gjirokastrite tė Zenebishėve10).

2. Gjendja e pėrgjithshme nė Shqipėrinė e Poshtme para ndėrhyrjes italiane nė Ēamėri.

Sikurse u pėrmend mė lart, Shqipėria nė fillim tė vitit 1917 ishte nėn administrimin ushtarak tė shteteve ndėrluftuese nė Luftėn e Parė Botėrore, dhe mė konkretisht:

1.       Austro-Hungaria ishte vendosur nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Veriut, kurse trupat e ushtrisė bullgare mbulonin krahun e saj tė majtė;

2.       Franca nė Korēė dhe rrethet e saj, dhe

3.       Italia nė Vlorė dhe Gjirokastėr11).

Qysh prej fillimit tė Luftrave Ballkanike mė 1912 dhe invazionit grek, popullsia e Shqipėrisė sė Poshtme kishte pėsuar vuajtje tė padėgjuara si pasojė e masakrave, vrasjeve, djegieve, shkatėrrime dhe dhunimeve tė ēdo lloji prej ushtrisė sė rregullt greke, si dhe prej bandave tė ndryshme tė ardhura nga Kreta e vise tė tjera tė Greqisė.

2.1 Nė Shqipėrinė e Jugut

Lidhur me shkatėrrimet dhe masakrat e kryera nė Shqipėrinė e Jugut pėrmendet se gjatė periudhės sė tė ashtuquajturit "Epir autonom", "nė rrethin Kolonjė u shkatėrruan 49 fshatra; nė Kurvelesh 15, rrethin e Leskovikut 18 fshatra, vetėm nė qytetin e Leskovikut qė numėronte rreth 10 mijė banorė dhe qė tash kishte vetėm 1500 u shkatėrruan rreth 400 banesa, midis tė cilave pėrfshiheshin shtėpi myslimanėsh tė pasur; nė rrethin e Pėrmetit u shkatėrruan 50 fshatra, nė Panavik tė Madh u kryen masakra tė vėrteta ku nuk u kursyen madje as gra dhe fėmijė; nė Tepelenė u shkatėrruan rreth 43 fshatra, midis tė cilėve edhe Hormova, paria e tė cilit, pėrmbi 80 veta, u shpunė nė njė teqe aty pranė nė fshatin Kodėr me pretekstin se do tė diskutonin e do te merreshin vesh, dhe pasi i futėn brenda, i mbyllėn dhe i vunė zjarrin teqesė, ku edhe vdiqėn tė gjithė."12))

Pėrmendet gjithashtu se nė Delvinė u shkatėrruan 13 fshatra, nė Korēė 29, nė Skrapar 26, nė Dangėlli 24, etj. Nė rrethin e Pėrmetit mbetėn pa strehė rreth 2500 familje, dhe se midis fshatrave Paēom dhe Kofinė tė Pėrmetit u vranė 80 burra e gra, ndėr tė cilėt tri gra u dogjėn tė gjalla; nė Zhepovė u vranė thuajse tė gjithė banorėt, pėrfshirė edhe fėmijė, prej tė cilave u masakruan 8; nė Bakaj u vranė shumė gra, pėrfshirė edhe gra shtatzėna.13)

Njė dėshmi tė gjallė tė mizorive greke nė Shqipėrinė e Poshtme ka dhėnė edhe studiuesja angleze Miss E. Durham nė librin e "Njėzet vjet ngatėrresa ballkanike." Gjatė udhėtimit tė saj nė Korēė mė 30 qershor 1913, Miss Durham pa qartė "terrorin e heshtur" nėn tė cilin jetonte qyteti si pasojė e pushtimit tė tij nga trupat e Kolonelit Kondulis. Misionarėt amerikanė ishin pėrzėnė nga qyteti brenda njėzetekatėr orėsh, shkollat shqipe po mbylleshin duke u konsideruar si "shkollė austriake", ndėrkohė qė pėr popullin e qytetit ato ishin "fener drite".14)

Krime, mizori e terror edhe mė i madh u ndėrmorėn nė Shqipėrinė e Jugut sidomos gjatė vitit 1914. Pas tėrheqjes sė trupave greke nga Korēa dhe dorėzimit tė qytetit administratės shqiptare, grekėt organizuan sulmin ushtarak kundėr Korēės mė 2 prill 1914. Nė tė morėn pjesė disa trupa tė lėna nė spital si tė plagosur, njerėz tė peshkopit grek, njė grup studentėsh grekofilė nga brenda qytetit, si dhe disa njėsi tė ushtrisė greke nga jashtė. Sulmi i tyre mbi qytetin u thye, por si raprezalje grekėt gjatė tėrheqjes, dogjėn fshatra tė tėra, pėrfshirė qytetin e Leskovikut, dhe bėnė masakra. Sipas Ms. Durhami, forcat shqiptare do t'i kishin dėbuar grekėt edhe matanė Gjirokastrės po tė mos kishin ndėrhyrė trupat e rregullta tė Gjeneralit Papulias, i cili nxiti mė vonė edhe tė ashtuquajturėn "kryengritje epirote" me nė krye tė ashtuquajturėn qeveri tė Zografit.15)

Nė verėn e vitit 1914 Miss Durham njoftohet pėr masakra tė reja nė jug tė Shqipėrisė. Ajo pėrmend, pėr shembull, njė telegram tė dėrguar mė 11 korrik 1914 nga Berati, ku njoftohej rėnia e Korēės pėrsėri nė duart e ushtrisė greke, dhe ku theksohej se "nė drejtimin tuaj janė nisur mė tepėr se 50 mijė frymė [dhe se] ushtria greke po shpėrndahet nė tė gjitha drejtimet, po vret e po pret, po djeg dhe po e bėn pluhur e hi ēdo krahinė ku ajo shkel". Ajo pėrshkruan me hollėsi gjendjen dhe vuajtjet e tmerrshme tė tė paktėn 70 mijė refugjatėve "qė arrinin nė Vlorė nė frymė tė fundit", ndėrkohė qė "mė tepėr ndodheshin midis Beratit dhe Vlorės dhe tė tjerė ende vazhdonin tė dyndeshin".16)

Nė mėngjesin e 31 korrik 1914, Miss Durham niset vullnetarisht sė bashku me Ernst Goerlitz, korrespondent i "Deutsches Tages Zeitung" drejt zonave malore tė Labėrisė pėr t'u siguruar se vendndodhja e trupave greke nuk kėrcėnonte kthimin e mundshėm tė tė shpėrngulurve pėr nė shtėpitė e tyre, me qėllim qė ata tė shpėtonin prej gjendjes sė tyre tė mjeruar midis "vapės sė tmerrshme dhe atmosferės sė infektuar e tėrė ethe tė fushave tė Vlorės." Tė nesėrmen Miss Durham dhe Z. Goerlitz mbėrritėn nė postėrojen e fundit shqiptare pėrtej Dhėmblanit, dhe pasi kapėrcyen malin, panė me sytė e tyre vendosjen e formacioneve tė rregullta ushtarake greke. Ata panė gjithashtu se "i gjithė shpati i malit ishte mbuluar me pulla tė zeza [dhe] fushat me misėr qė ne shpresonim tė korrnim, i kishin djegur grekėt qė populli tė vdiste." Jo vetėm qė kjo pamje vėrtetonte se kthimi i tė shpėrngulurve nė shtėpitė e tyre ishte i pamundur por, shkruan Miss Durham, ajo "hidhte poshtė plotėsisht gėnjeshtrėn e grekėve se nė kėtė ēėshtje ishin implikuar "kryengritėsit epirotė" dhe jo ushtria e rregullt greke."17)

Trupat greke ndėrmorėn gjithashtu njė fushatė sistematike pėr shkatėrrimin dhe djegien e tė gjitha institucioneve tė kultit qė cėnonin influencėn dhe hegjemoninė e kishės ortodokse greke. Kėshtu, pėr shembull, studiuesit bashkėshortė Frederick dhe Margaret Hasluck kanė dokumentuar relativisht me hollėsi shkatėrrimin sistematik tė teqeve bektashiane nė jug tė Shqipėrisė. Shkaku pėr kėtė ishte sepse "urdhėri i Bektashinjve ishte pėrshirė nė lėvizjen kombėtare shqiptare (pra anti-Greke), dhe se disa teqe dyshohej se kishin strehuar jo vetėm 'banda', por edhe kriminelė tė kėrkuar nga drejtėsia duke ndarė me ta plaēkėn".18)

Studiuesit e mėsipėrm pėrmendin se trupat greke shkatėrruan teqetė e Turanit, Memaliajt, Marikanit nė Tepelenė; tė Kremenarit nė Mallakastėr, tė Leskovikut e Sanjollasit nė Kolonjė, tė Frashėrit, Qesarakės dhe Backės nė Dangėlli, tė Velabishtit nė Berat, dhe patėn plaēkitur teqetė e Melēanit dhe Kuēit nė Korēė, si dhe atė tė Pėrmetit.19) Njė burim tjetėr e vė numrin e pėrgjithshėm tė teqeve tė shkatėrruara nė 48.(20)

2.2 Nė Ēamėri

Fushata sistematike e masakrave, vrasjeve, djegieve e shkatėrimeve ishte pėrqėndruar nė mbarė Shqipėrinė e Poshtme, por nė Ēamėri, pėrpos sa mė sipėr, do tė ndėrmerrte, ndofta pėr herė tė parė, edhe trajtėn e spastrimit etnik.

Me tė vėrtetė, ishte populli i Ēamėrisė ai qė, qysh prej vitit 1913 e deri nė qershor 1917 u ishte nėnshtruar njė terrori shtetėror tė padėgjuar, aq sa deklarohej se "ajo qė kishin bėrė otomanėt kundėr kėsaj popullsie pėr 440 vjet ishte tejkaluar gjatė 4 vjetėve tė dominimit tė qeverisė sė Athinės."21) Si rezultat, me mijėra banorė ishin detyruar tė shpernguleshin drejt veriut, kryesisht drejt rrethinave tė Vlorės.

Miss Durham jep njė dėshmi tė ekzistencės sė tė shpėrngulurve nga Ēamėria nė Vlorė. Pas vizitės sė saj nė Korēė tė qershorit 1913, Miss. Durham shkoi nė Voskopojė, Berat e mė pas nė Vlorė, ku takoi "njė numėr refugjatėsh nga Ēamėria, malėsorė tė mrekullueshėm, tė cilėt deri tani kishin patur autonomi lokale nė bazė tė ligjeve tė vjetra shqiptare [por] tani ata rrezikoheshin tė aneksoheshin nga Greqia dhe na u lutėn me brengė nė zemėr t'i shpėtonim."22)

Ndėr masakrat e ndėrmarra kundėr popullsisė ēame ishte ajo e marsit 1913, kur tė paktėn 72(23) krerė tė parisė ēame u thirrėn kinse pėr t'u paraqitur tek Komandanti i Qarkut nė Paramithi. Njoftimi u bė fshat mė fshat nga Kapiteni Dimitriades dhe nga njė bandit kretas i quajtur Delijanaqi, i cili kryesonte njė bandė prej rreth 200 andartėsh tė armatosur. Tė gjithė burrat u mblodhėn nė Skupicė, pranė lumit Kallamas, pėr tė vazhduar udhėtimin bashkė me andartėt deri nė Paramithi. Por nė mes tė rrugės nga Skupica pėr nė Paramithi, ata u vranė dhe u masakruan qė tė gjithė me armė zjarri dhe thika. Mė pas, pėr 4-5 muaj, bandat greke u vodhėn fshatarėve tė gjithė gjėnė e gjallė dhe pasurinė tjetėr. Nė janar 1914 grekė arrestuan tre burra nga paria e Paramithisė, Fuad Prronjon, Sabit Dinon dhe Nuri Prronjon si dhe 9 kryepleq. Ata i ndanė nė katėr grupe dhe mė pas 15 ushtarė rrahėn egėrsisht madje edhe duke i goditur me gurė tė tre burrat e lartpėrmendur. Dy prej tyre vdiqėn nė vend, kurse i treti u braktis pasi u pandeh si i vdekur.24)

"Vrasja me gurė e tė parėve tė Ajdonatit, Subi dhe Fuat Prronjos, nė mes tė qytetit dhe nė prani tė policisė greke", denoncohet edhe nė njė letėr tė pėrfaqėsuesve tė Ēamėrisė drejtuar Kryetarit tė Konferencės sė Paqes, z. George Clemenceau mė 21 mars 1919.(25)

Duhet theksuar kėtu se terrori dhe eliminimi fizik i parisė sė vendit pėrbėnte njė mjet tejet djallėzor dhe tė pėrllogaritur nė politikėn e sundimit shtypės dhe tė spastrimit etnik. I njėjti mjet ishte pėrdorur nga pushtuesit otomanė sidomos nė masakrėn e Manastirit tė vitit 1834 (?), si edhe mė vonė nga nazistėt gjermanė dhe bashkėpuntorėt e tyre vendas nė holokaustin e kryer ndaj bashkėsisė izraelite tė Selanikut.

Tė dhėna tė tjera pėr "terrorizimin e popullsisė shqiptare" nė rrethet e Janinės e Ēamėri jep edhe diplomati austro-hungarez Karl Buhbinger, i cili shkruan se nė vitin 1913 - 1914 "mua mė vinin gjithnjė e mė shumė ankime; nė afėrsitė e Janinės u gjetėn nėpėr rrugė muhamedanė tė vrarė, me sy tė qitur. - Kėto krime mizore i bėnin andartėt grekė."26) Nga ana tjetėr, Miss Durham pėrmend se nė qershor 1914 "banorėt e tri fshatrave myslimane Manat, Markat dhe Konispol, qė kohėt e fundit ishin djegur nga grekėt, kishin dėrguar pėrfaqėsues [pranė qeverisė shqiptare] pėr tė kėrkuar ndihma."27))

Pėrmendet gjithashtu se gjatė zotėrimit grek tė Ēamėrisė u shkatėrrua fshati Gardhiq me 300 shtėpi, Dhragomi (200), Petrovica (75), Minina (60) tė kazasė sė Paramithisė. Nė kazanė e Filatit u shkatėrruan, ndėr tė tjera, Ninati (120), Markati (120), Janjari (150).28)

Si pėrfundim, ndėrhyrja ushtarake italiane nė Ēamėri mė 1917 e gjente popullsine ēame tė pėrgjysmuar nė numėr, dhe nė njė gjendje tė papėrshkrueshme e tė pashoqe terrori, shtypjeje kombėtare dhe rrėnimi ekonomik, qė ishte rrjedhojė e shfrytėzimit tė shfrenuar qė i ishte bėrė vendit nga regjimi otoman dhe grek.

Sipas Raportit tė Fazit, gjatė katėr viteve tė sundimit grek 1913 -1917 "shuma milionėshe janė dėrguar nė Athinė", ndėrkohė qė "nuk ishte shpenzuar asnjė sold nė punėt botore dhe asnjė masė nuk ishte marrė pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė mjerueshme tė popullsisė fshatare", sepse, "pasi siguroheshin pagat e funksionarėve, gjithshka qė mbetej i dėrgohej qeverisė qendrore."29)

Pėrkundrazi, ky vend me strukturė ekonomike tejet tė prapambetur i ishte nėnshtruar njė regjimi mbytės tatimor, qė pėrfshinte taksa tepėr tė larta doganore, tatime pėr konsumin, tė dhjeta nė masėn 12,5% mbi tė gjitha prodhimet bujqėsore, tatimet mbi tokėn, vergjinė (taksa mbi gjėnė e gjallė), mbi pyjet, taksa e pullės, etj, etj.30)

3. Administrimi ushtarak Italian i Ēamėrisė nga pikėpamja juridiko-institucionale.

3.1 Struktura ushtarake

Administrata italiane nė Ēamėri u ngrit dhe veproi nė sferėn ushtarake dhe civile. Nė krye tė komandės ushtarake vendore ishte koloneli Delli Ponti, komandant i trupave tė pushtimit. Ai varej nga Gjeneral-Koloneli Giacinto Ferrero, Komandant i Korparmatės sė XVI nė Gjirokastėr.

Masat e para tė Komandės Ushtarake ishin ndalimi i manifestimeve publike, ēarmatimi i popullsisė, vendosja e masave penale kundėr vjedhėsve ose dėmtuesve tė mjeteve tė komunikimit (telegraf - telefon), regjistrimi i gjėsė sė gjallė, dhe ndalimi i eksportimit tė saj.

Vendimi pėr ndalimin e manifestimeve, pėr regjistrimin e detyrueshėm tė gjėsė sė gjallė, pėr ndalimin e eksportimit tė saj, pėr ruajtjen e linjave telegrafike e telefonike u lėshuan nga Komanda vendore ushtarake.31) Kurse vendimi pėr ēarmatimin dhe pėr masat qė do tė merreshin pas kryerjes sė ēarmatimit u lėshua me njė urdhėr tė vetė Gjeneralit Ferrero. Ky i fundit mbėshtetej nė Nenin XXV tė Kodit Penal tė Ushtrisė Italiane dhe parashikonte masat mė tė rrrepta tė dėnimit, deri nė pushkatimin nė vend tė kujtdo qė do tė kapej me armė jashtė banesės pas pėrfundimit tė fushatės sė ēarmatimit, qė duhej tė mbyllej deri nė fund tė qershorit 1917.

3.2 Struktura civile administrative dhe veprimtaria ligjvėnėse

Komanda italiane, me tė mbaruar detyrat mė urgjente, emėroi njė Komisar tė Pėrgjithshėm pėr Ēėshtjet Civile, i cili do tė ishte nėpunėsi mė i lartė civil nė zonėn e pushtuar nė jug tė kufirit tė vitit 1913. Nė kėtė detyrė u emėrua ish-deputeti i Parlamentit Italian, Francesco Fazi, qė mbante gradėn e kapitenit.

Veprimtarinė e vet nė fushėn administrative, Komisari Fazi e filloi me ndarjen e Ēamėrisė nė 7 rrethe: Janinė, Meēovė, Paramithi, Margėlliē, Filat, Konicė, dhe Delvinaq. Rrethi i Janinės ishte nė varėsi tė drejtpėrdrejtė tė Komisarit tė Pėrgjithshėm, kurse nė krye tė rretheve tė tjera ishin emėruar zyrtarė me pushtet tė deleguar prej Komandės sė Pėrgjithshme.32)

Njė risi qė u soll nė lėmin e administrates civile tė Ēamėrisė nga ana administratės italiane ishte ngritja e kėshillave ad latere si organe kėshillimore ndihmėse. Ato pėrbėheshin nga paria vendase dhe nga krerėt fetarė.

Kėshtu, nė Protokollin Nr. 9, dt. 20 qershor 1917, Komisari Fazi i paraqiti Komandės propozimin - e miratuar mė vonė - pėr ngritjen e Komisionit Kėshillimor pranė Komisarit tė Pėrgjithshėm pėr tė mbarėshtruar shėrbimet administrative nė qytetin e Janinės dhe territorin pėrreth.33) Thithja e mendimeve tė parisė sė vendit bėhej jo vetėm pėr arsye politike, por edhe pėr faktin se, sikurse u pėrmend mė lart, zyrtarėt e mėparshėm vendorė kishin marrė me vete nė Athinė tė gjitha dokumentet e administrates vendase.

Nė pėrbėrje tė Komisionit Kėshillimor tė Janinės, tė kryesuar nga Francesco Fazi, Komisar i Pėrgjithshėm i Ēėshtjeve Civile, u caktuan: Av. Demetrio De Santo, Drejtor i Pėrgjithshėm i Shėrbimeve tė Komisariatit tė Pėrgjithshėm dhe Pėrkthyes i Kėshillit; Metropoliti Ortodoks i Janinės Peshkop Spiridon Vlachos; Myftiu i Janinės Fuat Efendi; Rabini i Janinės Haim Ezrą; Kryetari i Bashkisė sė Janinės (ose Pėrgjegjėsi i degės juridike nė Bashki) Jorgo Gani; Kryetari ose njė anėtar i Dhomės sė Tregtisė Nikolas Kazangis (nėn/Kryetar); Jahja Bej, pjestar i parisė myslimane; njė pjesėtar i parisė izraelite; dhe njė pjesėtar i parisė kristiane.34)

Komisari Fazi emėroi edhe njė Kėshill Juridik, i cili "do tė shqyrtonte anėn juridike tė ēėshtjeve tė ndryshme qė do t'i paraqiteshin administratės," me kryetar Avokat Kavalier Demetrio De Santo, dhe anėtarė Av. Arturo Coen, Av. Joam D. Karisiades e Av. Spiridon Surlas.35) Duke qenė se popullsia shqiptare ishte lėnė nė errėsirė tė plotė nga pikėpamja arsimore, kuptohet se nė pėrbėrje tė Kėshillit Juridik nuk merrte pjesė ndonjė pėrfaqėsues ēam i besimit mysliman.

Nuk ka tė dhėna tė botuara pėr pėrbėrjen e Komisioneve Kėshillimore tė rretheve tė tjera pėrveē Janinės. Megjithatė, mund tė deduktohet se nė ato rrethe tė Ēamėrisė me shumicė dėrrmuese shqiptare, Komisionet Kėshillimore pėrbėheshin nga pėrfaqėsues tė parisė vendase. Rrjedhimisht, mund tė thuhet se ata do tė kenė ushtruar njė farė ndikimi ndaj administrative civile tė rretheve pėr marrjen e masave nė tė mirė tė popullsisė ēame. Nga pėrmbajtja e njė Direktive tė mėvonshme me efekte centralizuese, ku kėrkohej qė ushtrimi i veprimtarisė sė rretheve tė ishte nė pėrputhje me parimet e pėrgjithshme dhe Direktivat e Kėshillit tė Pėrgjithshėm, mund tė mendohet se, nė njėfarė mase, midis Komisionit Kėshillimor tė Janinės dhe atyre tė rretheve mund tė ketė patur kundėrshtime.36)

Pėr objektin e kėtij studimi njė rėndėsi tė veēantė paraqet Qarkorja Nr. 1072, e 1 shtatorit 1917, Pėr Zgjedhjen e Kryepleqve dhe Kryetarėve tė Komunave tė Fshatrave, drejtuar Komisarėve tė rretheve. Nė tė pėrcaktohet se legjislacioni grek, i shtrirė nė Greqinė e Re, nuk ka bėrė tė mundur organizimin komunal njėlloj si nė Greqinė e Vjetėr. Rrjedhimisht, Ēamėria, sipas kėtij dokumenti zyrtar, konsiderohej si "e paorganizuar", duke lėnė nė fuqi sistemin otoman tė myftarėve dhe azazėve (Kryepleqtė dhe Kėshilltarėt). Qarkorja e mėsipėrme pėrcaktonte rregullat e zgjedhjes dhe tė miratimit tė kryeplakut dhe kėshilltarėve, ku njė rol tė rėndėsishėm luante prefektura si organ qė kryente miratimin pėrfundimtar tė kandidaturave.37)

Ky dokument i administratės civile italiane paraqet interes nė dy drejtime kryesore:

Sė pari, njėjtėsimi i procedurės sė zgjedhjeve nė bazė tė sistemit tė vjetėr otoman dhe qė kėrkonte miratimin pėrfundimtar tė Prefekturave sugjeronte se, gjatė periudhės fillestare tė administrimit Italian nė zonėn e Ēamėrisė dhe nė kushtet e ekzistencės sė njėfarė vakuumi juridik, do tė kenė qenė zbatuar nga popullsia ēame normat e sė drejtės zakonore ēame qė rregullonin vetėqeverisjen vendore. Pėrsėri, kjo mund tė ketė shkaktuar reagimin e elementėve pro-grekė, gjė qė mund tė ketė detyruar administratėn italiane tė Janinės tė nxjerrė Qarkoren nė fjalė e cila vinte nė zbatim regjimin e vjetėr.

Sė dyti, qarkorja pėrcaktonte se modularėt qė do tė pėrdoreshin me kėtė rast do tė pėrgatiteshin "nė dy gjuhė, pra nė italisht dhe nė gjuhėn vendase."38) Fakti qė Qarkorja nuk pėrmend gjuhėn greke si palė tė gjuhės italiane nėnkupton se administrata italiane njihte formalisht dhe de facto pėrdorimin e gjuhėve tė tjera vendase jo-greke nė zonėn nė jug tė kufirit tė Londrės tė vitit 1913. Mė konkretisht, mund tė deduktohet se nė rrethin e Meēovės, me shumicė arumune, gjuhė "vendase" do tė ishte ajo vllahe, kurse nė Ēamėri, kjo Qarkore me siguri i hapte rrugė pėrdorimit tė gjuhės shqipe, pavarėsisht nga errėsira arsimore nė tė cilėn ishin mbajtur detyrimisht ēamėt nga ana e autoriteteve otomane dhe greke.

3.2.1 Veprimtaria nė fushėn e arsimit

Pėrdorimi i gjuhės vendase mbėshtetet edhe nga analiza e veprimtarisė sė administratės italiane nė lėmin e arsimit. Muaji shtator 1917 pėrbėnte edhe afrimin e fillimit tė vitit shkollor nė zonėn e administruar nga italianėt dhe administrata ushtarake italiane, megjithė karakterin kalimtar tė saj, vendosi tė merrej edhe me kėtė problem.

Duhet theksuar se gjatė periudhės sė pushtimit otoman nė mbarė Shqipėrinė e Poshtme nuk ishin lejuar shkollat shqipe, por vetėm ato nė gjuhėn greke. Kjo errėsirė e pashembullt arsimore kishte dėmtuar mjaft gjendjen shoqėrore ekonomike tė Ēamėrisė. Nga ana tjetėr, futja e detyruar e arsimit nė gjuhėn greke dhe lehtėsirat e mėdha qė ishin krijuar kėtij tė fundit nga administrata osmane e Patrikana ishin pėrdorur si argument para fuqive tė mėdha pėr tė treguar karakterin helenik tė mbarė Shqipėrisė sė Poshtme.

Politika arsimore qė synonte tė ndiqte administrata italiane del qartė nė Qarkoren Nr. 1058, datė 30 gusht 1917. Me anė tė saj, Komisari i Pėrgjithshėm Francesco Fazi urdhėroi fillimin pėrgatitjeve pėr vitin e ri shkollor nėpėr shkollat fillore dhe tė nivelit pas-fillor. Ai deklaroi se Administrata italiane nė politikėn e vet arsimore do tė udhėhiqej nga parimi i "mbrojtjes sė tė drejtave tė pamohueshme gjuhėsore, kulturore, fetare, qoftė tė popujve tė vegjėl, qoftė tė popujve tė mėdhenj", sidomos pėr sa u takon "tė drejtave tė grupeve tė vogla etnike qė, tė vetėm, nuk do tė kishin fuqinė dhe mjetet pėr tė pohuar individualitetin e tyre."39)

Nė qarkore jepeshin udhėzime nė bazė tė gjendjes reale etnike tė vendit. Mė konkretisht, pėr zonat me popullsi kompakte, Qarkorja udhėzonte qė "rregulloret e shkollave tė tregojnė respektin mė tė madh pėr ndjenjat e kombėsive tė veēanta qė formojnė tėrėsinė e popullsive tė kėtyre trojeve, dhe pra, tė pranohen pa kufizime kėrkesat e komunave, fshatrave dhe tė njėsive tė tjera tė popullsisė qė kėrkojnė kryerjen e mėsimit nė gjuhėn qė ato flasin."40)

Pėr rajonet e pėrziera, Fazi udhėzonte qė "nuk duhen sakrifikuar pakicat qė dėshirojnė tė arsimohen nė gjuhėn e tyre, me kusht qė kėto tė pėrfaqėsojnė njė entitet qė tė jetė nė gjendje tė ushqejė hapjen e tė paktėn njė shkolle tė pėrzier".41)

Regjimi paraprak i shkollave arumune nė Pind, i garantuar nga Traktati i Bukureshtit, nuk do tė lėvizej.

Edhe pse kėto masa me karakter arsimor tė administratės italiane nuk u zbatuan pėr shkaqe objektive, ato kanė rėndėsi tė madhe sepse pėr herė tė parė ngjallėn shpresa konkrete nė popullsinė e Ēamėrisė pėr mundėsinė e arsimimit nė gjuhėn amtare. Nuk ka dyshim se kėto masa, po tė lidhen edhe me politikėn arsimore italiane nė Gjirokastėr, Sarandė dhe Bregdet, u panė me shqetėsim tė madh nga Athina, e cila nuk mund tė pranonte qė prania ushtarake italiane nė Shqipėrinė e Poshtme "tė zėvendėsonte pushtetin grek, tė mbyllte shkollat greke, dhe nė vend tė flamurit grek tė ngrinte atė italian."42)

3.2.2 Veprimtaria nė drejtėsi dhe nė fusha tė tjera

Nė fushėn e drejtėsisė, nė krye duhet pėrmendur se administrata italiane nuk ndėrhyri pėr ngritjen e njė sistemi tė ri gjyqėsor. Kjo u arsyetua me faktin se periudha e pranisė ushtarake italiane pėrkoi me ndėrprerjen e zakonshme verore tė veprimtarisė sė gjykatave nė vend, si dhe me njė moratorium (ndėrprerje tė pėrgjithshme) tė veprimtarisė gjyqėsore nė mbarė Greqinė. Edhe pėrpjekjet qė filluan pėr vendosjen dhe institucionalizimin e Gjykatave tė Paqit nuk u pėrfunduan pėr arsye tė vendimit tė marrė nė Konferencėn e Parisit pėr largimin e trupave italiane nga Ēamėria. Megjithatė, policia ushtarake italiane ushtroi gjerėsisht ndėrmjetėsimin dhe pajtimin pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve, gjė qė bėri qė tė mos ndihej shumė mungesa e Gjyqtarėve tė Paqit.43)

Dokument themelor pėr ringritjen e Shėrbimit tė Noterisė ėshtė Letra Nr. 185 e 10 korrikut 1917 drejtuar Komandės sė Nėnzonės sė Janinės. Nė tė Komisari Fazi bėn njė pėrshkrim tė gjendjes sė atėhershme tė shėrbimit tė noterisė, duke pėrmendur se veprimet e noterisė ishin mjaft tė thjeshta (regjistrohej vetėm titulli i aktit dhe data), dhe se ato kryheshin prej vetėm tri noterėve, mė konkretisht prej Z. Joan Fili, Anastas Alief, dhe Dhimitėr Laska. Mė tej Fazi udhėzonte se, duke patur parasysh nevojat e mėdha dhe tė ngutshme tė popullsisė pėr regjistrimin e kontratave dhe transaksioneve tė tjera tregtare, veprimtaria e noterisė tė vazhdonte tė kryhej sipas kushteve tė pėrparshme dhe po nga tė njėjtit njerėz. Nė letėr jepeshin edhe udhėzimet pėr regjistrimin dhe pagesėn e taksės sė pullės.44)

Vendime u morėn edhe nė drejtim tė vendosjes sė shėrbimit pėr rojet fushore,45) pėr gjuetinė,46) pėr kursin e kėmbimit,47) pėr pyjet,48) pėr kripėn,49) pėr prodhimin dhe tregtinė e pijeve alkoolike,50)) etj.

Vendosja e rojeve fushore nė Ēamėri u diktua si domosdoshmėri nga fakti se periudha e stinės sė verės pėrkonte me korrjen e drithėrave dhe tė vjelat. Si rrjedhim, siguria e bujqve dhe blegtorėve merrte rėndėsi tė veēantė, duke patur parasysh nga ana tjetėr edhe cėnimet e rėnda qė u ishin bėrė rendit dhe qetėsisė nė tė kaluarėn nga bandat e ndryshme tė parregullta greke. Letrat dhe Qarkoret e lėshuara nga administrata italiane u mbėshtetėn kryesisht nė ligjin pėrkatės grek tė vitit 1907 me disa ndryshime qė lidheshin me rrethanat e reja tė krijuara dhe qė kishin tė bėnin me rolin e Karabinierisė italiane nė lėshimin e autorizimeve pėr marrjen e armės sė gjahut qė do tė pėrdorej prej rojeve si dhe nė bashkėpunimin midis tyre dhe Karabinierisė pėr rastet kur ky bashkėpunim do tė kėrkohej 51)<.

Administrata e Fazit mundi tė vėrė nė funksionim me sukses edhe Zyrėn e Intendencės sė Financės, Arkėn e provincės, Fabrikėn e Duhanit nė Janinė dhe Paramithi, Shėrbimin pėr taksėn e pullės e regjistrin, Zyrėn Teknike, si dhe u morėn masa pėr ngritjen e Zyrės sė Kadastrės dhe Hipotekės.52)Rėndėsi tė madhe pati edhe ngritja e shėrbimit shėndetėsor, hapja e ambulancave nė Janinė dhe Konicė, dhėnia e shėrbimit mjekėsor falas nga mjekėt ushtarakė nė tė gjitha rrethet, marrja e masave kundėr sėmundjeve veneriane dhe tifos, etj.53) Shėrbimi i post-telegrafės u organizua me personel civil italian dhe vendas. Zyra postare u hapėn nė tė gjitha rrethet. Aty ku nuk u gjend personel civil italian ose vendas u punua me personel ushtarak54).

Nė fushėn e rendit, u organizua fillimisht policia, u goditėn krimet nė periudhėn fillestare dhe bandat sidomos nė zonėn e Pindit, u rivendos qetėsia, u luftua kontrabanda dhe u meremetuan e pėrmirėsuan kushtet nė burgje.55)

3.3 Burimet e sė drejtės

Lidhur me burimet e sė drejtės, nė pėrgjithėsi, administrata italiane u mbėshtet nė punėn e vet nė Ēamėri kryesisht tek legjislacioni grek, por u pėrdor edhe legjislacioni italian, otoman, si dhe veproi edhe e drejta e pashkruar ēame. Kjo bėhej pėr arsye tė ndryshme politike dhe pragmatike. Duke patur parasysh se karakteri i pėrkohshėm i administrimit italian tė Ēamėrisė u bė i qartė mjaft shpejt, ndofta nuk kishte kuptim njė ndryshim rrėnjėsor i legjislacionit nė atė zonė. Nga ana tjetėr, Shqipėria nuk kishte filluar ende rrugėn e vet tė sigurtė si shtet i pavarur, dhe pra nuk kishte ligje tė tilla qė mund tė huazoheshin ose pėrshtateshin nė punėn pėr administrimin e Ēamėrisė. Gjithashtu, kėshilltarėt kryesore juridikė tė Komisarit tė Pėrgjithshėm civil Fazi, nė pjesėn mė tė madhe duket se ishin me prejardhje etnike greke, dhe thuajse tė gjithė duhet tė ishin me formim juridik grek, gjė qė e detyronte detyronte pėr arsye praktike Fazin tė mbėshtetej mė shumė nė legjislacionin grek.

Legjislacioni italian u vu nė pėrdorim, pėr shembull, me Dekretin e gushtit 1917, ku Gjenerali G. Ferrero shpallte se ligji penal i zbatuar nė Janinė e Ēamėri do tė ishte Kodi Penal Ushtarak italian dhe Kodi Penal i rregullt pėr ato raste qė nuk parashikoheshin nė tė parin. Tė gjitha aktet qė pėrbėnin krime, dhe kryheshin nga civilė, do tė ishin kompetencė e Gjykatės Ushtarake ose e Gjykatave tė Jashtėzakonshme.56)

Sikurse u pėrmend mė sipėr, si burim i sė drejtės shėrbeu edhe legjislacioni otoman, sidomos lidhur me Qarkoren Nr. 1072, pėr rregullat e zgjedhjes sė kryepleqve tė fshatrave dhe anėtarėve tė pleqėsive.

Ekzistenca dhe veprimi i sė drejtės sė pashkruar ēame nė Ēamėri nė periudha tė ndryshme kohore pėrmendet dhe pranohet nga autorė dhe burime tė ndryshme, madje dhe tė kundėrta. Njė pėrshkrim dhe trajtim i hollėsishėm i saj ėshtė jashtė objektit tė kėtij shkrimi, edhe pse rėndėsia e veēantė e sė drejtės sė pashkruar ēame pėrbėjnė pėr autorin njė angazhim pėr gjurmime tė mėtejshme me synim trajtimin e kėsaj teme nė njė tė ardhme tė afėrt. Pėr objektin e temės sonė pėrmendim se vetė Komanda Ushtarake italiane u angazhua solemnisht pėr "respektimin absolut tė dokeve tuaja" nė Proklamatėn e datės 20 qershor 1917 drejtuar qytetarėve tė Janinės nga Gjenerali Ferrero. Objekti i kėsaj proklamate sigurisht nuk kufizohej vetėm pėr "qytetarėt e Janinės", jo vetėm sepse terreni i veprimit tė forcave italiane shtrihej nė njė sipėrfaqe prej 10,000 kilometrash katrore dhe mbulonte njė popullsi prej rreth 200,000 banorė, por edhe sepse nė proklamatė kishte madje referenca tė qarta pėr mbarė "krahinėn" dhe "popullsinė" e saj.57)

3.4 Aktet juridike tė zbatuara nga administrata italiane

Aktet juridike tė administratės italiane nė Ēamėri nga pėrmbajtja ndaheshin nė akte organike (d.m.th. me karakter tė pėrgjithshėm) dhe jo-organike (contingente), domethėnė me karakter tė veēantė. Kėshtu, pėr shembull, dekreti pėr kripėn ishte akt me karakter tė veēantė, pra jo-organik sepse rregullonte marrėdhėniet juridike-civile nė kėtė fushė tė veēantė, por gjithsesi tė rėndėsishme tė ekonomisė qė varej nga veprimtaria e kripores e vetme tė Sajadhės.

Nga pikėpamja e formės, aktet ndaheshin nė Dekrete, Qarkore dhe Njoftime. Dekretet nxirreshin nga Komanda Ushtarake Italiane e Gjirokastrės ose nga Komisioni Civil i Janinės dhe kishin karakter vendimor - urdhėrues. Qarkoret, e nxjerra kryesisht nga Komisioni Civil, kishin mė shumė pėrmbajtje sqaruese. Njoftimet u pėrdorėn kryesisht pėr pėrcaktimin e kursit tė kėmbimit tė lirės italiane me dhrahminė greke.

Ndėr aktet zyrtare pėrfshiheshin edhe korrespondencat brenda pėrbrenda administratės, pėr shembull, midis qendrės dhe rretheve. Kėto ishin nė trajtė Letrash dhe kishin kryesisht karakter udhėzues e sqarues.

4 Konsiderata tė tjera

Hyrja dhe administrimi italian i Janinės dhe Ēamėrisė, edhe pse i shkurtėr, ngre disa probleme tė tjera jashtė karakterit tė objektit tė historisė sė shtetit dhe sė drejtės nė trojet e banuara nga shqiptarėt, tė cilat do tė rrekemi t'i cekim shkurtimisht.

Sė pari, vihet pyetje se pse ndėrhyri Italia nė Shqipėrinė e Poshtme nė vitin 1917, sidomos po tė kemi parasysh se kjo ishte krejtėsisht nė kundėrshtim me vijėn politike tė diplomacisė sė San Gennaro-s, i cili propozoi ndarjen e Shqipėrisė me Traktatin famėkeq tė Londrės tė vitit 1915. Gjithashtu, pėrse Italia u tėrhoq shpejt nga Janina dhe Ēamėria, dhe pse ende mbajti nėn zotėrim njė trekėndėsh territori nė jug tė kufirit tė vitit 1913? Pėrse qėndrimi italian u luhat pėrsėri mė vonė me marrėveshjen famėkeqe Titoni-Venizellos tė vitit 1919, etj.

Lidhur me sa mė sipėr mund tė behėn kėto vėzhgime:

Sė pari, mund tė thuhet se politika e jashtme italiane ndaj Shqipėrisė ndryshoi rrėnjėsisht me zėvendėsimin e San Giulianno-s nga Baroni Sonnino. Sonnino bėri ēmos qė dispozitat e Traktatit tė Londrės tė anulloheshin ose pezulloheshin. Ka tė ngjarė qė kjo tė jetė bėrė mė shumė pėr shkak tė vizionit qė kishte Sonnino pėr rajonin e pėrtej Adriatikut, se sa pėr synime morale, drejtėsie, humanitare apo qytetėruese. Me tė vėrtetė, Sonnino parashihte njė prani tejet tė rėndėsishme italiane nė tė ardhmen, e cila tejkalonte nė mėnyrė thelbėsore parashikimet e Traktatit tė Londrės pėr njė prani italiane vetėm nė Vlorė dhe rrethin e saj, dhe pėr njė Shqipėri tė copėtuar midis fqinjėve. Pra, mund tė thuhet se Sonnino shihte se njė Shqipėri me tė paktėn shtrirjen e kufinjve tė 1913 i pėrshtatej mė shumė interesave strategjike tė Italisė, sesa Shqipėria e parashikuar nė Traktatin e Londrės tė vitit 1915.

Sė dyti, vendimi italian pėr t'u konsoliduar ushtarakisht nė Shqipėrinė e Jugut dhe pėr tė hyrė nė Janinė e Ēamėri ishte mė shumė si rezultat i presionit nga poshtė. Komanda vendore italiane nė Shqipėri kishte vėnė re se popullsia vendase nė Korēė kishte pranuar me entuziazėm shpalljen e autonomisė sė Korēės nėn mbrojtjen e trupave franceze. Tė njėjtat ndjenja vėreheshin edhe nė trojet shqiptare nėn administrimin austro-hungarez. Pėr arsye kryesisht pragmatike, por edhe tė lidhura me politikėn e saj afatgjatė nė Ballkan, Italia nuk mund tė toleronte qė tė ngelej prapa Francės dhe Austro-Hungarisė nė afirmimin dhe mbėshtetjen e dėshirave tė shqiptarėve pėr pavarėsi. Kjo solli nė Proklamatėn e famshme tė 3 qershorit 1917 tė Gjirokastrės nga ana e Gjeneralit Ferrero, ku fakti qė kjo Proklamatė pėrkoi edhe me ndėrhyrjen ushtarake nė Janinė e Ēamėri tregon nė vetvete se Italia shihte me kėtė ndėrhyrje pėrtej interesave tė nevojės thjesht ushtarake tė krijuara nga paqėndrueshmėria politike ushtarake nė Greqi. Pra, shtytja e brendshme nga populli, si dhe konjukturat qė mund tė krijoheshin me mbarimin e luftės, mund tė sillnin njė pėrmbysje tė vendimeve tė Traktatit tė Londrės qė mund tė siguronin njė rol parėsor tė Italisė nė njė Shqipėri, shtrirja territoriale e sė cilės, sidomos nė jug, do t'u afrohej mė shumė kėrkesave tė ligjshme tė shqiptarėve. Dhe pėr kėtė, Italia duhet tė ishte e pėrgatitur.

Sė treti, ndryshimet themelore nė skenėn politike greke pas kthimit nė fuqi tė Venizellosit dhe largimit tė mbretit Kostandin pėrmbysėn gjendjen politike-ushtarake nė rajon. Rradhitja e Greqisė pėrkrah Antantės nuk e justifikonte mė qėndrimin e mėtejshėm tė Italisė nė Ēamėri, madje krijoi premisa pėr lėshime tė tjera territoriale nė favor tė pretendimeve tė Greqisė si shpėrblim tė renditjes sė saj me Antantėn. Nė traktativat e zhvilluara nė Paris nė verėn e vitit 1917, Italisė iu bė presion pėr tė zbrazur Janinėn dhe Ēamėrinė, gjė qė ajo e bėri nė fund tė shtatorit tė atij viti.58) Shkurt, trojet shqiptare pėrsėri u pėrdorėn si monedhė kėmbimi nė pazaret e diplomacisė botėrore.

Sė katėrti, sikurse del nga disa burime, ushtria italiane pėrsėri mbajti nėn kontroll pėr njėfarė kohe njė rrip territori nė jug tė kufirit tė vitit 1913. Me tė vėrtetė, trupat italiane vazhdonin tė kontrollonin rrugėn nga ura e Arinishtės nė vazhdim tek Hani i Kalibaqit dhe deri nė kufirin shqiptar pranė Peratit deri tė paktėn nė nėntor 1918.59) Kjo masė u mor pėr tė siguruar dhe kontrolluar njė rrugė mė tė mirė qė lidhte portin e Sarandės me qytetin e Korēės dhe qė e shkurtonte rreth dy orė rrugėn Sarandė-Gjirokastėr-Kėlcyrė-Pėrmet-Leskovik-Ersekė-Korēė. Duket se Italia ishte mjaft e shqetėsuar nga mundėsia qė trupat franceze pas largimit tė tyre do t'ia dorėzonin Korēėn trupave greke venizelliste. Italia kėrkonte kėshtu qė tė ruante njė korridor tė sigurtė strategjik prej nga ajo tė mund tė lėvizte me shpejtėsi forca ushtarake nga Saranda nė drejtim tė Korēės pėr tė siguruar qytetin nga hyrja e mundshme e trupave greke atje.60)

Sė pesti, qėndrimi i shkurtėr i ushtrisė italiane nė Ēamėri ėshtė pėrdorur nė mėnyra tė ndryshme nga udhėheqės dhe politikanė tė mėvonshėm shqiptarė nė pėrputhje me interesat e tyre. Kėshtu pėr shembull, Shoqata "Vatra", me anė tė njė deklarate tė 15 marsit tė vitit 1918 tė nėnshkruar nga Sekretari i saj Loni Kristo, kundėrshton idetė pėr njė protektorat italian mbi Shqipėrinė duke pėrmendur edhe faktin se "Italia i ktheu Venizellos, mbas Konferencės sė Parisit tė korrikut tė vitit 1917 krahinėn shqiptare tė Ēamėrisė".61) Nga ana tjetėr, intelektualė ēamė e kanė pėrdorur periudhėn edhe pse tė shkurtėr tė administrimit italian tė Ēamėrisė nė favor tė tezės sė tyre qė Ēamėria duhet tė ketė njė trajtim tė veēantė ndėrkombėtar, sepse ajo nuk ishte tokė greke. Kjo lidhet edhe me kėrkesėn e artikuluar nga pėrfaqėsuesit e Ēamėrisė nė mesazhin drejtuar Z. G. Clemenceau pėr vendosjen e Ēamėrisė nėn njė mandat tė pėrkohshėm amerikan qė do tė siguronte mbrojtjen e popullsisė dhe ruajtjen e rendit, dhe pas njė ose dy vjetėsh, do tė administronte njė referendum qė do tė pėrcaktonte statusin pėrfundimtar tė territorit.62)

Sė fundi, ėshtė pėr t'u theksuar se largimi i trupave italiane nga Janina, Meēova dhe Ēamėria u prit me shqetėsim tė madh nga opinioni publik, sidomos nga popullsisė shqiptare, vllahe, dhe komunitetit izraelit. Pėrgatitjet pėr tėrheqjen e ushtrisė italiane filluan nė fillim tė shtatorit 1917.(63) Lajmi i karakterit tė pėrkohshėm tė misionit, dhe mė pas i largimit tė tyre solli njė "tronditje tė vėrtetė" nė mbarė popullsinė e zonės italiane e sidomos nė Ēamėri dhe Pind.

Kėshtu, nė Ēamėri filluan tė nėnshkruhen lutje, tė dėrgohen pėrfaqėsi dhe telegrame, tė kryhen demonstrata me flamurin italian, duke kėrkuar vazhdimin e pranisė italiane nė vend. Nė fshatrat arumune tė mbarė Pindit kėrkohej madje aneksimi apo bashkimi me "Atdheun e lashtė."64) Njė fonogram i dėrguar nga Filati mė 27 korrik 1917 dėshmon se "e gjithė popullsia e Filatit, pa dallim, ka demonstruar sot pasdite nė mėnyrė tė improvizuar nėpėr rrugėt e fshatitduke i kėrkuar qeverisė italiane qėndrimin e pėrhershėm nė kėto troje"65) Mė 28 korrik 1917 njė pėrfaqėsi e parisė nga Paramithia, Karbunari, Koska, Kalbaqi, Varfanji, Margėlliēi dhe Nista takoi Komisarin e Pėrgjithshėm Fazi

Nė emėr tė pėrfaqėsisė sė bashkėsisė izraelite tė Janinės, Kreu i Komunitetit, Rabini Ezra Eliezer, iu lut Komisarit Fazi mė 27 korrik 1917 qė "pushtimi italian tė vazhdojė, sepse ai siguron mirėqėnien dhe progresin [e tyre] nė rrugėn e qytetėrimit."67)

Njė ditė mė parė pėrfaqėsia myslimane e Janinės i shprehu Komisarit Fazi se "sot kur ata kanė mėsuar se nė Konferencėn e Parisit do tė diskutohet pėr fatin e kėtij vendi, Italia duhet tė ketė parasysh se Zoti dėshiroi tė besojė nė duart e saj jetėn dhe fatin e [popullsisė] myslimane, tė cilat do tė kompromentoheshin seriozisht po qe se gjendja do tė ndryshonte."68)

Pėrfundime

100 ditėt e administrimit ushtarako-civil tė Ēamėrisė nga ushtria italiane ishin si njė rreze dielli dhe shprese pas njė shtrėngate tė rreptė dhe tė gjatė pėr popullin e Meēovės, Janinės dhe Ēamėrisė. Gjatė kėsaj periudhe tė shkurtėr ushtria italiane u garantoi rendin, qetėsinė dhe sigurinė publike, kurse administrata civile punoi me ngulm pėr tė ngritur dhe forcuar shėrbimet themelore administrative, gjyqėsore dhe shoqėrore pėr popullatėn.

Pushteti vendor u strukturua sipas ndarjes administrative me 7 rrethe, ku nė rrethin e Janinės funksiononte Komisioni Pėrgjithshėm Civil, me nė krye Komisarin Francesco Fazi. Pranė Komisioneve nė qendėr dhe rrethe u ngritėn edhe organe tė posaēme kėshillimore me pjesėmarrjen e parisė vendase. Organet civile nė fshatra u organizuan sipas legjislacionit tė pėrparshėm otoman.

Administrata italiane njohu pėrdorimin e gjuhėve "vendase" nė veprimtarinė e organeve tė pushtetit vendor si dhe nė arsim. Kjo masė, edhe pse me karakter tė pėrkohshėm, pati rėndėsi tė madhe, sepse pengoi deri diku politikėn shkombėtarizuese tė administratės greke ndaj popullit ēam dhe vllah.

Masat e marra nga administrata italiane nė fushėn e drejtėsisė dhe rendit ishin tė kufizuara dhe tė pėrkohshme. Kjo lidhej nga njė sėrė faktorėsh objektivė, si dhe nga jetėshkurtėsia e qėndrimit italian nė vend. Megjithatė, u bėnė pėrpjekje tė suksesshme pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve kryesisht nė fushėn juridike-civile dhe tregtare, u ringrit nė formėn e vet rudimentare shėrbimi i noterisė, u godit kriminaliteti dhe u pėrmirėsuan kushtet nėpėr burgje.

Burimi kryesor i sė drejtės sė zbatuar ishte legjislacioni grek dhe italian, por u zbatua edhe ai otoman. Ka njėkohėsisht edhe fakte dhe rrethana prej nga ku mund tė pėrfundohet se nė atė periudhė nė Ēamėri gjeti zbatim edhe e drejta e pashkruar ēame. Aktet juridike tė pėrdorura pėrbėheshin kryesisht nga aktet e nxjerra prej autoriteve ushtarake dhe civile italiane.

Ndėrhyrja e pėrkohshme italiane nė Ēamėri dhe proklamata e Gjirokastrės shėnuan njė ndryshim themelor nė politikėn italiane ndaj Shqipėrisė, qė nuk u materializua nė njė qėndrim kostant. Luhatjet e mėvonshme tė politikės italiane vėrtetojnė se ndėrhyrja italiane nė Shqipėrinė e Poshtme u krye thjesht pėr interesat strategjike italiane.

Megjithė kufizimet e saj, ndėrhyrja italiane arriti tė sigurojė njė periudhė tė shkurtėr qetėsie dhe mėkėmbjeje pėr Ēamėrinė, kurse pėr rajonin e Gjirokastrės ndėrhyrja italiane i dha njė goditje tė rėndė pretendimeve territoriale greke nė Toskėri dhe Labėri.

Largimi i ushtrisė italiane shėnoi fillimin e njė faqeje tė re tė rėndė pėr Ēamėrinė, qė arriti pikėn e vet mė tė zezė me shpėrnguljen e detyruar dhe tė kryer "me gjak dhe me hekur"69) tė njė pjese tė popullsisė autoktone ēame nga trojet e veta stėrgjyshore.

Shėnime bibliografike

1)Nė shkurt 1917 trupat italiane kishin hyrė nė Konicė, kurse nė prill 1917 ishin vendosur nė Sajadhė. Leon Maccas, La Question Greco - Albanaise, (Berger-Levrault, Editeurs, Nancy-Paris-Strasburg) 1921, fq.161.

2)G. A. Colonna de Cesaro, L'Italia nella Albania Meridionale, Note e Documenti (1917-1918),(F.Campitelli Editore,Foligno) fq.80-81[de Cesaro]

3)Idem, fq.81-82.

4)Nė qershor 1917, Mbreti Kostandin, me prirje tė qarta nė favor tė forcave tė Boshtit Tripalėsh, u detyrua nga aleatėt tė abdikojė nė favor tė djalit tė tij tė dytė Aleksandėr. Venizellos, i cili ishte vendosur ndėrkohė nė Selanik dhe qė mbėshteste aleatėt e Antantės, u kthye nė Athinė si kryeministėr dhe rivendosi parlamentin e qershorit 1915, i cili sipas tij, ishte shpėrbėrė nė kundėrshtim me kushtetutėn. Shih J. Campbell dhe P. Sherrad, Modern Greece, (Frederick Praeger, New York, 1964) fq.117-126.

5)Pietro Pastorelli, L'Albania nella Politica Estera Italiana, 1914-1920, Editore Jovene Napoli, 1970, fq.46-47. Shih dhe Historia e Popullit Shqiptar, V.II, nga A. Buda, K.Frashėri, S. Pollo, J. Alibali, N. Plasari, (Universiteti Shtetėror i Tiranės, Enti i Botimeve Shkollore i RSS) Rep. Prishtinė, fq.442.

6)De Cesaro, op. cit. fq.150.

7)Raport i Komisarit tė Pėrgjithshėm pėr Ēėshtje Civile Fazi i datės 30 korrik 1917, idem fq.86-87.

8)Emėrtimi i lumit tė Gliqerisė bėhet sipas hartės sė Ēamėrisė, tek Fjalori Onomastik i Epirit, Fatos Mero Rrapaj, (Eurorilindja, Tiranė, 1995). De Cesaro pėrdor emėrtimin Fanariotis, qė ndoshta rrjedh ngase ai pėrshkon nė derdhjen e poshtme tė tij fushėn e Frarit ose tė Fanarit, ndėrsa burimet e sotme kartografike pėrdorin termin Akeron.

9)Ibidem.

10)Th. Hippen, Contribution ą l'Histoire de l'Albanie du XIII au XV sičcle (1204-1444), tek Albania, Revue d'archčologie, d' Histoire,d'Art et Sciences Appliqučes en Albanie et dans les Balkans, Annče MCMXXXII, Nr.4, Paris, fq.35.

11)Nė fund tė vitit 1916 nė territorin e Shqipėrisė, ndodheshin ushtritė e pesė shteteve tė ndryshme, dy nė njėrėn anė tė frontit, tė Austro-Hungarisė dhe Bullgarisė, tre nė tjetrėn, tė Italisė, tė Francės dhe tė Grqisė (kjo e fundit ishte ende asnjanjėse, por ajo mbante tė pushtuar njė pjesė tė territorit shqiptar, krahinėn e Kolonjės). Prof. Muin Ēami, "Lėvizja patriotike nė trevėn e Korēės nė vitet 1916-1920", tek "Studime historike", 1/1977, fq.73. Shih edhe Pastorelli, op.cit. fq.37-38.

12)Raport i Fazit i shkurtit 1919 (a), De Cesaro, fq.34. Aty jepet dhe procesverbali pėr masakrėn e Hormovės, i mbajtur mė 19 maj 1914 nė Tepelenė nga oficerėt hollandezė C. De Longh, Dever, F. De Groot, si dhe nga oficeri shqiptar Meleq Frashėri. Ibidem fq.35-37. Procesverbali pėrmend njė listė prej 217 personash tė vrarė nė masakėr, pra gati tre herė mė tepėr se sa jep pėrafėrsisht Fazi nė raportin e tij tė vitit 1919.

13)Raport i Fazit i dhjetorit 1917, De Cesaru , op. cit. fq.196-197.

14) E. Durham, Brenga e Ballkanit, (Sh. B. N. Veqilharxhi) fq. 393-395 [Durham].

15)Durham, op.cit. fq.406-407.

16)Idem, fq.413-414

17)Idem, fq. 414-415.

18)F. W. Haasluck, M. A., M.M. Hasluck, Christianity and Islam under Sultan, (Oxford at the Clarendon Press, 1929) 539 [Hasluck]

19)Hasluck, op.cit. fq.542-549.

20)Revista "Besa" organ i Ballit Kombėtar, Kanada, viti XIX, Nr.30, shtator 1971, fq.35, qė i referohet gazetės italiane "Corriere della Puglia", 14-15 dhjetor 1914.

21)Raport i Fazi-t, 30 korrik 1917, Di Cesaru, op.cit. fq.91-92. Autori i referohet kėtu njė personi me autoritet dhe pozitė shumė tė lartė,

22)E. Durham, op.cit. fq.98, fq.393-395 [Durham]

23)Fazi, nė raportin e tij tė shkurtit 1919 jep shifrėn 72, ndėrsa nga procesverbali i takimit tė tij me parinė vendase jepet shifra 75. Shih shėnimin 23. Lidhur me vendin e masakrės, Fazi e pėrcakton atė nė afėrsi tė fshatit Seliani. F.Fazi, Raport i shkurtit 1919, De Cesaro, op.cit. fq.34. Skupica dhe Seliani nuk identifikohen nė Fjalorin Onomastik tė Epirit.

24)Procesverbali i takimit tė datės 27 korrik 1917 me pėrfaqėsuesit e Paramithisė, Karbunarit, Koskės, Kalbaqit, Varfanjit, Margėlliēit dhe Nistės; dėshmi e Masar Dinos, De Cesaro, op.cit.fq.82-84.

25)Kaliopi Naska, Dokumente pėr Ēamėrinė, 1912-1939, (Dituria, Tiranė, 1999) Dok. Nr. 22, fq.54-55.

26)Karl Buhberger, "Vjetėt e mija nė Shqipėri", "Studime historike", 4/1972, fq.151.

27)Durham, op.cit. fq.410. Fshati Manat nuk identifikohet si i tillė nė Fjalorin Onomastik tė Epirit, Fatos Mero Rrapaj, Eurorilindja, Tiranė, 1995.

28)Shih mė sipėr shėnimin 23.

29)Raporti i Fazit, 30 korrik 1917, fq.92 dhe 103.

30)Idem.

31)De Cesaro, op.cit. fq.82-84.

32)Idem, fq 107.

33)Idem, fq.104-105.

34)Idem, fq.116, ku autori i referohet procesverbalit tė mbledhjes sė Komisariatit tė Pėrgjithshėm pėr Ēėshtjet Civile, tė mbajtur nė Janinė, mė 4 shtator 1917. Nė kėtė procesverbal nuk pėrmendet pjesėmarrja e ndonjė pėrfaqėsuesi tė parisė izralite, kurse paria kristiane, kishte jo vetėm njė, por tre pėrfaqėsues, Kostandin Donos, Kostandin Vlachos dhe Filip Kostantinidos.

35)Dekret i Fazit i 1 gusht 1916, De Cesaro, op.cit. fq.106.

36)Qarkore nr.664. 8 gusht 1917, De Cesaro, op.cit. fq.107-110.

37)Qarkore nr.10172, 1 shtator 1917, De Cesaro, op.cit. fq.110-112.

38)Idem, fq.112.

39)Qarkore nr.1058, datė 30 gusht 1917, De Cesaro, op.cit. Fazi, fq.147.

40) Po aty.

41Po aty.

42)Memorandum i qeverisė greke drejtuar Foreign Office, 23 prill 1946, tek V. Kontis, Evgaisthites Isorropies Elladha kai Allvania ston 20 Aiona, Selanik, 1994, fq.221.

43)Procesverbal i dorėzimit tė 21 shtatorit, (a), De Cesaro, op.cit. fq. 152-153. Shih dhe pjesėn (1), po aty, fq.166. Ndėr 81 mosmarrėveshje nė fushėn e pasurisė sė luajtshme u zgjidhėn 56; pėr trashėgiminė ndėr 3 u zgjidhėn 2; pėr qiratė e strehimin ndėr 7 u zgjidhėn 5; pėr tatimin e tė dhjetave u zgjidhėn 7 raste.

44)Shih shėnimin 35 mė lart.

45)Letėr e Fazit, nr.797, dt.17 gusht 1917, edhe letėr nr.882, dt.20 gusht 1917, De Cesaro, fq.124-129.

46)Letėr nr.617, dt.6 gusht 1917, de Cesaro, op.cit. fq.130-131.

47)Njoftim (Avviso), dt.30 qershor 1917 dhe mė pas, idem, fq. 132- 133.

48)Dekret, dt.8 gusht 1917, Qarkore nr.930, dt.25 gusht 1917, idem, 134-140.

49)Dekret, dt. 16 gusht 1917, Qarkore nr. 886, dt. 21 gusht 1917, idem, 141-143.

50)Dekret 15 shtator 1917, idem, 143-145.

51. Shih shėnimin 36 mė lart, si dhe Qarkoren nr.886, dt.21 gusht 1917 De Cesaro, op.cit. fq.124-129.

52. Procesverbal i dorėzimit i 21 shtatorit 1917 (a), De Cesaro, op.cit. fq.152.

53. Procesverbal i dorėzimit i 21 shtatorit 1917 (e), De Cesaro, op.cit. fq.154-155.

54. Procesverbal i dorėzimit i 21 shtatorit 1917 (l), De Cesaro, op.cit. fq.166-167.

55. Procesverbal i dorėzimit i 21 shtatorit 1917 (d), De Cesaro, op.cit. fq.155-157.

56. Dekret i gushtit 1917 i gjeneralit Ferrero. Neni 1 dhe neni 2. Idem, fq.145-146.

57. Proklamatė e 20 qershorit 1917 e Gjeneralit G. Ferrero, De Cesaro op.cit. fq.81-82.

58. Shih Maccas, fq.162.

59. Raport i Fazit, nėntor 1917 (a), De Cesaro, op.cit. fq.46. Kalibaqi nuk duhet ngatėrruar me Galbaqin, fshat nė afėrsi tė Filatit. Pėr faktin se i ashtuquajturi "trekėndėsh epiriot" ndodhej nėn zotėrimin italian deri nė nėntor 1918 dėshmohet tek Pastorelli, fq 71, ku citohen telegrame pėr kėtė problem drejtuar Sonninos, tė muajit nėntor 1918.

60. Telegram i Sonninos drejtuar Gjeneralit Piacentini, ku i kėrkohej qė tė ruante gatishmėrinė nė rast se tanėt do tė zėvendėsonin francezėt, duke parandaluar kėshtu njė "colpo di mano" tė grekėve nė kėtė pjesė tė Shqipėrisė. Pastorelli, op.cit. fq.71, shėnimi 17. Italia refuzoi tė gjitha presionet greke pėr t'u tėrhequr nga "trekėndėshi epiriot" me qėllim qė tė ruante hapur vijėn e komunikimit me Korēėn.

61. Deklaratė e Vatrės, nė lidhje me protektoratin italian mbi Shqipėrinė, Boston,MA, 15 mars 1918, tek Dokumente pėr Ēamėrinė, fq.34.

62. Pėrfaqėsuesit nga Ēamėria i drejtohen Zhorzh Klemansos, kryetar i Konferencės sė Paqes nė Paris, Gjenevė, 21 mars 1919, tek Dokumente pėr Ēamėrinė, fq.54.

63. Qarkore nr.1062, e 1 shtatorit 1917: "nė ēdo kohė pritet urdhėri pėr zbrazjen e njė pjese pak a shumė tė konsiderueshme tė territoreve tė zėna nė jug tė kufijve tė caktuar nė Londėr pėr Shqipėrinė e Jugut".

64. Raport i Fazit, 30 korrik 1917 (h), De Cesaro, op.cit. fq.174.

65. Fonogram nr.146/1, dt. 27 korrik 1917 i dėrguar nga nėntogeri Macinati, i dėrguar i Zyrės politike Ushtarake tė Janinės nė Filat. De Cesaro, op.cit. fq.179.

66. De Cesaro, op.cit. fq.183-184.

67. De Cesaro, op.cit. fq.179-180.

68. De Cesaro, op.cit. fq.175.

69. Ismail Kadare, Intervistė pėr gazetėn "Shekulli", Tiranė, tetor 2000. Qershor - Nėntor 2000


Kyriakos D.Kentrotis

Aneks, njė tezė greke: Problemi i ēamėve myslimanė

Mbi bazėn e dekretit presidencial Nr.7442 tė datės 17.12.1990, nė mars tė vitit 1991 u themelua shoqata politiko-patriotike "Ēamėria". Qėllimi qė i vuri vetes kjo shoqatė, siē u formulua nė mbledhjen e datės 17.3.1991 nga kryetari Abas Dojaka, dhe siē mund tė lexohet edhe nė organin e shtypit tė shoqatės,"Ēamėria - Vatra Amtare" tė datės 28.3.1991, ėshtė "mbrojtja dhe njohja e tė drejtave tė ēamėve". Dojaka akuzoi qeverinė greke dhe veēanėrisht ish-kryeministrin grek Kostandinos Micotaqis se donin tė linin nė harresė ēėshtjen ēame. Nė kėtė pikė, qeveria aktuale, tha Dojaka, vazhdon politikėn e vjetėr tė mohimit tė kėsaj pakice dhe mbėshtet versionin, sipas tė cilit ēamėt myslimanė akuzohen pėr bashkėpunim me pushtuesit italianė dhe gjermanė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Kjo shihet edhe si arsyeja kryesore pse mijėra ēamė, tė frikėsuar nga pasojat e veprimeve tė tyre pėrballė popullsisė greke u larguan pėr nė Shqipėri. Ėshtė detyrė e shoqatės "Ēamėria" vazhdon Dojaka, "tė paraqesė faktet dhe dokumentet e nevojshme pėr tė pėrgėnjeshtruar kėto shpifje". Programi i shoqatės ėshtė i gjerė, u tha mė tej nė fjalimin e Dojakės. Ėshtė planifikuar krijimi i lidhjeve me tė gjitha organizatat dhe forumet qė merren me ēėshtjen e minoriteteve nė nivel ndėrkombėtar si dhe veēanėrisht me shtetet fqinje, si nė ish-Jugosllavi, Turqi, Bullgari, Austri etj. Nė radhė tė parė kėtu pėrmendet Komiteti Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat e Njeriut nė Helsinki. Broshurat dhe organi partiak "Ēamėria - Vatra Amtare" do tė kontribuojnė nė propagandimin e tė drejtave legjitime tė ēamėve, duke i bėrė ato tė njohura pėr publikun e gjerė. Qėllimi i kėsaj iniciative ėshtė njohja e ēamėve si minoritet nga ana e qeverisė greke, dhe krijimi i tė gjitha kushteve qė garantojnė shfaqjen e lirė tė identitetit etnik, kulturor, gjuhėsor dhe fetar nga ana e ēamėve qė aktualisht jetojnė nė Greqi.

Nėpėrmjet kėsaj iniciative tė gjerė, nga e cila, siē u pėrmend, pėrfitojnė nė radhė tė parė ēamėt qė aktualisht jetojnė nė Greqi, tė krijohet pėrshtypja e njė grupi tė madh. Kjo pėrshtypje nuk pėrputhet me tė vėrtetėn, siē rezulton nga tė dhėnat demografike tė datės 17.3.1991. Ēamėt qė aktualisht jetojnė nė Greqi janė tė ndarė nė tre komuna, nė komunėn Argyrotopos numėrohen 13 persona, nė komunėn Sybota 7 persona dhe nė komunėn Mazarakia 36 persona. Nga kėta tė fundit, 10 persona janė me qėndrim tė pėrhershėm nė Gjermani dhe 9 nė ishullin grek Rhodos. Rezultati i numėrimit tė popullsisė me datėn 7.4.1951 pėrfshinte pėrsėri 127 ēamė. Mė poshtė do tė bėhet pėrpjekje pėr tė hedhur dritė mbi aspektet mė tė rėndėsishme tė ēėshtjes ēame. Sė pari, mbi pėrkufizimin e emrit. "Ēamėri" quhej ajo zonė e Epirit qė shtrihet pėrgjatė bregdetit qė nga derdhja e Akeronit deri nė Butrint, dhe nė lindje deri nė rrėzė tė Olytsikės. Njė pjesė e vogėl e kėsaj zone sot i pėrket territorit tė shtetit shqiptar. Nė pjesėn greke,nė vitin 1923 numėroheshin 20.319 myslimanė me gjuhė amtare shqipen. Si qendra tė rėndėsishme tė Ēamėrisė greke njihen Paramythia, Filati, Parga dhe Margariti. Prejardhja e saktė e ēamėve mbetet e diskutueshme: njė pjesė e studiuesve i fusin ēamėt nė atė grup grekėsh, tė cilėt nė shekullin XVII, pas dėshtimit tė revolucionit tė vitit 1611, drejtuar nga Dionysios Skylosophos nga Paramythia, u kthyen nė myslimanė pėr tė mbrojtur interesat e tyre, pėr tė shpėtuar jetėn dhe pasurinė nga turqit. Njė pjesė tjetėr e studiuesve merr parasysh gjuhėn dhe mbron tezėn mbi prejardhjen shqiptare tė ēamėve. Sidoqoftė, tė dyja kėto pikėpamje nuk i shmangen arbitraritetit. Le tė kujtojmė qė nė atė periudhė Ēamėria i pėrkiste Perandorisė Osmane, dhe si rrjedhojė e kėtij fakti, popullsia nė radhė tė pare pėrbėhej nga shtetas turq dhe mė pas nga shtetas grekė. Pas themelimit tė shtetit shqiptar nė vitin 1912, por veēanėrisht nė vitet '20 tė kėtij shekulli, ēamėt u bėnė njė lodėr nė duart e politikės. Pala shqiptare u pėrpoq qė nėpėrmjet tyre tė sajonte njė "problem minoritetesh" nė shtetin grek. Si nė marrėveshjen dypalėshe mbi shkėmbimin e popullsisė, ashtu dhe nė vendimet e marrėveshjes sė Paqes nė Lozanė (24.7.1923) mbi mbrojtjen e pakicave kombėtare, nuk bėhet fjalė pėr grekė dhe turq, por pėr myslimanė dhe tė krishterė, pėrkatėsisht jomyslimanė. Si rrjedhojė, tė gjithė myslimanėt, ndėrmjet tė cilėve edhe ēamėt myslimanė, duhet tė shkėmbeheshin me grekė (tė krishterė) nga Anadolli dhe Thrakia. Por ēamėt u pėrjashtuan nga e gjithė kjo. Kjo marrėveshje e veēantė erdhi si pasojė e veprimit tė shumė faktorėve dhe mund tė shihet edhe si rezultat i iniciativave tė dendura diplomatike. Nė kėtė kuadėr mund tė sqarohen vetėm hapat mė tė rėndėsishme. Faza e parė e ka fillimin me njė iniciativė intensive nga pala shqiptare. Si protagonistė tė kėsaj iniciative mund tė quhen Ministri i Jashtėm Pandeli Evangeli dhe Drejtori i Delegacionit tė Pėrhershėm Shqiptar nė Lidhjen e Kombeve, Benoit Blishinti. Njė rol tė rėndėsishėm luajti edhe i dėrguari italian Gulio Cesare Montagna, i cili me datėn 19.1.1923, nė kuadrin e Konventės sė Lozanės pėrmendi pėr herė tė parė ēėshtjen e ēamėve dhe u interesua pėr tė ardhmen e tyre nė Greqi. I dėrguari turk Riza Nur Bej nuk pati kundėrshtime nė lidhje me kėtė.

Pėr tė shuar propagandėn anti-greke nė Londėr qė nga fillimi i vitit 1923, si dhe pėr tė treguar dėshirėn e mirė tė qeverisė greke, e cila do tė ishte gati tė pėrjashtonte nga shkėmbimi i popullsisė tė gjithė ata myslimanė qė do tė ishin tė gatshėm tė integroheshin nė shoqėrinė greke, propozimi i Montanjės u aprovua edhe nga i dėrguari grek Demetrios Kaklamanos. Kėtė e pėrforcoi me aprovimin e tij edhe kryeministri grek Eleftherios Venizelos nė Lidhjen e Kombeve. Njė vit mė pas (1924), shqyrtimi i kėsaj ēėshtjeje iu ngarkua njė komisioni special, i cili pėr kėtė qėllim udhėtoi nėpėrmes Epirit dhe Maqedonisė. Ai ndeshi vėshtirėsi, tė cilat duhet tė ishin shmangur nga Marrėveshja e Lozanės nėpėrmjet ndarjes sipas pikėpamjeve fetare, p.sh. shumica e myslimanėve me nėnshtetesi greke ishin shumė konfuzė nė lidhje me ndėrgjegjen e tyre kombėtare; shumica mendonin se Turqia ishte atdheu i tyre dhe dėshironin tė ktheheshin nė tokėn pjellore te Anadollit.

Mė 12 qershor tė tė njėjtit vit u pėrcaktuan edhe disa kritere pėr myslimanėt e pėrjashtuar nga shkėmbimi i popullsisė, ku parėsore ishte vendlindja dhe dytėsore gjuha amtare. Por edhe kėto kritere nuk arritėn tė ndihmonin shumė nė sqarimin e prejardhjes sė ēamėve. Kėrkimet gjatė vizitės sė dytė tė Komisionit nė Epir (4 - 28.6.1925) dėshtuan nga fakti qė "masa e madhe e personave nė fjalė nuk kishte asnjė farė ideje mbi prejardhjen e vet). Konstatimi pėrfundimtar mbi prejardhjen e tyre mund tė bėhej vetėm pas hulumtimeve shumė tė lodhshme, thuhej nė raportin e hartuar nga Komisioni pėr Lidhjen e Kombeve.

Realizimi i premtimeve politike nė favor tė ēamėve ėshtė i lidhur ngushtė me emrin e Theodoros Pangalos (1926). Diktatori grek njihej si mik i Shqipėrisė qė nga rinia e tij. Politika e tij karakterizohej nga marrėdhėniet e mirėkuptimit me shtetet fqinje Shqipėri dhe Itali; ky i fundit e ndihmoi Shqipėrinė nė pretendimet e saj. Pangalos i pėrjashtoi ēamėt edhe de facto nga shkėmbimi i popullsisė, grekėt nga Anadolli dhe Thrakia, qė duhet tė vendoseshin nė Thesproti, u pėrcollėn pėr nė Maqedoni, dhe ēamėve, iu dhanė tė njėjtat tė drejta si dhe shtetasve tė tjerė grekė. Me pak fjalė ai e zgjidhi kėtė problem pėrfundimisht nė favor tė ēamėve. Nė Greqi ky veprim u pa me dyshim: Nė fillim u hodh ideja qė "ēėshtja ēame" ishte krijuar nga pala shqiptare si kundėrpėrgjigje e problemit tė pakicės greke nė Shqipėri, dhe nė kėtė mėnyrė mund tė jepte kurdoherė shkak pėr njė politikė ofensive nga pala shqiptare. Dhe kjo frikė do tė vėrtetohej; incidentet nuk munguan, derisa Shqipėria nė vitin 1928 u pėrpoq t'i paraqiste ēamėt si "minoritet shqiptar" para Lidhjes sė Kombeve. Argumenti qė autoritetet greke po detyronin "ēamėt" tė largoheshin nga vendi, qė gjendja aty ishte bėrė "e padurueshme", nė tė vėrtetė duhet tė largonte vėmendjen e opinionit nga situata e pakicės greke nė veri tė Epirit, pėrkatėsisht nė Jug tė Shqipėrisė. Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve i dha tė drejtė palės greke dhe i hoqi Shqipėrisė tė drejtėn tė luante rolin e njė instance mbrojtėse pėr ēamėt, qė ishin qytetarė grekė. Nėpėrmjet kėsaj ēamėt nuk u njohėn si pakicė shqiptare! Njė aspekt tjetėr i rėndėsishėm i kėsaj ēėshtjeje lidhet me dėmshpėrblimin e pasurisė ēame. Pas vitit 1611 shumė prona kishin kaluar dalėngadalė nė dorė tė ēamėve, pa ekzistuar dokumentat pėrkatėse tė pronėsisė. Sipas Konventės sė Lozanės (24.7.1923), njė pjesė e kėsaj pasurie duhej tė pėrdorej pėr tė pėrmbushur nevojat e grekėve qė vinin nga Anadolli dhe Thrakia lindore nė kuadrin e shkėmbimit tė popullsisė ndėrmjet Turqisė dhe Greqisė dhe nė marrėveshje me pronarėt, tė cilėt do tė dėmshpėrbleheshin pėr kėtė. Konfiskimi i pjesshėm i pasurisė sė ēamėve, i kushtėzuar nga situata e refugjatėve, nuk pėrbėnte pėrjashtim, dhe kėsaj rregulle tė imponuar vetėm nga rrethanat, duhet t'i nėnshtroheshin edhe latifondistėt grekė (Tsiflikadės) dhe manastiret! I pazakontė ishte fakti qė ēamėt, pėr mallin e tyre kėrkonin njė shumė, shumė mė tė madhe se sa jepej pėr dėmshpėrblimin e njė qytetari grek. Njė gjė e tillė parashikohej vetėm pėr pronat e disa qytetarėve europianoperėndimorė, pėr sa kohė qė ishte nėnshkruar njė kontratė pėrkatėse. Meqė njė gjė e tillė mungonte, kėrkesa nuk u pranua nga Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve. Ēėshtja ēame u hap edhe njė herė nė prag tė pushtimit italian nė Greqi; ajo ishte vetėm njė pjesė e propagandės anti-greke qė bėnte Italia dhe pėrbėnte edhe njė pretekst tjetėr pėr luftė. Kjo fazė e dytė e ēėshtjes ēame, e cila pėrfundoi nė vitin 1944 me largimin e rreth 18.000 ēamėve, ėshtė njė kapitull i ndėrlikuar i historisė, qė ka nevojė pėr sqarime tė mėtejshme. Mbetet akoma fakti qė pakėnaqėsia e pėrgjithshme e ēamėve, dhe veēanėrisht dėshira e dėmshpėrblimit pėr pronat e tyre, i bėri jo vetėm tė kishin simpati pėr pushtuesit italianė dhe gjermanė, por edhe tė bashkėpunonin me ta, dhe pikėrisht nė njė masė qė paraqitej e rrezikshme. Dėmet qė lindėn nga ky bashkėpunim nuk janė tė pakonsiderueshme. Nė fund ata formuan njė qeveri tė vetėn, "Qeverinė e Ēamėve tė Thesprotisė" nėn udhėheqjen e familjes Dino; njėri nga Dinot, Xhemal Dino, ishte dhėndėrr i kryeministrit shqiptar Shefqet Vėrlaci. Njė tjetėr nga familja Dino, Mazar Dino, u bė udhėheqėsi i rinisė ēame "Militsia".

Pas kapitullimit tė Italisė nė vitin 1943, ēamėt u hodhėn nė anėn e gjermanėve. Madje nė Janinė u organizua njė njėsi speciale e ēamėve me uniforma gjermane. Nė gazetėn gjermanofile "Bashkimi i Kombit" (Nationale Union) tė datės 14.3.1944, theksohet fort bashkėpunimi mes ēamėve dhe nazistėve nė shkurt 1944, qė solli si pasojė 25.000 shtėpi tė djegura dhe 100.000 tė pastrehė. Pas kapitullimit tė Gjermanisė Thesprotia u pushtua edhe njė herė nga EDES; kryetari i EDES, Napoleon Zervas u garantoi ēamėve "shėndetin, jetėn dhe pronėn private". Megjithatė, udhėheqėsit e tyre vendosėn t'u shmangeshin pasojave tė mundshme dhe u arratisėn nė Shqipėri. 18.000 vetė ikėn nga vendi pėr tė shpėtuar nga presionet e qeverisė greke. Mė pas mbi ta u hodhėn akuza tė rėnda: u akuzuan para gjyqit si pėr krime konkrete, ashtu dhe pėr bashkėpunim me armikun. Kėshtu gjyqi i posaēėm i Janinės pėr rastet e bashkėpunimit, dėnoi nė mungesė 1.930 ēamė (Vendimi Nr.344/23.5.1957); shumė prej tyre morėn dėnim me vdekje. Me administrimin e pasurisė sė ēamėve nė fillim u morėn autoritetet lokale, siē parashikohej nga ligji i vitit 1938 (A.N.1539/1938,Art.34). Nė vitin 1947 u morėn tė gjitha masat e nevojshme pėr t'u hequr ēamėve nėnshtetėsinė greke (Prot.49343/E/2/29.10.1947 i autoriteteve pėr ēėshtjet juridike nė Ministrinė e Jashtme; Prot.3976/8.11.1947, Ministria e Brendshme), duke u bazuar mbi akuzat pėr bashkėpunim dhe veprime kundėr interesave tė popullit grek. Gjatė popullimit tė zonave kufitare pasuria e tyre iu nda fshatarėve pa prona dhe vlera u pagua nė bankėn agrare. Gjatė regjimit komunist tė Enver Hoxhės dhe Ramiz Alisė, problemi i ēamėve u la nė harresė. Kėtu duhet tė thuhet qė regjimi i Enver Hoxhės i priti me mosbesim tė madh tė gjithė ata ēamė qė u arratisėn nga Greqia nė Shqipėri nė vitin 1944. Edhe kėtu ata u panė si bashkėpunėtorė tė fashistėve italianė dhe u transferuan nė veri tė vendit, nė Fier dhe nė Vlorė. Pas njė periudhe tė gjatė heshtjeje, problemi i ēamėve u bė edhe njė herė objekt i bisedimeve diplomatike ndėrmjet Athinės dhe Tiranės, kėshtu p.sh. gjatė vizitės tė ish -kryeministrit grek Kostantinos Misotakis nė Tiranė nė janar 1991 dhe maj 1992, si dhe nė vizitėn e kryeministrit shqiptar Aleksandėr Meksi nė Athinė nė maj tė vitit 1993, dhe ky problem pėrbėn edhe njė temė diskutimesh nė kuadrin e marrėdhėnieve dypalėshe. Ēėshtja ēame, bashkė me problemin e pakicės greke nė Shqipėri, me ēėshtjen e mbėshtetjes financiare dhe mundėsive pėr investime, si dhe me problemin e legalizimit tė refugjatėve ekonomikė qė ndodhen nė Greqi, hyn nė grupin e problemeve qė janė diskutuar nė takimet e fundit diplomatike tė rangut tė lartė tė tė dyja vendeve. Deri tani nė lidhje me kėtė ēėshtje nuk ėshtė arritur mirėkuptim. Urojmė qė kėtij problemi delikat t'i gjendet njė zgjidhje pėrfundimtare dhe dinjitoze. Pėrvoja ka treguar qė iniciativat e nisura nga personat nė fjalė, nė kėtė rast ēamėt, kanė qenė veēanėrisht aktivė nė ēėshtje tė tilla. Njė gjė e tillė duhet tė pritet edhe nga shoqata "Ēamėria". Ėshtė pėr t'u pėrshėndetur pikėpamja qė pakicat kombėtare mund tė lozin rolin e njė ure ndėrmjet dy shteteve fqinjė, Shqipėri dhe Greqi. Por kėtu duhet tė theksohet qė as emblema e shoqatės sė Ēamėrisė dhe as themelimi i saj nga Abas Dojaka, nuk e mbėshtesin kėtė qėllim. Pėrpjekja pėr tė krijuar njė lidhje ndėrmjet mbretit tė Epirit Pyrrhus, i cili ka jetuar nė shekullin e 4-3. para Krishtit, dhe armikut tė famshėm tė turqve qė ka vepruar nė Ballkan nė shekullin XV Gjergj Kastriotit ose Skanderbeg, synon krjimin e njė simboli tė popullit shqiptar nė lashtėsi, synon nė njė farė mėnyre krijimin e njė figure se "paraardhėsit" shqiptarė, dhe njė gjė e tillė ka dėshtuar edhe nė zbulimet arkeologjike: P.sh. monedhat e mbretit epirotas Pyrrhus, tė cilat si dokumenta shtetėrore tė asaj kohe mund tė flasin me bindje mbi kombėsinė e mbretit qė i ka prodhuar, nė pjesėn e prapme kanė tė shkruar njė emblemė nė greqisht, e cila nė shqip do tė pėrkthehej: "Emblema e mbretit Pirro". Sidoqoftė, njė personalitet i jashtėzakonshėm siē ishte mbreti Pirro - ėshtė i njohur fakti qė ai jetoi dhe veproi sipas shembullit tė Aleksandrit tė Madh - duhet tė dallohet nga fama dhe jehona qė pati ndėr shekuj dhe nga ndikimi qė pati mbi breza tė tėrė. Kjo e fundit e bėri simbol tė trimėrisė dhe nė folklor e paraqiti nė lidhje me Skėnderbeun.

Marrė nga: Kyriakos D.Kentrotis. Diegriechich-albanichen Beziehungen. "Die Frage des muslimanichen Tehamen" fq.288-295. (Pėrkthimi shqip nga: Alketa KUKA)